-
Policët e Kosovës, pushuan në Budvë me paratë e kriminelëve
Ish-komandanti i stacionit Policor në veri të Mitrovicës, Milija Milosevic, ishte bërë garantues i kriminelëve më të mëdhenj atje. Në këmbim të veprimtarisë kriminale pa pengesë, Milosevic, i njohur si “Piksi”, përfitonte pagë mujore të rregullt, vetura, pushime verore në Budvë, dreka e darka. Dikush i paguante 300 euro në muaj, dikush 400, ndërsa Zvonko Veselinovic ishte donatori më i madh. Në këtë mënyrë, kontrabanda e naftës, alkoolit, drogës e armëve zhvillohej pa ndonjë pengesë serioze në veri të Kosovës.
Në dosjet e hetuesve të EULEX-it të siguruara nga “Koha Ditore”, shihet se Milosevici kishte pasur përcjellje të afërt nga kolegët e tij ndërkombëtarë. Dinin gjithçka për të, sikurse edhe autoritetet përgjegjëse të Prishtinës. Mirëpo, kurrkush nuk e pengonte derisa doli hapur duke e thyer zinxhirin komandues të Policisë së Kosovës.
Kur bashkëpunëtorët e tij arrestoheshin nga policë serbë të Kosovës, ndërhynte Milosevic. Zhdukte raportet dhe bllokonte hetimet. Bile në një rast i kishte kthyer armën e zënë pa leje djalit të njërit prej liderëve të veriut, Milan Ivanovic.
http://www.lajme.org/policet-e-kosov...e-krimineleve/
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt