Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 26
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    U Privatizua Poezija

    U privatizua vargu!

    Hej milet!
    Dallkaukë, letrarë, bejtexhinj dhe poet
    Mblidhuni tek Sheshi i Poezisë!
    Erdhi momenti i shumëpritur
    Privatizohen vargjet, vjerrshat, poezitë
    poemat, balladat e vlerat e Letërsisë,
    merrini Antologjitë Letrare ku janë e ku nuk janë
    fillojmë nga ato të shkruarat në pergamenë
    nga autorë me emra të lashtë Taukrik, Taulant
    Vraufrik, Hespant, Iprisht, Ibrisht
    Ecni ndër shekuj tek poetët me mbiemra
    justinianë dhe bizantinë
    Zarisht, Bogdan, Ylenec, Jeronim,
    ndaluni tek arbëreshët e Moresë
    Gavril, Derad, Pal, Muzak, apo Golem
    Blini Fishtën, shisni Koliqin, një Mjéd ndrrohet me dy Migjen!
    Mblidhuni të gjithë me lajmërimin tem!
    Do ndrrohet Naimi, Chajupi,Prenushi dhe Shantoja
    Me poezi shkruar nga Mao Y dhe Go Mo Zhoja(!)
    Mblidhuni pra mos humbisni rastin!
    Sot hapet Tenderi i Privatizimit Epokal!
    Tek Sheshi i Poezisë
    Shisni Ismail Kadarenë dhe blini poetin Fekal!
    Ka dalë nga gjiri i popullit!
    Gjyshi i tij ka qenë Këshilltar në Hekal!
    Bile dhe kryetar fronti...Kryeçoban i dhisë!
    Rapsod i orëve të para, që me porosi të partisë..
    diskretitoj puçistat në gjirin e ushtrisë..
    Nxitoni se vargjet po mbarohen!
    Poemat shiten, blihen, privatizohen
    Kurvat e Poezisë gëzohen, pasurohen!
    Mblidhuni depilatorë të leshit degjenerues!
    Pederastë, travestitë dhe masturbues!
    Mos humbisni rastin!
    Nesër do privatizojmë Historinë!
    Do këmbejmë Korçën e Gjirokastrën
    të bëjmë Vorio Epirinë!
    Mos humbisni rastin!
    Sot privatizojmë Poezinë!
    Nesër Historinë, Gjeografinë, emrat e mbiemrat!..autorësinë!
    Nesër!...
    Nesër ama!..po pastaj?..
    Pastaj!? Pastaj, na mbetet të privatizojmë Atdheun!
    Gjin Bue Shpatën, Kont Uranin
    Gjergj Kastriotin - Skënderbeun!
    Privatizojmë Kosovën
    (Oj medet!)Dibrën e Madhe, Tetovën, Poradecin, Kumanovën
    Si dikur Plavë e Guci..
    Apo Çamëri..
    Shkodrën??..Shkodrën e bëjmë Zonë të Lirë!
    (pa dalje në det..)
    (ndoshta e lemë të shkoj me Mal të Zi)
    Hej milet!
    Mblidhuni tek Sheshi i Poezisë!
    Privatizohet vargu!
    Shitet me shumicë !
    Mblidhini kursimet tuaja shqiptarë!
    Ejani dhe bleni vargjet me rimë, pa rimë
    Se Antologia do muroset si Rozafa dhe jashtë do ti lëmë vetëm një sisë...

    Agim Doçi

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Pse gënjejmë?....

    Më erdhe mbrëmë me gjithë këpucë
    dhe unë kam mbetur krejt i hutuar
    vetëm një gjë në jetë të lus:
    mos ha inat moj e bekuar!...

    se unë të deshta, ashtu pa pritur
    dhe kurr s'të pyeta, sa je e bukur!
    se shpirti yt mes mallit rritur
    në shpirtin tim vjen si një flutur.

    dhe merr polenin nga dy petale
    që çelin shpesh edhe në vjeshtë!...
    dikur më vdiqe...dhe prap më ngjalle(!)
    O Zot! Na ndave...por s'ësht e drejtë
    Nga të gjithë njerzit pse na largove
    në mes na vure një Oqean?
    Vërtet ti Zot, pse na mallkove?
    Dhe lotët borxh, pse na i mban?

    Kur njerzit duan të thonë diçka
    nuk gjejn kurajon, po pse se gjejmë?!...
    Hapsirë më shumë një zemër ka!
    se oqeanet...ndaj pse gënjejmë??

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Koha E Fatit!..........

    KOHA E FATIT


    Unë kurrë s’ udhëtova me kokën ulur!
    Ndaj s’po e zgjat.
    Sa më trishtojnë njerzit e strukur
    Kur thonë s’kam pa fat!
    Këmbanë e kohës shekujt ka rrudhur.
    Herë ditë, herë nat’…

    Eja në rreshtin tim ka vend o njeri
    Të fal gjithshka!
    Në togën time do gjesh dashuri
    Me bollëk se ka!

    Nëse më pyesni sinqerisht se sa
    Vlen koha!
    Mbaj mend që kurr shpinën se krrusa
    Të them: - u lodha!

    1 vit i humbur…pyesni studentat
    se mund t’ua thonë.
    1 muaj mangut, pyesni nenat
    që janë lehonë!

    1 javë e ikur pa dalë në dritë
    një e përjavshme
    vlen sa 1 ditë që rrin tue pritë
    buzët e një vashe…

    dhe 1 minut paska shumë vlerë
    që të trishton.
    kur mbetesh qyq si asnjëherë
    se humbe tren apo avion…

    Dhe 1 sekond`merr aq kuptim
    Për fatin tonë.
    Në një sekond shmang fakeqsin
    Dhe mbijeton.

    Për 1 të qindtën e një sekondës
    S’ke fat me dalë i pari.
    Se humb një shans përpara Botës
    Humb një Medalje Ari !

    Ndaj kape kohën dhe shko përpara
    1 jetë ke, dhe nuk ke tri...
    Se koha zgjon miljona zemra
    Se koha ësht’ liri!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Dua Të Bëhem Ankthi I Yt!.....

    DUA TË BËHEM ANKTHI I YT!!!!!!!!!



    Buzë një liqeni me ujë të embël

    që thonë legjendat: "ish akullnajë"

    Eci menduar dhe shpesh ndal këmbët

    se më vjen pranë, mirazh i saj!...



    Nëse legjendat diku mbështeten

    dhe ka mundsi të jetë ashtu...

    Sot kam vendosur të shkrij vetvehten

    duke të puthur dy sytë e tu...



    Dimri i shkuar ngriu gjithë botën

    akujt zaptuan strehët e shpirtit.

    Po dashurija ky rit i moçëm

    neve të dyve na vuri gishtin!



    "Dilni nga rreshti! Mjaft të penduar!"

    Ishte një thirrje, që s'di nga erdhi.

    Mbetëm papritmas krejt të hutuar

    Rrezet e ngrohta ndjenja i derdhi.



    Kishim kaluar 6 kontinente

    Por ky i gjashti, ishte seç ishte!..

    mes akullnajash cikma na merrte

    Dhe na përplaste keq, xhelozishte...



    Sa çohej njëri, tjetri rrëxohej

    Era e shpifjes bënte hatanë.

    Bora e frikës mbi ne lëshohej

    dhe na mbulonte tej e matanë...



    Rrinin të fjetur, rrinim të strukur

    Bile as frymë nuk merrnim fare

    Valangë e njerzve na kishte futur

    shtat pash nën dhé, varr për nën varre...



    Por befas ngjau dhe mrekullia

    Nga një ngulçimë që s’di nga doli

    Dorën fisnike na dha dashuria

    Dhe nga nënvarret në drit na nxorri.



    Mos iu fshih dritës, mos i mbyll sytë!

    Sekretin tonë s’e di njeri!

    Nëse mes nesh do vij një i dytë

    Ndoshta atëherë quhet tradhti!…



    Dua të bëhem dashnor i krisur!

    Dua të bëhem dhe lot tek syt’

    Dua të bëhem gjumi i prishur!

    Dua të bëhem pra ankthi i yt…

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Sa ankthe ka kjo jeta jone
    Dhe perseri ecim perpara
    Cdo dite largohet, dhe netet shkojne
    Serish e nisim, ne qe tek "fara"

    Ditet, na duken net
    Edhe netet shume te gjata
    kur arrin ti "40" vjet
    koha jo s'kethehet mbrapa

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Agim !


    O burim i pashtershem, o vullkan, o termet ..c'te te them me pare..

    Eshte fat qe te kemi mes nesh..

    Te uroj cdo te mire per ty qe te jesh gjithmon keshtu, nje romantik i zjarrte e unik.


    Me respekt Brari.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e e vetmuara
    Anëtarësuar
    06-01-2003
    Vendndodhja
    Vendi i dimrit te gjate
    Postime
    67
    Agim, Faleminderit per poezite e bukura qe ke shkruar.
    Je vertete nje poet i madh.
    Pershendetje.


    SHPËTIMI
    ----------------

    Shtrydhur nga vuajtjet,
    e mbuluar nga pluhuri i rëndë i mëkatit,
    ngremë duart drejt të pastrit qiell, blu!

    Nën dritat qetësuese
    të kishës së rindërtuar,
    kërkojmë mëshirë…!

    Kurriz’ i përkulur nga pesha,
    pafundësisht e tejlodhshme e jetës,
    mundimshëm ngrihet;
    e me sy të përlotur
    nga mëkati i mosnjohjes,
    i lutemi të Madhërishmit!

    Pastrona shpirtërat
    qymyrosur nga vrasjet,
    xhelozitë makabre
    e vjedhjet e ndyra;
    shterrna lotët e fëlliqur,
    të lëshuar para ndokujt që
    me dashje, kristalin e jetës i kemi thyer!

    Lutemi ne, të marrët,
    të vetëquajturit ‘ateistë’
    që kazmën ngulëm
    mbi ndërtesat më kuptimplote
    të botës së gati mbytur
    nga velloja e zezë, e MEKATARIT!

    Të lutemi për mëkatet,
    ne, mëkatarët
    mes mekatarësh
    në botën që krijove!

    N'a duhen ndërruar rrobat e vjetëra!
    Fjala vret me shume se plumbi;
    pabesia me shume se te dyja.

  8. #8
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    o gim. sa per te te thene se te dua shume .... e njesoj e me shume cdo dite.
    dhe...
    se me kenaqe.....
    dhe nje pyetje....
    Pse ve kaq shume folje ne poezi- vargun tend????/
    Se ma prozaon shume!
    Te dua e?!
    Vertete e jotja .linda.
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    ESTELLA

    ESTELLËS,

    E çela ditën me shijen e pelinit
    dhe idhtësisë së një urimi...
    Mbasi lakova në të gjithë rasat Kthimi, i e Kthimit....
    emrore, dhanore, gjindore, kallzore, rjedhore, kushtore, thirrore,...
    më kishte mbetur vetëm "Rikthimi"!
    Këtë vetëm ti 'ma kujtove(!)
    Si mënyrë moderne ofendimi...

    Agimi

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    DRINIT në L.A

    DRINIT KOLEGUT TIM,

    Më jep një varg nga dashamirsia jote
    Tua lexoj të gjithëve në fytyrë!
    Jetojmë të shqetsuar brenda kësaj bote
    dhe shpërblimet i marrim në natyrë.

    "Më jep një vezë, të të jap pak sheqer..."
    "Këmbeje me mua, se të del më lirë!..."
    Kam njohur të dy Drinat dikur...atëher'
    Sonte njoha ty Drini im i Mirë....
    ..............................
    Të përqafoj Drini i Mirë (ka Drin i Bardhë, Drin i ZI, ti je drini i Mirë)

    Agimi

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Paniku dhe ankthi
    Nga Albo në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 21-01-2023, 19:04
  2. A shërohet depresioni dhe ankthi?
    Nga flaibi në forumin Pyetni psikologun
    Përgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 18-03-2022, 17:38
  3. Ankthi i quajtur ateizëm
    Nga intel inside në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 23:49
  4. Kosova dhe ankthi i pavarsisë
    Nga creation në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-11-2006, 10:03
  5. Ankthi i quajtur ateizem
    Nga realitetiweb në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-02-2006, 01:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •