1 - Kërkimi i mbrojtjes, i faljes së mëkateve, i shërimit, i martesës nga të vdekurit ose therja e kurbaneve për ta, bërja tavaf rreth varreve të tyre,bërja sexhde në drejtim të tyre, të zotuarit në emër të tyre... janë gjëra që kundërshtojnë besimin dhe nuk lejohet t'ia drejtojmë askujt tjetër përveç Allahut të Lartëmadhëruar.

2 - Komentimi i deklaratës islame-shehadetit "La Ilahe il-lAllah" me "nuk ka krijues tjetër pos Allahut". Ky komentim bie ndesh me parimet e pastra Kur'anore dhe profetike, pasi kuptimi i vërtetë i saj është "nuk meriton të adhurohet askush përveç Allahut".

3 - Bërja e bidateve dhe shumë shirkeve me nijetin e ibadeteve dhe konsiderimi i tyre si mjet afrimi tek Allahu.


4 - Të folurit për fenë e Allahut pa dije dhe argument. Duhet ditur se çdo mendim i shprehur ose fjalë e thënë pa dije dhe argument konsiderohet shpifje ndaj Allahut dhe fesë së Tij.


5 - Të tepruarit në dashurinë për Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem me gjëra për të cilat ai nuk na ka porositur.


6 - Të shkuarit te magjistarët dhe falltorët dhe të kërkuarit ndihmë prej tyre. Të besuarit në fjalët dhe veprat e tyre është mosbesim.


7 - Dashuria për jobesimtarët, fasikët-të prishurit, bidatçinjtë dhe shoqërimi apo përkrahja e tyre dhe urrejtja e besimtarëve, të devotshmëve, pasuesve të Sunnetit dhe mosshoqërimi apo mospërkrahja e tyre.


8 - Praktikimi i ibadeteve dhe i çdo pune tjetër me syefaqësi, me qëllim të arritjes së lëvdatave të njerëzve dhe dashurisë së tyre, duke harruar se përfitimi i dashurisë së Allahut është kusht për pranimin e një vepre, kurse ai njerëzve shkak i asgjësimit të veprave.


9 - Mosmbështetja në Allahun (tevekkul) në të të gjitha çështjet, me bindje se fuqia dhe potencialet e njeriut janë të mjaftueshme.


10 - Ndërtimi i teqeve dhe tyrbeve mbi varret e njerëzve, zbukurimi, stolisja, ndezja e qirinjve në to me bindje se janë vende të bekuara dhe të paprekshme ose lidhja apo varja e penjve nëpër muret e tyre me qëllim të realizimit të dëshirave.


11 - Parashikimi i fatit të mirë apo të keq nëpërmjet shtazëve apo simboleve. I ngjashëm është edhe parashikimi i fatit të keq nëse na pret rrugën një mace e zezë etj..


12 - Të zotuarit apo të betuarit me emrat, simbolet dhe famën e njerëzve të ndryshëm konsiderohet shirk, politeizëm.


13 - Të besuarit se ligji i Allahut -Kur'ani dhe Sunneti- nuk është i nevojshëm për këtë kohë ose zëvendësimi i ligjit të Allahut me ligjet e tjera të mangëta të pjella nga logjika e prishura të jobesimtarëve.


14 - Mosfalja e namazit, refuzimi i tij, neglizhenca dhe bindja se mosfalja e tij nuk është gjynah i madh.


15 - Akuzimi i njerëzve me mosbesim pa argumente dhe kushtet e parapara të vendosura nga dijetarët islamë.


16 - Komentimi i emrave dhe cilësive të Allahut me komentime çoroditëse apo përngjasimi i tyre me cilësitë e krijesave, mohimi i kuptimeve të vërteta të tyre apo krahasimi dhe shembëllimi i tyre me gjëra që nuk i përkasin Lartmadhërisë së Allahut.


17 - Bindja se nuk llogaritet mëkat, bidat-risi ose mosbesim fjala apo vepra e dikujt që bie ndesh me Kur'anin dhe Sunnetin, nëse nijeti i tij është i pastër.


18 - Sharja e shokëve të Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem (sahabëve) duke thënë gjëra që kundërshtojnë drejtësinë e tyre apo përshkrimi i tyre me cilësi që njollosin besimin, moralin, edukatën dhe karakterin e tyre.


19 - Sharja e prijësve muslimanë, përhapja e dobësive, të metave të tyre, dalja kundër tyre, akuzimi i tyre me mosbesim pa pasur dije, argumente dhe kushtet e parapara nga Kur'ani dhe Sunneti për këtë gjë.


20 - Mallkimi dhe sharja e dijetarëve, e hoxhallarëve të njohur për qëndrueshmëri në rrugën edrejtë dhe të pastër në pajtueshmëri me metodologjinë e Muhamedit alejhissalatu vesselam dhe shokëve të tij.

21 - Bindja se lejohet vjedhja e shtetit nëse ai nuk i përmbahet fesë së Allahut apo për shkak të urrejtjes ndaj kryetarëve të shtetit.


22 - Ekstremiteti dhe fanatizmi në mendime, njerëz, medhhebe, dijetarë e hoxhallarë, pa marrë parasysh faktin se çdokush e qëllon të vërtetën apo gabon. I pagabueshëm është vetëm Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe shokët e tij si bashkësi.


23 - Këndimi i Kur'anit për të vdekurit me para ose jo, talkini, qelimet, ilahitë etj.


24 - Bindja se thirrja e njerëzve në Ditën e Gjykimit do të bëhet me emrat e çdo njeriu dhe nënave të tyre dhe jo me emrat e baballarëve për shkak se nëna e çdo njeriu dihet me siguri, kurse babai mund të mos jetë babai i vërtetë i tij. Kjo nënkuptohet si dyshim ose shpifje në nderin e nënave muslimane dhe kjo bindje bazohet në një hadith të shpikur nga një jehudi.


25 - Të besuarit se krishterët dhe çifutët nuk janë jobesimtarë apo nuk do të hyjnë në zjarr apo të besuarit se edhe kishat janë shtëpi të Allahut ose manifestimi i dhe kremtimi i festave dhe traditave të tyre.


26 - Besimi se Tevrati dhe Ungjilli nuk kanë pësuar ndryshime dhe deformime.

27 - Kremtimi dhe manifestimi në emër të Islamit i çdo feste apo date me rëndësi për të cilën nuk ka argument nga Kur'ani dhe Sunneti i vërtetë.


28 - Shkrirja plumb njerëzve, sidomos fëmijëve në raste tronditjesh psiqike për shkak të frikës së madhe etj.


29- Të besuarit se syri i kaltër, patkoi, gërshërët, hudhra apo ndonjë gjë tjetër dhe varja e tyre në shtëpi, automobila dhe njerëz largon syrin e keq apo shpirtrat e këqij.


30 - Të besuarit se prerja e thonjve natën apo në ditë të caktuara nuk lejohet apo sjell fat të keq.

31 - Besimi dhe bindja se shëndeti, udhëzimi, lumturia arrihen me para, por në realitet paraja është mjet që ndihmon arritjen e tyre e kurrsesi nuk është bazë e tyre.


32 - Mosbesimi në përcaktimin e së mirës dhe së keqes nga Allahu.

33 - Mosbesimi në Ditën e Gjykimit, dënimit dhe shpërblimit në varr, jetën në të, ringjalljen, peshimin e veprave, llogaritjen, siratin, xhennetin dhe xhehennemin…etj.

34 - Mosbesimi në melaike apo të besuarit se melaiket janë vajzat e Zotit.

35 - Mosbesimi në ekzistimin e xhinëve dhe veprave të tyre, si fuqia, shpejtësia, ngacmimet etj.

36 - Mosbesimi në ekzistimin e Dexhallit apo të besuarit se Dexhalli është televizori.

37 - Të besuarit se shehlerët, dervishët, nuk janë të devijuar ose ata dinë të fshihen apo ata janë më të udhëzuar se Pejgamberët, sahabët, dijetarët a hoxhallarët e zakonshëm që janë pjesëtarë të katër medhhebeve të njohura.

38 - Ndezja e qirinjve apo e dritës deri në mëngjesin e 15 ditëve të para menjëherë pas vdekjes së dikujt, me bindje se shpirti i tij e viziton shtëpinë e tij gjatë këtyre 15 ditëve.

39 - Besimi se Hidri (alejhisselam) është gjallë dhe ka mundësi të paraqitet në fizionominë e njerëzve të ndryshëm.

40 - Besimi se pas vdekjes shpirtrat e njerëzve transferohen në trupat e njerëzve të tjerë, shtazëve apo bimëve.

41 - Të thënët mos të kish qenë Allahu dhe filani më kishte ndodhur kjo apo ajo. Me këtë fjalë njeriu i përshkruan rival Allahut, por duhet të thuhet Allahu pastaj filani.


42 - Të besuarit se Kur'ani i sotëm është i falsifikuar dhe jo i kompletuar.


43 - Tallja se agjërimi i Ramazanit ka qenë tri ditë, por njerëzit apo shtypi i keq i asaj kohe i Kur'anit kanë shkruar 30 ditë.


44 - Besimi se haxhi mund të realizohet edhe në vende të tjera pos Mekës apo shpenzimi i parave të përgatitura për haxh për ndonjë gjë tjetër ka shpërblimin e haxhit.


45 - Besimi se alkooli apo vera dhe gjërat e tjera dehëse janë të lejuara.

46 - Besimi se muzika është e lejuar dhe se ajo është ushqim për shpirtin.


47 - Besimi se Iblisi ka qenë melek, por pastaj është shndërruar në djall (shejtan).


48 - Besimi se të marrët udhë me qëllim të vizitës së varrit të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sellem është ibadet i veçantë apo porositja e haxhinjve për përcjelljen e selamit të dikujt tek varri i Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem


49 - Prerja e kurbanit në themelin e shtëpisë, xhamisë etj., gjatë ndërtimit të tyre me bindjen se prerja e kurbanit sjell në këto gjëra bereqet.


50 - Vizita e varreve në ditë dhe vende të caktuara, si vizita e varreve që bëhet tek ne në mënyrë familjare apo të organizuar vetëm për Bajrame




Revista: Delirje dhe Edukim