Zgjohet Renzo Bossi: “Diploma? Unė s’di gjė!”
Giovedģ 10 Maggio 2012 18:53
Stampa
Share77
Reagon Renzo Bossi: “Nuk kam dijeni tė kem marrė diplomė universitare mė 2010”. Tė vetmit qė besojnė se Trofta ka studiuar e ka marrė diplomėn e shkollės sė lartė mbeten ata tė universitetit Kristal
Romė, 10 maj 2012 – Del nga ‘koma’ njėjavore Renzo Bossi e kujtohet se nuk di shqip e nuk ka marrė ndonjėherė diplomė nė Shqipėri.
“Nuk flas shqip, nuk kam qenė asnjėherė nė Shqipėri e nuk kam thėnė ndonjėherė se kam diplomė universitare. Nuk kam qenė asnjėherė nė dijeni tė diplomės pėr tė cilėn flitet”. Kėshtu ka deklaruar sot, plot njė javė nga pėrhapja e lajmit tė diplomimit tė tij nė Tiranė pranė universitetit Kristal nė vitin 2010.
“Kjo qė po them – ka vazhduar Trofta – vėrtetohet nga fakti qė jemi nė vitin 2012 dhe vetėm sot po e marr vesh: u kujtoj tė gjithėve qė nuk kam thėnė asnjėherė se kam mbaruar shkollėn e lartė”.
Mbi diplomėn shqiptare, tashmė nė duart e prokurorisė, Trofta, i biri i Umberto Bossit, vė nė dukje se ka njė gabim: “Me njė analizė kritike, kushdo mund tė konstatojė se data ime e lindjes ėshtė e gabuar, dhe kjo ėshtė e dhėnė me rėndėsi”.Reagimi i Troftės nuk ēudit askėnd. Sa pėr tė pėrmėndur njė rast tė ngjashėm, ish ministri pėr Zhvillimin Ekonomik, Scajola - nė mos me mė shumė mend se Bossi Jr., tė paktėn me mė shumė vjet mbi shpatulla, - kur u pyet pėr shtėpinė e tij pėrballė Koloseut, fillimisht tha se e kish blerė lirė (njė ēmim qė as nė periferinė tė Romės nuk merrje shtėpi aq tė madhe) mė pas u shpreh se nuk e dinte kush ia kishte paguar pjesėn tjetėr tė ēmimit, e bėhej fjalė pėr mbi njė milion euro.
Ajo qė tė ēudit me Troftėn ėshtė pse priti njė javė para se tė reagonte? “Nuk kam folur sepse besoj nė organet e drejtėsisė e vetėm gjykatės i jap llogari. Por u gjenda i detyruar tė bėj deklarata publike kundėr dėshirės, pėr tė ndalur mediat nė kėtė fushatė masakruese ndaj meje, dhe ato gazeta qė shpesh gjatė kėtyre viteve kanė zėvendėsuar gjykatėsit”.
Pse “t’i kenė bėrė kėtė tė zezė” Renzo Bossit? E ka pėrgjigjen gati, duke akuzuar nė njėfarė mėnyre njerėz brenda Legės: “Kam parė e dėgjuar shumė persona qė mė akuzojnė padrejtėsisht veetėm pėr tė mė pėrdorur si armė ndaj tim eti, pėr ta frikėsuar pėr ta bindur tė mos hedhė mė kandidaturė pėr postin e sekretarit federal”. E mbyll deklaratėn duke kėrkuar tė lihet i qetė: “sepse e kam treguar qė jam i drejtė duke dhėnė dorėheqjen nga tė gjitha postet politike dhe duke e lėnė tė lirė Legėn tė ēojė pėrpara projektin e saj politik”.
Kaq deklaron Bossi Jr. duke shkaktuar kėshtu probleme e pikėpyetje tė reja nė Shqipėri. Kush ka ēuar disa herė persona nė Ambasadėn italiane nė Tiranė pėr tė kėrkuar deklaratėn e vlefshmėrisė sė diplomės (qė Bossi thotė se as qė dinte se ekzistonte)? Madje, siē deklarojnė funksionarėt e pėrfaqėsisė diplomatike nė letrėn informuese dėrguar prokurorėve tė Milanos qė hetojnė mbi ēėshtjen, dy herė ėshtė paraqitur njė avokate me prokurė, certifikatė e fotokopje tė pasaportės sė Troftės, siē deklarojnė funksionarėt e pėrfaqėsisė diplomatike nė letrėn dėrguar organeve qė hetojnė mbi ēėshtjen.
Dhe sė fundi, a do t’u mbushet mendja pėrfaqėsuesve tė universitetit Kristal qė Bossi nuk ka qenė asnjėherė i regjistruar tek ata e aq mė pak i diplomuar. Praktikisht janė tė vetmit qė besojnė se e kanė pasur student.
Shqiptari i Italise
http://www.shqiptariiitalise.com/com...si_trota_1.jpg
sa i bukur eshte :P
Krijoni Kontakt