Atehere kur gojet e liga shkaktojne viktima , nga ato me ceremoni varrimi . Nje vajze e pafajshme me teper , viktime e injorances dhe mentalitetit tribalo-afgan .
Çështja e nderit raportohet të ketë shtyrë 40 vjeçarin Mirazh Miza për të vrarë motrën e tij, ngjarje që ndodhi në Mat ditën e djeshme. Burimet nga policia thonë se autori i prangosur i ka rrëfyer uniformave blu se ka vendosur që qëllojë me armë drejt së motrës pas një debati të ashpër nën efektin e alkolit. Shkaku mësohet të kenë qenë fjalët e liga të banorëve të zonës për motrën e tij.
Gjithçka ndodhi ditën e djeshme kur Shqipe Miza ishte duke u marrë me punë shtëpie kur është konfrontuar me njërin nga vëllezërit. Mirashi i ka kërkuar llogari të motrës për sjelljen e saj, duke i thënë se njerëzit flisnin keq për të. 27-vjeçarja ka reaguar ndaj akuzave të vëllait. Kaq është dashur që ky i fundit të arrijë deri në marrëzi. 40-vjeçari ka marrë çiften që e mbanin në banesë dhe ka qëlluar dy herë në drejtim të motrës së tij duke e lënë atë të vdekur në vend.
http://www.lajmifundit.com/lajme/201...noret-e-zones/
E hapa si teme me vete kete ngjarje sepse kur shoh se sa influencues eshte akoma nder shqiptaret shpifja dhe intriga e opinionit , aq me keq ne zona te thella , me duket sikur kurre nuk do qyteterohemi dot me kete ligesi dhe injorance mesjetare .
Krijoni Kontakt