Close
Faqja 5 prej 68 FillimFillim ... 345671555 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 671
  1. #41
    Perjashtuar Maska e besi84
    Anėtarėsuar
    29-12-2003
    Vendndodhja
    n'toke t'Zotit!!
    Postime
    440
    edhe nje kuriozitet

    e dini ju se sa hargjon kohe njeriu per te numeruar nga 1 deri ne 1 miliard...?(merrni dhe llogaritni sa kohe ju duhet )


    pergjegjeja (12 vjet..)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga besi84 : 11-01-2004 mė 23:47

  2. #42
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Ja dhe disa postime te shkurtra nga une , sa per te pasuar shoket me lart.


    1 - Deri ne nje fare kohe besohej qe ariu polar duronte ftohtin me shume se cdo kafshe tjeter . Me vone u vertetua qe rosat dhe patat ( jane shpende dhe jo kafshe ) durojne ftohtin 3 here me shume se ariu. E gjithe kjo si veti e ndertimit te pendeve te tyre njera pas tjetres duke formuar pothuajse nje shtrese hermetike.

    2 - Merimanga eshte gjallesa qe konsumon me teper ushqim se gjithe gjallesat e tjera egzistuese. Nese nje njeri do krahasohej me merimangen , atehere ai duhet te haje 3 lope , 30 kg brumra , 1 kuintal uje ne dite.

    3 - Nese gurin me te lemuar te biliardos do ta zmadhonim ne siperfaqen e Tokes , atehere do shikonim nje reliev teper te c'rregullt te gurit , biles duke humbur edhe formen rrumbullake te tij ne shume vende. Kjo provon rrumbullakesine dhe siperfaqen teper te lemuar te Tokes.

    4 - Nese te gjithe njerezit e botes do te teshtitnin ne te njejten kohe , pernjeheresh , ne Toke do ndodhte permbysja me e hatashme dhe qe nuk eshte pare asnjehere duke rrezikuar dhe daljen e saj nga boshti.

    5 - Forca qe prodhohet nga zhurma e tifozave te stadiumit , nese do kthehej ne energji , arrin te zieje ujin ne nje kohe prej 15 sec.

    6 - Shqiponja jeton me shume se 100 e ca vjet. Nese sqepi i saj nuk do harkohej duke bere qe pjesa e siperme te mbulonte teresisht te poshmen ( duke e bllokuar te hapet ) ajo do arrinte te jetonte deri ne 400 vjet.

    7 - Njerezve qe qeshin shume , u shtohet jeta. ( eshte e vertete )


    ..Lexo.... e fundit fare dhe me e rendesishmja : Pinoku , i biri i baba Karlos , nese do lexonte keto postimet tona dhe nese shikonte qe asnjerit nga ne nuk i eshte rritur hunda --- do ndjehej i diskriminuar jashte mase

    ...DeuS...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DeuS : 11-01-2004 mė 23:59

  3. #43
    antar
    Anėtarėsuar
    19-01-2004
    Vendndodhja
    rrotull Dajtit
    Postime
    58
    Per te vene ne levizje qepallat tona nevojiten me mijra neurone
    te cilat u perkasin 30 grupeve te ndryshme,duhen kaq shume neurone,pasi qepallat nuk mbyllen gjithmone ne te njejten menyre ose per te njejten arsye.Funksionet e qepalles perfshijn hapjen dhe mbylljen automatike e cila ndodh 15 here ne min,me qellim qe ta mbaje kornene e lagesht:hapjen e mbylljen per refleks,qe ndodh kur dicka vjen me shpejtesi drejt syrit.
    [size]Ashtu kuptova se ne te vertet
    kisha arritur ne SHQIPERI
    nje vend me nje mije bukurira
    por i shkelur nga nje turme,e cila
    ushqen nje fare urrejtje kunder bukuris
    keshyu n.q.s ne SHQIPERI bukuria eshte e perbuzur dhe shkelmuar ska dyshim se fisnikeria nje nga
    virtytet e vjetra te kombit shqiptar
    eshte ende gjalle......
    FAIK KONICA[/size]

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    • Shume mbreter jane konsideruar te cmendur. Caligula vrau babane, nenen dhe dy vellezer qe te behej mbret, ndersa Neroni nenen dhe gruan e pare. Disa nga mbreterit e Britanise ishin te cmendur si rezultat i martesave brenda familjes. Me famozi ishte George III Matufi, i cili mbreteroi ne shekullin e 18. Vdiq i cmendur, shurdh dhe i verbuar ne 1820. Charles VI i Frances, i thirrur nga te gjithe Charles Budallai, mbante shufra hekuri ne trup sepse i ishte fiksuar se ishte prej qelqi dhe kishte frike mos thyhej.




    • Napoleon Bonaparti mund te kete vdekur nga arseniku. Ne dhomen e tij qendronte e varur nje Gravure e lyer me nje pigment ngjyroses Scheele's Green (quajtur per nder te kimistit suedez qe e zbuloi) qe kishte permbajtje bakri arsenit. Ne vitin 1893 Biokimisti Italian Gosio zbuloi se nqs. ky pigment merrte lageshti, leshonte avuj helmues arseniku. Duke thithur vetem avullin ndoshta nuk do ishte vdekjeprurese per "korporalin e vogel" por ai ishte i semure edhe me ulcer.....
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Postime
    769

    Arseniku

    Ketu do te gjeni disa kuriozitete mbi arsenikun.
    Ne mesine viteve 1800 ne angli ne nje punishte embelsirash dikush e ngatroi ilacin e minjve( arsenic oxide) me sheqer. Embelsirat helmuan me shum se 300 njeres dhe reth 30 vdiqen.
    Madam Toffana nga Sicilia ne shekullin e 17 krijoi nje perzjerje arseniku me palce derri. Perzjerja blihej nga femrat si kure per lekuren ( arseniku i jep fytyres nje kompleks te zbardhum qe ishte ne mod ne ate koh). Shum shpejt grat filluan ta perdornin kete per te vrare burrat. Me shum se 600 burra u vran ne kete menyr nga grat e tyre.
    Papa clement i 7 ne vitin 1534 u vra nga arseniku qe ishte perzier ne qiririn qe ai mbante. Djegja e parafines e redukton arsenic oxide ne arsin qe esht shum her me vdekjeprurse.
    Nga ana tjeter arseniku luajti nje rrol kryesor ne nderprerjen e "plague" qe ra ne europ ne shekullin e 17. Semundja shperndahej nga minjt dhe shkaktoi vdekjen e 1/3 se popullsis se kontinentit. Viktimat do ishin shum me tper po te mos ishte per arsenc oxide qe u perdor per te vrar minjt. Sapo minierat gjermane prodhuan arsenic oxide semundja pothuajse u pushoi.

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Pse ora ėshtė e ndarė nė 60 minuta dhe pse minutat janė tė ndarė nė 60 sekonda?




    Tė parėt qė e organizuan kohėn nė kėtė mėnyrė qė ėshtė dhe sot kanė qenė babilonasit. Falė tyre viti ishte ndarė nė 12 muaj sipas 12 fazave hėnore dhe ishte logjike qė dita dhe nata tė ndaheshin secila nė 12 orė duke korresponduar me tė 12 fazat e vitit. Presupozohet se kanė qenė po babilonasit ata qė e kanė ndarė orėn nė 60 minuta dhe minutat nė 60 sekonda sepse 60 ishte numri mė i madh tė cilit babilonasit i kishin dhėnė njė emėr.(sistemi gjashtėdhjetor). Ora dhjetore. Nė 1793 u bė njė tentativė pėr tė pėrdorur sistemin dhjetor dhe pėr orėn dhe minutat. Kėshilli i Republikės francese vendosi qė ditnata tė ndahej nė 20 orė me nga dhjetė orė secila. Ēdo orė tė ndahej nė 100 minuta dhe ēdo minutė nė 100 sekonda. Ky sistem filloi nė pėrvjetorin e themelimit tė republikės. Viti ishte i pėrbėrė nga 12 muaj me nga 30 ditė dhe 5 ditė shtesė qė nuk bėnin pjesė tek asnjė muaj nė veēanti. Reforma ndikoi dhe nė organizimin e javės po nė favor tė dekadės, tre dekada (tre javė me nga dhjetė ditė secila) bėnin njė muaj. U prodhuan dhe ora me ndarje dhjetore por pas 13 vjetėsh nė 31dhjetor 1805 Napoleoni e hodhi poshtė reformėn duke e kthyer gjithēka nė normalitet. Ora dhjetore u propozua pėrsėri nė 1998 nga Sėatch qė e quajti Beat pėr tė matur kohėn nė internet. Dhe ky eksperiment nuk ka funksionuar.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    Well on her way to becoming the woman with the longest hair is the American Diane Witt from Worcester (Mass.). For 15 years her splendid hair has not been cut. It is now 259 cm (8 feet, 6 inches) long.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029
    1 nė 10 persona nė botė jetojnė nė ishull.



    Nė 1870 nė Londėr jetonin mė shumė Irlandezė sesa nė Dublin.



    Mundėsia pėr tė tė rėnė rrufeja ėshtė 1 nė 600,000



    Rreth 27% e ushqimit nė vendet e zhvilluara pėrfundon nė koshat e plerave.

    Gjysma e popullisė sė botės ėshtė nėn moshėn 25 vjeē.



    Nė Perėndim njerėzit ndėrrojnė shtepi mesatarisht 1 herė nė 7 vjet.



    Sherbimi Postar i SHBA dėrgon rreth 43% tė postės botėrore, ndjekėsi mė i afėrt ėshtė Japonima me 6 %.



    Nė vendet e zhvilluara % e te rritureve qe martohen ra nga 72% ne 1970 nė 60 % ne 1996. Mundėsia pėr divorcim nė martesėn e parė u rrit nga 50% nė 67%. Mundėsia pėr divorcim nė martesėn e dytė ėshtė rreth 10 % me e lartė se nė martesėn e parė.



    Mesatarisht nė botė shkohet nė shkollė 200 ditė, nė SHBA 180 ditė, nė Suedi 170 ditė, nė Japoni 243 ditė.

  9. #49
    hapesira

    Shkencėtarėt vazhdojnė studimet pėr qiellin, origjinėn e njeriut dhe sėmundjen e shekullit XX


    Fakte tė reja mbi njeriun e hapėsirėn

    Ngjarjet mė interesante tė vitit 2004 nė shkencė



    Shkencėtarėt gjithmonė janė joshur nga misteret e planetit tonė, duke zgjidhur kohė pa kohe shumė prej tyre.

    Por nuk janė kufizur kėtu. Prej qindra vjetėsh studiohet hapėsira dhe trupat qiellorė qė akoma tėrheqin vėmendjen dhe krijojnė debate mbi njė jetė tjetėr pėrveē humanėve, alienėt. Ngjarjet mė interesante tė vitit 2004 nė shkencė kanė tė bėjnė mė shumė me hapėsirėn. Nė kėrkim tė inteligjencės jashtėtokėsore zbulohen gjurmė tė ēuditshme nė radiomarrėsen e posaēme pėr tė tilla sinjale. Hipotezat janė nga mė tė ndryshmet, por mė kryesorja ėshtė sinjalizimi i alienėve nga njė largėsi prej rreth 1000 vjet-dritė. Lindin paradokse mbi vrimėn e zezė. Teoria e menduar deri tani, qė ajo shkatėrron ēdo gjė, mund tė jetė e gabuar. Studiuesit presin tė nxjerrin informacione nga brendėsia e saj. Hidhen teori tė reja mbi shpejtėsinė e dritės. Mendohet se ajo nuk ka qenė gjithmonė konstante, por para biliona vjetėsh drita ka qenė edhe mė e shpejtė. Nėse teoria vėrtetohet, shumė ligje fizike do tė hidhen poshtė, pėrfshirė edhe teorinė e relativitetit tė Ajnshtajnit. Studiuesit ndezin njė debat tė ashpėr mbi kėtė temė. Po nė hapėsirė, nė sistemin tonė planetar, zgjidhet njė tjetėr mister. Kėtė herė i pėrket planetit Saturn, ku shpjegohet materiali i ēuditshėm i vėnė re nga imazhet e marra nė satelit, tė parat qė i kanė fokusuar nga afėr. Mendohet se materiali ėshtė i njėjtė me pluhurin dhe akullin qė dikur rrethonte diellin. Studimet vazhdojnė, tė reja tė tjera pritet tė zbulohen. Ēuditė e botės nuk do tė reshtin sė tėrhequri vėmendjen e njerėzimit.



    Sinjale misterioze nga largėsi vitesh-drite

    Kur astronomėt e pėrfshirė nė studimin e inteligjencės jashtėtokėsore (SETI) vendosėn njė teleskop tė madh radio nė Porto Riko, nė qiell ai kapi njė sinjal enigmatik tė veēantė qė ėshtė marrė disa herė nga njė kėnd i hapėsirės. Duket se tani sinjalet janė zhdukur, pėrveē njėrit, qė ėshtė forcuar mė tepėr. Ky sinjal nė kėtė radio, i parė nė 3 raste tė ndryshme, ėshtė njė enigmė. Ai mund tė jetė edhe njė produkt i teleskopit. Por deri tani ėshtė kandidati mė i mirė pėr kontaktin e sinjaleve inteligjente aliene nė 6 vjet histori tė "SETI@home project".
    I quajtur "SHGb02+14a", sinjali ka njė frekuencė rreth 1420 megaherc. Kjo ėshtė njė nga frekuencat kryesore nė tė cilėn hidrogjeni, elementi mė i zakonshėm nė univers, pėrvetėson dhe rrezaton energji pa vėshtirėsi. Disa astronomė mendojnė se alienėt qė duan tė na lajmėrojnė pėr prezencėn e tyre, po pėrdorin kėtė frekuencė. "SHGb02+14a" duket se vjen nga njė pikė nga yjėsia e Peshqve dhe e Dashit, ku nuk ka yje apo sisteme planetare deri nė 1000 vjet-dritė. Frekuenca e sinjalit duket se lėkundet nga 8 deri nė 37 herc nė sekondė. Fakti qė sinjali vazhdon tė ketė lėkundje edhe pas korrigjimeve, ėshtė i ēuditshėm. Njė planeti i duhet tė rrotullohet rreth 40 herė mė shpejt se Toka qė tė prodhojė frekuenca tė tilla.



    Misteri nė unazat e Saturnit

    Imazhet e fundit tė marra nga sonda hapėsinore "Cassini" zgjidhėn njė mister pėr unazat misterioze tė Saturnit. Imazhet e vetme tė marra nga afėr tregojnė njė material masiv brenda unazave, qė mund t'i ndihmojė shkencėtarėt pėr tė kuptuar se si ėshtė ndėrtuar planeti Saturn. Njė nga imazhet interesante ėshtė ai i "Encke gap", njė boshllėk 325 km nė unazėn mė tė madhe tė Saturnit, e njohur si unaza A. Fistonėt nė anėn e brendshme tė boshllėkut mendohet se janė krijuar nga graviteti i hėnės sė vogėl Pan, qė rrotullohet brenda boshllėkut. "Ky ėshtė njė libėr mėsimi pėr fizikantėt", tha Karolin Porko, kryetari i skuadrės. Nė njė imazh tjetėr tregohen akoma mė shumė dallgėzime tė unazės A, tė shkaktuara nga graviteti i tri hėnave: Janus, Pandora dhe Prometeu. Kėto "dallgė tė dendura" janė prodhuar kur akulli i hapėsirės thėrrmohet nė unaza dhe pėrballohet me orbitat e hėnave, kėshtu funksionon graviteti i tyre. Por ka disa grimca nė imazhin e marrė qė nuk mund tė shpjegohen. "Gati duken si kashtė. Unė nuk e di se ē'mund tė jetė kjo. Nuk kam asnjė tė dhėnė", thotė shkencėtari Porko, qė ėshtė njė ekspert nė studimin e unazave tė Saturnit. "Ėshtė diēka krejt e re. askush nuk e ka vėnė re mė parė. Mund tė jenė materialet fillestare tė "kashtės". Nėse ėshtė kėshtu, do tė kishte kuptim. Unazat e Saturnit mendohet se janė version i materialit tė akullit dhe pluhurit qė dikur rrethonin Diellin, materiali me tė cilin mendohet se u formuan planetėt.



    Shpejtėsia e dritės mund tė ketė ndryshuar

    Shpejtėsia e dritės, njė nga konstantet e shenjta tė fizikės universale, mund tė jetė mė e ulėt se 2 bilionė vjet mė parė, dhe jo nė njė skaj tė largėt tė universit, por kėtu, nė Tokė.
    Zbulimi ka ngjallur njė debat tė ashpėr, sepse bazohet nė rishqyrtimin e tė dhėnave tė njohura qė janė pėrdorur pėr njė kohė tė gjatė pėr tė argumentuar tė kundėrtėn: konstanten e shpejtėsisė sė dritės dhe konstante tė tjera. Kjo do tė kundėrshtonte teorinė e relativitetit tė Ajshtajnit, dhe do tė hidhte poshtė shumė ligje fizike. Por disa fizikanė thonė se ajo do tė shpjegonte me elegancė disa enigma kozmologjike, si fjala vjen, atė tė temperaturės afėrsisht uniforme tė universit. Kėrcėnimi i idesė pėr njė shpejtėsi tė ndryshueshme drite vjen nga matjet e njė parametri tjetėr tė quajtur alfa, qė tregon forcėn elektromagnetike. Shpejtėsia e dritės ėshtė e anasjellta e alfės dhe ndryshimi i saj interpretohet edhe si ndryshim i shpejtėsisė sė dritės. Por analizat e fundit, tė bėra nė reaktorin e vetėm bėrthamor Oklo nė Gabon, Afrika e Jugut, tregojnė se alfa nuk ndryshon. Por teoritė, sipas tė cilave alfa ndryshon ose jo ende nuk i kanė hapur rrugė njėra-tjetrės. Analizat e Oklos nuk mbrojnė asnjė nga teoritė, sipas Xhon Barrout, nė universitetin e Kembrixhit, ndryshimet e saj do t'i kėrkonim 5-6 bilionė vjet mė parė.



    Paradokset e vrimės sė ozonit

    Pas rreth 30 vjetėsh debati mbi vrimėn e ozonit qė shkatėrron ēdo gjė qė bie nė tė, Stefan Hauking tha se ky pėrfundim ėshtė i gabuar. Ai arsyeton se kjo vrimė mund tė lejojė daljen e informacionit. Kjo mund tė zgjidhė enigmat e fizikės moderne pėr vrimėn e ozonit, qė njihet si paradoks. Hauking tha se do ta zgjidhte misterin e vrimės sė ozonit nė konferencėn ndėrkombėtare mbi relativitetin e pėrgjithshėm dhe gravitetin nė Dublin. Nė esencė, vrima e ozonit sipas tij, nuk pėrfaqėson diēka qė i gllabėron tė gjitha.



    Paradokset e vrimės sė zezė

    Nga ana tjetėr ajo vazhdon tė rrezatojė si pėr tė na treguar informacionin qė ka brenda. "Ėshtė e mundur qė ai ta gjejė zgjidhjen, por kjo nuk mund tė thuhet akoma", tha Gibons, nė lidhje me deklaratėn e kolegut. Informacioni mbi vrimėn e ozonit mund tė mbetet pėrgjithmonė mister, por teoria e Haukingut ėshtė interesante pėr shumė nga kolegėt e tij, tė cilėt deri tani mendonin se vrima e ozonit shkatėrronte, ndėrsa sot janė tė gatshėm pėr tė pranuar "bastin".

    Gazeta Panorama
    Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli,
    Gjuha shqipe m'shungullon,

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029
    Turisti i dytė nė gjithėsi
    Pas Denis Titos, amerianit i cili ishte turisti i parė nė gjithėsi, mė 25 Prill 2002 u nis edhe 28 vjeqari nga Afrika e Jugut, Mark Shuttleworth i cili ėshtė

    njė ndėrmarrės Interneti, ekonimist me profesion. Milioneri nga Afrika ka udhėtuar se bashku me dy kosmonautė rusė nė drejtim tė stacionit kozmik “Alpha”. Ēmimi qė duhet tė paguajė ėshtė i njejtė me atė tė Titos, 20 milion dollarė amerikan.
    Kėsaj radhe ky turist nuk kishte fluturuar vetėm pėr tė shetitur, por ai atje do tė bėjė disa eksperimente nė gjendjen pa gravitacion me disa embrione tė qelizave tė kafshėve dhe se ky zbulim do te ndihmoj nė gjetjen e ilaēit pėr semundjen e Parkinsonit dhe Alcheimerit. Pėr kėtė arsye ekuipazhin treantarėsh e kanė trajnuar biologėt rusė dhe ata afrikan, tė cilėt u dhanė kėshilla se si duhet tė kryhet eksperimenti.

    Pilotja mė re nė Botė
    Shtatembėdhjetėvjeqarja Nicola Richardson nga qzteti Esek i Anglisė ėshtė ferma mė e re nė Botė e cila fitoi licencėn pėr pilote, me tė cilėn mund tė fluturojė anembanė Evropės me aeroplanė tė vegjėl. Ajo filloi leksionet e para nė pilotim qysh nė moshėn 14-tė vjeqare, dhe tani ėshtė duke punuar pėr t’a fituar licencėn pėr tė pilotuar edhe aeroplanė komercial civil, nė linja tė rregullta ajrore. I ati i saj posedon njė aeroplanė tė vogėl tė tipit “Piper Cherokee”, me tė cilin Richardson ka fluturuar shumė herė.

    Xhakarta fundoset vazhdimisht
    Tė dhėnat mė tė reja gjeologjike tė vitit 2002 treguan se Xhakarta ėshtė duke u fundosur gjithnjė e mė shpejtė nė det. Ėshtė treguar se gjashtė vitet e fundit kryeqyteti i pėrmendur i Indonezisė ėshtė fundosur pėr 91 cm nėn ujė. Si shkaktarė pėr njė rreshqitje tė tillė tė tokės mirret rritja rapide e ndėrtimeve si dhe shfrytėzimi i tepruar i ujėrave nėntokėsore.

    Kanaqeja mė e madhe
    Taivani ka prodhuar kanaqen mė tė madhe nė Botė. Kanaqeja ėshtė e lartė
    4.7 metra dhe e gjerė 2.2 metra, ajo peshon 4.4 tonelata dhe nė vete pėrmban 8.460 litra pije freskuese pėr tė plotėsuar nevojat e mė shumė se 23.000 personave. Deri nė kėtė rekord tė vitit 2002, australianėt e mbanin me kanaqen qė e kishin prodhuar nė vitin 1998.

    Skulptura mė e shtrenjtė
    “Koka e Bronztė e Danaidės”, vepėr e skulptorit rumun Konstandin Brankuzi, ėshtė skulprura mė e shtrenjtė nė Botė. Kjo ėshtė blerė pėr 19.9 milionė euro nė shtėpinė e ankandeve “Christie`s” nė New York, nga njė person milionerė anonim. Deri atėherė skulptura mė e shtrenjtė nė Botė ka qenė kompozicioni i shtatė figurave tė femrave po ashtu nga bronzi, e njohur si “La Foret”, e cila ishte shitur 9 milionė euro.

    Kamioni mė i shpejtė
    Kamioni i vjetėr i zjarrfikėsve amerikanė, i prodhuar nė vitin 1940 nga kompania “Ford”, vihet nė lėvizje nga dy motorė aeroplanėsh tė llojit “Rolls Royce 601 Viper” dhe kjo e bėnė atė kamionin mė tė shpejtė tė zjarrfikėsve nė Botė. Ky avio-kamion ka thyer tė gjitha rekordet e mundshme tė shpejtėsisė. Ai u shėnua nė Librin e Rekordeve tė Ginisit me shpejtėsinė e shėnuar prej 655 km/h, dhe me motorin e fuqishėm 12.000 kualfuqi.

    Topi mė i shpejtė
    Topi i quajtur “Fevernova” nga prodhuesi i njohur Adidas, ėshtė topi me preciz dhe mė i shpejtė nė Botė. Ky top ėshtė prezentuar pėr herė tė parė pėr Kampionatin Botėrorė tė Futbollit nė Kore dhe Japoni mė 31 Maj 2002.
    Testet e bėra me kėtė top treguan se nė distancėn prej 20 e 25 metrash, topi mund tė arrijė shpejtėsinė rekorde prej 130 km/h dhe ai mund tė godasė me tė madhe edhe caqet mė diameter prej 20 cm Mundėsi tė tilla tė topit tė futbollit janė pasojė e kombinimit tė materialeve speciale tė cilat pėrmirsojnė transmetimin mė tė mirė tė forcės nga kėmba e futbollistit dhe ruanė pėr njė kohė tė gjatė formėn e njejtė.
    Topi “Fevernova” nė mes tjerash pėrmbanė edhe shtresė tė shkumės qė edhe e ndihmon nė elasticitetin e tij.

    Zbulimi i njeriut tė Neandertalit
    Nė vitin 1856 nė Neandertal, pranė qytetit Dyseldorf tė Gjermanisė, u zbuluan eshtra njerzish qė kishin jetuar 100 mijė vjet mė parė. Sipas shkencėtarėve, njerėzit e kėsaj kohe kishin pėrballuar ndryshimet e mėdha tė klimės dhe kishin mundur tu pėrshtateshin atyre.
    Truri i njeriut tė Neandertalit ishte 1.600 gram, gati sa truri ynė.
    Njerėzit e kėsaj kohe jetonin nė grupe pranė lumenjve dhe ushqeheshin me mishin e ariut e tė panterės, qė i gjuanin me dy shkopinjė tė kalitur nė zjarr. Ata ishin tė parėt qė zbuluan rregullin e varrosjės sė njerėzve tė tyre. Njeriu i Neandertalit u zhduk rreth 50 mijė vjet mė parė.

    Zbulimi i njeriut tė Kro-Manjonit
    Nė vitin 1868 nė shpellėn e Kro-Manjonit nė Dordonjė tė Francės, u zbuluan eshtrat e tre burrave, tė njė gruaje dhe tė njė femije. Rreth tyre gjendeshin mbeturina eshtrash tė kafshėve tė egra dhe vegla tė ndryshme pune. Kėto elemente u shėrbyen shkencėtarėve tė hedhin dritė mbi jetėn e kėtyre njerėzve.
    Njerėzit e Kro-Manjanit jetuan 40 mijė vjet mė parė. Ata ishin tė organizuar nė grupe dhe endeshin nga njeri vend nė tjetrin. Pėr t`u mbrojtur nga tė ftohtėt ata kėrkonin strehė nėpėr shpella, tė cilat i rregullonin dhe i zbukuronin. Mė pas ata filluan t`i ndėrtonin vet vendet e mbrojtura, tė futura gjysmė nė tokė dhe aty ngrenin ēadra me lėkurė kafshėsh. Kėta njerėz vazhdonin ta punonin drurin pėr tė prodhuar vegla pune. Ata bėnin dhe armė me kockė, me dru dhe me brirė. Ndonėse jo tė shumtė nė numėr, ata ushqeheshin me mish kuajsh tė egėr dhe me disa kafshė tė tjera.

    Letersia, aritektura dhe skulptura
    Zbulimi i shkrimit ndihmoi nė hartimin e veprave letrare. Letėrsia e Egjiptit dhe e Mesopotamisė, pėrbėheshin nga mite fetare, himne kushtuar perėndive, shkrime historike dhe novela. Libri “Epi i Gilgameshit” i shkruar nė Babiloni rreth vitit 2000 p.l.k., e qė pėrbėhej nga 12 pllakadeltine, ėshtė vepra mė e vjetėr letrare e shkruar dhe e gjetur deri mė tani nė Botė.

    Mė sė shumti qėndroi ulur
    Antonio Gomeshi nga Portugalia, duke qenė pa punė , iu kujtua tė konkurojė nė rekortet e Ginisit me njė mėnyrė origjinale tė veprimit-duke qėndruar ulur. Ai kėtė rekord e arriti pa lėvizur nga vendi plot pesėmbėdhjetė orė e dy minuta. Kėshtu, Antonio vazhdon tė fitojė edhe tė ardhura. Kudo qė shkon, si njeri i rekordeve tė Ginisit, ai rri ulur sa mė gjatė tė jetė e mundur dhe, nė bazė tė kėsaj, merr edhe shpėrblime.

Faqja 5 prej 68 FillimFillim ... 345671555 ... FunditFundit

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •