Close
Faqja 42 prej 68 FillimFillim ... 32404142434452 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 411 deri 420 prej 671
  1. #411
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Pėr herė tė parė fotografohet Dielli “i plotė”
    07-02-2011
    Dy anije kozmike tė Zyrės Kombėtare Ajrore dhe Hapėsinore amerikane (NASA) verifikuan zyrtarisht formėn sferike tė diellit. Pėr herė tė parė Dielli u fotografua nė 360 gradė.

    Dy anijet kozmike STEREO tė NASA-s, tė vendosura nė tė njėjtėn orbitė me Tokėn para dhe mbrapa diellit arritėn tė pasqyrojnė “plotėsisht” Diellin. Me ndihmėn e kėtij pasqyrimi shkencėtarėt do tė mund tė analizojnė pa asnjė mangėsi lėvizjet sipėrfaqėsore tė Diellit. Dhe do tė merren tė dhėna mė konkrete pėrsa i pėrket ndikimeve tė Diellit tek Toka.

    Satelitėt binjakė tė vendosur nė trajtė tė kundėrt pasqyronin vetėm disa pjesė tė Diellit qė nga viti 2006. Me ndihmėn e fotografive tė bėra shkencėtarėt arritėn tė kapin mundėsinė e krijimit tė njė sfere tė plotė. Satelitėt STEREO verifikuan tė gjithė shpėrthimet gjigante nė sipėrfaqe, lėvizjet cunami dhe ato magnetike.

    Angelous Vourlidas, njė nga anėtarėt e ekipit STEREO nga laboratori i kėrkimeve nė Washington, theksoi se tashmė mund tė vėzhgojnė pėr herė tė parė tė gjithė aktivitetet diellore nė pamje tre dimensionale. “Ky ėshtė njė moment shumė i rėndėsishėm pėr fizikanėt e Diellit. Satelitėt Stereo zbuluan se Dielli ėshtė njė sferė e pėrbėrė nga fusha tė ndryshme magnetike dhe plazmė tė nxehtė”, u shpreh Vourlidas.

    “Tani nė vend tė parashikimeve suprizė tė Diellit do tė marrim rezultate tė sakta”, u shpreh Bill Murtagh nga Qendra Hapėsinore metereologjike e NOAA (Kėshilli kombėtar amerikan i oqeanit dhe atmosferės). Me ndihmėn e tė dhėnave tė pėrftuara nga satelitėt STEREO do tė rritet dhe pėrqindja e saktėsisė sė parashikimeve tė bėra nga kompanitė ajrore NOAA dhe operatorėt satelitore.

    Satelitėt binjakė STEREO do tė vėzhgojnė Diellin edhe pėr 8 vitet e ardhshme. /Start/
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #412

    Thumbs up

    Njerzit ne te ardhmen mund te arrijne perjetesine


    Me anė tė inxhinierisė gjenetike njė grup kėrkimor nė Boston ka arritur tė prapakthejė plakjen e organeve nė kavie laboratorike duke stimuluar riformimin e qelizave dhe tė indeve.

    Studimi, i botuar nė revistėn "Nature", ndihmon tė kuptojmė pse disa organe dhe inde konsumohen me kalimin e kohės dhe jep shpresė se njė ditė kjo formė plakjeje mund tė ndalohet dhe madje tė anasillet.

    Me kalimin e viteve, shumė nga qelizat tona pushojnė sė ndari nė qeliza tė reja, organet nuk kanė mė mundėsi tė rinovojnė vetveten dhe nė fund pushojnė sė funksionuari. Shkencėtarėt nuk e kanė ende tė qartė se ēfarė e shkakton dukurinė, por shumė prej tyre janė tė mendimit se shkaku ėshtė tkurrja graduale e telomereve, pjesėve mbrojtėse tė ADN-sė nė skajet e kromozomeve. Telomeret pakėsohen me ēdo ndarje tė qelizave dhe telomeraza, enzima qė i mirėmban, nuk ėshtė mė aq aktive nė indet e tė rriturve.

    Nė mbėshtetje tė kėtij mendimi ėshtė dhe fakti se njerėzit me telomere mė tė gjata, jetojnė mė gjatė dhe kanė jetė mė tė shėndetshme se ata qė kanė telomere mė tė shkurtra, tė cilėt vuajnė mė shumė nga sėmundjet qė vijnė si pasojė e plakjes si diabeti, Alchajmeri dhe sėmundjet e zemrės.

    Pak vite mė parė, Ronald de Pinjo, biolog nė fushėn e biologjisė molekulare, dhe drejtor i Institutit Belfer tė DFCI-sė, sė bashku me kolegėt e Fakultetit tė Mjekėsisė sė Harvardit, modifikuan gjenetikisht njė grup minjsh laboratorikė duke iu hequr gjenet funksionale tė telomerazės. U vu re se kaviet pėsuan plakje tė shpejtė dhe ngordhėn nė moshė 6-mujore, tepėr herėt pėr minjtė qė rėndom jetojnė deri nė 3 vjet.

    Qė herėt nė eksperiment, mėlēitė dhe shpretkat e kavieve u fishkėn, truri pėsoi tkurrje dhe humbėn aftėsitė riprodhuese. Me vajtjen nė fazėn e pjekurisė kaviet shfaqėn shumė nga sėmundjet qė shihen dhe nė njerėzit 80-vjeēarė.

    Pyetja ishte, sipas De Pinjos, se ēfarė do t'i ndodhte kėtyre minjve nėse fillonin tė prodhonin sėrish telomerazė. "A do tė mund ta ngadalėsonim, ta stabilizonim, apo dhe ta anasillnim procesin?"

    Kėshtu, ekipi riprodhoi njė grup tė ri kaviesh tė modifikuara gjenetikisht, por kėsaj here me praninė e gjenit tė telomerazės tė ēaktivizuar dhe qė mund tė aktivizohej vetėm nėse merrej njė ilaē i caktuar. Studiuesit e mbajtėn gjenin joaktiv gjatė fazės sė zhvillimit, duke i lėnė kaviet tė plaken para kohe, ashtu si nė rastin e parė. Pas 6 muajve mjekėt riaktivizuan gjenet e telomerazės.

    U vu re se rritja e menjėhershme e prodhimit tė telomerazės shkaktoi njė shėrim thuajse tė plotė. Kaviet rimorėn aftėsitė riprodhuese, mėlēitė dhe shpretkat e tyre shtuan madhėsinė dhe neurone tė reja u shfaqėn nė trurin e tyre, sipas raportit tė ekipit kėrkimor.

    "Aftėsia pėr tė anasjellė plakjen e organeve nė kavie mutante tregon se qelizat qė ndahen pėr tė furnizuar indet, nuk vdesin kur ora e telomereve tė tyre shėnon fundin", thotė De Pinjo. Ato duket se qėndrojnė nė gjendje tė fjetur prej nga mund tė zgjohen.

    "Se ē'do tė arrinim me kėtė qasje te njerėzit, mund ta pėrfytyroni vetė", - vazhdon ai, duke i bėnė theksin terapisė sė organeve tė caktuara, ku telomeraza mendohet se luan rol tė rėndėsishėm nė rigjenerimin e indeve pas dėmit nga hepatiti, infeksionet parazitare dhe alkoolizmi.

    K. Rudolf, studiues i plakjes nė qelizat amė nė Universitetin e Ulmit, Gjermani, pohon se rezultatet janė inkurajuese pėr njerėzit me sėmundje qė shkaktojnė plakje tė pėrshpejtuar, si progjeria, pasi kaviet e kėtij eksperimenti arritėn tė shpėtoheshin pavarėsisht se kishin vuajtur tė gjitha pasojat e sėmundjeve kronike. "Nė parim, kjo provon se kjo ėshtė punė e telomereve." - thotė ai.

    Gjithsesi, studiuesja e telomereve nė Qendrėn spanjolle tė Kėrkimit pėr Kancerin, nė Madrid, Maria Blasko, pohon se eksperimenti i De Pinjos nuk duhet ende tė merret si terapi kundėr plakjes, pasi eksperimenti pėrdor minj tė modifikuar gjenetikisht. "Pyetja e rėndėsishme e fushės mbetet a mund tė vonohet plakja nė minj normalė?" - thotė ajo.

    De Pinjo e mbėshtet shqetėsimin e saj, ndėrsa paralajmėron qė kjo qasje mund tė ketė dhe anė negative, si p.sh. shtim tė veprimtarisė sė telomerazės pėrtej caqeve tė saj natyrore, qė mund tė shkaktojė kancer. Por megjithatė, ky nuk do tė ishte njė problem i pazgjidhshėm, nėse ka mėnyra kontrollimi tė niveleve tė telomerazės. De Pinjo thekson se kaviet e eksperimentit, shfaqėn nivele normale tė veprimtarisė sė telomerazės pas riaktivizimit dhe nuk zhvilluan tumore.
    Revolution 1848

  3. #413
    i larguar Maska e bindi
    Anėtarėsuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Krijohet pajisja kundėr rrezeve laser

    Londėr, 17 shkurt – Fiuzikanėt ia kanė dalė tė krijojnė pajisjen e parė qė mund tė shkatėrrojė rrezet laser, tė ashtuquajturin anti-laser.
    Pajisja ėshtė produkt i ekipit nga Universiteti Yale, kurse ėshtė nė gjendje qė plotėsisht tė absorbojė rrezen e laserit tė orientuar drejt tij. Kjo pajisje nuk ėshtė menduar si mbrojtje nga armėt e fuqishme laserike, kanė theksuar hulumtuesit.
    Nė vend tė kėsaj, ata thonė se anti-laseri mund tė pėrdoret nė gjeneratėn e ardhshme tė superkompjuterėve, komponentėt e tė cilėve do tė pėrdorin dritėn,e jo elektronet.
    Nė punimin e publikuar nė tvistin shkencore “Sciens”, hulumtuesit kanė dėshmuar se anti-laseri mund tė absorbojė 99.4 pėr qind tė dritės sė orientuar drejt tij dhe se kjo pajisje mund tė pėrdoret si ndėrprerės optik.http://www.kohaditore.com/index.php?cid=1,15,49981
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bindi : 18-02-2011 mė 09:43

  4. #414
    i larguar Maska e bindi
    Anėtarėsuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Ky imazh i lėshuar nga NASA tregon njė shkrepje tė teleskopit Hubble

    http://www.top-channel.tv/foto.php?id=2725&nr=1
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bindi : 20-02-2011 mė 18:38

  5. #415

    Kafshet ndjejne aromen e vdekjes

    Oskar duket se ėshtė nė gjendje tė parashikojė se kur po vdes njė pacient. Nėse ulet nė bisht mbi krevat, pranė njė pacienti, tregon se ai do tė vdesė tė paktėn pėr katėr ditė. Ai ka sinjalizuar vdekjen e 25 pacientėve dhe tashmė infermierėt kur e shikojnė tė hyjė nė njė dhomė, thėrrasin familjarėt e pacientit.
    "Pėr familjarėt ėshtė njė lehtėsim tė dinė se macja u bėn shoqėri tė dashurve tė tyre nė orėt e fundit tė jetės, por pėr tė tjerėt Oskar ėshtė njė mallkim: nėse e largon nga njė dhomė ku dėshiron tė hyjė, ai insiston, ējerr me thonj portėn, njėsoj sikur kėrkon tė thotė qė vdekja ėshtė afėr dhe nuk mund tė shmanget", pohon njė nga mjekėt e klinikės.
    Lajmi ka bėrė bujė, sepse maēokut i ėshtė kushtuar edhe njė artikull nga revista prestigjoze shkencore, "New England Journal of Medicine". Pas kėtij fenomeni, duket se ideja qė macet dhe qentė, ose nė pėrgjithėsi kafshėt, adoptohen pėr aftėsitė e tyre "sensitive".
    Pėr Rupert Sheldrake, biolog dhe studiues anglez, ka njė shpjegim tė vetėm pėr macet si Oskar qė parandiejnė vdekjen, qentė qė "ndiejnė" kur padroni i tyre po kthehet nė shtėpi, apo ata qė gjejnė rrugėn pėr nė shtėpi, sado larg tė jetė ajo.
    "Ėshtė njė teori nė tė cilėn fusha e energjisė bashkon tė gjithė pjesėtarėt e njė grupi. Nėse njė individ transferohet nė njė vend tė largėt, mbetet njėtrajtėsisht i lidhur me grupin pėrmes kėsaj fushe sociale", thotė Sheldrake.

    Alfabeti kimik

    Teoria nuk jep prova bindėse dhe nuk pranohet nė fushėn shkencore. "Nuk ėshtė e nevojshme tė trazosh telepatinė pėr tė shpjeguar sjelljen e maceve dhe qenve", pohon njė etolog dhe president i njė shoqėrie pėr shkencat e sjelljes sė aplikuar.
    "Kafshėt zotėrojnė sense shumė tė zhvilluara nė krahasim me njerėzit dhe ajo ēka arrijnė tė bėjnė mund t'i duket magjike njė profani, por pėr kafshėt ėshtė normale".
    Pėr shembull, macja ka njė nuhatje pothuajse tė barabartė me atė tė qenit. Mjafton tė thuash se hunda e njerėzve ėshtė e pėrbėrė prej 5 milion qelizash nuhatėse, ndėrsa ajo e maces ka 200 milion tė tilla.
    Sistemi i nuhatjes, i cili ėshtė zėvendėsuar nga organi vomeronazale, vendoset sipėr qiellzės, duke bėrė nė kėtė mėnyrė kapjen e sinjaleve kimike, feromoneve, qė i kanė lėshuar macet e tjera nė pak kilometra distancė, nėse janė feromone seksuale.
    Janė substanca qė nuk zhduken me lehtėsi: nėse njė mace trembet nė shtėpi, i lė aty feromonet e saj. Qė nga ai moment, duke kaluar po nė tė njėjtin vend nė shtėpi, macja i ndjen feromonet dhe trembet ēdo herė.

    Aroma nė shtėpi

    Kjo analizė kimike e botės na tregon, si pėr qentė, ashtu edhe pėr macet, se si i pėrdorin aromat pėr t'u orientuar dhe gjetur rrugėn pėr nė shtėpi. "Njė kafshė e pėrvetėsuar sillet kot pėrreth, deri sa ndjen njė shenjė nuhatjeje. Duke qenė se i ruan aromat nė kujtesėn e tij, kjo i nevojitet si hartė nuhatjeje, si njė tregues gjeografik pėr tė nisur udhėtimin e tij tė gjatė.
    Nė kilometrat e fundit, kur arrin nė territorin e dėshiruar, e njeh menjėherė sapo e sheh zonėn dhe mundohet tė kthehet nė shtėpinė e tij", shpjegon njė tjetėr ekolog. "Acidi formik i shkarkon feromonet e tij nė ajėr.
    Kėto substanca sillen nga era nė njė distancė qindra metra, por edhe mė shumė. Kur njė mashkull i nuhat, fillon tė sillet rreth e rrotull zonės derisa i nuhat sėrish kėto sinjale kimike dhe nė kėtė mėnyrė mund t'i afrohet femrės.
    Edhe maēokėt apo qentė meshkuj fillojnė tė sillen rreth zonės ku nuhasin nė ajėr molekulat e ēliruara nga femrat. Substancat kimike mund tė sinjalizojnė jo vetėm gadishmėrinė seksuale, por edhe praninė e rreziqeve apo ushqimeve", thotė njė studiues nga Universiteti i Harvardit.

    Fushat magnetike

    Problemi ndryshon kur flasim pėr pėllumbat dhe patat qė arrijnė tė udhėtojnė pėr mijėra kilometra dhe tė gjejnė ēerdhet e tyre me anė tė magnoreceptorėve: ato perceptojnė fushėn magnetike tokėsore, siē bėjnė busullat dhe orientohen nė bazė tė diellit dhe yjeve.
    "Ato shfrytėzojnė edhe infratingujt me frekuencė tė ulėt, qė prodhohen nga vorbullat e ajrit tė nxehtė, tė cilat dalin nga toka. Pėrdorin rrymat ngjitėse pėr tė fluturuar nė njė distancė tė largėt.
    Gjithashtu, ato i pėrdorin kėto rryma edhe si tip harte pėr tė njohur territorin", thotė etologu. Infratingujt i ndihmojnė kafshėt edhe pėr t'u treguar se kur ndodh njė tėrmet, tajfun apo pėrmbytje. Shpesh herė qentė, pulat, kuajt dhe kafshė tė tjera i braktisin pyjet pėrpara se tė ndodhte ndonjė katastrofė e provokuar nga njerėzit.
    "Tėrmetet dhe erozionet paraprihen nga njė bombardim i infratingujve. Pėr njerėzit, kėto tinguj nuk dėgjohen, por pėr kafshėt janė shumė tė bezdisshme. Pastaj, pulhina ėshtė njė nga "kambanat" mė tė mira pėr paralajmėrimin e tėrmeteve.
    Ajo ndjen infratingujt dhe i pėrdor pėr tė komunikuar me tė tjerat". Megjithatė, kafshėt mbeten rojet e pazėvendėsueshme tė natyrės. Gjithashtu ato mund tė jenė po kaq tė rėndėsishme edhe nė fushėn e mjekėsisė.

    Diagnozat e kafshėve

    "Qeni ėshtė nė gjendje tė njohė me nuhatje praninė e njė kanceri. Nėse stėrvitet pėr ta prekur me putėr kur ndien atė erė, ėshtė nė gjendje tė bėjė njė diagnozė tė parakohshme tė melanomas (sėmundje lėkure). Ai njeh edhe kancerin e mushkėrive, sepse prodhon njė aromė qė qeni e ndjen nga fryma e pacientit.
    Nėse kjo praktikė do tė merrte jetė, do t'u vinte nė ndihmė tė sėmurėve, duke evituar radiografitė e shpeshta". Njė nga studimet e para tė zoodiagnostikės zhvillohet duke pėrdorur nė njė laborator dy qenė portugezė, tė cilėt kanė ngjallur interesin e "American Cancer Society".
    Qentė kanė arritur tė dallojnė tumorin nė mushkėri me njė saktėsi 99%. Edhe pėr kancerin e gjirit nuhatja e tyre ka pasur tė drejtė nė 88% tė rasteve (pėrqindje shumė e afėrt me atė tė mamografisė). Nė njė kėrkim tjetėr, realizuar nė spitalin "Amersham", nė Britaninė e Madhe, qentė janė treguar tė zotė nė gjetjen e kancerit nė prostatė, duke nuhatur urinėn.
    Pėr eksperimentin pėrfundimtar, i cili ėshtė dėrguar edhe nė "British Medical Journal", kėrkuesit kanė vėnė ēdo qen pėrballė shtatė urinave tė ndryshme, duke u kėrkuar tė gjejnė atė tė pacientit tė sėmurė me kancer.
    Dyzet pėrqind e qenve ėshtė pėrgjigjur saktė: njė vlerė mjaft e ulėt nė krahasim me kėrkimin tjetėr, por sidoqoftė superior pas asaj qė ėshtė pėrftuar nėse rezultati nuk i detyrohej nuhatjes, por rastit. Gjithmonė falė nuhatjes sė tyre tė mrekullueshme, njė qen, njė mace, apo njė lepur, janė njė gjendje tė ndiejnė krizat eliptike.
    "Pacienti eliptik, pėrpara krizės ka njė sekretim tė madh tė adrenalinės dhe shpėrhapja ėshtė parashikuar nga receptorėt nuhatės tė kafshėve", pohon etologu. Edhe nė kėtė, nėse qeni mėson tė japė njė pėrgjigje tė saktė kur nuhat kėtė erė, mund ta ndihmojė pacientin eliptik tė ulet pėrpara krizės.

    Kimia e orėve tė fundit

    Me kėtė mund tė shpjegohen edhe dhuntitė profetike tė Oskarit. "Mesa duket, njė njeri nė prag tė vdekjes lėshon nė ajėr disa substanca kimike qė maēoku i percepton", thotė njė profesor i specializuar nė degėn e mjekėsisė nė universitetin "Brown".
    Por nuk mund tė pėrjashtohet se Oskar ėshtė edhe mendjemprehtė arrin tė dallojė gjendjen e njė pacienti fisnik qė ėshtė nė agoni. Nė tė kaluarėn thuhej se kuajt dinin tė lexonin mendimet e njerėzve, por nė tė vėrtetė nuk kishin asgjė mė shumė sesa njė shpirt tė madh vrojtimi.
    "Pėr tė zbuluar se si funksionojnė nė tė vėrtetė gjėrat, ėshtė i nevojshėm dokumentimi i lėvizjeve tė Oskarit", thotė pėrgjegjėsi i klinikės sė kafshėve nė shkollėn veterinere nė "Tufas University".
    "Ėshtė e nevojshme tė shohėsh si ndahet koha mes tė gjallėve dhe tė vdekurve, nėse janė vetėm koincidenca apo jo". Nė pritje pėr tė zbuluar sekretet e tij, nė klinikėn "Providence" i kanė vendosur njė pankartė falenderimi Oskarit pėr "kurat e tij dashamirėse".

    Eksperimenti

    Kur Pamela Smart mbaron punėn, kthehet nė shtėpinė e prindėrve tė saj pėr tė marrė Jaytee, qenin e saj 5-vjeēar dhe ēdo herė qė Jaytee kupton se po vjen Pamela, fillon tė ndiejė ankth.
    Biologu Rupert Sheldrake ka kryer njė sėrė verifikimesh me qenin dhe ai mendon se ka gjetur njė provė tė komunikimit telepatik: "Nėse njė qen i pėrgjigjet me 5 minuta vonesė ngjarjes qė po ndodh, hipoteza telepatike duhet marrė parasysh, sidomos kur kafsha ėshtė e mbyllur nė ndonjė vend dhe era ėshtė ndryshe, pra nėse kushtet nuk janė tė favorshme nė transmetimin e tingujve dhe erėrave".
    Psikologu Richard Wiseman u thirr pėr tė verifikuar eksperimentet e Rupert Sheldrake, duke ndėrruar oraret e hyrjes dhe gjysmėn e orendive tė makinės sė padrones. "Pėrfundimi ishte se Jaytee qėndronte gjatė gjithė kohės nė dritare, pothuajse gjatė gjithė ditės dhe filloi ta rrallonte kėtė proces kur Pamela po kthehej nė shtėpi". Frikė se mos nuk kthehet apo ėshtė vetėm ankth?

    Tė pandarė

    Qenė tė tjerė qė duket sikur e dinė se kur padroni i tyre po kthehet nė shtėpi, mesa duket e njohin sjelljen e njerėzve tė tjerė nė shtėpi.
    Ata e ndiejnė momentin kur shtrohet tavolina, kur ndizen dritat nė disa dhoma dhe janė tė sigurt se mė nė fund padroni ėshtė kthyer nė shtėpi. "Qeni ėshtė njė kafshė sociale.
    Kėrkon gjithnjė praninė e njeriut dhe shqetėsohet kur padroni i tij largohet. Kjo ėshtė arsyeja qė mezi pret tė kthehet nė shtėpi padroni".

    Pershendetje

  6. #416

    Post Nuk do kete 2012, por .....

    Prof. Luēiano Burderi , profesor i asociuar i Astronomisė dhe Astrofizikės nė Universitetin e Kaliarit, nė njė intervistė qė jep pėr “Shekulli“-n, pranon tė shpjegojė nė mėnyrė mė tė detajuar fillesat e komenteve mbi 2012-n, pikat e errėta, si dhe tė sqarojė si do tė jetė nė tė vėrtetė fundi i botės, datė, e cila sipas pėrllogaritjeve shkencore ėshtė shumė, shumė, po shumė larg.
    2012-a solli nė vėmendje edhe kalendarin Maya. Njė popull shumė i vjetėr qė kishte njohuri shumė tė mira astronomike, fiksonte pikėrisht 21 dhjetorin e 2012-s, datė e cila pėr disa thjesht u konsiderua si njė “lajthitje”, e nga tė tjerė mė supersticiozė, nuk mungoi deri ankthi. Sė bashku me diskutimin e fundit pėr njollat diellore, kėrkuesi shkencor Manuel Floris, shpjegon nė mėnyrė tė detajuar edhe funksionimin e kalendarit Maya.

    1. Kohėt e fundit vigjilja e 2012-s ka ngjallur shumė diskutime dhe mjaft persona gjykojnė se nė kėtė datė do tė vijė fundi i botės. Filmi “2012″ e ka shtuar shqetėsimin midis njerėzve, ndaj ju pyes: sipas jush kjo frikė ka ndonjė bazė?

    Prof. Burderi: Filmi “2012″ ka nxjerrė nė pah njė ndėr shumė teoritė qė qarkullojnė prej shumė vitesh, tė lidhura me njė katastrofė imagjinare, qė mund tė pllakosė Tokėn nė njė tė ardhme tė afėrt.
    Kėto teori bazohen nė parashikimin e bėrė nga historiani i artit Jose Arguelles, qė nė librin e tij “Faktori Maya”, ngriti hipotezėn qė nė pėrputhje me fundin e kalendarit Maya, 21 dhjetorin e 2012-s, bota do tė shkatėrrohej. Por kėto teori nuk janė konfirmuar dhe sipas botės shkencore, janė tė pabazuara.

    2. Duke folur me gjuhėn e shkencės, cilat janė tė vėrtetat dhe pikat e errėta mbi atė qė mund tė ndodhė mė 2012-n?

    Prof. Burderi: Le tė bėjmė njė kapėrcim tė shkurtėr nė tė kaluarėn e Tokės, pėr tė kuptuar nėse kanė ndodhur ndonjėherė katastrofa tė mėdha qė kanė pėrfshirė planetin tonė. Mbi tė gjitha, Toka ekziston prej rreth 4.6 miliardė vitesh dhe format e para tė jetės tė afta pėr tė prodhuar energji ndėrmjet fotosintezės janė shfaqur rreth 2.7 miliardė vite mė parė.
    Qė nga lindja e jetės nė planetin tonė deri mė sot, falė zbulimeve gjeologjike ėshtė zbuluar qė nė parahistori kanė ndodhur 5 “ngjarje” tė mėdha, qė kanė provokuar katastrofa tė mėdha nė Tokė, duke ēuar nė zhdukjen e njė numri tė madh qeniesh tė gjalla, shprehur nė pėrqindje ndėrmjet 80% dhe 90% tė specieve.
    Disa prej kėtyre zhdukjeve tė mėdha mund tė jenė shkaktuar nga fenomene tė ndryshme astronomike, si pėrplasja e njė asteroidi me Tokėn apo nga energjia e prodhuar nga shpėrthimi i njė supernove, ose e ēliruar nga pėrplasja midis dy yjeve tė largėta. Megjithatė, mund tė pohojmė se nėn dritėn e njohjeve shkencore aktuale, astronomėt nuk presin asnjė nga kėto ngjarje katastrofike pėr 2012-n.

    3. Ekspertėt qė pėrcaktojnė 2012-n si vitin e apokalipsit, gjykojnė se do tė jetė rritja e njollave diellore mbi Diell qė do tė shkaktojė fundin e botės. Ēfarė janė njollat diellore dhe a mund ta shkaktojnė ato njė katastrofė tė tillė?

    Dr. Floris: Dielli, nė kundėrshtim me atė qė duket me sy tė lirė, nuk tregon njė sipėrfaqe uniform dhe tė rregullt. Nė fakt nė qoftė se do tė vrojtohet me njė filtėr tė posaēėm, qė zvogėlon ndriēimin e fortė, mund tė vrojtohen nė sipėrfaqen e tij disa njolla tė errėta, tė quajtura “Njolla Diellore”.
    I pari astronom perėndimor qė vrojtoi i pari kėtė fenomen ishte Galileo Galilei mė 1610-n dhe qysh atėherė breza tė tėrė astronomėsh kanė studiuar alternimin e njollave diellore, duke zbuluar se numri dhe pėrmasa e tyre rritet dhe zvogėlohet, duke ndjekur njė cikėl qė zgjat mesatarisht rreth 11 vjet. Aktualisht numri i njollave diellore ėshtė nė rritje dhe piku i ardhshėm i ciklit diellor ėshtė parashikuar mė korrik tė 2013-s.
    Kur mbi sipėrfaqen e Diellit rritet numri i njollave diellore, rritet edhe energjia e lėshuar nga Dielli, por vetėm nė njė fraksion shumė tė vogėl. Satelitėt artificialė nė orbitėn pėrreth Tokės kanė matur qė ndryshimi i energjisė sė thithur nga Toka, midis minimumit dhe maksimumit tė ciklit diellor ėshtė rreth 0.25%. Ky ndryshim i energjisė vendos disa ndryshime klimatike nė atmosferėn tokėsore, por nuk ėshtė nė gjendje tė shkaktojė asnjė katastrofė globale.

    4. Por nė filmin “2012″ tregohet qė vetė rritja e aktivitetit diellor do tė shkaktojė njė ndryshimit tė drejtimit tė polit magnetik, duke shkaktuar tėrmete gjigante, qė do tė shkatėrrojnė gati tė gjithė Tokėn. A ėshtė e mundur tė ndodhė kjo?

    Prof. Burderi: Fusha magnetike tokėsore lind nė brendėsi tė tokės, nė bėrthamėn e vet. Edhe pse nga kėndvėshtrimi energjetik, nė parim teprica e energjisė e prodhuar nga piku diellor pėr njė vit mund tė jetė mė e lartė se energjia e fushės magnetike tokėsore, luhatje domethėnėse tė fushės magnetike tokėsore, nuk janė vrojtuar kurrė brenda njė harku kohor 11-vjeēar.
    Pėr kėtė arsye mund tė konkludojmė qė ndryshimi i aktivitetit diellor, nuk ka tė bėjė me ndryshimin e fushės magnetike. Lidhur me kėtė vihet re qė fusha magnetike tokėsore gjenerohet nė bėrthamėn e jashtme, pra nė njė thellėsi 2890 km.
    Edhe sikur e gjithė teprica e energjisė prodhuar nga piku diellor pėr njė vit do tė ishte thithur nga toka, temperatura nė thellėsi tė bėrthamės sė jashtme do tė ngrihej mė pak se njė e dhjetėmijta e gradės (1/10.000). Ka shumė pak gjasa qė njė ndryshim kaq i vogėl i kushteve fizike tė bėrthamės tė ketė ndonjė ndikim mbi fushėn magnetike tokėsore.

    5. Kthehemi nė origjinėn e kėtyre parashikimeve, ose mė saktė kalendari Maya. Historianėt pohojnė qė populli Maya zotėronte njohuri shumė tė mira astronomike dhe qė kalendari i tyre, ishte mė i sakti midis popujve antikė. Sipas disa studiuesve, fundi i kalendarit tė tyre i fiksuar nė 21 dhjetor 2012, ėshtė parashikimi i bėrė nga Maya tė pėrplasjes sė Tokės me njė planet tė dhjetė, imagjinar. Nė dritėn e vrojtimeve tė fundit astronomike a ka mundėsia qė tė ndodhi njė ngjarje e tillė?

    Dr. Floris: Qytetėrimi Maya kishte zhvilluar njė sistem kalendarėsh tė ndryshėm, nė gjendje tė pėrshkruante ndėrrimin e stinėve dhe tė parashikonte ngjarjet mė kryesore astronomike, si eklipsi i Diellit dhe Hėnės. Saktėsia e kalendarėve u lejonte Maya-ve tė pėrgatisnin “mbjelljen dhe korrjen” dhe tė programonin festat e shumta fetare pėr nder tė zotave tė tyre.
    Hyjnitė mė kryesore tė Maya-ve ishin Dielli, Hėna dhe Afėrdita, qė mishėrohej nė formėn e gjarprit me pupla Kukulkan, njėri nga mė tė “nderuarit” nga Maya-t. Prandaj pėr tė pėrshkruar lėvizjen qė shfaqej nė qiellin e natės tė kėtyre tre objekteve qiellore e pėr tė parashikuar ciklin e stinėve, Maya-ve iu desh tė studionin dy kalendarė tė ndryshėm: kalendarin Tzolkin, njė kalendar ritual qė bazohej nė njė vit prej 260 ditėsh e ku ēdo ditė pėrfaqėsonte njė hyjni tė ndryshme dhe kalendari Haab prej 365 ditėsh qė pėrdorej nė bujqėsi. Kėta dy kalendarė mbivendoseshin ēdo 52 vjet dhe nga vrojtimet e kalimit tė yllit Aldebaran nė Zenit, Maya-t bėnin korrigjime nė gjendje tė garantonin njė saktėsi tė lartė tė tė dy kalendarėve.
    Pėrveē kėtyre Maya-t futėn njė kalendar tė tretė tė quajtur “Numėrimi i gjatė” me njė kohėzgjatje prej 5125,36 vjetėsh qė merrte parasysh lindjen e civilizimit dhe hyjnėve tė tyre. Ky kalendar duhet tė kishte nisur mė 11 gusht 3114 para Krishtit e do tė mbėrrinte fundin mė 21 dhjetor 2012.
    Meqė Maya-t kishin njė konceptim ciklik tė historisė, kalendarėt e ndryshėm pėrfundonin dhe rifillonin nė analogji me atė qė ndodh me kalendarin tonė, ku mbyllja e njė cikli qė e quajmė “vit”, e pason njė tjetėr i ri.
    Pra, i vetmi parashikimi i saktė qė Maya-t bėnė pėr 2012-n ishte ai qė pėrcaktonte fundin e ciklit tė tyre tė parė tė gjatė, i cili do tė pasohej nga njė cikėl tjetėr. Fundja, Maya-t edhe duke pasur kalendar shumė tė saktė, kishin njė konceptim shumė tė kufizuar tė Universit, nė fakt gjykonin qė Toka ishte e sheshtė dhe mbėshtetej nė njė krokodil gjigant i cili jetonte nė njė liqen tė madh, ndėrsa gjykonin qė qielli mbahej nga katėr hyjni dhe ishte i ndarė nė 13 shtresa, nė secilėn prej tė cilave bujte njė Zot i ndryshėm.
    Pėr sa i pėrket mundėsisė qė tė kishin zbuluar njė planet tė dhjetė, nuk del nga dokumentet qė kanė mbėrritur deri tek ne qė ata tė njihnin ekzistencėn e 10 planetėve. Mund tė themi me siguri qė Maya-t, duke vrojtuar qiellin me sy tė lirė, ishin nė gjendje tė shihnin 5 planetė: Mėrkurin, Afėrditėn, Marsin, Jupiterin dhe Saturnin.
    Aktualisht astronomėt e vrojtojnė qiellin me anė tė teleskopėve tė mėdhenj, falė tė cilave ėshtė e mundur tė dallosh objekte miliarda herė mė tė dobėt nga ata qė mund tė shihen me sy tė lirė. Pavarėsisht nga kjo, deri mė sot ėshtė zbuluar se nė sistemin tonė diellor ka 8 planete dhe Plutoni mė 2006-n u klasifikua nga komuniteti shkencor ndėrkombėtar si “planeti xhuxh”.
    Nėse do tė hipotezojmė ekzistencėn e njė planeti qė “rastėsisht” u ka shpėtuar vrojtimeve kėmbėngulėse tė astronomėve, mund tė themi me siguri qė nėse ky do tė ishte nė trajektore drejt Tokės, pėr ta goditur pas njė vit e gjysmė, atėherė duhej tė gjendej nė njė distancė tė tillė nga Toka, pėr t’u parė edhe me sy tė lirė, si njė yll i ndritshėm.
    Meqenėse nė sistemin tonė diellor, nuk ėshtė zbuluar asnjė planet i ri, mund tė pėrjashtojmė qė nė 2012-n, Toka mund tė shkatėrrohet nga pėrplasja me njė planet tė panjohur.

    6. Sipas teorive aktuale shkencore, ėshtė e mundur qė nė tė ardhmen tė ndodhin ngjarje shkatėrruese qė do tė vendosnin fundin e jetės nė Tokė?

    Prof. Burderi: Siē edhe thamė nė fillim tė intervistės sonė, Toka nė tė kaluarėn ka qenė objekt i katastrofave tė shpeshta, tė cilat kanė shkaktuar zhdukjen e gati tė gjithė specieve shtazore dhe bimore.
    Astronomėt gjykojnė qė disa prej kėtyre zhdukjeve masive, mund tė jenė shkaktuar nga ndonjė fenomen astronomik. P.sh.: mendohet qė zhdukja e dinozaurėve e ndodhur para rreth 50 milionė viteve ėshtė shkaktuar nga rėnia mbi tokė e njė asteroidi tė madh, ose tė ndonjė komete.
    Pluhurat e pėrhapura nė atmosferė pėr shkak tė pėrplasjes, kanė qenė nė gjendje tė errėsonin qiellin pėr muaj dhe mbase dhe pėr vite, duke sjellė kėshtu tharjen e bimėve e si pasojė edhe zhdukjen e dinozaurėve. Tani nuk mund tė pėrjashtojmė qė njė ngjarje e tillė nuk mund tė ndodhė nė tė ardhmen dhe pėr kėtė arsye ekziston njė rrjet teleskopėsh qė vėzhgojnė qiellin 24 orė nė 24, nė kėrkim tė asteroideve dhe kometave tė reja.
    Po tė zbulohet nė kohė njė asteroid nė trajektore drejt Tokės, mund tė shmanget katastrofa, duke u pėrpjekur tė devijohet orbita me shpėrthime bėrthamore nė hapėsirė, ose duke i shkatėrruar para mbėrritjes sė tyre.
    Njė tjetėr mundėsi qė nuk mund ta pėrjashtojmė, ėshtė qė njė yll me njė masė 8 herė mė tė madhe se Dielli ynė, mundet nė fazat finale tė jetės sė vet, tė shpėrthejė nė afėrsi tė sistemit tonė diellor.
    Kėto shpėrthime janė quajtur nga astronomėt “Supernova” dhe yjet qė e gjenerojnė, lėshojnė nė hapėsirė sasi tė mėdha lėnde dhe radiacioni elektromagnetik, duke lėnė si njė mbetje tė tyre njė yll neutronesh ose njė “vrimė tė zezė”. Nėse shpėrthimi i njė supernove do tė ndodhte nė rrezen e rreth 30 viteve dritė nga Toka, atėherė energjia e prodhuar do tė ishte e tillė sa ta pėrgjysmonte shtresėn e ozonit qė na mbron nga rrezatimet, duke i ekspozuar qeniet e gjalla ndaj njė fluksi vdekjeprurės rrezatimesh.
    Por mund tė rrimė tė qetė, sepse pėr momentin, pėrllogaritjet se sa mund tė ndodhė njė ngjarje e tillė, edhe pse nuk janė shumė tė sakta, vlerėsojnė se njė gjė e tillė mund tė ndodhi nė njė interval tė pėrfshirė midis 100 milionė dhe 10 miliardė vitesh.
    Nė dallim nga rastet e paraqitura, ka njė ngjarje qė astronomėt e kanė parashikuar me njė saktėsi tė lartė e qė do tė ndodhė pas 85 milionė vjetėsh.
    Pėr rastin nė fjalė, njė sistem i veēantė yjesh do tė pėrcaktojnė njė shpėrthim qė do tė ketė pasoja tė rėnda mbi biosferėn tokėsore, duke ndryshuar ekuilibrin dhe duke shkaktuar zhdukjen pothuajse totale tė formės sė jetės nė Tokė me pasoja tė tmerrshme pėr fatin e njerėzimit.
    Pėrgjegjės pėr kėtė fenomen do tė jetė njė sistem binar ndėrveprues, i pėrbėrė nga dy yje neutronesh, qė pėr shkak tė tėrheqjes sė ndėrsjellėt gravitacionale rrotullohen rreth njėri-tjetrit, nė njė periudhė pėrreth dy orė.
    Teoria e Relativitetit tė Ajnshtajnit parashikon qė kur objekte kaq tė ngjeshura (pesha e njė luge nė njė yll neutronesh ėshtė e barabartė me atė tė 6 miliardė personave), rrotullohen nė njė distancė tė vogėl njėri nga tjetri, shpėrndahet energji nė formėn e valėve gravitacionale, humbja e sė cilės shkakton njė afrim progresiv tė dy objekteve, pra njė pėrplasje.
    Kur tė ndodhė kjo pėrplasje, sasi tė mėdha energjie do tė ēlirohen nė njė fraksion sekonde dhe pėr pak ēaste Toka do tė njohė njė shkėlqim nga njė mijė deri mė dhjetėmijė herė mė tė lartė se ai i diellit, mbi tė gjitha nė formėn e rrezeve X, rrezeve gama dhe pjesėzave me energji tė lartė. Ky sistem do tė nxjerrė pastaj njė vetėtimė me dritė gama nė gjendje tė shkaktojė zhdukjen masive tė specieve qė popullojnė planetin tonė.

  7. #417
    cherry blossom girl
    Anėtarėsuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095
    "Kafshėt zotėrojnė sense shumė tė zhvilluara nė krahasim me njerėzit dhe ajo ēka arrijnė tė bėjnė mund t'i duket magjike njė profani, por pėr kafshėt ėshtė normale".
    Kam lexuar diku se nje mace kishte arritur te kthehej ne shtepine e te zotit te saj pasi e kishin transportuar ate me makine ne nje vend tjeter qe ndodhej shume kilometra me larg. eshte e cuditshme si macja ka arritur te memorizoje rrugen pa e pershkuar ajo vete sepse vete ndodhej ne makine, dhe pas disa ditesh udhetim gjen shtepine e te zotit pa ndihmen e askujt. mbase nderhyn ketu sistemi i labirinteve qe ndodhet ne vesh dhe lidhjet e tij neuronale me trurin e vogel te cilet japin informacione ne lidhje me pozicionin e kokes dhe te trupit ne hapesire dhe pikerisht keto informacione macja apo qeni i integron ne cortex duke i memorizuar. ose mbase eshte dicka tjeter qe ska lidhje me kete...

    Nje dukuri tjeter e natyres po kaq e rralle dhe spektakolare eshte shtegtimi i pervitshem i miliona fluturave monarke qe kryejne nje fluturim rreth 4 mije km nga vendet e ftohta te USA dhe kanadese drejt Meksikes dhe ne kah te kundert ne pranvere. migrimi i tyre zgjat shume dite dhe kryhet nga gjenerata te ndryshme sepse flutura monarke jeton max 5-6 jave, tamam si nje stafete. dhe gjeneratat e reja dine me nje perpikeri absolute vazhdimin e udhetimit te nisur nga gjeneratat paraardhese, sikur kane fiksuar itinenarin e udhetimit ne genet e tyre dhe ne kete menyre ky itinerar trashegohet gjenerate pas gjenerate.
    Kerkova per videon e dokumentarit "Great Migrations" te National Geographics ne youtube po nuk gjeta gje... po vendos kete video me poshte

    http://<iframe class="restrain" titl...="0"></iframe>

  8. #418
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Jetė jashtėtokėsore zbulohet nė Tokė?
    08-03-2011
    Astrologu i NASA-s, dr. Richard B. Hoover, ka deklaruar se ka zbuluar mbetje tė jetės jashtėtokėsore nė njė mostėr tė marrė nga njėri prej meteoritėve, tė cilėt e kanė goditur tokėn.

    Hoover i ka kaluar dhjetė vite duke i hulumtuar mbetjet e lashta tė meteorėve, tė cilėt janė gjetur anembanė planetit.

    Hoover thotė se ka gjetur meteoritė tė rrallė nė Antarktik, nė Siberi e Alaskė, tė quajtur carbonaceous chondrites. Konsiderohet se nė botė ekzistojnė gjithsej 9 ekzemplarė tė kėtij tipi meteorėsh, kurse Hoover insiston se strukturat e gjetura nė copat e shkėmbit janė shumė tė ngjashme me cianobakteriet dhe se paraqesin dėshmi tė jetės nė kozmos.

    Shkencėtari ka thėnė se ka zbuluar fosile, tė cilat nuk janė tė dukshme pėr syrin e njeriut, pasi qė i ka zbėrthyer meteorėt nė laborator dhe mė pas i ka studiuar copat duke shfrytėzuar mikroskopė jashtėzakonisht precizė.

    “Ajo qė ėshtė shumė emocionuese ėshtė fakti se fosilet e zbuluara brenda shkėmbinjve janė shumė tė ngjashme me strukturat e qenieve nė Tokė. Ekzistojnė mostra tė cilat janė shumė tė ēuditshme dhe nuk ngjajnė me asgjė qė kam pasur rastin tė shoh deri mė tash dhe thjesht ėshtė e pamundur t’i identifikosh. Ua kam treguar mostrat shumė shkencėtarėve, por tė gjithė kanė mbetur tė shtangur dhe askush nuk ka qenė nė gjendje t’i identifikojė”, ka deklaruar Hoover.

    Shkencėtari po ashtu sugjeron se meteorėt nė rrugėtimet e tyre shpėrndajnė organizma nė tėrė kozmosin, dhe se ekziston mundėsia se edhe jeta nė Tokė ėshtė krijuar nė mėnyrė tė ngjashme. Nė njėrin prej meteorėve, Hoover ka zbuluar bakterin Titanospirillum velox, organizėm i cili ėshtė shumė i pranishėm nė Tokė.

    Deklaratat e dr. Hooverit tash do t’u nėnshtrohen njė niveli tė ri tė hulumtimeve tė shkencėtarėve anembanė botės dhe mostrat tė cilat ia ka zbuluar tash do tė gjenden nė disa laboratorė tė pavarur anembanė botės, nė mėnyrė qė bashkėsia shkencore tė arrijė faktet konkrete. (D. G.)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 08-03-2011 mė 06:35

  9. #419
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Njė rumune ėshtė pėrfshirė nė librin Guinnes tė rekordeve, pasi nė moshėn 23-vjeēare ajo ėshtė gjyshja mė e re nė botė, zbuluan sot mediat e vendit ballkanik.

    Nėnė e dy fėmijėve, Rifca Stanescu, lindi fėmijėn e saj tė parė kur ishte vetėm 12 vjeē.

    Ndonėse ajo iu lut fėmijėve qė tė mos ndiqnin shembullin e saj, vajza e saj Maria mbeti shtatzanė 10 vjeē dhe lindi kur sapo kishte mbushur 11-vjetorin.

    Njė histori e tillė nuk ėshtė normale as pėr vetė fshatėrat primitivė rumunė apo popullsinė e madhe rome nė kėtė shtet.

    Megjithatė, Rifca u detyrua tė martohej 11-vjeē me 13-vjeēarin Ionel Stanescu, i cili qė nė atė moshė kujdesej pėr dyqanin e babait qė shiste bizhuteri.

    Nėse nuk do tė pranonte kėtė martesė, asaj do t’i duhej t’i nėnshtrohej vullnetit tė babait tė saj, qė kishte gati njė martesė nė njė fshat tė largėt me vendlindjen.

    Vetė Rifca u lind nga nėna e saj kur kjo e fundit ishte 17 vjeē, prandaj edhe stėrgjyshja 40-vjeēare rrezikon tė futet sė bashku me tė bijėn nė librin e rekordeve.

    Ajo dėshironte qė vajza e saj Maria tė pėrfundonte tė paktėn 8-vjeēaren, por ajo u lidh me njė djalė tė fshatit dhe lindi njė djalė tė quajtur Ion.

    ”Jam shumė e lumtur pėr nipin, por do tė kisha dėshiruar mė shumė pėr jetėn e Marias”, deklaroi Rifca pėr mediat rumune.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  10. #420
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Zbulohet nė Francė qyteza me emrin Berat, bėhet binjakėzimi
    E.AZIZOLLI | 09/03/2011 |
    BERAT- Qytetit 2400-vjeēar tė Beratit i gjendet njė "vėlla" i vogėl me tė njėjtin emėr nė Francė. Ajo qė tė bėn pėrshtypje, ėshtė fakti se nė kufi me Beratin francez ndodhet edhe njė qytet me emrin Kozare, emrin e tė cilit e mban njėri nga fshatrat mė tė hershėm nė Qarkun e Beratit, qė ėshtė fshati Kozare i komunės Perondi. Berati i Francės ėshtė zbuluar rastėsisht nga njė emigrant, sot biznesmen i njohur beratas, i cili ėshtė larguar nga vendi qė nė vitin 1990.

    Ky zbulim ėshtė bėrė shkak qė bashkia e Beratit tė realizojė sė fundi binjakėzimin e qytetit tė Beratit me komunėn Berat tė Francės. Ceremonia e binjakėzimit ėshtė organizuar dje nė bashkinė e Beratit ku ka marrė pjesė dhe kryetari i komunės Berat nė Francė.

    Ai tha se veē binjakėzimit mes dy qyteteve me tė njėjtin emėr, do tė ketė edhe njė pėrpjekje tė tij pėr tė bėrė mė tė njohur nė shtetin francez qytetin historik tė Beratit shqiptar, i cili tashmė qė prej 8 korrikut 2008 ėshtė pjesė e kulturės botėrore UNESCO.

    Binjakėzimi hap dhe mundėsitė e studimit tė origjinės sė pėrbashkėt mes qytetit tė Beratit dhe komunės Berat tė Francės. Berati i Francės ndodhet nė rajonin e Tuluzės, nė njė komunė tė vogėl me rreth 2 700 banorė. Komuna ndodhet nė zonėn e Pirenejve Qendrore.

    Ndonėse nuk ka konfirmim zyrtar dhe shkencor, disa prej studiuesve beratas tė historisė mendojnė se qyteti francez me emrin Berat mund tė jetė themeluar nga beratasit e larguar nga ky qytet pas vdekjes sė Skėnderbeut nė vitin 1468, tė cilėt pas largimit mund tė jenė vendosur nė rajonet arbėreshe tė Italisė, e mė pas nė Francė. Zbuluesi i Beratit komunės sė Francės, Gazmend Toska, theksoi se do tė ishte njė gjė e veēantė nėse do tė mundėsohej korrespondenca e letrave nė gjuhėn frėnge ndėrmjet dy qyteteve.

Faqja 42 prej 68 FillimFillim ... 32404142434452 ... FunditFundit

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •