Vatikani sė fundi e gjeti veten nė qendėr tė njė skandali tė ri, kur njė burim nga Shteti i Papės vėrtetoi pėr agjencinė e lajmeve ANSA se Vatikani 22 vjet mė parė ra dakord pėr tė varrosur mafiozin famėkeq Enrico de Pedis, nė Bazilikėn e Shėn Apolinarit - pranė papėve dhe kardinalėve - nė kėmbim tė kompensimit prej njė miliardė liretave, ose 660 mijė dollarėve.
Si duket, prifti kryesor i Romės, Kardinali Ugo Poletti, nė fillim hezitoi, por kur u pėrballė me shumat e mėdha qė nė fronin e tij i kishte vendosur e veja e de Pdisit, nė fund e dha bekimin! Vatikani nuk i ka komentuar zyrtarisht akuzat, por nė ndėrkohė ka vendosur qė t’i lėvizė eshtrat e udhėheqėsit tė vdekur tė bandės famėkeqe tė Romės – Magliana.
Presioni publik nisi tė grumbullohet nė fillim tė kėtij muaji, kur prokurori Giancarlo Capaldi tha se zyrtarėt e lartė tė Vatikanit dinin mė se qė kanė dashtė tė pranojnė pėr lidhjet e bandės Magliana me Selinė e Shenjtė, pėrfshirė edhe rrėmbimin dhe vrasjen e 15 vjeēares Emanuela Orlandi.
Emanuela ishte vajza e njė zyrtari tė Vatikanit, e cili u zhduk mė 1983, ndėrsa krimi lidhej pikėrisht me bandėn Magliana.
"Ka njerėz nė Vatikan, qė janė ende gjallė e qė e dinė tė vėrtetėn", tha Capaldi.
Shumė mendojnė se babai e Emanuelas kishte prova qė e lidhin Bankėn e Vatikanit me krimin e organizuar, prandaj ajo ėshtė rrėmbyer pėr ta heshtur atė. Kjo teori gjithashtu sugjeron se ishte pikėrisht de Pedis, i cili u vra mė 1990, ai qė organizoi rrėmbimin e saj, shkruan The Independent.
Nė dy dekadat e fundit spekulohet se mbetjet e saj janė varrosur nė Bazilikė, pranė trupit tė de Pedisit. Vėllai i saj Pietro ėshtė njė nga ata qė kėrkon qė ky varr tė hapet. Vatikani, i cili kohėt e fundit pėrballet me akuzat pėr lidhjet me mafinė, i mohon akuzat dhe paralajmėron se hetuesit munden t’i rihapin varret - pėr tė hequr kėshtu tė gjitha dyshimet.
"Mendoj se asgjė nuk ėshtė fshehur dhe se nuk do tė zbulohet asnjė sekret i Vatikanit”, ka thėnė zėdhėnėsi i Selisė sė Shenjtė, Federico Lombardini.
Trupi i de Pedisit ndoshta do tė zhvendoset nė lokacion mė pak "tė njohur”, por edhe nėse nė varr nuk gjendet trupi i vajzės, do tė vazhdojė misteri qė e lidh zhdukjen e saj me Vatikanin.
Teoritė janė tė shumta. Njė nga mė interesantet ėshtė ai qė thotė se anėtarėt e Maglianos e kanė rrėmbyer vajzėn me urdhėr tė ekstremistėve turq, pėr ta pėrdorur atė si “investim” pėr lirimin e Mehmet Ali Agces, i cili mė 1981 kishte tentuar ta vriste Papa Gjon Palin e Dytė.
Teoritė e tjera nė kėtė rast e fusin Paul Marcinkusin, ish kreun e poshtėruar tė Bankės sė Vatikanit, i cili mė 1982 ishte i kyēur nė bankrotimin e bankės mė tė madhe italiane, Banco Ambrosiano. Menjėherė pas kėsaj, presidenti i bankės, Roberto Calvi, i njohur si "bankieri i Zotit", u gjet i varur nė njė urė nė Londėr. Ndėrsa, kurrė nuk ėshtė bėrė e qartė nėse ajo ishte vrasje apo vetėvrasje.
Ky ndoshta ėshtė edhe njė mister i Vatikanit qė do tė mbetet pa u zbuluar! /Telegrafi/
Krijoni Kontakt