Close
Faqja 31 prej 68 FillimFillim ... 21293031323341 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 301 deri 310 prej 671
  1. #301
    Pamje unikale te shperthimit te nje meteori ne Kanada

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga brooklyn2007 : 22-11-2008 mė 19:44
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  2. #302
    i/e regjistruar Maska e Timianonimi
    Anėtarėsuar
    29-07-2008
    Vendndodhja
    Percaktohet me vullnetin tim duke i ndryshuar tri dimenzionet hapsirore dhe duke ju pershtatur rrjedhjes se dimenzionit kohor te cilin nuk mund ta kontrolloj
    Postime
    146
    Astronomet e NASA do ta mbajne nje telekonference te Marten me 16 Dhjetor 2008 per te kumtuar rezultatet me te reja qe jane te rendesishme ne lidhje me materjen e erret qe jane arrite permes Observatorit Chandra me rreze X. Audio pjesa e telekonferences do te mund te shihet ne internet ne kete adrese:

    http://www.nasa.gov/newsaudio

    Per me teper:

    http://www.nasa.gov/home/hqnews/2008...a_telecon.html
    I'll not commit the fashionable stupidity of regarding everything I can't explain as fraud-C.G. Jung

  3. #303
    i/e regjistruar Maska e Timianonimi
    Anėtarėsuar
    29-07-2008
    Vendndodhja
    Percaktohet me vullnetin tim duke i ndryshuar tri dimenzionet hapsirore dhe duke ju pershtatur rrjedhjes se dimenzionit kohor te cilin nuk mund ta kontrolloj
    Postime
    146
    Forca e mistershme e njohur si energjia e erret qe shkakton nxitimin e zgjerimit te univerzit gjithashtu i ndalon bashkesite e galaktikave te behen shume te medha. Te gjitha studimet e deritashme indirekte (pasi qe energjia e erret nuk detektohet dhe nuk dihet se cfare eshte) pajtohen se kjo energji vepron si nje lloj force anti-gravitacionale, nje forc qe rritet me distancen, plotesisht e kundert me forcen e gravitetit!

    Sipas deklarates se astronomeve te vrojtuesit (obseravatoriumit) me rreze X me emrin Chandra te bere dje (16.12.2008) ne 5 .5 miliardet e fundit bashkesite e galaktikave nuk mund te formohen aq lehte si para kesaj kohe, cfardo qe te jete energjia e erret e pengon rritjen e bashkesive te galaktikave (dmth vepron kunder forces terheqese te tyre per tu bashkuar) dhe kjo eshte nje "nenshkrim" i enrgjise se erret!

    Per me teper hulumtimet e mbeshtesine idene se energjia e erret eshte pergjejgese per forcen shtytse qe Ajnshtajni me heret e quajti "konstanta kozmike", e cila sipas tij nuk e lejonte materjen e univerzit te kollapsonte ne vetevete nga forca gravitaconale ne mes tyre, te cilen teori me vone e quajti si gabimin e tij me te madh ne karieren e tij! Si duket tani po deshmohet se nuk e ka pasur gabim por ka pasur te drejte!

    Per me teper:

    http://blogs.discovermagazine.com/80...n-dark-energy/

    http://www.washingtonpost.com/wp-dyn...l?hpid=topnews
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Timianonimi : 17-12-2008 mė 06:10
    I'll not commit the fashionable stupidity of regarding everything I can't explain as fraud-C.G. Jung

  4. #304
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Shkencetaret zbulojne energjine e erret

    Energjia e erret ekziston, madje ajo shkakton efekte te dukshme. Sateliti Chandra i NASA-s eshte perdorur nga disa pedagoge te Universitetit te Harvardit, te cilet kane studiuar 86 galaktika te largeta dhe ne nje prej tyre kane zbuluar pikerisht energjine e erret.

    Ne galaktiken Abel 85, rreth 740 milione vite drite larg nesh, eshte vene re prania e energjise se erret, e cila quhet keshtu pasi nuk dihet burimi i saj, por kjo nuk e pengon te mbushe 73 % te universit. Nderkohe, 23 % e universit eshte e perbere nga materie e erret, e cila ka ngelur ende pa u studiuar. 4 % qe ngelen jane yje, galaktika e planete.

    Zbulimi i energjise se erret eshte bere 10 vjet me pare kur astronautet thane se ekziston nje force qe vepron ne kundershtim me gravitetin dhe dominon kozmosin. Dicka kishte kuptuar edhe Ajnshtajni, i cili shpiku konstanten kozmike per te llogaritur te dhenat rreth relativitetit te pergjithshem, ne menyre qe te kundershtonte efektet e gravitetit.

    Por edhe pse e konceptoi si ide, shkencetari i njohur nuk e pranoi asnjehere ate sit e vertete. Ekzistenca e energjise se erret u zbulua ne vitin 1998 nga Saul Perlmutter i Universitetit te Berklejit, por ai e cilesonte kete energji si te mistershme dhe te cuditshme. Nese kthehemi tek zbulimi me i fundit i bere nga shkencetaret e Harvardit, ata kane vene re se ne galaktiken Abel 85, gjate 7 miliarde viteve te fundit asgje nuk ka ndryshuar, duke i bere te mendojne se dicka nuk po i lejon objektet te rriten.

    “Kjo mund te shpjegohet edhe si ndalimi ne zhvillimin e universit”, sakteson Alexey Vikhlinin, sipas te cilit, zbulimi i energjise se erret eshte nje prej zbulimeve me te medha te bere nga shkenca.

    © Top-Channel

    Jeta ime, mban emrin e saj..

  5. #305
    -Holy Sinner- Maska e sam1r
    Anėtarėsuar
    26-11-2007
    Vendndodhja
    FusheKosove
    Postime
    1,695

    Shkencetaret Japonez, fotografojne mendimet!?

    Nese para shume kohesh, nje fotografi ku stampohet buzeqeshja mund te na dukej e cuditshme, tashme nje gje e tille eshte mese normale, por ajo qe mund te na cudise eshte nje tjeter lloj fotografie.

    Behet fjale per fotografimin e mendimeve. Nje grup kerkuesish japoneze kane paraqitur grafikisht ne nje ekran imazhe mendimesh. Ky studim eshte publikuar ne revisten shkencore amerikane “Neuron”.

    Studiuesit kane perdorur 400 imazhe bardh e zi, te cilat ne njefare menyre mund te perfaqesojne edhe endrrat. Gjate eksperimentit u analizua fluksi i gjakut celebral tek disa vullnetare dhe u dol ne perfundimin se gjithe ky proces nuk mund te kuptohet pa pasqyrimin qe syte bejne ne tru.




    Burimi: dervina.com
    ~Once you {fall} into the position of faith,you {begin} loosing your scientific credibility!!~

  6. #306
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-04-2008
    Postime
    496
    Citim Postuar mė parė nga ClaY_MorE Lexo Postimin
    “Kjo mund te shpjegohet edhe si ndalimi ne zhvillimin e universit”, sakteson Alexey Vikhlinin, sipas te cilit, zbulimi i energjise se erret eshte nje prej zbulimeve me te medha te bere nga shkenca.
    Po, eshte e vertete dhe mendohet se do te jete pikerisht kjo energji e erret qe do te filloje, efektin e anasjellte duke bere qe Universi te tkurret.
    Nuk e di por mesa mbaj mend Ajnshtajni e ka futur konstanten per ceshtje politike dhe frike nga ateistet (ju lutem te mos e diskutojme ne pikepamje fetare sepse kalojme ne fyerje).

  7. #307
    i/e regjistruar Maska e olsetto
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    170
    Drites i duhen 13 sec per te udhetuar rreth Tokes.
    E postuar me pare nga Fiori eshte e gabuar. Drita gjate nje sekonde e pershkruan ekuatorin 7.5 here.
    1,2 Freedy comes for you;
    3,4 Jason's at your door.

  8. #308
    Mrekullia nė familjen shqiptare, gruaja me dy sisteme riprodhimi

    LONDER- Kur Lindsi Hasaj zbuloi se ishte shtatzėnė, ajo dhe bashkėshorti i saj shqiptar ishin tė entuziazmuar nė kulm. Por, pesė javė mė pas, asaj iu dha lajmi i pabesueshėm nga mjekėt, se ajo kishte njė sistem tė dyfishtė ripro-dhues, me dy mitra dhe dy vagina. Vetėm njė nė njė milion gra e kanė njė sistem tė tillė dhe ishte thjesht fat qė ajo kishte mbetur shtatzėnė kaq lehtė. Nė familjen e re shqiptare tashmė ardhja e bebes konsiderohet si njė moment shumė i veēantė. Ēifti, qė jeton nė Finchley, nė veri tė Londrės, kishte muaj qė pėrpiqej pėr njė foshnjė. Brenda dy muajsh mrekullia ndodhi. "Nė momentin kur ia thashė kėtė Tonit, ishim tė dy shumė tė lumtur, ishte e mrekullueshme", - thotė Lindsi. Por, nė nėntor, ku bashkėshorti saj ishte nė Shqipėri duke vizituar tė afėrmit e tij, gruaja 30-vjeēare pati dhimbje tė forta barku. Ajo shkoi nė spitalin "Barnet General" duke menduar se kishte njė shtatzėni jashtė mitre, por vendosi tė mos ia thoshte bashkėshortit tė saj, pėr shkak tė frikės dhe pasigurisė. Teste dhe analiza tė tjera u kryen, duke e shqetėsuar edhe mė shumė zonjėn Hasaj. Por, menjėherė pas tyre si dhe njė vizite tė hollėsishme, mjekėt i thanė se ajo kishte njė sistem riprodhimi tė dyfishtė, me dy mitra dhe dy vagina. "Mė nė fund, mjekėt arritėn tė kuptonin atė qė unė nuk e kisha ditur kurrė, ata mė thanė se kontrolli im mjekėsor ishte njėsoj si kontrolli i dy njerėzve tė ndryshėm, - tha Lindsi. - Unė ndjeva frikė pėr fėmijėn, por mjekėt thanė se ēdo gjė ishte nė rregull dhe se do tė kisha njė shtatzėni normale. Pas disa ditėsh, ndjeva qė bebi po lėvizte dhe po shkelmonte dhe kjo ishte njė ndjesi e mrekullueshme". Mė pas, ajo i telefonoi bashkėshortit tė saj dhe i tregoi gjithēka, edhe faktin se gjendja e saj ishte shumė e veēantė dhe se ajo i ndodhte vetėm njė gruaje nė njė milion. "Ishte njė lehtėsim shumė i madh tė dėgjoja zėrin e tij dhe e dija se gjithēka do shkonte mirė", - thotė zonja Hasaj, qė kishte qėndruar pėr tre muaj nė gjendje koma pėr shkak tė njė aksidenti me motor disa vjet mė parė. "Ne mezi po presim deri nė korrik, ku fėmija tė jetė me ne", - thonė tė dy bashkėshortėt. Mjekėt pohojnė se ishte shumė e habitshme qė ajo mbeti shtatzėnė kaq shpejt, pasi ovulimi ndodh nė njėrėn prej mitrave ēdo muaj. Por, megjithatė, edhe pse gjerat po shkojnė mirė, gjendja e saj ėshtė delikate, sepse dy mitra konsiderohen mė tė dobėta se njė e vetme.

    (s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  9. #309
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Toka dhe Aferdita krijuan Marsin dhe Merkurin

    Planeti Mars dhe Merkur jane ndare pas lindjes se tyre. Kete e thote shkencetari Brad Hansen gjate takimit te zhvilluar ne Kaliforni nga “American Astronomical Society”.

    Gjithcka nis nga nje eksperiment qe verteton edhe radhen e vendosjes qe nga Merkuri, Aferdita e duke vazhduar me Token e me pas Marsin. Te gjithe keto planete vertiten rreth unazes se brendshme te yllit tone, Diellit.

    “Simulimi i realizuar tregon se dy planetet me te medhenj te nje unaze te materies me te afert jane krijuar ne ekstreme, dmth ne pjesen e brendshme dhe te jashtme. Keta planete jane Aferdita dhe Toka. Ne mes te tyre ndodhej nje tjeter material, nga i cili mori forme Merkuri dhe Marsi, te dy te spostuar ne pjeset ekstreme nga forcat gravidacionale te trupave me te medhenj dhe tani ata jane aty ku ne i shohim”, shpjegon prof. Hansen.

    Sipas tij, karakteristikat e Merkurit dhe Aferdites tregojne gjithashtu se keto dy planete kane qene viktima te perplasjeve te medha. Por nga kjo e keqe ka vuajtur edhe Toka dhe simulimi i Hansen sqaron gjithashtu se per shkak te nje perplasjeje te nje trupi te madh me Token, lindi edhe Hena. Perplasja ka ngritur nje pjese te ma dhe te materies, e cila me pas ka krijuar satelitin e vetem te planetit tone.

    T-CH

  10. #310
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Zbulohen sy bionik qė kthejnė shikimin tek tė verbrit

    Shkencėtarė nė Shtetet e Bashkuara dhe Australi po pėrdorin pajisje tė reja eksperimentale, tė quajtura sy bionikė, pėr tė ndihmuar kthimin e shikimit tek tė verbrit.

    Kjo ėshtė njė teknologji e ngjashme me pajisjet e vendosura nė vesh pėr tė ndihmuar dėgjimin. Tė dyja kėto pajisje nxisin fijet nervore tė lidhura me trurin duke i ndihmuar personat tė shikojnė e dėgjojnė.
    Linda Kurfut nga Kalifornia ėshtė njė prej atyre qė janė pajisur me sy bionikė. Ajo mban syze me njė kamerė tė vogėl qė komunikon me elektrodat e vendosura nė sytė e saj tė cilat nxisin retinėn. Pėr mė shumė se njė dekadė ajo ishte plotėsisht e verbėr si pasojė e njė sėmundjeje tė trashėguar e quajtur "retinis pigmentosa". Tani ajo shikon si tė gjithė njerėzit normalė. Syri bionik i Lindės ka 16 elektroda.
    Por pajisjet e reja kanė edhe mė shumė. Nė Australi, doktor Vivek Ēouduri pranė spitalit Princi i Uellsit nė Sidney, po zhvillon njė pajisje tė ngjashme qė vendoset nė sipėrfaqen e syrit. Ai thotė se tani ndodhet pranė pėrfundimit tė punės dhe sė shpejti do tė fillojė provat duke e implantuar sytė tek disa pacientė. Teknologjia e pėrdorur pėr kėtė sy bionik ėshtė e ngjashme me atė qė pėrdoret pėr pajisjet e dėgjimit qė vendosen nė vesh tek personat qė nuk dėgjojnė. Shkencėtarėt australianė tregohen optimistė kur thonė se presin qė nga pajisja e tyre tė verbrit mund tė pėrfitojnė shikimin 100 pėrqind.

    /voa/
    Sui generis

Faqja 31 prej 68 FillimFillim ... 21293031323341 ... FunditFundit

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •