Fatmir Limaj shpallet i pafajshėm
Deputeti i Parlamentit tė Kosovės, Fatmir Limaj, u shpall sot i pafajshėm pėr tė gjitha akuzat pėr krime lufte. Trupi gjykues i drejtuar nga Misioni i Bashkimit Evropian pėr sundimin ligjit, e shpalli atė tė pafajshėm bashkė me tre ish bashkėluftėtarė tė tij, Nexhmi Krasniqi, Naser Shala dhe Naser Krasniqi.
Pak pas lirimit, zoti Limaj shprehu besimin se, siē tha, pėrfundimisht pėr tė gjithė ata tė cilėt kanė pasur, fatkeqėsisht dilema deri mė tani, edhe pas 12 vjetėve, se dita e sotme dhe ky vendim tregon edhe njė herė qartė qė lufta jonė ēlirimtare ka qenė e drejtė dhe e pastėr.
Nė verėn e vitit tė kaluar, zoti Limaj dhe nėntė pjesėtarė tė ish Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, u akuzuan pėr krime lufte kundėr popullatės civile dhe krime lufte kundėr tė burgosurve tė luftės, qė, siē thuhet, supozohet tė jenė kryer nga fillimi i vitit 1999 deri nė mesin e qershorit tė atij viti, nė njė qendėr tė improvizuar paraburgimi nga Ushtria Ēlirimtare e Kosovės, e cila ndodhej nė fshatin Kleēkė nė Kosovėn qendrore.
Mė 30 mars tė kėtij viti, gjashtė nga tė akuzuarit u shpallėn tė pafajshėm, ndėrsa gjykata vendosi qė procesi gjyqėsor pėr krime lufte kundėr deputetit Fatmir Limaj dhe tre bashkėluftėtarėve tė tij tė vazhdojė, meqė siē ishte thėnė, pėr shkak tė pėrgjegjėsive komanduese gjatė luftės, duhet tė shqyrtohen disa dyshime qė kanė tė bėjnė me veprimet e tyre.
Prokurori i ēėshtjes, kishte refuzuar ndėrkohė kėrkesėn e trupit gjykues pėr ndryshimin ne aktakuzės dhe sot procesi u shpall i mbyllur me pafajėsinė e tė akuzuarve.
Akuza, e cila u hodh poshtė nga trupi gjykues, mbėshtetej kryesisht mbi dėshmitė e njė ish pjesėtari tė Ushtrisė Ēlirimtare, Agim Zogaj, i cili qe bėrė i njohur si dėshmitari X, deri nė muajin shtator tė vitit tė kaluar, kur kreu vetėvrasje nė Gjermani. Ai ishte dėrguar atje nga autoritetet e EULEX-it, nė cilėsinė e dėshmitarit tė mbrojtur. Ai pėr njė kohė kishte mbajtur ditar ku kishte shėnuar ngjarjet e pėrfshira nė akuzė. Mė 21 mars tė kėtij viti, pohimet e dėshmitarit u shpallėn tė papranueshme nga gjykata.
Kjo ėshtė hera e dytė qė Fatmir Limaj shpallet i pafajshėm nėn akuzat pėr krime lufte. Mė 30 nėntor tė vitit 2005 Gjykata Ndėrkombėtare pėr Krime lufte nė Hagė shpalli tė pafajshėm Fatmir Limajn i njohur me emrin e luftės si komandant Ēeliku, i cili nė shkurt tė vitit 2003 qe akuzuar pėr pėrfshirje nė krime kundėr civilėve shqiptarė dhe serbė gjatė luftės sė vitit 1998.
Besim Abazi, Zėri i Amerikės, Prishtinė
Krijoni Kontakt