Investitorėt gjermanė ndėrrojnė paragjykimet pėr Kosovėn: Jemi tė gatshėm tė investojmė kėtu
PRISHTINE, 8 mars - Investitorėt gjermanė deklaruan se janė tė gatshėm pėr tė investuar nė Kosovė. Sipas tyre, vizita nė Kosovė ka ndėrruar shumė paragjykime pėr investime kėtu. Ata i ka ftuar kryeministri Bajram Rexhepi pėr tė parė situatėn nga afėr pėr investime.
Sipas RTV21, vlerėsimet e para tė investitorėve gjermanė nė pėrfundim tė vizitės sė tyre nė Kosovė janė se vendi ynė ėshtė hapėsirė e pėrshtatshme pėr investime bashkėrisht me investitorėt kosovarė. Pėrfaqėsuesi i grupit tė investitorėve gjermanė, Helmut Penez theksoi se iniciativa e kryeministrit Bajram Rexhepi ėshtė pėr t'u pėrshendetur. Sipas tij, kushtet pėr investime nė Kosovė janė tė mira dhe nė shumė veprimtari.
Ne kėtu jemi si investitorė privatė pa asnjė program shtetėror. Kemi programet tona private, qė i kemi paraqitur gjatė takimeve qė kemi pasur nė Kosovė. Sot biseduam me investitorė kosovarė dhe jemi tė kėnaqur me ofertat e tyre. Besojmė se veprimtarinė kėtu do ta nisim nė ndėrtimtari, ku pėrfshihet prodhimi i materialeve tė kėsaj veprimtarie, investime nė ndėrtesa banimi, hoteleri, ekologji, si dhe veprimtari tė tjera, tha Penez.
Kėshilltari i kryeministrit tė Kosovės Safet Merovci thotė se invesitorėt janė seriozė dhe kjo duhet tė respektohet dhe tė marrim me seriozitet. Edhe biznesmenėt kosovarė interesimin e invesitorėve gjermanė e shohin si ofertė shumė tė mirė. Udhėheqėsi i Ndėrmarrjes sė Tjegullave nė Besianė, Hashim Deshishku thotė se ėshtė i gatshėm pėr bashkėpunim. Ai tha se pėr sigurinė ligjore duhet tė merren institucionet pėrkatėse.
Pėrshėndetje
Rrofshin Shqiptarėt e Bashkuar dhe Shqipėria e Bashkuar
Krijoni Kontakt