Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 40
  1. #1
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Kapja e Shqipërisë nga biznesi serb

    12 Nëntor 2011 - 16:12 | Shqiperi

    Qofte dhe aheng serb në panairin e librit, botuesit: Ndihemi të fyer

    Nga: FATMIRA NIKOLLI


    TIRANË- Të gjithë vizitorëve të panairit ju ka rënë në sy në hyrje të Pallatit të Kongreseve, tenda e ngritur në të majtë ku gatuhen e ofrohen qofte Beogradi. E në mos janë ulur për të ngrënë ose e kanë parë pa vëmendje, ata kanë dëgjuar muzikën sllave që "konkurronte" zërin e Inva Mulës që dëgjohej brenda në panair. Ndokush nuk e ka parë me vëmendje këtë dukuri, por të tjerë janë indinjuar, pse jo edhe fyer. E kjo jo vetëm për faktin që qoftet, nuk shkojnë shumë me librin dhe artin, por edhe me faktin se qoftet vijnë nga Beogradi. A nuk kishte më afër?, - pyet ndokush.

    Por, qoftet serbe para panairit kanë shqetësuar jo vetëm me erën që përhapin apo me muzikën që i shoqëron, ku thuhet se ka tekste antishqiptare... Botuesit kosovarë të pranishëm në panair reagojnë ashpër duke argumentuar qëndrimin e tyre. Kështu, përfaqësuesit e shtëpive botuese "Dukagjini" Pejë, "Buzuku" Prishtinë, "Faik Konica" Prishtinë, "BSS" Prishtinë njëzëri kundërshtojnë këtë dukuri, duke u shprehur të irrituar për faktin që jashtë shiten qofte serbe, ndërsa stendat brenda i kanë ngritur po serbët. Sipas tyre, paratë që serbët po marrin në Tiranë, mu në zemër të Shqipërisë e nga shqiptarët, po përdoren kundër shqiptarëve në Mitrovicë e më gjerë.... Mendohet se shuma që ka marrë kompania serbe për ngritjen e stendave mund të jetë plus-minus 30 mijë euro, ndërsa botuesit përveç se ndihen të ofenduar, shohin tek serbët që ofrohnë qofte e muzikë, edhe një lloj karshëillëku. E në fakt, ne iu afruam atyre për t'i pyetur se ku kanë marrë leje që kanë ngritur tendën, por kur iu folëm shqip na panë vëngër, edhe kur iu folëm anglisht po ashtu. Kur i pyetëm nëse flasin anglisht, ata thanë: "No". Edhe kjo, qe vëngër.

    I njëzëri me ta është edhe Kosta Papa, që në panair vjen si autor e botues, e sa i takon profesionit, është jurist i të Drejtës Ndërkombëtare. Papa e ngre zërin fuqishëm në intervistën e mëposhtme.
    Në hyrje të panairit është vënë një stendë ku vizitorët mund të ulen e të ushqehen me qofte serbe. A shkojnë qoftet me librin kaq shumë?
    Fakt i këndshëm! Nga sa po kuptojmë ne, aspekti teknik i organizimit të panairit është lënë në duart e serbëve të Beogradit. Ky fakt, na lë të aludojmë se këto firma të huaja që mbështesin panairin apo e "organizojnë" atë, duke qenë taksapaguese në vendin e tyre, shkojnë kundra Europës. Pra, firmat përmes biznesit që ushtrojnë në Tiranë marrin para, taksohen nga qeveritë e tyre, dhe këto të fundit me këto taksa që shkojnë në miliona apo miliarda financojnë veprime edhe kundra nesh.
    Çfarë nënkuptoni me këtë?
    Dua të them se një pjesë e madhe e buxhetit serb shkon edhe për barrikadat në Veri të Kosovës, prej të cilave shqiptarët po vuajnë, e thënë ndryshe këto para shkojnë edhe për anticivilizimin dhe shkeljen e të drejtave themelore të qytetarëve, të lëvizjes e komunikimit të tyre. Në këtë mënyrë qoftet pranë panairit, dhe para Pallatit të Kongreseve janë të njëjtat qofte që shiten në rrugët e Kroit të Vitakut, në rrugët e Jarinjës, dhe janë po ashtu njëlloj me qoftet që shiten mbas togjeve të zhavorrit mbi urën e Ibrit.
    Kur folët për organizim teknik, çfarë nënkuptoni?
    Deri më tani folëm për kuzhinën ku futen qoftet, por siç duket e tërë prapavija e panairit nuk është shqiptare. Ne nuk e dimë se sa për qind!!! Po si ka mundësi që nuk u gjend në 7 republika ku jetojnë shqiptarë, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Greqi, Serbi, Mal të Zi e Turqi, një kompani shqiptare që të vijë të ngrejë stendat dhe të gatuajë edhe qofte para panairit?! Domethënë në mbi 10 milionë shqiptarë që jetojnë në 7 republika, nuk u gjet një biznesmen a një kompani shqiptare që të vijë të organizojë panairin kryesor të librit shqip e një tjetër të na ushqejë?! Tek organizimi i panairit futet ngritja e stendave, ku të gjithë ne ekspozojmë librin shqip e përkthimin në shqip. A mund të mos e vëmë në dyshim që mbas këtyre teknikëve të ketë njerëz që në fakt na përgjojnë në mes të Tiranës, në zemër të shqiptarëve, tanimë që kemi ngritur zërin për çështjen shqiptare?!
    A ua keni komunikuar këtë shqetësim organizatorëve të panairit?
    Në këtë zallamahi të madhe e me shumë vizitorë, mungon koha e hapësira për të komunikuar. Aq më tepër se tani nuk ka më kohë për të rikuperuar këtë gabim. Unë e ngre zërin vetëm që të mos përsëritet në një herë të dytë.
    Ju sillni në panair, libra nga arvanitasit...
    Është hera e parë që u bë një përpjekje privatisht nga idealistët e çështjes kombëtare për të krijuar një stendë të përbashkët për shqiptarët e Greqisë. Këtu ka libra për ta dhe prej tyre. Si për herë të parë arritëm diçka dhe prezantojmë libra që flasin për histori pellazgo-iliro-shqiptare mbi 5000-vjeçare. Mes këtyre librave ka edhe nga më të rëndësishmit e kohës që për nga numri i shitjeve, hyjnë në terminologjinë e best-sellërave, por në tjetër kuptim. Këtu përmendim Niko Stylo me veprën "Truskishte-toskërishte", e të po këtij autori edhe "Fjalorin katërgjuhësh" të Daniel Voskopojarit, por kemi edhe fjalorin greqisht-shqip të Panajot Kupitorit. Në panair është i pranishëm edhe Jorgo Jero, President i Komitetit të shqiptarëve të Greqisë (zëvendës i Aristidh Kolës) dhe Niko Stylo, një profesor i njohur dhe pellazgolog.
    (Shkrimi është botuar sot në Gazeta Shqiptare)
    (el.me/BalkanWeb)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    sa te kemi sali rame berishen ne pushtet

    te birin e ish agjentit te udb rame berisha dhe me vone dhe saliu...

    serbet do bejne qejf ne shqiperi

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-04-2010
    Vendndodhja
    unided states of europe
    Postime
    682
    Ska ndonje gje te hash qofte serbe apo te degjosh muzike serbe,gjithe jeten degjuam fshehurazi pozdravi kurse sot po degjojme ne mes te tiranes.Nga qoftet dhe muzika ska pare keq njeri.

  4. #4
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Shekulli Sot|09/11/2011 07:20
    Dy serbë përfaqësues ligjorë të kompanisë së skrapit

    Nga një verifikim i ekstraktit të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit rezulton se kompania që ka ndërtuar impiantin e përpunimit është themeluar në vitin 2008 me seli në qytetin e Shkodrës. Kompania ka përfaqësues ligjor dy shtetas serbë, të cilët janë emëruar më 02.05.2011. Kompania e zhvillon aktivitetin në: grumbullimin, përpunimin, riciklimin, transportimin apo tranzitimin e mbetjeve të metalore. “Riciklimi i pjesëve dhe mbetjeve të hekurit, prodhimi i aluminit, zinkut, kallajit dhe metaleve të tjera, nxjerrja e metaleve të lehta. Riciklimi i pjesëve dhe mbetjeve jo hekur. Farkëtimi, paketimi, presimi, petëzimi i metalit. Shembja dhe shkatërrimi i fabrikave dhe ndërtesave të amortizuara e dala jashtë përdorimit. Tregtia e brendshme e materialeve të ricikluara nga hekuri ose jo hekur, produkteve metalore të përfunduara, tubave dhe pajisjeve të tjera metalore. Tregtia e jashtme e materialeve të ricikluara produkteve metalore të përfunduara. Depozitim”,- shpjegohet në ekstraktin e QKR-së mbi aktivitetin e kompanisë.

    Vendimi për heqjen e varrezave të makinave nga akset kombëtare erdhi i papritur për biznesmenët e skrapit dhe qytetarët, por duket se nuk ka qenë e tillë për qeverinë. Më datë 14 shtator qeveria miratoi një Akt Normativ ku detyrohej zhvendosja në një kilometër largësi nga rrugët kombëtare të të gjitha varrezave të makinave që ndodheshin pranë tyre. Qëllimi kryesor i këtij vendimi sipas Kryeministrit Berisha ishte imazhi i keq që i jepnin vendit dhe zhvillimit të turizmit prania e këtyre pikë grumbullimeve të makinave të dala jashtë përdorimit pranë akseve kombëtare.

    Procesi për zhvendosjen e varrezave të makinave nga akset kombëtare është shoqëruar me dyshime të mëdha në drejtim të qeverisë. Nga të dhënat e pasqyruara në faqen zyrtare të qeverisë, mësohet se Kryeministri Berisha ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e të paktën dy kompanive që ushtrojnë veprimtari në sektorin e riciklimit të mbetjeve metalike në vend, vetëm një ditë para miratimit të Aktit Normativ. Njëra ndër dy kompanitë që takoi Berisha ishte ajo ku u zhvillua vizita dje.

    Nga ekstraktet e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, vërehet se pronarët e njërës prej kompanive të fjalë janë dy shtetas serbë. Gjashtë javë më parë, ekzekutivi miratoi papritmas aktin normativ duke parashikuar heqjen e të gjitha varrezave të makinave pranë akseve kombëtare. “Ndalimin e krijimit të vendgrumbullimeve dhe grumbullimin e mjeteve motorike, rimorkiove, si dhe të pjesëve të tyre të këmbimit, të dala jashtë përdorimit, në një distancë jo më pak se 1 km nga akset e rrugëve kombëtare, të përcaktuara si të tilla me vendim të Këshillit të Ministrave, si dhe në vende të tjera të paautorizuara nga organet apo institucionet përkatëse, të ngarkuara me akte ligjore dhe nënligjore për këtë qëllim”, – theksohet në të.

    Por, përpos ndalimit të grumbullimit të automjeteve të vjetra, qeveria detyroi pronarët e varrezave që t’i zhvendosnin ato me paratë e tyre në një vend tjetër brenda një muaji nga miratimi i Aktit Normativ.

    Si rrallë ndonjëherë, procedurat për zhvillimin e një biznesi janë zhvilluar me ritme më shumë se të shpejta. Kompania ka një projekt, ia paraqet atë Kryeministrit të vendit. Një ditë më vonë qeveria miraton një Akt Normativ për zhvendosjen e varrezave të makinave, ku një pjesë e mirë e skeleteve u shitën pikërisht për skrap dhe pak javë pas këtij aksioni, Kryeministri zhvillon një vizitë në kompaninë që takoi para miratimit të Aktit Normativ.

  5. #5
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    11 Nëntor 2011 - 14:32 | Shqiperi
    TRANSLATE


    AK: Në Panairin e Librit po promovohen kompani serbe



    TIRANE- Aleanca Kuq e Zi deklaron se në Panairin e Librit, po promovohen kompanitë serbe.
    Kjo lëvizje e cilësoi si skandal këtë fakt, në deklaratën e shpërndarë për mediat, ku theksohet se “Shqiptarët janë të shokuar nga organizimi i Panairit të Librit”.

    Sipas AK, në hyrje të Panairit të Librit shqiptarët përballen me këngë e produkte serbe. Nëpërmjet këtij denoncimi, AK kërkon të dijë se kush ju dha leje kompanive serbe për të promovuar produktet e tyre.
    (ma.ar/BalkanWeb)

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    mu me duket sa me shume ky saliu mbeshtet serbet aq me shume e dun kosovaret
    apo jam gabim?
    JO SEKS PARA MARTESE

  7. #7
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Krerët e serbëve të Bosnjës “mësyjnë” Tiranën për politikë dhe biznes

    Krerët e serbëve të Bosnjës “mësyjnë” Tiranën për politikë dhe biznes
    2011-11-11Fatjona Mejdini
    Gazeta Shqip


    20 kompani serbo-boshnjake, të gatshme për bashkëpunim

    Kreu i Parlamentit të Republika Srpska, takime me Berishën, Topallin, Bashën e Bumçin

    Një përfaqësi e madhe politike dhe biznesi e serbëve të Bosnjë- Hercegovinës “mësyu” dje Tiranën për të nisur një vizitë dyditore. Zyrtarët dhe biznesmenët e Republika Srpska mësohet se në thelb të axhendës së tyre kanë zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare me Shqipërinë në disa fusha tepër strategjike. Tirana zyrtare bëri dje publik faktin se, një delegacion i Kuvendit të Republikës Srpska, i kryesuar nga kryetari i Kuvendit, Igor Radojiçiç, zhvilloi takime zyrtare me kryeministrin shqiptar, Sali Berisha dhe kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli në kuadër të forcimit të marrëdhënieve mes këtij entiteti dhe Shqipërisë. Por, mësohet se kjo vizitë e veçantë nuk është përgatitur nga protokolli zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme, që organizon axhendat e takimeve zyrtare në vend.

    Në njoftimet për shtyp të bëra nga zyrat vendase theksohet se, mes të tjerash është diskutuar në lidhje me bashkëpunimin ekonomik, por në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Parlamentit të serbëve të Bosnjës, theksohet se bashkëpunimi ekonomik është në thelb të këtij takimi. Kjo, sepse në njoftimin zyrtar të bërë publik në këtë faqe theksohet se ky takim dyditor në Tiranë është mundësuar edhe nga Dhoma e Tregtisë së Republikës Srpska. Madje, në këtë njoftim shpjegohen në mënyrë të qartë dhe fushat e interesit të biznesmenëve serbë të Bosnjës në vendin tonë. “Disa seri takimesh speciale do të zhvillohen nga pjesa ekonomike e delegacionit, që ka në përbërje rreth 15 sipërmarrës nga Republika Srpska. Këta biznesmenë zotërojnë ndërmarrje për prodhimin e ushqimeve, për përpunimin e drurit, industrinë energjetike dhe të përpunimit të naftës. Ata do të takojnë biznesmenë nga Tirana dhe e gjithë Shqipëria me qëllim që të lidhin bashkëpunim ekonomik dhe tregtar”, - theksohet në faqen zyrtare të Parlamentit të këtij entiteti. Në këtë njoftim theksohet fakti se, shkëmbimi tregtar mes Shqipërisë dhe Republika Srpska është simbolik, ndonëse vendet gjenden afër njeri-tjetrit dhe kanë mundësi për të pasur një bashkëpunim ekonomik të madh. Një fushë tjetër me rëndësi për të bashkëpunuar shikohet edhe ajo e turizmit, nisur nga fakti se gjykohet që Shqipëria ofron bregdetin dhe gjeografikisht pjesa serbe e Bosnjës ofron mundësi të shumta për turizmin malor. Në listën e përfaqësuesve të lartë shqiptarë që do të takohen me këtë përfaqësi të komunitetit serb të Bosnjës, përmenden edhe dy ministra shqiptarë, si Aldo Bumçi i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve dhe Fatmir Mediu, ministër i Mjedisit. Interesant është fakti se në takimet e kryera përmendet edhe ai me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Por në axhendën e takimeve të delegacionit mungon takimi me Presidentin e vendit, Bamir Topi dhe po kështu ai me kryetarin e opozitës, Edi Rama. Takimet e delegacionit zyrtar të Republika Srpska duket se do të mundësojnë në të ardhmen praninë e më shumë bizneseve serbe në vendin tonë, por kësaj radhe ata do të vijnë në logon e entitetit serb që ndodhet në hapësirën territoriale të Bosnjë-Hercegovinës. Prej kohësh biznesi serb po bëhet gjithmonë e më prezent në vendin tonë, duke pësuar një rritje të ndjeshme në vetëm pak vite. Shqipëria, e cila është e njohur për partneritetin e madh që ka me biznesin grek dhe italian, tashmë ka evidentuar qartë një partner të ri tregtar, ndonëse vendin nuk e lidhin kufij të drejtpërdrejtë si me Serbinë, ashtu edhe me Republika Srpska.

  8. #8

    Arrow

    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    mu me duket sa me shume ky saliu mbeshtet serbet aq me shume e dun kosovaret
    apo jam gabim?
    Nuk je gabim jo. Nese shqiptaret e Shqiperise jane nje here gabim, ato te Kosoves jane dyfish. Nje argumentim i shpejte tani per kete. Nese ne bem gabim qe zgjodhem Enverin, kosovaret vetem tani vitet e fundit kane kuptuar se c'moster ishte. E njejta situate eshte edhe me Saliun. Nese shume shqiptare te Shqiperise sot nuk e duan dhe me shume nuk do ta duan ne te ardhmen, ne Kosove vdesin per te. Me vone do ta kuptojne dhe kosovaret kete punen e Saliut. Ske c'ben, ndonjehere duhet durim per ti kuptuar gjerat
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069
    Greket serbet dhe turqit jane "investitoret" me te medhenj ne politiken Shqiptare dhe sipas investimit marrin dhe fitimet.Si mundemi ne Shqiptaret te fillojme nga investimet kur sna kan lene te ngreme koken gjithe keto vjet?Hapi i pare u takon intelektualeve dhe ndoshta dhe me ndihmen e xha Semit(se vec ate kemi) ja dalim.
    Aleanca Kuqezi eshte nje rreze shprese.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  10. #10
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    U be me teper se 10 vjet qe ky lloj biznesi Serb kryet sa here qe zhvillohet ndonje panair ne Tirane.
    Problemi duket sa qesharak aq dhe serioz.
    Qesharak sepse keta Serbe qe vijne e marrin pjese per 10 vjet rrjesht do te thote qe Shqiptaret pallohen se ngreni qofte e hamburgere Serb duke i sjelle ketyre serbeve fitime te kenaqshme.
    Serioz eshte fakti qe keta Serbe nepermjet ketij biznesi promovojne kulturen e tyre duke na servirur edhe muzike qe ndoshta ka dhe fjale kundra shqiptareve.
    Shqiperia ka qene dhe do mbetet vendi i cudirave dhe ne Shqiptaret sna ngelet tjeter vecse te qeshim apo te qajme sipas rastit.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •