-
Shqiperia mund Katarin, gol Bakaj e Bogdani
Shqiperia ka fituar sot ne Madrid te Spanjes me rezultatin 2-1 kunder Katarit, ne nje ndeshje miqesore qe ishte e para mes ketyre dy shteteve. Ndeshja ka nisur nė orėn 19:00 stadiumin e Rajo Valekanos, por per fat te keq nuk eshte transmetuar nga asnje televizion.
Ka pasur shume pare tifoze ne stadium me 15 mije vende, por kane qene te pranishem disa agjente qe synonin te zbulonin ndonje talent.
De Biazi ka hedhur nga fillimi njė formacion sulmues 4-4-2. Orges Shehi, portieri kampion i Skėnderbeut eshte nė kuadratin kuqezi, ndėrsa para tij rreshtohet mbrojtja nė vijė tė drejtė. Cana dhe Mavraj jane ne qender ndėrsa nga krahėt pozicionohen Dallku nė tė djathtė dhe Veliu nė tė majtė.
Mesfusha i ishte besuar Sabien Lilajt dhe Ervin Bulkut, nė qendėr, me mision qė tė organizonin fazėn ndėrtuese tė lojės sonė, por edhe tė shkatėrronin kundėrshtarin teksa startonte fazėn ofensive. Ne krahe jane dy lojtare ofensive, Elis Bakaj dhe Emiljano Vila.
Keta te dy se bashku me dy sulmuesit e deklaruar, Erjon Bogdani dhe Edgar Cani, krijojne nje grup sulmues te rrezikshem.
Pjesa e parė ėshtė karakterizuar nga njė luftė e fortė sportive, me dyluftime tė shumta nė mesfushė, ndėrkohė qė mė kėrkues janė shfaqur kuqezinjtė tanė. 15 minutat e para kane qėnė pa shumė histori. Mė pas ka nisur njė seri rastesh te humbura pėr skuadrėn tonė. Nė 15 minuta Edgar Ēani e pas tij Bakaj e Bogdani kanė humbur raste qė duhet tė ishin kthyer nė gol.
Ne minuten e 28-tė, Dallku ka depėrtuar nė zonė, por eshte penguar dukshem, e megjithate per habi te te gjitheve gjyqtari nuk ka akorduar penallti.
Shqipėria, nė 45 minutat e para ka krijuar edhe dy raste tė volitshme pėr shėnim, me anė tė Bogdanit dhe Bakajt, por dy lojtarėt nė fjalė nuk kanė mundur tė konkuldojnė si duhet nė portėn kundėrshtare.
Loja vazhdon dhe vetėm nė minutėn e 35-tė Katari merr goditjen e parė nga kėndi, ndėrkohė kuqezinjtė deri nė kėto momente kishin ekzekutuar 2 goditje kėndi dhe kishin realizuar 5 goditje nė portėn kundėrshtare, kundrejt njė tė Katarit. Statistika tė denja pėr njė lojė, e cila tė paktėn nė pjesėn e parė ka folur pėr kombėtaren tonė.
Pjesa e dytė ka nisur mjaft mirė pėr tanėt. Tanimė Elis Bakaj nuk gabon pasi ka kaluar Shqipėrinė nė epėrsi nė minutėn e 46-tė. Dyfishimi vjen menjehere, kater minuta me vone kur Ervin Bulku ėshtė penguar nė zonė dhe kėtė herė arbitri nuk ka hezituar, duke akorduar penallti pėr skuadrėn tonė. Bogdani shėnon nga pika e bardhė e penalltisė, dhe 2-0.
Nė minutėn e 53-tė, Ahmed Mali pėr Katarin ka shkurtuar diferencėn dhe duke rihapur nje ndeshje qe dukej se do te ishte e lehte per kuqezinjte. Por nuk ka pasur me rreziqe. Pjesa tjetėr ka qėnė mė shumė pėr trajnerėt, tė cilėt kanė nisur edhe zėvendėsimet. Menjėherė pas rezultatit 2-1, trajneri i kombėtares shqiptare, de Biazi ka zėvendėsuar Bogdanin me Hykėn dhe mė pas Edgar Ēanin me Sadikun, ndėrkohė nė mesfushė, Hair Zeqiri i ka marrė vendin e Sabien Lilajt. Nė fund Andi Lila ka hyrė, duke zėvendėsuar Dallkun.
Nė lojė edhe Agolli, i cili me mė njė gjuajtje nga rreth 25 metra ka goditur shtyllėn. Megjithatė nė fizionominė e ndeshjes thuajse asgjė nuk ka ndryshuar, ku skuadra jonė ka dominuar plotėsisht. Nė minutėn e 88-tė, Lorik Cana me kokė ka gjuajtur me kokė e topi ka kaluar ngjitur me shtyllėn kundėrshtare.
Shqiperia fiton 2-1 kunder Katarit dhe Gianni De Biasi merr keshtu fitoren e tij te pare si trajner i Shqiperise. Bakaj tregon se eshte ne forme te mire, por edhe mbrojtja e "re" ka dhene shenja pozitive. Megjithate duhet thene se Katari ka pasur mungesa pasi disa lojtare te kombetares jane akoma te angazhuar me Kupen e Kampioneve te Azise.
Kjo ishte ndeshja e dytė e trajnerit De Biazi nė krye tė Shqipėrisė, pas miqėsores sė fundshkurtit nė Tbilisi, qė e humbėm me rezultatin 2-1. Ndėrkohė, pas katėr ditėsh, mė 27 maj, nė Stamboll do tė luhet miqėsorja tjetėr e radhės me Iranin, nė stadiumin e Beshiktashit.
Katar - Shqiperi 1-2
Golat: Bakaj 46', Bogdani 50 (pen)
Shqipėri-Katar 2-1 Golat: Bakaj 46′, Bogdani 50′ (pen) / Yousef Ahmad 53′ Shqipėria: Shehi, Dallku (A.Lila 84′), Cana, Mavraj, Veliu, Bulku, Vila (Osmani 87′), Bakaj (Sadiku 61′), S.Lilaj (Zeqiri 69′), Bogdani (Hyka 61′), Ēani (Agolli 73′). Trajner: De Biazi futbollishqiptar.net
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt