-
Pėrse Krymenistri shqiptar nuk vendosi nje kurore me lule tek varri i Fan.S.Nolit ash
U bėnė rreth 47 vjet (15 Mars 1965) nga vdekja e Fan S.Nolit dhe cuditėrisht asnjė udhėheqės apo drejtues shqiptar nuk ka vendosur qoftė dhe jė tufė lule nė varrin Fan Stilian Nolit. Dihet kush ka qėnė Noli: njė ideator demokracisė shqiptare, krijuesit tė identitetit shqiptar, drejtuesit tė vendit, farkėtuesit tė tolerancės fetare, dhe pėrkthyesit madhėshtor, i cili nėpėrmjet (dhe jo vetėm) tė shoqėrisė VATRA e cila sic e kam shprehur dhe nė shkrimin e para disa ditėve si promotorja e tre faktorėve mė tė qėnėsishėm tė shtetit shqiptar (pararendėsja e Pavarėsisė sė Shqipėrisė-Kishes Autoqefale Shqiptare dhe -Tolerancės fetare), por edhe faktit qė ishte gjithashtu dhe para rendisja e Kongresit tė Manastirit me anė tė tė cilit shqiptarėt filluan tė shkruajnė shqip, e tė predikojnė shqip. Vizita e Kryeministrit shqiptar me dy axhenda: ajo e takimit me H.Clinton pėr ta ftuar me rastin e 100 vjetorit, dhe takimin me pėrfaqėsues tė shoqatės VATRA me rastin e 100 vjetorit tė saj u paraqit nga Media shqiptare si: Sipas gazetes `Lajmi Fundit`ted t. 25/04/2012 (http://www.lajmifundit.com/lajme/201...llari-klinton/). Njė moment tė veēantė nė axhendėn e Kryeministrit ėshtė pjesėmarrja si i ftuar nderi nė kremtimin e 100 vjetorit tė themelimit tė Federatės VATRA, nė Neė York. Me kėtė rast, do tė zhvillohet konferenca shkencore Federata Pan-shqiptare e Amerikės VATRA, 100 Vjet nė shėrbim tė kombit, ku do tė mbajnė kumtesa studiues e akademikė shqiptarė.Kryeministri Berisha, gjatė qėndrimit nė Washington DC, do tė vizitojė shtėpinė muze tė Presidentit tė 28-tė tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe mbėshtetėsit tė madh tė pavarėsisė sė Shqipėrisė, Woodrow Wilson.
Cudia dhe paradoksi i kėsaj dukurie tė vecantė shqiptare nė tė cilėn asnjė qeveritar i Shqipėrisė nuk ka shkuar pėr tė nderuar veprėn shqiptare tė Nolit tė madh, qėndron tek fakti se Presidentja e nderuar e Shtetit 3 vjecar Kosovės znj.Atifete Jahjaga disa javė mė pėrpara shkoi nė Boston dhe vendosi njė buqetė me lule dhe mbajti njė fjalim i cili do tė kishte nderuar cdo politikan tė lartė shqiptar nėse ai do tė kishte patur kujtesėn qė tė shkonte aq mė tepėr me rastin e 100 vjetorit tė Shoqatės VATRA dhe veprės sė saj: 100 vjetorit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė.
E kundėrta u bė nga Presidentja e Kosovės e cila ndonėse kishte axhendė tjetėr e gjeti vendin dhe kohėn ti kushtojė njė nderim tė vecantė babait shpirtėror tė pavarėsisė sė Shqipėrisė, tė Kishės autoqefale tė Shqipėrisė, dhe tė demokracisė sė parė shqiptare. Ja si e paraqitėn mediat shqiptaro-kosovare: ``Jam e nderuar qė jam kėtu sot si Presidente e Republikės sė Kosovės, tė vė njė dorė lule mbi varrin e Fan Stilian Nolit, kėtij atdhetari, qė gjithė jetėn ia kushtoi ēėshtjes kombėtare, duke punuar nė ngritjen arsimore, kulturore dhe tė pėrgjithshme tė shqiptarėve kudo qė janė, duke qenė nismėtar dhe veprimtar i flakėt i miqėsisė sonė tė pėrjetshme me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe
Fan Nolin, si ndėr themeluesit dhe kryetarėt e shoqatės patriotike Vatra, tė botimit tė gazetės Dielli, e kujtojmė edhe pėr veprėn madhore tė themelimit tė Kishės Autoqefale Ortodokse Shqiptare. Duke kujtuar kėtu edhe veprimtarinė e rėndėsishme muzikologjike dhe sidomos artin e pėrkthimit qė veprat e klasikėve tė letėrsisė botėrore Noli i bėri tė flasin shqip dhe tė jenė nė nivelin artistik tė origjinalit``.
Shumė nga politikanėt tanė do tė mbroheshin me mėnyrėn mė banale tė justifikimit.. nuk e kishim axhendėn pėr nė Boston se kushtonte rruga... apo mė kėndshėm nuk na lanė amerikanėt pėr shkak tė axhendės sė ngjeshur...ose me paturpshėm se... kishim tė dhėna pėr ndonjė atentat tė mundshėm.
Bravo Jahjaga, jo vetėm njė kryeministre e re dhe grua e guximshme, por dhe njė patriote e madhe. Kjo le tė jetė njė mėsim i mire pėr kėta drejtues tė politikės shqiptare tė cilėt gjithēka mund tė jenė por patriotė- nė asnjė mėnyrė jo! Le tė shpresojmė se mos ndonjė nga opozita shqiptare tė paktėn tė shkojė para 13 qershorit sepse (13 qershor 1912) ėshtė data e fundit e licencimit tė kėsaj shoqatė tė bekuar nga Zoti e cila dha direktivat e para se si mund tė bėhet identiteti shqiptar, se si mund tė arrihet pavarėsia dhe se si mund tė predikohet shqip!
Turp pėr politikėn shqiptare pėr besė, dhe nderuar qoftė Presidentja Jahjaga, e cila pavarėsisht axhendės protokollare me administratėn e SHBA e gjeti kohėn tė nderojė babanė e krijimit tė shoqatės sė famshme, sepse me nderimin e tij nderon edhe tė gjithė kolegėt, patriotėt, bashkėkohėsit, financuesit e Pavarėsisė sė Shqipėrisė, tė cilin kėta politikanė shqiptarė ka kohė qė e kanė nėnvlerėsuar dhe lėnė nė heshtje ashtu sikundėr tė gjithė brezin e rilindėsve shqiptarė, a thua se po vėrtetojnė me dashje pėr turpin e Shqipėrisė vargjet e Himnit Kombėtar tė cilit kanė kohė qė ja kanė vėnė syrin pėr ta ndryshuar sepse zbardhin si drita e diellit nxirjet e tė kaluarės:
.....
Prej lufte veē ay largohet
Qė ėshtė lindur tradhėtor,
Kush ėshtė burrė nuk frikohet,
Po vdes, po vdes si njė dėshmor!
.....
Shumėkush mund tė bėjė pyetjen: pėrse nuk duan qė tė pėrkujtohet dhe tė nderohet ashtu si i ka hije Fan S. Noli aq mė tepėr nė kėtė 100 vjetor tė veprės sė tij VATRA dhe pasojės sė saj tė bekuar 100 vjetorin e Pavarėsisė sė Shqipėrisė?
Unė mund tė argumentoj disa aspekte tė kėtij aktiviteti tė fshehtė anti-Nolist dhe anti- rilindas tė politikės shqiptare tė periudhės komuniste dhe tė kėsaj post-komuniste:
- sė pari nė kohėn ė PPSH, Noli u nderuar vetėm si anti-zogist, dhe si demokrat pėr qėllime politike nga E.Hoxha. Nė fakt E. Hoxha e mufati faktin e demokratit, duke I mveshur Fan Nolit aspekte tė bolshevizmit gjė qė nuk ėshtė aspak e vėrtetė- e kjo vėrtetohet sepse Noli nuk pati asnje letėrkombim as me Leninin e aq mė pak me Stalinin e komunizmin, pėrkundrazi, Noli luftoi pėr ceshtjen shqiptare nė perėndim e kryesisht nė SHBA. E famshme ėshtė fraza e tij: Mbahu Nėno mo ski frikė- se ke djemtė nė Amerikė
E ku ėshtė bolshevizmi i Nolit kėtu? Vetėm tradhėtarėt e kombit mund tė bėjnė lidhje tė tilla `thriller` kundėr kėsaj figurė nga mė madheshtorėt e Historisė sė Shqipėrisė.
- sė dyti nėpėrmjet mbajtjes nėn kontroll tė figurės sė Nolit dhe Nolizmit- demokrat apo pasuesve tė `Mjekrės` ashtu sic quheshin pasuesit e demokracisė nė lėvizjen anti-zogiste tė Fierit e nė ndonjė qytet tjetėr, E.Hoxha arriti tė bindė popullin me propagandėn partiake por dhe me anė tė disa shkrimtarėve `tė mėdhenj` tė realizmit socialist pėrfshi dhe Ismail Kadarene se-.. ai ishte udhėheqėsi mė I madh I kombit shqiptar pas Skėnderbeut. Kėtė nėse u kujtohet lexuesve qė kanė lexuar Kadarene mund t`ju kujtohet raza e tij e thėnėn nėpėrmjet librit `Dimri i Vetmisė sė Madhe`:.. udhėheqėsit lindin rrallė njė herė nė 50 vjet.. njė herė nė 500 vjet
apo jo? Duke bėrė analogji tė udhėheqėsit komunist me Skėnderbeun
.Kėta ishin shkrimtarėt tanė tw atėhershėm sepse Udhėheqėsi nuk deshte asnjė tjetėr qė tė eklipsonte madhėshtinė e tij.
