Close
Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 69
  1. #51
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    Per ket arsyje grat nuk duhet te kene akses ke armet dhe leket.
    Ha...ha...ha...ha...! Sa kom qesh !

    Po si armet dhe leket jane pushtet o Derjanso ! Ene ajo tjetra ........ pushtet osht ! Ku rrojne dot grate pa pushtet ! Ha.ha...ha... ! Tamom , po i le pa pushtet marrin kallacin ato dhe pastaj si burri dhe dashnori , hapin krahun .....! Haha...ha...ha...

  2. #52
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    Per ket arsyje grat nuk duhet te kene akses ke armet dhe leket.
    armet edhe leket nuk ndryshojn njeriun por i ndihmojn te tregojne their true colors, edhe provat jane dhene qe me shume kane ndikuar tek gjinia mashkull. Kjo nuk perfaqson gjithe femrat e botes.

    p.s: kur do e vendosesh ne mendje qe grate jane me te mire se burrat :P
    I LOVE GOD

    j&g

  3. #53
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Ah çka ma ka djeg ky lajm ma mire ish pas kan hiç mos me pas marr vesh. Mla pa shku i far veni dje

  4. #54
    Hajde merre vesh kete histori. Po femija 4 vjecar ku ishte gjate gjithe kesaj kohe?
    Pupupu, ç'a s'po degjojme

    La vita non si spiega, si VIVE!

  5. #55
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Citim Postuar më parë nga kleadoni Lexo Postimin
    Hajde merre vesh kete histori. Po femija 4 vjecar ku ishte gjate gjithe kesaj kohe?
    Pupupu, ç'a s'po degjojme

    Mos e ka zene me komshiun e femiu ka shku te luaj me komshiun

  6. #56
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Citim Postuar më parë nga kleadoni Lexo Postimin
    Hajde merre vesh kete histori. Po femija 4 vjecar ku ishte gjate gjithe kesaj kohe?
    Pupupu, ç'a s'po degjojme
    Femija duhet te kete qene tek gjyshrit me bujt , perderisa kjo nuk e paska njohur personin tjeter :-p

    Njerzve ju jane erresuar syte pam pam nuk njohin zgjidhje tjeter lol
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e Vdekja
    Anëtarësuar
    20-06-2007
    Postime
    268
    Kështu te gjënë kur nuk ban tel. ,se pari ,qe po kthehesh në shtëpi .
    Nuk jam unë që ju thërras ,por jeni ju që vini tek unë!

  8. #58
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga Vdekja Lexo Postimin
    Kështu te gjënë kur nuk ban tel. ,se pari ,qe po kthehesh në shtëpi .
    Hahaha ke të drejtë, po të kishte telefonuar asgjë nuk do kishte ndodhur.

    Ça i kushtonte atij ti thoshte që po vi për të kontrolluar zemër, i thuaj atij maskarait që mos ta gjej aty kur të vi.

    Kaq, po vetëm kaq pak të kishte bërë dhe sot do ishte gjallë dhe mund të bënte kontrolle të kësaj natyre sa të donte dhe kur të donte.

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e Vdekja
    Anëtarësuar
    20-06-2007
    Postime
    268
    Citim Postuar më parë nga Station Lexo Postimin
    Hahaha ke të drejtë, po të kishte telefonuar asgjë nuk do kishte ndodhur.

    Ça i kushtonte atij ti thoshte që po vi për të kontrolluar zemër, i thuaj atij maskarait që mos ta gjej aty kur të vi.

    Kaq, po vetëm kaq pak të kishte bërë dhe sot do ishte gjallë dhe mund të bënte kontrolle të kësaj natyre sa të donte dhe kur të donte.

    E gjitha kjo vetem per dy lekë!!

    Por ,prapë më mire pèer mua ,qe thojne :e muar plumbi e jo vdekja .lol
    Nuk jam unë që ju thërras ,por jeni ju që vini tek unë!

  10. #60
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Sipas gazetes Panorama.
    Krimi, pasi bashkëshorti e gjeti me të dashurin 27-vjeçar në apartamentin e tyre në Tropojë. Arrestohet 31-vjeçarja.

    Dyshime se burri i kapi në flagrancë. Autorja: U zunë te dera e shtëpisë.

    Krimi në mesnatë në apartamentin e çiftit. Arrestohet 31-vjeçarja.

    Një ngjarje e pazakontë, e nisur si një romancë, por e përfunduar në një tragjedi, ka tronditur Tropojën, por dhe më gjerë opinionin publik. Gruaja 31-vjeçare ka vrarë me kallashnikov burrin dhe të dashurin e saj dhe më pas ka pranuar krimin e ndodhur brenda në shtëpi. Eduart Dollapi, 34 vjeç dhe Kaçanik Gjyriqi, 27 vjeç, janë ekzekutuar njëri pas tjetrit me armë zjarri nga Manjola Dollapi, e cila tashmë është arrestuar nga policia.
    Ngjarja
    Burime të Policisë thanë dje për gazetën “Panorama” se rreth mesnatës të së mërkurës janë dëgjuar të shtëna me breshëri kallashnikovi. Të alarmuar, forcat e rendit të Komisariatit të Tropojës janë nisur drejt zonës nga erdhën krismat e armës së zjarrit. Për rreth 2 orësh, ata kanë ushtruar kontrolle, derisa kanë arritur të specifikojnë krimin, në katin e parë të një pallati në lagjen “Partizani” të Bajram Currit. Pikërisht në banesën e Eduart Dollapit, forcat e Policisë kanë gjetur dy viktimat, njëri prej të cilit i zoti i shtëpisë dhe një person tjetër të gjakosur nga fytyra. Në dhomë ishte e zonja e shtëpisë, Manjola Dollapi, me një automatik të hedhur te këmbët e saj dhe një fëmijë 6 vjeç, në gjendje të traumatizuar për pamjen që kishte para syve. Dy viktimat ndodheshin pranë banjës së apartamentit të çiftit Dollapi. Policia e ka pasur të vështirë të identifikojë personin e dytë, pasi 31-vjeçarja deklaronte se nuk e njihte. Pasi kanë kontrolluar dhe nëpërmjet dokumenteve që iu gjetën me vete, u mësua se viktima ishte po banor i qytetit, Kaçanik Gjyriqi, 27 vjeç, beqar. Ekspertiza e Policisë ka vërtetuar se vdekja të dy personave u ka ardhur nga plumbat e së njëjtës armë, kallashnikov, që është gjetur në banesë dhe që ishte armë pa leje e Dollapit. Ndonëse nuk jepen detaje, dyshohet se 31-vjeçarja të ketë pasur një lidhje jashtëmartesore me Gjyriqin dhe bashkëshorti i saj e ka zënë në flagrancë.
    Hetimet
    Një grup hetimor nga Policia dhe Prokuroria lokale e Tropojës kanë mbushur një dosje voluminoze për këtë krim që tashmë ka një autor. Sipas deponimeve të Manjolës, burri i saj punonte në hidrocentralin e Fierzës, por ishte kthyer në mesnatë në shtëpi. Ky moment ka lënë dyshimet se burri ka ditur diçka për një lidhje jashtëmartesore dhe është kthyer papritur. Gruaja thotë se ka dëgjuar zhurmë te dera dhe i shoqi me të riun janë përleshur mes tyre. Situata ka degraduar në konflikt fizik mes dy burrave. Sipas të dhënave, Dollapi ka qenë më i fortë fizikisht dhe dy burrat janë mbërthyer me njëri-tjetrin duke u përleshur. Në këtë moment gruaja që ka parë me ankth këtë skenë, ka marrë kallashnikovin dhe ka qëlluar në drejtim të tyre, duke i vrarë në vend. Distanca ka qenë shumë e afërt dhe nga fuqia e breshërisë, plumbat kanë depërtuar në trupat e dy viktimave. Ekspertiza ka vërtetuar se Dollapi është qëlluar me 8 plumba, në pjesën e parme dhe të pasme të trupit, ndërsa 27-vjecari është qëlluar me 5 plumba. Ende nuk bëhet e ditur se kë do vriste Manjola, por një gjë është e sigurt, se ajo më pas ka qenë në një gjendje depresive. Plagët e marra nuk kanë lënë asnjë mundësi për t’u dhënë ndihmën e parë viktimave. Enigmë mbetet nëse Dollapi kishte informacion për atë çfarë po ndodhte në familjen e tij dhe është kthyer qëllimisht, apo kthimi i tij ka qenë i rastësishëm. Policia hedh dyshimet se gruaja, në situatën e një zënie në flagrancë nga ana e burrit, në kushtet e tronditjes, ka marrë armën dhe ka nisur të qëllojë me breshëri. Vetëm kur ka parë se çfarë kishte ngjarë, është bllokuar në mes të dhomës, derisa e kanë gjetur punonjësit e Policisë.

    Hetuesit, në pritje të provave
    Deklarimet kontradiktore të gruas 31-vjeçare me rrethanat e të dhënat në vendin e krimit kanë bërë që grupi hetimor të jetë në fazën e dyshimit në lidhje me motivin e ngjarjes. Në cilësinë e provës materiale janë bllokuar dy armë, një kallashnikov e një thikë, si dhe telefonat celularë të gruas dhe viktimave. Pritet që vetëm zbardhja e thirrjeve telefonike të hedhë dritë mbi këtë ngjarje të pashembullt.

    Mohon lidhjen ilegale. Qëllova atë për ta vrarë
    Rrëfimi i gruas: Nuk e kisha parë ndonjëherë 27-vjeçarin
    TROPOJE – Lidhja intime mes Manjola Dollapit dhe Kaçanik Gjyriqit është vetëm një pistë mbi të cilën Policia dhe Prokuroria e Tropojës po punojnë për të zbardhur krimin e dyfishtë mesnatën e së mërkurës. Kjo, pasi vetë 31-vjeçarja e ka mohuar të ketë pasur marrëdhënie me 27-vjeçarin, ndërkohë që dhe të afërmit e tyre nuk dinë që mes dy banorëve të Bajram Currit të kishte një lidhje. Dy burrat, që ishin dëshmitarë të një situate të tillë, e morën me vete atë çka dinin, ndërsa e mbijetuara, e njëkohësisht protagonistja e vrasjes dyfishe, jep një tjetër variant. Burime të Policisë së Tropojës thonë se Manjola Dollapi ndodhej në një gjendje traumatike pas krimit. “Nuk e njoh personin me të cilin u konfliktua im shoq. S’e kam parë kurrë më parë. Burri ishte nisur për në punë, kur u kthye në mesnatë. Ra dera dhe unë dola për ta hapur, por papritur dëgjova zhurmë dhe pashë që ai po rrihej me një tjetër. Duke u përleshur mes tyre arritën deri te dera e banjës. Personi tjetër kishte një thikë në dorë. Me rrëmbim kapa kallashnikovin për ta qëlluar, por plumbat ranë mbi të dy”. Ky ka qenë rrëfimi i gruas gjatë ditës së djeshme, pas arrestimit në kushtet e flagrancës dhe izolimit të saj në Komisariatin e Policisë së Tropojës. Hetimet do të vazhdojnë në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit, në pritje të përgjigjeve që do të sjellin kompanitë celulare. Vetëm atëherë do të provohet nëse mes 31-vjeçares dhe 27-vjeçarit ka pasur lidhje apo qëllimi i ardhjes në shtëpinë e Eduart Dollapit në mbrëmje nga ana e Kaçanik Gjyriqit të ketë qenë tjetër. Deri tani, ngjarja cilësohet ende në hetim nga grupi i punës që po merret me të. Sipas Policisë, Gjyriqi ishte beqar, ndërsa çifti Dollapi kishte një fëmijë 6 vjeç, i cili ka qenë në gjumë në momentet kur ka ndodhur sherri, por që është zgjuar në shok nga breshëria e kallashnikovit dhe trupat e gjakosur në shtëpinë e tij.

    Viktimat
    Në qytetin e Bajram Currit, Edurat Dollapin dhe Kaçanik Gjyriqin të gjithë i njihnin për njerëz të mirë dhe pa ndonjë problem a konflikt me njeri. Dollapi, sapo kishte filluar punë si roje në HC-në Fierzë, madje të afërm të tij thonë se ka qenë ndoshta dita e parë e punës apo e dyta. Më parë ai kishte punuar privatisht, por dhe te pronat në fshatin Koçanaj, nga kishte origjinën. Familja Dollapi banonte në katin e parë të një pallati dykatësh në lagjen “Partizani”. Çifti më parë nuk kishte shfaqur shenja krize dhe kishin një djalë 6 vjeç, që në momentin e ngjarjes ka qenë në gjumë.

    Përplasja
    E tensionuar ka qenë situata para morgut të spitalit të Bajram Currit, ku ndodheshin trupat e dy viktimave të ngjarjes tragjike. Familjarët e dy palëve, të tronditur jo vetëm nga ajo që u kishte ndodhur, por dhe nga padijenia se kush dhe pse ishin vrarë njerëzit e tyre, për pak sa nuk janë përplasur mes tyre. Forcat e policisë së Komisariatit të Tropojës kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën. Disa orë më vonë trupat janë tërhequr për t’u kryer ceremonia mortore. Mësohet se Kaçanik Gjyriqi, banor i lagjes ngjitur me pyllin sipër qytetit, është varrosur në orën 13:00, ndërkohë që Dollapi në orën 14:00 në fshatin e lindjes Koçanaj, ku ka dhe prindërit.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •