Po me pelqen nje gje nga kjo parti:
Oketa ka deklaruar se zgjedhja e kreut tė partisė do tė bėhet sipas parimit njė anėtar njė votė, dhe kreu i partisė do tė ketė mandat tė kufizuar me tė drejtė rizgjedhjeje vetėm njė herė.
Kjo do te siguroje rotacion dhe jo riciklim te te njejtave figurave si PD e PS. Na eshte bere Sala, Tosi dhe Rama si burri nenes.
Moderator, e di vet ti...
fryma e re demokratike por me fytyrat dhe njerzit e vjeter
kjo eshte nje LSI e djathte
Plane te forta paskan qe ne fillim duke vjedh apo duke blere deputet, dhe pastaj si quhet fryma e re, dhe don te ricikloje deputet qe kan nje fryme te vjeter,,,, Parti KakePlanet
FRD nuk pritet tė jetė njė parti, e cila do tė kėnaqet me pak, por mėsohet se planet e saj pas formimit, lidhen dhe me tėrheqjen e sa mė shumė deputetėve demokratė drejt saj. Burime pranė kėsaj force bėjnė tė ditur se aktualisht po bėhen negociata me rreth dhjetė deputetė demokratė.
Grupi organizator i kėsaj partie bėn tė ditur se njė pjesė e kėtyre deputetėve tė PD-sė janė shprehur entuziastė pėr kėtė lėvizje tė re tė sė djathtės dhe janė aktualisht nė periudhė reflektimi pėr tė ardhmen e tyre politike. Sipas organizatorėve, qėllimi kryesor i kėtyre negociatave ėshtė formimi i njė grupi parlamentar tė fortė nė Kuvend. Aktualisht kjo parti ėshtė e pėrfaqėsuar nė Kuvend vetėm me kryetarin e saj, ish-deputetin e PD-sė, Gazmend Oketa.
Popull nese nje deputet i tille leviz ne kete menyre eshte nje plere dhe nuk duhet votuar kurre me, sikur dhe vellai juaj te jete. Dhe nje parti qe pranon deputet te tille eshte nje plere gjithashtu dhe nuk duhet votuar, kjo vlen per te gjitha partit dhe jo vetem per kete te fundit.
Popull nje president qe zgjidhet neper kafene e neper zyra eshte nje plere dhe mos prisni kurre ndryshim nga keta njerez qe shiten e bllihen rrugeve dhe lokaleve, duke e quajtur politike, E VETEN POLITIKAN KUR JANE VETEM BATAKCINJ.
Kane njerezit me te mire dhe me te edukuar te PDs. Jane shume larg klithmave mesjetare te Berishes e kokefortesise se Rames. E kane qe tani voten time. Te pakten keta jane njerez normale, se keta te tjeret kane kaq vjet qe na varferojne e na felliqin sa here dalin neper mediat e botes. Berisha te ben te skuqesh per faktin qe te prezanton ty, kur del e flet neper emisione te huaja me anglishte injorante, italishte injorante, dhe shqipe injorante.
Keshtu veproi me te shkruar edhe Rama kur erdhi ne parti, por ne zbatim.....
E ardhmja e FRD? Ka plot shembuj te tjere partish te djathta te krijuara ne te shkuaren dhe suksesshem te deshtuara ne betejat elektorale. Ndoshta mundesine e vetme per sukses kjo parti e ka tek votat e majta, pasi elektorati gri kurre nuk ka perkrahur partite qe formohen kryesisht nga te pakenaqurit politike. E ardhmja do ta tregoje.
Parti e re me figura te konsumuara, gjithsesi le t'ia lejme zjedhjeve, aty matet forca reale, elektorati.
Do tu kenaqka Bomi duke soditur poshte partise e tu ngrene fara luledielli![]()
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ingenuous : 01-05-2012 mė 16:18
"Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"
Dash Shehi: Fryma e Re Demokratike si "kofini pas te vjelit"
Shqetesimi i vetem per kryetarin e LZHK-se, Dashamir Shehi, dje ishte se mos Mancesteri bente ndonje gol, pasi krijimi i partise se re si "kofini pas te vjelit" pa asnje peshe elektorale nuk perbente ndonje interes te madh. Duke i marre pak minuta nga ndeshja qe po ndiqte, kreu i LZHK-se ka bere disa komente te shkurtra ne lidhje me interesin tone per politiken dhe per kete fraksion te ri te shkeputur nga PD-ja si nje nder ish-funksionaret e kesaj partie. Ne lidhje me pyetjen se cfare te reje sillte kjo parti ne klasen politike, Dashamir Shehi duke qeshur u shpreh se nuk shikonte asgje te keqe, apo asgje te re dhe themelimi i cdo partie eshte e drejta e atyre qe vendosin per ta themeluar. Per ish-drejtuesin e PD-se i larguar vite me pare nga kjo parti, "koha dhe zgjedhjet parlamentare te 2013-s do te tregoje sesa peshe kane, apo do te kene ne elektorat". Sipas tij, deri me tani jane hedhur vetem hapat e pare ku nuk vihet re asgje interesante. Lidhur me shtyllat kryesore qe ata paraqiten ne programin e tyre, se do t'u japin zgjidhje ceshtjes se pronave, ish te perndjekurve dhe do te perfaqesojne shtresen e mesme, Dashamir Shehi serish duke qeshur shprehet "optimist", se me ne fund e paskan kuptuar politiken. "Mire e kane ato me kete pune, por ne jemi shume veta qe jemi marre me keto ceshtje dhe nuk zgjidhem gje, ishalla po bejne ndonje gje keta meqe i paskan vene ne program", - eshte shprehur z. Shehi. Pak dite me pare kreu i Levizjes per Zhvillim Kombetar, Dashamir Shehi, ne lidhje me partine e re te Topit, deklaroi se zakonisht kreret e shteteve, ne mbarim te mandatit hapin fondacione dhe jo parti politike. Gjithashtu ai ka deklaruar se LZHK-ja nuk do te kete asnje marreveshje me forcen e re politike te krijuar nga Bamir Topit. "Jo, ne do te mbajme qendrimin tone si LZHK. Mire keq, ne kemi nje investim politik. Ne nuk jemi nje gje e re. Ne jemi force e konfirmuar. Ne kete linje kemi dhe kesaj linje do t'i mbahemi. Une i uroj pune te mbare kujtdo qe merret me politike. Nuk ka me logjike qe pas kaq kohe te nisin gjera nga e para", eshte shprehur Shehi. Duket qarte qe krijimi i partise me te re, e cila ka dale si fraksion nga PD-ja, nuk ka ngjallur besimin e askujt. Mesohet nga burime prane FRD se ata kishin ftuar edhe ish-kryeministrin Aleksander Meksi per te qene pjese drejtuese e kesaj partie, ftese e cila deri dje nuk eshte pranuar nga ky i fundit me argumentin se krijimi i kesaj partie nuk ngjallte ndonje besim te madh se do te kishte mbeshtetje, politike apo dhe ajo qe eshte me e rendesishmja mbeshtetje elektorale. Mesohet se ish-kryeministri do t'i bashkohet kesaj partie, nese ajo deri ne shtator do te tregoje se eshte force e konsoliduar dhe ka mbeshtetje ne elektorat.
Mazhoranca: FRD nuk perfaqeson qendren e djathte
Per Partine Demokratike, krijimi i partise se re nuk krijon asnje shqetesim per zgjedhjet e 2013-s. Sipas tyre, kjo force politike nuk ka mbeshtetje elektorale dhe nuk perfaqeson qendren e djathte ashtu sic pretendon. Ata jane lancuar nga e majta dhe kryetari Rama, dhe per rrjedhoje andej duhet te presin te marrin edhe mbeshtetje ne zgjedhjet e ardhshme, pasi kryetari i tyre Topi ua dha ne zgjedhjet lokale.
Pėrvec familja e ngusht e tijė tjetėr nuk ja jep voten askush! Ka me ra shumė posht..
Mė gėnjeu pasuria, jeta vrap mė iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka nė dhe tė huaj do tė vdes..
Njeri i mire quhet ai qe ha buken ne sofer e pastaj kur mbaron, peshtyn ne te?
U votua me mijera vota nga e djathta dhe ai nje te vetme qe kishte ne dore e hodhi majtas ...??????????????????
Ky eshte nje peng i kapur nga Rama me fijet e korupsionit, i cili tash e mbrapa do te jete vecse nje marionete e keqe dhe e shemtuar ne duart e Rames.
Unė jam njeri i thjeshtė.
Kėnaqem me pak.
Mė mjafton mė e mira.
Krijoni Kontakt