Close
Faqja 23 prej 23 FillimFillim ... 13212223
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 229 prej 229
  1. #221
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    nuk shikohet ne kete aspekt ndersa populli shqiptar e voton salen/nano/rama
    ata smund te jen fatkeq )

    p.s
    Partizoni

  2. #222
    Citim Postuar më parë nga mario_kingu Lexo Postimin
    nuk shikohet ne kete aspekt ndersa populli shqiptar e voton salen/nano/rama
    ata smund te jen fatkeq )

    p.s
    Se janë fatkeq, kjo s'ka dyshim, por i ka humbur rruga në oborr ose sic them nganjëherë janë në hipnozë!

    Sepse, një popull ( në këtë rast shqiptarët) edhe të heq kaq keq edhe të jetë i lumtur, kjo vetëm ndër ne bën vaki!!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  3. #223
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ne se me komb do quajm plenumet e ppsh-se qe prodhonin armiq e pastaj arrestime burgime internime burrash grash femijesh ne bark e jashtbarku..
    ne se me komb do kuptojm urine tallonin radhat pafund..izolimin e mjerimin..
    ne se me komb do kuptojm shtypjen ne autobuza .. 14 vet ne 1 dhom e gjys guzhine.. buken e misrit si tulle e verdhacakerine e femijve shqiptar te paveshur e pa ngrene..
    ahere vertet qe ai qe e prishi kte "komb" perben fatkeqesi per "kombin"..

    ki lloj kombi.. eshte shum i bukur ta duash nga hamburgu i kelmendit apo zyrihu i halitit apo kopehagenja e proxhit..

    mirpo nuku i ka pelqyer qy komb atyre qe e perjetonin vete..

    kte nuk e kupton proxhi..

    kurr mos e kuptofsh..
    e te mos ardht dita ta besh shqiperine kore veriu sic e kini dashur ju envereria lpk-iste koqevaro mu.taviste..

  4. #224
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    tani me nard ndoken ne stan, salijevi do te ndertoje nje koalicion me te fuqishem sigo-punist, me te lire nomenklaturist, me te avancuar anti-shqiptarisht, me te qendrueshem pisllikisht ...

    Ndoka: PS na largoi, do të bashkohemi me PD-në
    NGA: DARINA TANUSHI

    TIRANË- Kryetari iKryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka kritikoi ashpër dje, Partinë Socialiste për qëndrimin e saj, në zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Ndoka shpall ndarjen përfundimtare me koalicionin e socialistëve dhe deklaron bashkimin me PD-në. “Të paktën ne si demokristianë jemi të qartë, se me PS-në nuk na bashkon më asnjë lloj interesi politik; PS-ja ka zgjedhur rrugën e saj të vetmuar, ne do zgjedhim tonën për aleanca të reja”, - u shpreh Ndoka. Ai sqaron më tej, se bashkimin e PDK-së me PD-në e kanë kërkuar edhe partitë e djathta evropiane. Ndoka shprehet se: “Çdo gjë në kohën e duhur. Tashmë për PDK-në do të ketë sfida të reja, kryesisht për përfaqësimin tonë sot në qeveri dhe nesër në Kuvendin e Shqipërisë. Ai tregon sinqeritet kur deklaron se, edhe në tryezën e fundit që Rama e thirri para zgjedhjes së Presidentit, PDK nuk u përfaqësua, për shkak se: “realisht koalicioni opozitar nuk funksionon më si i tillë. Z.Rama në këtë proces zgjodhi që të jetë vetëm kryetari i PS-së dhe jo lideri i “Opozitës së Bashkuar”... “Kjo ishte zgjedhja e tij, ndaj unë dhe PDK-ja që përfaqësoj nuk pranuam të bëhemi pjesë e një skenari të paramenduar më parë, që të vazhdonim demagogjinë me procesin dhe konsensusin”, - sqaroi Ndoka.

    Zoti Ndoka, si e vlerësuat ju zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës?

    Zgjedhja e Presidentit të Republikës erdhi nëpërmjet një procesi të komplikuar, por kushtetues. Mazhoranca nuk ishte shumë e qartë, ashtu edhe opozita ishte disi e çoroditur, e papërgatitur: Kërkoi që procesi të respektohej, por nuk mori pjesë asnjëherë në garë. Për fat të keq PS-ja nuk nxori asnjë emër në mënyrë publike, për ta bërë procesin interesant dhe për të marrë pjesë në mënyrë direkte, si shprehje e vullnetit politik dhe detyrimit kushtetues. PS-ja e kërkoi procesin në mënyrë demagogjike, pa seriozitet dhe duke gjetur dhe shpikur arsye për t’u larguar prej tij, për ta lënë mazhorancën vetëm, për t’u përpjekur të fitojë kredo politike nga mungesa e konsensusit. PS-ja u soll me procesin si “veshi i gomarit”: “Çfarë uji i ke dhënë gomarit”? Gjithsesi tashmë kemi një President të ri të Republikës, të gjithë duhet t’i urojmë punë të mbarë dhe ta mbështesim në punën e tij, duke besuar dhe shpresuar, që do të dijë të qëndrojë mbi palët dhe të jetë garant i Kushtetutës. Unë, duke e njohur nga afër z.Nishani, kam besim që do të jetë një President dinjitoz dhe në lartësinë e detyrës në sytë e shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve.

    A ishte i përshtatshëm qëndrimi i PS-së ndaj kësaj çështjeje, deri në fund, fakti që nuk propozoi emra e deri tek mospjesëmarrja në votim?

    PS-ja dhe zoti Rama u soll si “fëmijë i llastuar” me procesin; e kërkonte, por nuk e dëshironte, e kërkonte procesin që të zbatohej Kushtetuta, por nuk denjonte të bëhej pjesë e tij. Procesi ishte i gjatë, transparent dhe problematik. Konsensus nuk do të thotë që të bien dakord Berisha me Ramën, por procesi duhej të ishte parlamentar, me kandidatë alternativë, që kandidatët ta bënin procesin interesant, të jepnin alternativa dhe ide, që deputetët me votën e tyre të vendosnin për një President me shumicë të cilësuar, apo me një shumicë të thjeshtë. Ky është procesi ideal dhe i besueshëm. Politika shqiptare zgjodhi komedinë e procesit, takoju, afroju, largoju, dil me kandidat, detyroji të tërhiqen, pra një proces me të vërtetë qesharak dhe pa dinjitet. Gjithsesi, kjo kosto kushtetuese ndaj institucionit të Presidentit është krijuar pikërisht me ndryshimet e njëanshme kushtetuese nga PD e PS. PS-ja si opozitë bëri dy herë gabime, një herë duke ndryshuar Kushtetutën dhe për herë të dytë duke mos pranuar dhe këmbëngulur ta përmirësojë sërish atë, kur kuptoi gabimin dhe koston e tij.

    Zoti Rama thirri një tryezë të aleatëve para zgjedhjes së kreut të shtetit, në të cilën ju, por edhe zoti Gjinushi, zoti Koçi, keni munguar. Keni pasur ndonjë arsye tjetër, apo ka diçka që nuk po shkon në koalicionin tuaj?

    Realisht koalicioni opozitar nuk funksionon më si i tillë. Z.Rama në këtë proces zgjodhi që të jetë vetëm kryetari i PS-së dhe jo lideri i “Opozitës së Bashkuar”. Kjo ishte zgjedhja e tij, ndaj unë dhe PDK-ja që përfaqësoj nuk pranuam të bëhemi pjesë e një skenari të paramenduar më parë, që të vazhdonim demagogjinë me procesin dhe konsensusin. Rama as nuk kishte, as nuk donte kandidat konsensual. PD-ja ishte më e organizuar me aleatët e vet, z.Rama edhe një parti parlamentare opozitare që kishte nuk e përfilli, por e la jashtë bisedimeve dhe tryezave. Z.Rama ka deficenca të theksuara në raportet institucionale me aleatët dhe kundërshtarët politikë. Ai, ndonjëherë apo shpeshherë mendon, se bota sillet vetëm rrotull tij...!

    Kreu i PS-së deklaroi se në zgjedhjet e vitit që vjen do të hyjë me këtë koalicion që ka, pra me ju, dhe nëse LSI do të largohet nga qeveria do të shikohet edhe një bashkëpunim me të. Ju, ç’mendim keni për këtë?

    Kam përshtypjen se PS-ja do të hyjë e vetme në zgjedhje. Kjo është mendësia dhe dëshira që ekziston tek lidershipi i kësaj partie. PS-ja tenton që të jetë parti e parë, por të vazhdojë të qëndrojë në opozitë. PS-ja sot është e paqartë me ndryshimet dhe përmirësimet e sistemit zgjedhor, i deklaron ato publikisht në mënyrë demagogjike, por vazhdon punën me PD-në në drejtimin e kundërt. PS-ja asnjëherë nuk vendosi veton në Komisionin e Reformës Zgjedhore për premtimet që na kishte bërë neve si aleatë. Në këto kushte nuk besoj, se do të ketë ndonjë forcë politike opozitare, që do të qëndrojë si satelit apo shumatore votash për PS-në. Të paktën ne si demokristianë jemi të qartë, se me PS-në nuk na bashkon më asnjë lloj interesi politik; PS-ja ka zgjedhur rrugën e saj të vetmuar, ne do zgjedhim tonën për aleanca të reja.

    A i druheni faktit se nëse PS bën një koalicion me LSI-në mund të largohet prej jush, pra aleatëve të deritanishëm?

    Lidershipi i PS-së dhe në mënyrë direkte z.Rama është ndëshkuar në garat elektorale, kryesisht për mungesën e një koalicioni të qëndrueshëm dhe efektiv. “Ngjala” që hëngri z.Rama, si duket po i del nga hundët. Zgjedhja e Presidentit është një fakt; kemi dëgjuar thashetheme nga “ngjala”, se mori garanci për President konsensual në atë darkë të përvuajtur. Rama takohet atëherë kur nuk duhet dhe i shmang takimet atëherë kur është domosdoshmëri. Kjo mungesë e nuhatjes politike i ka kushtuar dhe do t’i kushtojë z.Rama edhe në të ardhmen. PS-ja dhe opozita kanë ndërtuar aksionin e vet politik, tre vjet kundër Metës dhe LSI-së. Një “ngjalë” nuk mund të ndryshojë mendjet e kujtesën e shqiptarëve, e shumta vetëm të zotit Rama dhe të pasuesve të tij. Gjithsesi, është përgjegjësi dhe e drejtë e PS-së të ndërtojë koalicionet ose t’i shkatërrojë ato. Sot është në rrugë të gabuar, nesër do të jetë vonë për ta!

    Zoti Ndoka, ju keni pasur një plan për bashkimin me pjesën tjetër të demokristianëve që drejtohen nga Nikollë Lesi. Si po ecën ky proces?

    Ky proces po ecën mirë, shumë më mirë se procesi për zgjedhjen e Presidentit. Nuk ka pengesa për faktorizimin e alternativës Kristiane në një parti të vetme, PDK. Koha dhe Kodi Zgjedhor tashmë e detyrojnë një gjë të tillë, ndaj ndërgjegjësimi është maksimal nga të gjithë aktorët. Çdo gjë në kohën e duhur, tashmë për PDK-në do të ketë sfida të reja, kryesisht për përfaqësimin tonë sot në qeveri dhe nesër në Kuvendin e Shqipërisë.

    Ç’mendim keni për garën që ju pret në 2013-ën? Do dilni të vetëm në zgjedhje, apo do vazhdoni të jeni me PS-në apo ndoshta një koalicion me PD-në, pas ofertave të herëpashershme që ju ka bërë?

    Aktualisht sot, e shohim veten shumë më afër me PD-në, se me PS-në, jo vetëm nga përkatësia e spektrit politik. Gabimet e PS-së me aleatët dhe kryesisht me PDK-në, janë të patolerueshme nga ne. Nuk mund të vazhdojmë të tërhiqemi zvarrë nga mentaliteti që ekziston në PS, se aleatët janë një barrë e panevojshme. PDK-ja ka sot rreth 50 mijë vota, me këshilltarë komunash, bashkish e qarqesh në të gjithë vendin. Ne shpresojmë dhe besojmë, se jo vetëm që nuk do të jemi barrë e një koalicioni, por vlerë politike dhe garanci për fitore.

    (e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

  5. #225

    Po këta ç'kanë more vëlla?!

    SHBA: Shqipëria vend trafikimi, gra e fëmijë shfrytëzohen për seks


    WASHINGTON-Shqipëria është kryesisht një vend burimi ku burra, gra dhe fëmijë i nënshtrohen trafikimit për seks dhe punë të detyruar, duke përfshirë detyrimin e fëmijëve për të lypur.

    Kjo nënvizohet me vija të trasha në Raportin mbi Trafikimin e Personave për vitin 2012 të Departamentit Amerikan të Shtetit. Dokumenti u prezantua me një ceremoni në Departamentin e Shtetit, nga Sekretarja Hillary Rodham Clinton.

    Raporti bën vlerësimin e përpjekjeve të qeverive kudo në botë për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore, citon VOA.

    Shqipëria vazhdon të jetë vend i klasifikuar në shkallën e dytë përsa i përket trafikimit të qënieve njerëzore. Në klasifikimin e Departamanetit të Shtetit janë gjithsej katër shkallë, ku shkalla e parë përfshin vendet që i përmbahen plotësisht standardeve minimale për eliminimin e trafikut.

    Viktimat shqiptare, thuhet në raport, janë objekt i kushteve të punës së detyruar dhe trafikimit për seks në Greqi, Itali, Maqedoni, Kosovë, Serbi dhe kudo në Evropën Perëndimore.

    Autoritetet kanë raportuar se gjatë vitit në Shqipëri kanë gjetur viktima trafikimi nga Greqia dhe Ukraina. Fëmijët janë shfrytëzuar për seks komercial, lypje të detyruar dhe kriminalitet të detyruar, si vjedhje dhe shpërndarje droge. Edhe vajzat i janë nënshtruar prostitucionit ose punës së detyruar pas martesave me detyrim.

    Ka prova, thuhet në raport, se burra shqiptarë i janë nënshtruar punës së detyruar në bujqësi në Greqi dhe në vende të tjera fqinje.

    “Qeveria e Shqipërisë nuk u është përmbajtur plotësisht standardeve minimale për eliminimin e trafikut. Megjithatë ajo po bën përpjekje të rëndësishme për këtë qëllim. Gjatë vitit, qeveria shtoi aftësitë për të identifikuar viktimat e trafikimit si dhe përdori programin për mbrojtjen e dëshmitarëve për të mbrojtur një viktimë trafikimi”, thotë raporti,

    Raporti rekomandon që Shqipëria të verë në zbatim procedura të reja standarde për identifikimin e viktimave si dhe të shtojë fondet për organizatat joqeveritare që merren me ndihmën për viktimat.

    Ai rekomandon gjithashtu që të merren masa për vazhdimin e programit për mbrojtjen e dëshmitarëve si dhe të hetojë në mënyrë aktive rreth zyrtarëve që mund të kenë gisht në trafikimin e qënieve njerëzore.

    Në pjesën kushtuar Kosovës, raporti shprehet se vendi është burim, destinacion, dhe ndoshta vend tranzit për gratë dhe fëmijët që janë viktima të trafikimit për seks, dhe për fëmijët që i nënshtrohen lypjes së detyruar. Raporti thotë se qeveria e Kosovës po bën përpjekje domethënëse për të përmbushur plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit, por në të veçohet gjithashtu fakti se pavarësisht njoftimeve mbi raste bashkëpunimi në trafikim nga ana e punonjësve qeveritarë, asnjë zyrtar nuk është dënuar për këtë vepër penale.

    (d.b/BalkanWeb)
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  6. #226
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    ne te gjitha vendet perendimore grate shfrytezohen per seks

  7. #227
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Nishani President, me valle tropoje e verë 'Skënderbeu'

    Nga: VALENTINA MADANI


    TIRANË- Mazhoranca e ktheu në "dasmë" zgjedhjen e presidentit Bujar Nishani, për tri orë tek "Sofra e Ariut". Gjithçka nisi në orën 20:40 si një formalitet, por me kalimin e orëve, u dëgjuan tingujt e muzikës, zërat e TOB dhe më pas, diku rreh orës 22:30, edhe kërcimi i valleve të krahinave të ndryshme të Shqipërisë dhe këngët e kënduara nga deputeti i LSIsë, Vangjel Tavo. Valle çame, të cilat u shoqëruan nga kërcimi i pandërprerë i deputetit të PDIU-së, Dashamir Tahiri, apo edhe vallja tropojane, ritmet e së cilës gumëzhinë restorantin "Sofra e Ariut". Në sfond muzika, ndërsa mes tavolinave 6-vendëshe, u ngritën për të kërcyer deputetët. Afro 30 prej tyre e "tundën" zgjedhjen e Bujar Nishanit në krye të shtetit, mes të cilave, deputetet femra Lajla Pernaska, Mesila Doda, Paulina Hoti, po jo kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e cila kishte zënë vend në tavolinën qendrore me Kryeministrin Berisha, Nishanin, Metën, Patozin dhe Haxhinaston. Të gjitha urimet drejtoheshin pikërisht tek protagonisti kryesor i mbrëmjes së gjatë të së martës, Bujar Nishani. Por të vetmit që nuk u ngritën për të kërcyer ishin drejtuesit e PDsë, ministrat dhe aleati Ilir Meta, i cili ishte pozicionuar përballë kryeministrit Berisha në tavolinën e përbashkët. Pjesëtarët e saj, përveç muhabetit të shtuar me njëritjetrin, shijuan edhe muzikën live të familjes artistike Qerimi, ndërkohë që shishet e verës zëvendësoheshin fill pas zbrazjes.

    Një menu e pasur, e shoqëruar me verën shqiptare "Skënderbeu". Më së shumti, deputetët kanë shijuar darkën, duke ndjekur vetëm pak minuta formalitet, fjalën përshëndetëse të kryeministrit Sali Berisha, - i cili ngriti një dolli për koalicionin, dhe më pas fjalën e presidentit të zgjedhur Bujar Nishani. Kryeministri falënderoi të gjithë deputetët që votuan kandidatin e shumicës, për kontributin e dhënë gjatë këtij procesi. "Mirënjohje për të gjithë punën tuaj gjatë zgjedhjes së Presidentit, të gjithëve juve pa përjashtim. Ishte një bashkëpunim i suksesshëm, që e bëri vendin me Presidentin e ri", mësohet të jetë shprehur z.Berisha. Më pas, fjalën e ka marrë Presidenti i ri i vendit, Bujar Nishani. "Unë ju jam mirënjohës të gjithëve juve që më besuat në postin më të lartë të vendit. Shpresoj që edhe në të ardhmen të kemi bashkëpunim të ngushtë së bashku. Ju do të jeni miqtë e mi edhe kur të jem gjatë presidencës", - është shprehur Nishani. Më pas, kamerierët nisën të mbushin me radhë tavolinat, ndërkohë që me kalimin e kohës, deputetët shkëmbyen biseda brenda tavolinave, ku ishte ulur mes të tjerëve, edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, bashkë me z.Bode dhe z.Olldashi. Në tavolinë u shërbyen disa pjata. Fillimisht, për deputetët dhe ministrat është shërbyer antipasta e "Sofrës së Ariut" dhe më pas, sipas preferencave, të ftuarit kanë zgjedhur mes rizotos dhe makaronave. Në tryezë ka dominuar mishi në vend të peshkut, i shoqëruar me verë të kuqe franceze. Rreth orës 22:30 është shërbyer edhe ëmbëlsira e darkës. Gjatë rreth tri orëve qëndrimi në restorant, krerët e mazhorancës, por edhe deputetët që votuan për Bujar Nishanin, kanë qenë nën ritmet e muzikës së lehtë në sfond. Në darkën e së martës mungonin vetëm dy aleatët e Berishës, kryerepublikani Fatmir Mediu dhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Berisha anuloi vizitën e tij në Meksikë, para dy ditëve, ku do të merrte pjesë në një forum ekonomik, ndërkohë që në vend të tij nisi ministrin e Mjedisit, Fatmir Mediu. Për këtë arsye, Mediu mungonte në darkën e Nishanit, ndërkohë që kreu i PDIU-së, Idrizi, ndodhet në Vjenë për arsye familjare.

    (e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

  8. #228
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    vere skenderbeu!?

    kabernet, kallmet vere e kuqe permeti i pite plaku im.

  9. #229
    i/e regjistruar Maska e mali2
    Anëtarësuar
    12-02-2008
    Postime
    90
    Vetem Per Projektin21_dk



    Ndryshuar për herë të fundit nga mali2 : 21-06-2012 më 04:07
    Më kujto...kur heshtja është heshtje...dhe ulerima dashuri!

Faqja 23 prej 23 FillimFillim ... 13212223

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •