Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    be yourself by yourself Maska e denku
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    in the casket garden
    Postime
    362

    Keshille,si rinia,thene rinise.

    Shkruar nga Mary Smich!

    Shijo fuqine dhe bukurine e rinise.Mos e vrit mendjen shume.Nuk ke per ta kuptuar fuqine dhe bukurine e rinise tende ,deri diten kur fashitet.
    Me beso 20 vjet me pas do shikosh fotot e vjetra dhe ne nje menyre qe as ti nuk i jep dot shpjegim,do mendosh se sa gjera te mundshme kishe perpara teje dhe sa mrekullueshem dukeshe atehere.Nuk ke qene kurre aq i/e shemtuar dhe i/e shendoshe sa mendoje.
    Mos e ca koken per te ardhmen.Caje po deshe,po duke ditur se eshte aq efektive sa dhe mbllacitja e nje camcakezi,kur je duke zgjidhur nje ekuacion algjebre.
    Telashet e verteta te jetes tende do jene patjeter gjera qe nuk te kane shkuar ne mendje ndonjehere.Si ato mendime qe te mjegullojne syte rreth ores 4 te nje te marte mbasdite.
    Bej dicka cdo dite,pse jo dhe qe te kalli friken.
    Kendo!
    Mos u trego i keq me zemrat e te tjereve.Mos tolero te tjeret qe jane te pameshirshem me zemren tende.
    Laj dhembet!
    Mos harxho kohen me xhelozi!
    Nganjehere je i pari.Nganjehere ngelesh mbrapa.Gara eshte e gjate dhe ne fund del se je matur me veten.
    Kujto komplimentet qe te jane bere.Harro fyerjet.Po dite ta besh kete ma trego dhe mua.
    Ruaj letrat e dashurise.Hidhe tutje faturat e vjetra bankare.
    Shplodhu!
    Mos u ndje ne faj n.q.s. nuk e di se ca do besh me jeten tende.Njerezit me interesante kur ishin 22 vjec nuk e dinin se c'do benin me jeten e tyre.Shume 40 vjecare interesante akoma nuk e dine se c'do bejne.
    Ha proteina,sidomos kalcium!
    Trego kujdes per gjunjet e tu.Do te mungojne kur te plakesh.
    Mbase do martohesh,mbase jo.Mbase do kesh femije,mbase jo.
    Ndoshta do divorcohesh 40 vjec.Ndoshta do kercesh perseri ne 75 vjetorin e marteses.
    Sido qe te shkoje,cfaredo qe te besh,mos e lavdero shume veten tende dhe mos u fry si ne nje parade.Zgjedhjet e tua jane si bastet.Sic jane te kujtdo tjeter ne kete bote.
    Shijo trupin tend!
    Perdore ne cdo menyre qe te mundesh.Pa friken ose turpin se ca thone te tjeret.Sepse eshte i vetmi instrument qe ti do kesh ne pronesine tende perhere.
    Kerce!
    Edhe pse i vetmi vend per momentin mund te jete dhoma e gjumit.
    Lexo rregullat dhe ligjet,edhe pse me vone mund te mos ti ndjekesh.
    Mos lexo revista mode apo bukurie.Te bejne te ndihesh i/e shemtuar.
    Qendroi afer prinderve,sepse nuk i dihet.Nje dite mund te ikin pergjithmone.Sillu mire me vellezerit e motrat.Jane lidhja me e mire me te shkuaren dhe jane ata qe do jen me ty ne te ardhmen.
    Mundohu te kuptosh qe miqte shkojne e vijne,por disa...ata me te shtrenjtit do rrine gjithmone.
    Mundohu te shkurtosh distancat gjeografike dhe te kuptosh stilet e jetes,pasi sa me shume te plakesh ,aq me shume do kesh nevoje per njerezit qe ke njohur kur ke qene i ri(e re).
    Jeto ne New York,por largohu para se te ashpersohesh.
    Jeto ne California,por largohu para se te te beje te bute.
    Udheto!
    Mos u merr shume me floket,pasi kur te jesh 40,do te duken si 85 vjec.
    Bej kujdes nga kush i merr keshillat.Tregohu i duruar me ata qe i japin.
    Keshilla eshte nje forme e nostalgjise.Eshte si peshkosh te shkuaren nga harresa,ta fshishe nga pluhurat,ta lyesh perseri ne vendet daleboje dhe ta shesesh perseri,per me shume se c'vlen.

    Por kete here besoje.......keshillen time!

    Marre nga filmi "The Big Kahuna"

    Ja dhe tre thenje nga filmi i mesiperm.Nuk e di ne jane teza apo antiteza.Po ju le juve te vendosni.

    1)C'fare jemi eshte me e rendesishme,se kush jemi.

    2)Nganjehere duhet te hash kemben tende,qe ti shpetosh kurtheve te jetes

    3)Zoti krijoi femren qe ajo ti tregoi mashkullit,sa budalla eshte nganjehere

    Shijojeni dhe Pershendetje!!!!!!!!!!!!!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga denku : 18-03-2003 mė 01:00
    Nuk mund te qortohem,sepse dhe vete njeriu model ka skadencen e tij....!!!!!!!!

  2. #2
    In Flames Maska e dimegeni
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Göteborg
    Postime
    371
    Nganjehere duhet te hash kemben tende,ti shpetosh kurtheve te jetes!!


    Kjo eshte fantastike!!!!!
    Kete shkrim e lexova me shume kenaqesi,sa mire do ishte ti ndiqnim keto keshilla.
    Si thu ti Denk?


    Une me sa po shoh disa keshilla ti po i ndjek,kengen e Backstreet Boys "I want it that way" nuk po e heq nga goja!
    Te kendosh eshte gje e bukur po jo keshtu kengesh se po te degjoi James Dean i Manic Street Preachers kam frike se mos fluturo kitarja ne drejtim teje.
    Discover me like emptiness.......

Tema tė Ngjashme

  1. Dilemat me tė Cilat Pėrballen Rinia
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 18:16
  2. Mesazh rinisė muslimane nė botė‏ !
    Nga altruisti_ek84 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-01-2009, 09:47
  3. Letėr rinisė Muslimane.
    Nga GoLdeN nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-02-2007, 19:38
  4. Rinia islamike
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 13:24
  5. Roli i fesė nė edukimin e rinisė
    Nga llokumi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-12-2002, 15:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •