anuluesi i pare
Me Emrin e Allahut, i Gjithėmėshirėshmi, Mėshirėploti.
Dije se anuluesit e Islamit janė dhjetė.
I pari ėshtė: Shirku, tė bėrit shok Allahut tė Lartėsuar nė adhurimin
e Tij. Allahu i Lartėsuar ka thėnė:
Vėrtet Allahu nuk fal ti bėhet shok Atij nė adhurim dhe i fal
gjynahet e tjera veē kėsaj atij qė dėshiron Ai.
1
Dhe ka thėnė i Lartėsuari:
Vėrtet ai qė i bėn shok Allahut nė adhurim atėherė Xheneti do tė jetė
harram pėr tė dhe vendbanimi i tij do tė jetė Zjarri. Dhe pėr
zullumqarėt nuk do tė ketė asnjė ndihmues (nė Zjarr).
2
Dhe tek shirku hyn therja e kurbaneve pėr dikė tjetėr veē Allahut, si pėr
shembull ai qė ther kurban pėr ndonjė Xhin apo pėr ndonjė varr.
Shpjegimi:
Vėrtet, prej librave dhe shkrimeve tė Shejkhul-Islam (Muhamed
IbnAbdul-Uehab) ėshtė edhe Dhjetė Anuluesit e Islamit; dhe ajo qė ka
detyrė Muslimani ėshtė qė tė sigurohet qė ti mėsojė kėta anulues derisa tė
mos bjerė nė ta pa e kuptuar.
Dhe anuluesi i parė e mė i madhi ėshtė tė bėrit shirk Allahut Azze ue Xhel
dhe argumentet pėr kėtė janė tė shumta. Prej tyre ėshtė thėnia e Allahut
Azze ue Xhel:
Vėrtet Allahu nuk fal ti bėhet shok Atij nė adhurim dhe i fal
gjynahet e tjera veē kėsaj atij qė dėshiron Ai.
3
E prej tyre ėshtė thėnia e Tij Azze ue Xhel duke treguar pėr Isain (alejhisselam) se ai tha:
Vėrtet ai qė i bėn shok Allahut nė adhurim atėherė Xheneti do tė jetė
harram pėr tė dhe vendbanimi i tij do tė jetė Zjarri. Dhe pėr
zullumqarėt nuk do tė ketė asnjė ndihmues (nė Zjarr).
4
E prej tyre ėshtė thėnia e Tij Subhanehu ue Teala:
Ai qė krahas Allahut i lutet tė adhuruarve tė tjerė, duke mos pasur
kurrfarė argumenti pėr kėtė, atėherė ska dyshim se ai e ka llogarinė
tek Zoti i tij. Me tė vėrtetė, nuk ka shpėtim pėr mohuesit.
5
si dhe ajete tė tjera qė tregojnė se mushrikut nuk i pranohet vepra e mirė
dhe nuk i falen gjynahet, madje edhe nėse ka qenė nga njerėzit mė tė afėrt
tek Allahut Azze ue Xhel, nga njerėzit mė tė mėdhenj e me pozitė tė lartė
tek Ai.
Dhe ka thėnė Ai Subhanehu ue Teala:
Me tė vėrtetė, tashmė tė ėshtė shpallur ty (o Muhamed), si dhe atyre
qė kanė qenė para teje: Nėse i shoqėron Allahut diēka tjetėr (nė
adhurim), me siguri qė punėt e tua do tė zhvlerėsohen dhe do tė jesh
ndėr tė humburit.
6
Dhe ka thėnė pėr Pejgamberėt nė suren el-Enam, pasi qė pėrmend disa
prej tyre:
Ky ėshtė udhėzimi i Allahut, tė cilin Ai ia jep kujt tė dojė nga robėrit
e Vet. Por, sikur ata ti kishin bėrė shirk Allahut, do tu humbiste ēdo
gjė nga ajo qė kanė bėrė.
7
Dhe nga Ebij Hurejrah (radij-Allahu anhu) i cili ka thėnė: Ka thėnė i
Dėrguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem): Tha Allahu Tebarake ue
Teala:
Unė jam mė i panevojshmi pėr ortak; kush bėn njė vepėr duke mė
shoquar tė tjerė nė tė, e kam braktisur atė dhe ortakun qė mė
shoqėroi.
8
Pra, tė gjitha kėto argumente tregojnė se kush i bėri Allahut shirk tė madh,
duke iu lutur dikujt tjetėr nė vend tė Allahut qė ti sjellė dobi e ti largojė
dėmin duke besuar nė fuqinė e tij pėr ta bėrė atė gjė atėherė ai ka
dalė nga Islami. Dhe prej atyre veprave ėshtė edhe therja e kurbanit pėr tė
tjerė nė vend tė Allahut Azze ue Xhel, ngase Allahu Subhanehu ue Teala i
thotė Pejgamberit tė Tij:
Thuaj: Nė tė vėrtetė, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja
ime, i pėrkasin vetėm Allahut, Zotit tė botėve. Ai nuk ka asnjė ortak.
Kėshtu jam urdhėruar dhe unė jam i pari qė i nėnshtrohem Atij.
9
Andaj kush ther kurban pėr xhinin apo pėr varrin, atėherė ai ka bėrė shirk
tė madh dhe klasifikohet si kufėr nė Njėshmėrinė e Allahut Azze ue Xhel,
kufėr qė e nxjerr atė nga Islami.
1
En-Nisa, 116.
2
El-Maideh, 72.
3
En-Nisa, 116.
4
El-Maideh, 72.
5
El-Muminun, 117.
6
Ez-Zumer, 65.
7
El-Enam, 88.
8
Transmetuar nga Muslimi, n2989.
9
El-Enam, 162-163.
Krijoni Kontakt