- sė treti pas prishjes sė komunizmit, asnjėherė nuk u fol pėr Nolin ose u fol nėpėr dhėmbė qoftė nga politika shqiptare ( kujtoni se cfarė ka thėnė Noli pėr 5 anarkitė epolitikės shqiptare) qoftė nga shoqėria shqiptare (kujtoni veprėn e Nolit nė pėrkthimet dhe debatet e tij pėr mbrojtjen e Shqipėrisė sė bashku me rilindasit), por pati heshtje dhe nga komunitetet fetare tė cilat kanė qėnė e dėmtura seriozisht nga dhuna psikologjike e demagogjike e komunizmit dhe pjellės sė tij famėkeqe qė po dėmton sot seriozisht Shqipėrinė: ateizmi.. Kjo heshtje justifikohej me pretekstin se gjithcka nga e kaluara qė ėshtė lavdėruar qoftė dhe pak nga E. Hoxha nuk duhej tė promovohej mė..Me kėtė rast u eliminuan dhe u pėrpoqėn tė harrohen disa heronj dhe tė nderoheshin heronjtė e rinj tė periudhės sė pas komunizmit me pretekstin se cdo kohė ka heronjtė e saj. Ashtu ėshtė periudha tė ndryshme-heronj tė ndryshėm, por nuk duhen harruar heronjtė tė cilėt kanė hedhur `farėn` e identitet shqiptar, tė pavarėsisė sė Shqipėrisė, tė tė predikuarit shqip, e tė demokracisė sė parė shqiptare.. dhe ky ka ėnė Fan Noli.
-Sė katėrti dhe sė fundit, nėvlerėsimi i figurės sė Nolit kėtė 100 vjetor nga politika dhe politikanėt e lartė shqiptarė ka aspekte tė pozicionimit tė kėtyre politikanėve kundėr kujtesės kombėtare ndaj rilindasve shqiptarė, kundėr atyre qė luftuan mėkatet, fajet, dhe tradhėtinė e A. Zogut.
- Sė fundmi mendoj se duke nderuar Nolin nderojmė Shqipėrinė , nderojmė kujtesėn historike e kolektive qė tė mos harrohet.
Mendoj gjithashtu se aspekti tjetėr I nėnvlerėsimit tė Nolit nė kohėn ė sotme nga politika drejtuese ėshtė nė njė linjė me ato qė ka patur dhe diktatura komuniste me qėllim qė tė ketė njė hapėsirė tė lirė `nė podiumin e vėndit tė parė`, vėnd i cili ka qėnė dhe vazhdon tė mbetėt atdhetarizmi Nolist dhe i Rilindasve shqiptarė tė cilėt patėn guximin dhe madhėshtinė e krijimit tė Shqipėrisė sė pavarur qė kėtė vit mbush 100 vjet,- atdhetarizėm (dhe jo nacionalizėm i sėmurė- kuq e zi) qė u mungon politikanėve tė sotėm tė rinj e tė vjetėr, Kryeministra tė majtė e tė djathtė, por qė barra i bie Kryeministrit tė fundit i cili duhej tė kishte shkuar tek varri I Nolit pėr tė nderuar kujtimin e tij ashtu si dhe Jahjaga e nderuar.
Frazat, debatet, e botuara nė median shqiptare nė vite vėrtetojnė tendenciozitetin e lėnies nė harresė apo mė e pakta e nėnvlerėsimit tė baballarėve tė shtetit shqiptar, duke lavdėruar e nderuar disa sipas interesave personale dhe jo sipas interesave tė kombit.
Boston, 4 mars 2012 (http://kosova.info/2012/03/jahjaga-v...i-i-fan-nolit/) Presidentja e Republikės sė Kosovės, zonja Atifete Jahjaga, nė kuadėr tė vizitės nė ShBA, vuri kurora lulesh te varri i atdhetarit, publicistit dhe shkrimtarit shqiptar, Fan Stilian Noli, nė varrezat nė Boston.
-
-
Shume me vend!
E jo vetem tek Noli i madh, por edhe te gjithe ato personalitete shqiptare, qe per aresye te ndryshme jane te varrosur jashte vendit.
Udheheqesit politike shqiptare, duhet te mesohen me se fundi qe te respektojne, sepse eshte nje detyrim kombetar!
Per kete ēeshtje une ua kam vene vizen te gjitheve!
Rrofshin fjalet e bukura!
-
-
Duhet me i a vene vizen, ashtu eshte, megjithate duhen demaskuar sa here qe bejne gabime
-
-
Sapo ta lexoje Baca i madh kete teme e drejt e ke varri e keni.
Mundohuni te beni nje teme per Nolin dhe jo per te vene perseri ne pamje te pare berishen me shoke
-
-
njė ideator demokracisė shqiptare, krijuesit tė identitetit shqiptar, drejtuesit tė vendit, farkėtuesit tė tolerancės fetare, dhe pėrkthyesit madhėshtor,
nga keto qe ke shkruar kane vetem nje emer SALI BERISHA
-
-
Sigurisht kete perseriti dhe historiani Pellumb Xhufi ne editorialin e tij ne te cilin dklaroi sa ka gjetur rreth 4000 dokumente ne arkivat e Venedikut per shqiptaret, por midis te tjerash ne koment tha, se Berisha dhe disa te tjere po mundohen te lene ne harrese heronjte shqiptare si rilindasit- Nolin, Konocen, Ismail Qemali etj, etj, dhe kerkojne te vene ne dukje anti-heronjte e Shqiperise. Lexojini ju lutem
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt