KUSH ISHTE ZENEL GJOLEKA
Zenel Hito Gjoleka (1805-1852) u lind nė Kuē. U shkollua nė gjimnazin Zosimea tė Janinės. Shėrbeu nė ushtrinė osmane si komandant i shqiptarėve. Mė 1830 mori hak pėr vrasjen e gjyshit tė Ismail Qemalit i prerė nė besė, duke vrarė gjeneralin Osman Rushit Pashėn (Kaftanazin). Pėr kėtė akt iu thurėn kėngė dhe hyri shpejt nė kujtesėn popullore tė Jugut tė vendit. Pas kėsaj ngjarjeje, ai mori pjesė si i arratisur nga ushtria osmane, e u kthye nė vendlindje nė tė gjitha kryengritjet antiosmane 1833-1837. Me prijės tė Shqipėrisė sė Jugut, krahas Balil Nezhės, Ēobo Golemit, Tafil Buzit etj., ai mori pjesė nė Kuvendin Zakonor tė Labėrisė, mė 1846 pėr reformat e quajtura Shartet e Idriz Sulit.
Kur filloi kryengritja e madhe fshatare e Shqipėrisė sė Jugut, kryengritje e njohur kundėr Reformave tė Tanzimatit, nė qershor 1847 zgjidhet nga Kuvendi i Mesaplikut kryekomandant i forcave kryengritėse. Nė krye tė 300 kurveleshasve filloi kryengritjen duke sulmuar e ēliruar Delvinėn e Butrintin, duke bashkuar forcat me ato tė krahinės sė Ēamėrisė. Theu nė Qafė tė Muzinės pėrpjekjet e komandantit tė Kalasė sė Gjirokastrės, Ismail Pashės pėr rimarrjen e Delvinės, pastaj me forca tė ndryshme mori me luftė fortesat osmane nė rrethinat e Delvinės e Gjirokastrės, spastroi nga forcat pushtuese osmane Lunxhėrinė e Pogonin me betejat e ashpra nė Goranxi e nė Kodrat e Terihatit nė Dropull. Nė korrik-gusht 1847, luftoi nė Mallakastėr sė bashku me Rrapo Hekalin e Hodo Nivicėn duke pėrballuar hordhitė osmane qė mbėrritėn nga Rumelia me nė krye Reshit Pashėn, duke ua penguar marshimin drejt Delvinės e Gjirokastrės. Nė gusht 1847 me forcat kryengritėse vuri nėn kontroll hapėsirėn e gjerė nga Ēamėria (Paramithia, Filati), Delvina, Dropulli, Pėrmeti, Kurveleshi dhe deri nė Vlorė e Berat, duke nxjerrė edhe urdhėresa pėr ruajtjen e rendit e tė qetėsisė.
Mė 27 gusht 1847 mblodhi prijėsit kryengritės nga Delvina, Vlora dhe dy Mallakastrat, me cilėsinė e kryetarit tė Lidhjes Kombėtare Shqiptare, ku u miratua Memorandumi dėrguar mbretit tė Greqisė e konsujve tė Rusisė, Francės e Austrisė, i firmosur nga 89 prijėsit. Mbreti i Greqisė refuzoi tė ndihmonte kryengritjen shqiptare, megjithėse ishin zhvilluar jo pak bisedime me krerė tė Jugut, mes tė cilėve edhe Zenel Gjoleka, si diplomat, pasi Greqia donte dhe e kushtėzoi ndihmesėn me bashkimin e dy vendeve, nėn tutelėn e Idesė sė Madhe helene.
Nė vjeshtėn e vitit 1847, kur forcat e Tafil Buzit e Rrapo Hekalit nė Berat, nėn presionin e forcave tė mėdha osmane, ishin shpėrndarė, Z. Gjoleka tėrhoqi forcat kryengritėse kryesore, qė synonin marrjen e Janinės dhe i vendosi nė brendėsi tė krahinės sė Labėrisė pėr tu mbyllur shtigjet hordhive osmane qė synonin tė futeshin nė brendėsi tė Kurveleshit. Betejėn e fundit kundėr forcave armike tė komandantit tė Rumelisė, mareshalit Reshit Pasha, z. Gjoleka e zhvilloi nė Kurveleshin e Poshtėm dhe nė Grykėn e Shurit tė Kuēit, ku u bėnė betejat e fundit sa tė ashpra dhe heroike nga kryengritėsit.
Pas shtypjes sė kryengritjes nė fillim tė dimrit 1847-1848, z. Gjoleka, sė bashku me Tafil Buzin e kaluan dimrin e ashpėr nė Shpellėn e Gjolekės, nė mal mbi Buronjat e Kuēit. Nė pranverėn e 1848-s ra nė pėrpjekje nė zonėn e Trikallės, dhe i plagosur rėndė kapet nga forcat osmane, internohet nė viset e thella tė Anadollit. Mė 1849 amnistohet, si edhe tė tjerė, dhe kthehet nė vendlindje.
Nė vitin 1852, z. Gjoleka u vu nė krye tė forcave labe pėr mbrojtjen e viseve veriore shqiptare nga synimet shoviniste-malazeze, ku edhe vritet nė kurthin e ngritur nga armiku e bashkėpunėtorėt e tij shqiptarė, nė shkallėn e Kerstiqit, afėr Podgoricės, nė Mal tė Zi. Atje ra me lavdi sė bashku me lebėr tė tjerė, ku kishte marrė edhe djalin 17-vjeēar tė vetėm, Myslim Gjolekėn, i cili ndoqi rrugėn atdhetare tė babait dhe u shqua nė Lidhjen e Prizrenit nė Gjirokastėr, sė bashku me Abdyl Frashėrin etj., dhe nė luftėn e Lėkurėsit nė shkurt 1878.
Zenel Gjoleka luftoi 25 vjet kundėr hordhive osmane dhe fitoi 22 beteja. Ai u shqua si atentator, prijės e strateg ushtarak, si diplomat, politikan e zakonlli, duke u bėrė edhe njė pararendės i Rilindjes tonė Kombėtare.
Zenel Gjoleka u kthye nė legjendė. Bėmat e tij u pėrjetėsuan nė ndėrgjegjen popullore dhe ėshtė njė prej figurave mė tė njohura, jo vetėm nė Labėri, por nė gjithė vendin. Jehona e luftėrave tė tij gjendet mė mirė nė arkivat osmane dhe ato evropiane, nė Perėndim e nė Lindje, nė enciklopeditė, fjalorėt e librat, qė ende nuk njihen tė gjitha. Edhe populli grek e nderon kur thotė: Tė jesh trim si Gjoleka.
Kanė mbetur lapidar pėr tė vargjet e kėngės popullore:
Pse lufton, a derėzi?
As pėr mua, as pėr ti,
po pėr gjithė Shqipėri...
Aferim tė gjithė i thanė,
luftove me Padishanė,
i nderove kėto anė!
FONDACIONI PER ZHVILLIMIN E KUĒIT
Krijoni Kontakt