-
Avantazhi i partive te vogla ne Shqiperi eshte i tille qe nese arrijne pragun minimal te votes, ato mund te jene pjese e cdo koalicioni qeverises. Kete e garanton diferenca e ngushte e votave mes PD dhe PS ne keto 2 zgjedhjet e fundit parlamentare. Pra ne llogarite e kesaj partie, per aq kohe sa arrijne nje perqindje te caktuar vote, ato mund te levizin balancen e pushtetit, sic beri koalicioni PD-LSI ne 2009.
Fryma e Re Demokratike pritet qe te marri vota nga elektorati i PD dhe kjo eshte shqetesuese per Berishen. Kjo perben shqetesim per Berishen vetem nese LSI zgjedh qe te dali e vetme ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare, dhe jo si pjese e koalicionit te tij. Qeverine e krijon koalicioni qe siguron shumicen e votave te shqiptareve ne zgjedhje, pavaresisht se mund te mos arrije 51% te votave.
Sipas parashikimeve te mia, partia e Topit eshte nje parti me elektoral lokal, kryesisht ne Tirane e Durres. Ajo do te mbledhi vota qe nuk jane detyrimisht te djathta, por jane ish-njerez te PD qe ne zgjedhjet e fundit te 2009 nuk votuan per PD por per PS. Pra vota e tyre nuk do te uli vetem voten e koalicionit te Berishes por edhe votat e majta: PS nuk do te jete me partia e vetme qe do te kerkoje voten anti-Berisha, asaj do t'i duhet te konkurroje me kete parti dhe me partine e Faqezinjve te Spahiut.
Ne zgjedhjet e ardhshme do te kete nje hemoragji akoma me te madhe votash nga PS ne LSI, ku LSI do te beje fushate elektorale me arritjet e koalicionit qeverises sic ishte liberalizimi i vizave me BE, permbushja e kushteve per anetaresim ne BE, dhe perfundimi i projekteve te medha ne infrastrukturen e vendit. Numri i socialisteve te zhgenjyer nga lidershipi i Rames ne PS eshte shume here me i larte se numri i elektoratit te djathte te lodhur nga pushteti 8 vjecar.
Albo
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt