Close
Faqja 3 prej 68 FillimFillim 123451353 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 671
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Disa ligje jo te zakonshme ne USA:

    Diteve te diela, ne New York eshte e ndaluar te ecesh me nje kaush akulloreje ne xhep.

    Ne Florida dikush mund te gjobitet nese e ze gjumi nen kasken e parukjeres.

    Ne San Francisco mund te shetisesh me nje elefant vetem nese e mban te lidhur me zinxhir.

    Ne Alabama nuk mund te shkohet ne kishe me mustaqe fallso.

    Ne Minnesota nuk mund te flihet zhveshur. (ehehe)

  2. #22
    xha Barka Maska e Jonian
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Ec drejt bulevardit deri te Skenderbeu. Aty pastaj futja nga te duash...
    Postime
    332
    Kiss of death.
    Sipas statistikave te nje studimi kryer ne Kine, cdo puthje ul tre minuta jete nga cdo njeri sepse shton shume tensionin. Sipas te njejtave statistika me 175 200 puthje i ke hequr vetes nje vit jete.
    ----------------------------------------------------------------------------------

    Hej bela...
    Ne fshatin e vogel Desnok ne Raxhastanin verior ne Indi ndodhet i vetmi tempull i vendit dhe i botes qe u eshte dedikuar uritheve.
    Urithet e shenjte qe rrojne ne kete tempull ushqehen si mbreter nga vendasit te cilet vete vuajne nga varferia.
    ---------------------------------------------------------------------------------
    Trimi i mirė me shoqe shumė

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215

    Muzeu suedez me tekstet shqip

    Shqiptarėt nė Suedi dhe vizitorė shqiptar nga atdheu mund tė gjejnė dicka tė jashtėzakonshme nė qytetin Karlstad.

    Ju duhet tė dini se tashmė Muzeu i Värmlandit nė Karlstad ka nė stendat ku paraqiten objektet muzeale shpjeguesit edhe nė gjuhėn shqipe, krahas atyre nė suedisht dhe anglisht. Kjo gjė do tė lehtėsonte vizitorėt shqiptarė qė ndodhen me banim nė Värmland apo dhe nė rajone tė tjera tė Suedisė pėr tė kuptuar mė mirė pėrmbajtjen e objekteve nė kėtė muze nėse ata do tė kenė rastin ta vizitojnė atė.

    Ky lajmėrim erdhi nga anėtari i Komitetit Suedezo-Shqiptar Petraq Proko, i cili ėshtė i punėsuar nė atė muze.
    Ju do tė jeni vėrtet tė mirėseardhur nė atė muze - ku nė vendet e tjera nordike do tė gjeni tekstet shqipe nė institucionet e vendit?

    Ullmar Qvick
    Koordinuesi i Komitetit suedezo-shqiptar
    Ullmar Qvick

  4. #24
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289
    -Njė sondė e re pėr nė planetin Mars

    Agjencia amerikane e hapėsirės, NASA lėshoi dje nė mbrėmje pas disa shtyrjesh njė sondė pėr nė Mars, me njė robot qė do tė eksplorojė kėtė planet. Sonda u nis nga Kepi Kanaveral i Floridės. Zyrtarėt e Nasės e e anuluan lėshimin tė dielėn pėr shkak tė problemeve me njė bateri, ndėrsa mė parė nisja ishte shtyrė pėr shkak tė motit tė keq dhe problemeve teknike. Roboti i quajtur “Opportunity”, sė bashku me robotin tjetėr “Spirit” qė ndodhet tashmė nė Mars, do tė kontrollojnė nėse ka shenja uji nė Planetin e Kuq, gjė qė do tė provonte qė jeta ėshtė e mundshme nė Mars.

    -Del nga koma pas 19 vjetėsh

    Terri Wallis nga shteti Arkansa u zgjua muajin e kaluar pas njė gjėndjeje kome prej 19 vjetėsh. Sot Terry ėshtė 39 vjeē. Nė moshėn 20 vjeēare ai ra nė gjendje kome si pasojė e njė aksidenti automobilistik. Pėr vite me radhė miq e pjestarė tė familjes e vizitonin Wallisin thuajse ēdo ditė, qėndronin pranė shtratit tė tij dhe flisnin me tė sikur ai tė ishte zgjuar. Papritur njė ditė muajin e kaluar Wallis hapi sytė dhe filloi tė flasė. Familja e tij e thotė s ekjo ėshtė mrekulli. Madje edhe doktori i tij e ka tė vėshtirė tė besojė se Wallis ka dalė nga koma paas kaq shumė vitesh. Ēudia tjetėr ėshtė se Terry Wallis ėshtė nė gjendje tė kujtojė bisedat e zhvilluara pranė shtratit tė tij gjatė kėtyre 19 vjetėve nė koma. Shėndeti i tij tani ka hyrė nė rrugėn e pėrmirėsimit. Por Terri Wallis ka pėrballė edhe njė sfidė tjetėr; tė njohė mė mirė e nga afėr vajzėn e tij e lindur 19 vjet mė parė, pak para se Terri tė pėsonte aksidentin.


    -Binjaket iraniane

    Binjaket iraniane tė bashkuara tė cilat u ndanė nėpėrmjet njė operacioni historik nė Singapor nuk arritėn tė jetojnė. Mjekėt nė spitalin Raffles tė Singaporit thanė se Laleh Bijani vdiq sot pėr shkak tė humbjes sė gjakut jo shumė orė pas vdekjes sė binjakes tjetėr Ladan. Motrat 29-vjeēare ishin tė bashkuara nė kokė dhe trutė e tyre ishin tė lidhur mjaft ngushtė me njėri-tjetrin. Mjekėt kishin paralajmėruar se operacioni i ndarjes do tė ishte me mjaft rrezik dhe se njėra ose tė dyja vajzat mund tė vdisnin apo tė paralizoheshin. Eshtė hera e parė qė tek persona tė riitur kryhet njė operacion i tillė. Nė vitin 1996, mjekėt nė Gjermani nuk kishin pranuar ta bėnin njė operacion tė tillė duke thėnė se ai ishte tepėr i rrezikshėm. Pėr tė ndarė indet e trurit, kirurgėve iu deshėn tri ditė duke i prerė ato milimetėr pas milimetri. Ata thanė se kishin vėnė re qė qarkullimi i gjakut nė trutė e binjakeve ishte i paqendrueshėm. Nė operacion morėn pjesė 28 ekspertė nga Singapori, Shtetet e Bashkuara, Franca, Japonia, Zvicra dhe Nepali

  5. #25
    Sinqeritet.Korektesi.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Selanik Greqi
    Postime
    366

    Karavidhet gjejne rrugen per ne shtepi

    "Karavidhet me gjemba kane nje aftesi te pashpjegueshme per te gjetur rrugen per ne shtepi,madje edhe pasi ua lidhen syte,i sjellin verdalle me nje kamion i hedhin ne ujera qe ato nuk i njohin",thote gazeta National Post e Kanadase.
    Studiuesit zune dhjetra karavidhe ne ujrat e e ishujve te Florides,i vendosen neper akuariume te errta dhe i leshuan 37 km larg vendit ku u kapen.
    Megjithese i kishin syte e mbuluara,karavidhet gjithmone shkojne drejte vendit ku i kishin zene.Studiuesit mendojne se kjo eshte menyra me e perparuar e orjentimit qe eshte gjetur deri tani te jovertebroret.Dr.Keneth Lohman ,i cili drejtonte studimet,tha:"pavarsisht se cfare u beme,karavidhet e gjeten drejtimin qe duhej te ndiqnin per te shkuar ne shtepi.
    Po ta mendosh mire ky eshte nje zbbulim mjaft i madh:keto krustace te vogla qe ne ndonje menyre arrijne te percaktojne vendendodhjen e tyre,ne kushte ne te cilat njerezit s'do te dinin fare te orjentoheshin".
    Dashuria eshte si nje hekur flakerues, qe kur e kap te djeg, me kalimin e kohes plaget mbyllen por shenjat do te ngelen perjete.

    Liri ne mendim......Respekt per nje mendim te kundert

    Pergjigjia me e mire per nje njeri qe hiqet sikur i di te gjitha eshte heshtja.

  6. #26
    Sinqeritet.Korektesi.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Selanik Greqi
    Postime
    366

    Zbulime te reja per kafene

    Gazetz the Times e Londres pohon:"Kafeja pa kafein nuk eshte me e shendeteshme se kafeja tradicionale dhe ka te ngjare qe po njesojti lere pa gjume perdoruesit e saje."Studimet qe bene shkencetaret ne Spitali universitar,ne ZyrihTe Zvicres tregojne se perderisa te dyja llojet e kafese ndikojne pothuajse ne menyre te njejte ne sistemin nervordhe ne ate kardiovaskular,ndoshta nuk eshte kafeinashkaktarja e ketyre problemeve.
    Drejtuesi i kerkimeve,dr.Robert Konti,pranon:"Deri tani kemi menduar se pasojat qe kafeini sjell ne sistemin kardiovaskular vijne nga kafeina, por zbulam[se]keto pasoja i shfaqen dhe ata qe nuk e pine kafene kur ju dha kafe pa kafein.

    Kjo gje tregon se sa pak dime per pasojat qe sjell nje nga pijet tona me te njohura dhe stimuluesi qe konsumohet me shume ne gjithe boten."
    Dashuria eshte si nje hekur flakerues, qe kur e kap te djeg, me kalimin e kohes plaget mbyllen por shenjat do te ngelen perjete.

    Liri ne mendim......Respekt per nje mendim te kundert

    Pergjigjia me e mire per nje njeri qe hiqet sikur i di te gjitha eshte heshtja.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Po gorille albino kishit pare ndonjehere ju?
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  8. #28
    Sinqeritet.Korektesi.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Selanik Greqi
    Postime
    366

    Plakja e evropianeve

    "Evropa plake eshte nje emer qe i pershtatet asaj",njofton gazeta Spanjolle El Pais .Pothuajse ne te gjitha vendet e Bashkimit Evropian.te pakten 20% e popullsise eshte mbi moshen 60-vjecare.Demografet parashikojne se deri ne vitin 2050,4 ne cdo 10 banore ne disa vende si Austria,Italia dhe spanja do te jene mbi 60 vjec.
    Simbas komennteve te asamblese se dyte boterore per plakjen,te mbajtur ne Madrid,Spanje,kjo plakje gjithenje dhe me e madhe e popullsise do te kerkoje pershtatje shoqerore dhe ekonomike.
    Do te jete me e veshtire te financohen pensionistet dhe sigurimet shendetesore.Psh,punedheneseve do tu duhet te punesojne punonjes te moshuar,te organizojne programe pune elastike ose me turne te shkurtra dhe te ofrojne plane per daljenne pension sipas rrethanave.Per me teper ,"meqe do te kete gjithnje e me pak te rinj,kompanive qe deshirojne te jene te suksesshme do tu duhet t'ua ofrojne sherbimet dhe produktet e tyre te moshuareve",verejti Hoze-Maria-Riera,nje bizesmen spanjoll.
    Dashuria eshte si nje hekur flakerues, qe kur e kap te djeg, me kalimin e kohes plaget mbyllen por shenjat do te ngelen perjete.

    Liri ne mendim......Respekt per nje mendim te kundert

    Pergjigjia me e mire per nje njeri qe hiqet sikur i di te gjitha eshte heshtja.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Pėrse gjarpėrinjtė ndėrrojnė lėkurė?
    Substanca nga e cila ėshtė bėrė shtresa e sipėrme e epidermės sė lėkurės sė gjarpėrinjėve nuk ėshtė elastike dhe nuk rigjenerohet me kalimin e kohės; kur gjarpėrinjtė rriten, lėkura e tyre bėhet si njė veshje e ngushtė pėr ta. Gjarpėrinjtė bėjnė njė ndėrrim tė plotė tė lėkurės nė periudha tė cilat variojnė nga 6 muaj nė njė vit sipas llojit tė tyre. Disa ditė para se tė ndėrrojnė lėkurė kėto kafshė humbin oreksin, bėhen gjaknxehtė dhe pėrpiqen tė qėndrojnė pranė ujit sepse duke ndėrruar lėkurė preferojnė dhe njė larje. Nėn lėkurėn e vjetėr formohet dhe njė shtresė tjetėr qė ėshtė lėkura e re dhe nė momentin e duhur gjarpėrinjtė e ēajnė lėkurėn e tyre tek koka dhe fillojnė ta shtyjnė pas duke u zvarritur pas tokės. Lėkura e butė rrėshket dhe duke mos patur kėmbėt si pengesė, arrin tė largohet e plotė nga trupi i gjarpėrit.
    1- Njė gjarpėr Indigo duke dalė nga lėkura e tij. Ėshtė njė nga gjarpėrinjtė mė tė gjatė tė kontinentit amerikan dhe mund ta kalojė gjatėsinė prej 2 metrash e gjysmė.

    Flokėt dhe thonjtė rriten mė shumė gjatė periudhave tė caktuara?
    Ritmet e rritjes sė flokėve janė shumė tė ndryshueshme nė periudha tė caktuara, ndėrsa me thonjtė nuk ndodh e njejta gjė. Nė ndryshim me sa ndodh tek kafshėt, qė humbasin shtresa tė lėkurės gjatė stinės sė ngrohtė duke mos qenė tė detyruar qė tė mbrohen nga i ftohti, tek njerėzit ėshtė vėnė re njė rritje mė e shpejtė e flokėve nė periudhėn e ngrohtė dhe nė veēanti nė periudhėn e korrikut. Ky fenomen nė pėrgjithėsi ėshtė mė i dukshėm tek femrat se sa tek meshkujt dhe akoma nuk ka arritur tė zbulohet se pse ndodh dhe pse dihet qė njė rol tė rėndėsishėm luan dhe temperatura. Ritmet e rritjes sė flokėve nga ana tjetėr janė tė influencuar nga shumė faktorė si: hormonet, mosha, gjendja e organizmit. Nė kushte normale rreth 120 mijė fijet e flokut qė ka mesatarisht njė njeri nė kokė rriten rreth 1.2 cm nė muaj. Ndėrsa rritja e thonjėve varet nga ushqimi dhe aspak nga stinėt. Thonjtė zgjaten mesatarisht 3 milimetra nė muaj.

    Pėr sa kohė mund tė jetohet pa fjetur?
    Studimi shkencor i gjumit vitet e fundit ka qenė shumė intensiv dhe pse rezultatet e disa studimeve kanė qenė tė kundėrta. Ėshtė e qartė tashmė qė njė person mund tė vetėvritet duke refuzuar tė hajė dhe tė pijė por dhe personi mė stoik nuk ėshtė nė gjėndje qė tė rrijė pa fjetur pafundėsisht. Nevoja pėr gjumė shpejt a vonė do tė vijė me gjithė sforcot e individit pėr tė rezistuar. Mungesa e gjumit sipas disa studimeve provokon rrjedhoja psikologjike. Sipas studimeve tė bėra, njė numėr i madh individėsh qė kanė qenė tė detyruar tė qėndrojnė pa fjetur kanė patur shqetėsime tė mėdha tė personalitetit tė tyre.
    Zgjuar pėr 264 orė. Disa studime gjithnjė me bazė empirike nė tė kundėrt mbėshtesin se simptomat psikologjike qė vėrehen tek personat e pagjumė janė rezultat i stresit dhe jo i mngesės sė ndonjė funksioni thelbėsor tė zhvilluar nga gjumi. Njė provė ėshtė qė nė 1966 17 vjeēari Randy Gardner qėndroi zgjuar pėr 264 orė duke mos treguar asnjė simptomė psikotike. Pas kėsaj ai fjeti pėr 15 orė dhe kur u ngrit ndjehej mirė.

    Pėrse ndonjėherė kur jemi nė gjumė na duket se do tė biem?
    Ndjenja e rėnies mund tė interpretohet nė mėnyra tė ndryshme sipas fazave tė gjumit gjatė tė cilave pėrjetohet kjo ndjenjė. Nė qoftė se pėrjetohet nė fazėn e pėrgjumjes ėshtė njė eksperiencė e shkaktuar nga hedhja nė momentin e kalimit nga faza kur jemi zgjuar nė atė tė gjumit, kur organizmi kryen njė proces gradual tė ndėrprerjes sė sinjaleve tė ndjeshmėrisė dhe tė funksionimit tė muskujve. Nė momentin qė percepton boshatisjen personi pėrjeton njė eksperiencė tė kaluar mė parė kur ka qenė zgjuar si rėnia nga njė shkallė, nga njė karrige apo nga njė lartėsi mė e madhe. Veē ndjenjės sė rėnies kjo mund tė shoqėrohet dhe me imazhe apo aluēinacione. Lodhja e vazhdueshme apo ankthi mund t'i favorizojnė kėto ndjenja.
    Ndjenja e rėnies mund tė provohet dhe gjatė fazės REM kur personi ėshtė tėrėsisht nė njė gjumė tė thellė, kur trupi ėshtė tėrėsisht i palėvizėshėm dhe i paraziluar dhe ėndrrat janė mė "tė gjalla". Nė kėtė rast domethėnia nuk ėshtė fiziologjike dhe pėr ta interpretuar duhet tė studiohet profili i plotė psikologjik i personit qė e pėrjeton kėtė ndjenjė

    @SPEKTRI

  10. #30
    Dhia dhe merimanga

    Shkenctaret kane kombinuar ADN e merimanges me ate te dhise, per te krijuar nje sekuence te re. Hybridi eshte forumuar duke futur nje gjen te vetem te merimanges ne nje veze te fertilizuar te dhise. Si rezultat i saj, dhia ben qumesht qe ka ne perberje te tij mendafsh, fibra e te cilit eshte pese here me e fort se hekuri. Kjo sepse qumeshti i dhise tani permban perberes te fibres qe thuret nga merimanga

    Ky zbulim mund te vlej miliona, sepse ka aplikime ne shume fusha. Nje studim intensiv po behet per perdorimin e kesaj fibre ne veshjen trupore te ushtareve. Duke patur kete lloj fibre si material, veshjet do te jene me te lehta; do kene nje elasticitet qe do t'u jap mundesine (njerezve qe e kane veshur) te ngrejne pesha disa here me te renda, se sa normalisht; si dhe do te jene mbrojtese me efektive ne rruajtjen kunder plumbave.

    "Nexia" eshte kompania qe coi ne kete zbulim, me qender ne Kanada. Fibra e prodhuar quhet ndryshe dhe "biosteel" (biohekur). Mendohet qe kjo fiber, me avantazhet e saj, do te zevendesoj shume shpejt fibren e karbonit (qe eshte tani ne perdorim)
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Faqja 3 prej 68 FillimFillim 123451353 ... FunditFundit

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •