Seminari: Privatizimi po zvarritet dhe ka plot mangėsi

PRISHTINE, 17 mars - Tenderi pėr procesin e privatizimit nė Kosovė nuk mund tė shpallet derisa tė miratohet rregullorja mbi pronėn nga Zyra Ligjore nė Nju Jork. Kėshtu tha zėvendėsdrejtori i Agjencisė Kosovare tė Mirėbesimit, Ahmet Shala. Nė njė seminar tė organizuar sot nga IREX nė Prishtinė pėr gazetarė tė ekonomisė, u vlerėsua se privatizimi po zvarritet dhe se ka plot mangėsi.
Zyrtarėt e AKM-sė nė fund tė muajit tė kaluar kishin premtuar se rregullorja mbi pronėn do tė miratohet brenda tri javėsh, mirėpo kjo nuk ėshtė bėrė ende. Ministri i Tregtisė dhe i Industrisė Ali Jakupi theksoi se Qeveria e Kosovės do tė angazhohet qė privatizimi tė jetė transparent. Ndėrsa sipas ekspertėve ekonomikė tė IREX-it, problem ėshtė shfrytėzimi i tokės, sjellja e investitorėve, mungesa e rregulloreve pėrkatėse dhe ēėshtje tė tjera teknike.
Nė ketė seminar pėr gazetarėt e ekonomisė, drejtuesit e IREX-it vlerėsuan se raportimi i drejtė dhe profesional nė media pėr procesin e privatizimit dhe pėr ecuritė e pėrgjithshme ekonomike, ėshtė shumė i rėndėsishėm.

Pėrshėndetje
Rrofshin Shqiptarėt e Bashkuar dhe Shqipėria e Bashkuar