Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Përkujtohet 13 vjetori i rënies së heroit Sali Çekaj

    Përkujtohet 13 vjetori i rënies së heroit Sali Çekaj
    Bota Sot





    http://www.botasot.info/img/IMG_5795.jpg





    Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi: Idealet për të cilët ra komandanti Sali Çeku dhe bashkëluftëtarët tjerë, janë bërë realitet.

    Në 13-vjetorin e Betejës së Koshares dhe rënies së Heroit të Kosovë, Sali Çekaj, sot në Prishtinë u mbajt një akademi përkujtimore, në të cilën foli edhe Sabri Hamiti, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetar i LDK-së. Në vijim po japim tekstin e plotë fjalës së zotit Hamiti.

    “Ibrahim Rugova, më 14 korrik 1994, theksonte: Ky popull rezistent, me kurajo të fortë civile e kombëtare, pasi të bjerë muri shqiptar i Berlinit, do të thotë së shpejti "Kosova është e lirë".

    Sali Çekaj bie dëshmor më 19 prill 1999 në Betejën e Koshares, duke thyer murin e Berlinit në mesin e shqiptarëve.
    Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, më 19 prill 2005, e dekoron dëshmorin e kombit Sali Çekaj me Urdhrin Hero i Kosovës, për meritat e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

    Sot kujtojmë Sali Çekajn, Heroin e Kosovës, në trembëdhjetëvjetorin e rënies së tij, tashmë si monument trashëgimie e atdhesie të historisë nacionale. Në këtë kujtesë e në këtë histori, ne ripohojmë identitetin politik, nacional e kulturor të Kosovës.

    Në këtë ditë, nuk do të flasim vetëm për heroin si mit, por për heroin si njeri dhe për bëmat e tij të mëdha në mesin e njerëzve. Adhurojmë veprën e tij si dëshmi e trashëgimi. Jetojmë kurorën e veprës së tij, lirinë, që u bë kurorë shqiptare e Kosovës.

    Sali Çekaj duke hyrë në LDK, me gjithë vrullin dhe dijen e vet, u bë veprimtar për pavarësinë e Kosovës, duke bashkërenduar veprimtarinë e vet politike, shtetërore dhe ushtarake në lëvizjen pavarësiste të Ibrahim Rugovës. I pari në Kosovë, hartoi Statutin e Komunës së Deçanit në frymën e Kushtetutës së Kaçanikut. Si nënkryetar i Degës së LDK-së në Gjermani, u bë organizator i shkëlqyeshëm i shqiptarëve për të ndihmuar materialisht e politikisht pavarësinë e Kosovës. Po ashtu, punoi dhe organizoi lëvizjen çlirimtare të Kosovës, duke vepruar në Kosovë, Shqipëri e në Evropë.

    Sali Çekaj ishte kryengritës në rezistencën politike, u bë luftëtar në rezistencën e armatosur, mbaroi si dëshmor në luftën çlirimtare të Kosovës dhe u bë hero i Kosovës si sublimim i dhuntive të njeriut të madh që jep jetën për vendin e vet.
    Saliu, burrë trim e i urtë, mbante në kujtesë fjalët programore të Mithat Frashërit: Në robëri puna jonë është lufta, në liri, lufta jonë është puna.

    Tani le të më lejohet të përmend një kujtim personal për njeriun që njoha në punët e përbashkëta. Fliste pak dhe punonte shumë. Ulej leht e çohej leht e shpejt. Kur i thoshe: ‘po lëviz si ushtar’, buzëqeshte pa thënë asnjë fjalë. Më vonë kuptova që shkruante ditar. Ata që punojnë shumë, si dhe ata që shkruajnë, flasin pak.

    Duke përballuar plagët e atentatit, kam komunikuar me Saliun, atëherë kur ai me luftëtarët e tij po thyente kufirin, murin e Berlinit ndërmjet shqiptarëve. Në përballje me armikun dhe me moskuptimet shqiptare, herën e fundit tha shkurt: "Nëse mbetem gjallë, do të shihemi e do të kemi për çka të flasim".

    Tani të gjithë flasin me një zë: Ra dëshmor në Koshare Burri i madh i Kosovës.
    Kush jep jetën për atdhe nuk ka vdekë po ka lé”.

    Në vazhdim po ju sjellim të plotë fjalën e zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi të paraqitur me këtë rast.

    I nderuari Baca Rifat,
    E nderuara familje Çekaj,
    I nderuari Kryetar i LDK-së, Z. Mustafa,
    Të nderuar deputet,
    Komandant Berisha,
    Zonja dhe Zotërinj,

    Jam jashtëzakonisht i nderuar që mund të flas në këtë akademi për një betejë dhe për një hero që janë pjesë e historisë së vendit dhe popullit tim. I vetëdijshëm se betejat si ajo e Koshares dhe trimat si Sali Çekaj nuk mund të përfshihen në një fjalë e as nga një përshkrim, por vetëm nga një histori.

    Veprën e burrave dhe grave të Ushtrisë Çlirimtare, të Adem Jasharit, të trimave të UÇK-së dhe të Koshares, të Heroit Sali Çekaj secili nga ne e ka dëgjuar. Dikush i ka parë dhe të gjithë janë përjetësuar në veprën e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

    Beteja e Koshares i ka dhëne kuptim luftës dhe betimit të UÇK-së, kësaj lufte dhe kësaj beteje i kanë dhënë kuptim mitik heronjtë e rënë si Agim Ramadani, Sali Çekaj, Xhemajl Fetahu e 111 dëshmorë tjerë të rënë si dhe luftëtaret e saj të gjallë.

    Në historinë e luftërave për liri ka raste kur emrat gjeografikë dhe emra vendbanimesh, pavarësisht madhësisë së tyre, shndërrohen edhe në emra historikë.

    E tillë është Kosharja, një vendbanim i Alpeve Shqiptare, që hyri në historinë moderne të Kosovës 13 vjet më parë, duke përjetësuar momentin e thyerjes së piramidës jugosllave në kufirin e dhunshëm midis Kosovës dhe Shqipërisë.
    Kjo thyerje e piramidës kufitare paralajmëronte ardhjen e një epoke të re, kur kufiri shekullor po relativizohej.

    Në vend të ndalimit dhe izolimit, po vinte koha e lirisë së lëvizjes, koha e komunikimit dhe e hapjes.

    Ushtria Çlirimtare e Kosovës kështu po hapte kapitullin e marrëdhënieve të reja në këtë pjesë të Evropës Juglindore.

    Deri tek ditët e Betejës së Koshares, Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte kaluar nëpër sprova dhe sfida të shumta operacionale dhe politike.

    Nën drejtimin e Shtabit të Përgjithshëm, UÇK-ja ishte bërë forcë reale, që i jepte kahen zhvillimeve politike në Kosovë.

    Ajo ishte zgjeruar dhe strukturuar në tërë territorin e Kosovës.

    UÇK kishte përballuar me sukses të gjitha ofensivat e ushtrisë dhe policisë serbe, duke dëshmuar karakterin e saj gjithë popullor demokratik dhe properëndimor.
    Edhe pas Konferencës së Rambujesë dhe fillimit të Bombardimeve të NATO-s Ushtria Çlirimtare nuk e ndali për asnjë moment luftën e saj të drejtë dhe të vendosur.

    Dëshmi e vendosmërisë për të luftuar më heroizëm dhe sakrificë të lartë ishin ushtarët dhe drejtuesit e Brigadës 138 në ditët e betejave të Koshares.
    Në Brigadën 138 u rikonfirmua kualiteti i veçantë i drejtuesve të UÇK-së, rënia e prijësve dhe komandantëve të Brigadave të UÇK-së.

    Në betejën e Koshares ranë oficerët e lartë, prijësit e saj: Agim Ramadani, Sali Çeku dhe Xhemajl Fetahu.

    Ata janë krenaria dhe nderi i luftë së lavdishme çlirimtare.
    Ata janë pjesë e lirisë së Kosovës.
    Zonja dhe zotërinj,
    Në trembëdhjetë vjetorin e rënies e kujtojmë me krenari komandantin Sali Ceku.
    Komandanti Sali Çeku tërë jetën ishte i identifikuar me fatin e vendit të tij.
    Aktiviteti i tij ishte në mbrojtje të të gjitha veprimeve që kundërshtonin sundimin e administratës serbe të Kosovës, deri tek mobilizimi i diasporës dhe kontributi në organizimin e strukturave ushtarake në kuadër të UÇK-së.

    Organizimin dhe masivizimin e UÇK-së veçanërisht në Betejën e Koshares ishte kurora e lavdisë së jetës dhe veprës së tij.

    Komandanti Sali Çeku pati fatin të vepronte në Brigadën 138, që shquhej jo vetëm për numrin e madh të luftëtarëve, por edhe për pjesët e atdheut që ata kishin sjellë në këtë Brigadë.

    Sali Çeku efshte emër qe lidhet me lirinë dhe drejtësinë është emër që nocioni i tij identifikon lirinë për pavarësi, por edhe drejtësi për ta fituar lirin, dhe sot jo rastësisht çmimi për drejtësi ne Republikën e Kosovës nis me emrin e heroit Sali Çeku, dhe sot këtë titull e mbajnë punëtorët dhe aktivistët të drejtësisë së Kosovës të rënë dhe të gjallë, të cilët po e ndërtojnë shtetin dhe te cilën e synonte edhe Sali çeku.

    Nuk ka qytet dhe fshat të Kosovës por edhe të viseve tjera shqiptare që të mos ketë pasur luftëtarë në këtë Brigadë.
    Prandaj edhe dëshmorët që ranë në këtë betejë ishin dëshmorë nga të gjitha pjesët e atdheut.

    Sot me krenari dhe nderim më të lartë shtetëror dhe institucional kujtojmë Betejën e Koshares dhe rënien e komandantit Sali Çeku.
    Idealet për të cilët ra komandanti Sali Çeku dhe bashkëluftëtarët tjerë, janë bërë realitet.

    Kosova është pjesë e botës së lirë dhe një shtet me rend dhe ligj me perspektivë të qartë euroatlantike.

    Lavdi jetës dhe veprës së komandantit Sali Çeku!

    Lavdi të gjithë dëshmorëve kombit!
    Ndryshuar për herë të fundit nga PLAKU : 20-04-2012 më 16:46
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  2. #2
    Perjashtuar Maska e NIAGARA2
    Anëtarësuar
    06-02-2012
    Vendndodhja
    Kosoven Heroike!
    Postime
    110
    I madh ishte ky burr "Sali Çeku" dhe do te mbetet ne KUJTESEN e gjithe atyre qe kan gjak shqiptari....Çofshin te pa harruar gjithe te renet e Identitetit Kombetar Shqiptar...LAVDI per TRIUMFIN e tyre....


    ZaNa!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e toni54
    Anëtarësuar
    25-02-2010
    Postime
    3,776
    Nderi dhe lavdia i qofte.......

  4. #4
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Intervistë e ribotuar në 13 vjetorin e Sali Çekajt:: Ushtria serbe me turp do ta lëshojë Kosovën
    Rexhep Shahu


    Shqiptarët sa më shpejt që ta bindin vetveten se nuk është lufta gati për të shpërthyer, por lufta ka shpërthyer dhe ne jemi në luftë, situata do të tejkalohet shumë më lehtë.
    Në fillimqershorin e vitit 1998, pata rast ta takoj fizikisht dhe ta njoh nga afër Sali Çekajn, me të cilin kisha komunikuar nëpërmjet telefonit për radio Kukësin kur ai qëndronte në Gjermani dhe kisha realizuar disa intervista telefonike me të.
    Bashkë me mikun tim Izet Duraku e kishim realizuar një intervistë me Sali Çekaj, sapo ai kishte mbërritur në Tropojë. Dhe dy ditë më vonë, me 8 qershor 1998, përsëri e takova zotin Sali duke u afruar tek hotel turizmi në Bajram Curr, rreth orës 6 të mëngjesit. Pasi u përshëndetëm, e pyeta se a kishte ndonjë të re gjatë natës ose gjatë dy ditëve që s’ishim parë. Ndonjë të re që të ma thoshte ai, pasi çdo çast kishte të reja në ato ditë kur eksodi vazhdonte, kur mikpritja e tropojanëve demonstrohej mrekullisht dhe të huajt në Tropojë habiteshin me atë që po ndodhte sepse kjo që po bënin shqiptarët për njëri-tjetrin ishte diçka e harruar dhe e pabesueshme në dhera të tjera.

    Ka plot të reja, filloi të fliste ai. Më futi krahun dhe dolëm nga sipër godinës së hotelit ku kishte më pak njerëz dhe ishte më qetësi.

    Por unë kam një merak, vazhdoi Saliu. Po due me shpreh me gjithë fuqinë e shpirtit e të zemrës mirënjohjen time dhe të gjithë Kosovës për tropojanët dhe krejt shqiptarët për mikpritjen që po u bëjnë të dëbuarve që vijnë prej Kosove…
    Ishte shumë i impresionuar
    Dhe kështu dalëngadalë, si pa kuptuar, ne filluam t’ia plotësojmë nevojat njëri-tjetrit, unë ta intervistoja përsëri e ai të mund të shprehte mirënjohjen për tropojanët. Dukej sikur ishim në vijim të intervistës së realizuar para dy ditësh. Dhe lirshëm e krejt shpengueshëm, në atë mëngjes të 8 qershorit 1998 realizova bisedën e mëposhtme me Sali Çekajn:

    Pyetje: - Megjithëse kemi fol para dy ditëve, unë do të doja të bënim edhe sot një bisedë me ju zoti Sali. Banorët e rajonit më të varfër të Shqipërisë që është Tropoja, po ndajnë përgjysmë kafshatën e gojës me vëllezërit e dëbuar që vijnë nga Kosova. Ju keni disa ditë këtu dhe po shihni vetë se ç’po ndodh…

    Çekaj: - Para së gjithash, në këto situata është e vështirë me gjet fjalë të mençme e fjalë miradije, fjalë që kishin me shprehë gjithë atë që njeriu dëshiron me shprehë. E them këtë sepse gjenerata jonë nuk është mësuar të ballafaqohet me situata të këtilla. Gjeneratat e mëparshme e kanë përjetue edhe këtë gjë, por ne jo. Prandaj për ne ka qenë më e vështirë ta përjetojmë një eksod, një tërheqje në masë të madhe të popullsisë shqiptare nga Kosova, nëpër një rrugë aq të vështirë për tu vendosë në Tropojë.

    Mirëpo është kënaqësi e veçantë që të shohësh gatishmërinë e vëllezërve, motrave dhe gjithë bashkëkombësve tanë nga Tropoja e vise të tjera shqiptare. Një gatishmëri për ta ndarë bashkë edhe kafshatën e bukës, edhe pse të vetëdijshëm se ndoshta pas tri ditëve nuk do të kenë çka të hanë më. Por sot po e ndajnë kafshatën përgjysmë. Kjo tregon se shqiptarët e Kosovës kanë se ku të mbështetën. Dhe edhe sot e nesër do të kenë mbështetjen e popullit shqiptar të Shqipërisë e të viseve shqiptare rreth kufirit. Kjo do të thotë që populli i Kosovës, pavarësisht situatave që do të krijohen, do të ketë një mbështetje reale.

    Në anën tjetër, kjo afirmon një ndjenjë të madhe të popullit shqiptar të të dyja anëve të kufirit – atë që janë të një gjaku dhe që janë të pandashëm.

    Kjo hedh poshtë gjithë atë që është proklamue dhe propogandue ditëve të fundit, sikur shqiptarë nga Shqipëria po sulmojnë fshatrat rreth kufirit në Kosovë.
    Kjo do të thotë se ata të cilët kanë sulmuar fshatrat rreth kufirit në Kosovë, kanë qenë banda të cilat kanë bashkëpunuar me sigurimin serb dhe sigurime të tjera, dhe nuk është populli i Tropojës dhe i viseve të tjera të kufirit. Kjo ka një rëndësi të veçantë tani për tani dhe për të ardhmen, që të gjithë ata të cilët kanë qenë të luhatshëm, të gjejnë vijën e bashkimit dhe të bashkëveprimit.

    Pyetje : - Dje dhe mbrëmë u njoftua se ata që janë aktualisht në Kosovë po bëjnë qëndresë. Nga njoftimet mësohet se dy pleq në dy fshatra të ndryshme kanë vrarë me bomba nga tre policë serbë secili në momentin që policët po tentonin tu hynim forcërisht nëpër banesa. Ata pleq po mbrojnë pragjet e shtëpive të tyre.
    Çfarë mendon Sali Çekaj kur tashmë lufta s’është në prag por është ndezë dhe po vazhdon dhe serbët po vriten, po i vritka plumbi edhe serbët.

    Çekaj: - Shqiptarët sa më shpejt që ta bindin vetveten se nuk është lufta gati për të shpërthyer, por lufta ka shpërthyer dhe ne jemi në luftë, situata do të tejkalohet shumë më lehtë.

    Sa më tepër që subjekti politik dhe subjektet shtetërore do të mendojnë se kjo çështje do të shtyhet, do të zgjidhet pa luftë, sigurisht që kjo gjendje do të jetë më e rëndë. Populli po vetorganizohet dhe do të vetorganizohet, mirëpo kjo duhet të koordinohet në masën më të madhe me subjektet politike dhe institucionet shtetërore të republikës së Kosovës.

    Serbët nuk janë të pavdekshëm. Ata duhet ta kuptojnë se në fshatrat e rrethit të Deçanit e më gjërë nga ku janë shpërngulë njerëz, serbët kanë patur të bëjnë me gra, fëmijë e pleq. Por në momentin që serbët do të ballafaqohen me forcat reale ushtarake të Kosovës, ata me turp do ta lëshojnë Kosovën. Dhe kjo ditë nuk është e largët.

    Shpresoj se të gjithë këta që kanë ardhë nga Kosova në Shqipëri, një ditë shpejt do të kthehen në trojet e tyre etnike, në vatrat e tyre. Pavarësisht se edhe këtu janë në tokë shqiptare dhe këtë kufi ndërshqiptar e konsiderojmë artificial, ata do të kthehen aty ku kanë lindë e rritë, aty do të kthehen patjetër.

    Na vjen shumë keq që disa pleq e plaka kanë rënë viktimë e terrorit serb. Asnjë ushtri në botë nuk e bën atë që po bën ushtria serbe. Edhe ushtri të tjera kanë sulmuar dhe kanë marrë teritore në vende të ndryshme, por në momentin kur ka kaluar ushtria, nuk është marrë kund me pleq e me plaka. Vetëm një ushtri që nuk ka besë në vetvete, që nuk ka forcë, vetëm ajo merret me pleq e me plaka. Sikur të ishte një ushtri e rregullt e një shteti, atyre pleqve e plakave do të duhej tu jepte ndihmë, ti strehonte ose ti mbante rob. Por serbët janë aq të dobët, aq të ligj saqë merren me pleq e me plaka. Ende nuk janë ndeshë me forcat e mirfillta ushtarake të Kosovës. Sepse serbët nuk do të mund të silleshin kështu. Kam shumë shpresë se nuk do të lejohen serbët të përsërisin masakra. Lufta që ka nisë do të marrë përmasa shumë të mëdha. Serbia, dashtë e pa dashtë, do të largohet prej Kosove. Sepse në Kosovë kanë qenë e do të jenë shqiptarët.

    Pyetje : - Çfarë mesazhi do të japë Sali Çeka para se me hy në Kosovë. Për ata që kanë ardhë në Shqipëri, për ata që po strehohen nëpër Kosovë, e sidomos për ata që po luftojnë në Kosovë.

    Çekaj: - Për mua kjo është më e vështira. Të gjithëve atyre që janë në Kosovë, të gjithëve atyre që po luftojnë në front ballë për ballë me ushtarët serbë, të gjithëve atyre që janë vendosë në Shqipëri, kisha me ju thanë të mos ta ndjejnë vetën të vetmuar. Sepse shqiptarët kudo që janë po bëjnë përpjekje për një organizim të mirëfilltë.

    Ju them atyre që janë në front se nuk do të jenë të vetmuar. Do të kenë çdo ditë e më tepër njerëz krah për krah. Do të jenë krah për krah me të gjithë shqiptarët e tjerë. Dhe ushtria e policia serbe do të detyrohen me turp ta lëshojnë Kosovën.
    Kurse bashkëvendësve të mi të Deçanit, rrethinave e viseve të tjera, do tu them se nuk janë të vetmuar. Sepse qindra e mijëra shqiptarë janë të gatshëm dhe po bëjnë përpjekje bashkë me organet e institucionet e Kosovës të organizohen mirëfilli për ta përballuar këtë gjendje.

    Ndërsa shqiptarëve që kanë ikë prej dhunës serbe e janë vendosë në Shqipëri, ju premtojmë dhe garantojmë se një ditë shpejt do t’ua krijojmë kushtet që të kthehen në Kosovë, në vatrat e tyre. Do t’i rindërtojmë ato dhe do të bëjnë një jetë tjetër në vendin e tyre.

    Gjithë atyre që këto ditë hapën shpirtin e tyre, zemrat e tyre, që të pranojnë shqiptarët e Kosovës, i falënderojmë nga zemra.

    Pyetje: - Merret vesh z. Sali, se mjaft djem të rinj të Kosovës po e lënë punën në perëndim dhe po kthehen për luftë në Kosovë.

    Çekaj: - Kjo është një e vërtetë që qëndron. Sepse shqetësimi i kosovarëve është i arsyeshëm. Mjetet e informimit po e përcjellin gjendjen tragjike të krijuar në Kosovë. Shqiptarët e Kosovës edhe pse kanë qenë të larguar e të vendosur në vendet më të mira të perëndimit, ata janë të vetëdijshëm se ato vende nuk janë vendet e tyre. Ndaj ata po kthehen e duhet të kthehen përkrah vëllezërve e motrave të tyre.

    Pyetje: - Dhe ky kthim për të hyrë në luftë, kjo ardhje për të hyrë në luftë është vlerë dhe vitalitet i shqiptarëve, apo jo z. Sali.

    Çekaj: Pavarësisht se si do të zhvillohen situatat në Kosovë, pavarësisht
    sa do të zgjasë kjo luftë e si do të jetë kjo luftë, Kosova është e jona, me luftë, me paqe, ose pa luftë, Kosova është e jona.
    Faleminderit zoti Sali.

    Shënim:
    Në vitin 2001, në një tubim madhështor që u organizua në Deçan për Sali Çekajn, pata rastin të marr pjesë. Për të nderuar ato mijëra njerëz që ishin të pranishëm, me ndihmën e dy djemve që ishin bashkëluftëtarë të Sali Çekajt dhe që unë nuk i njoh, dhe kundër dëshirës së drejtuesve të ceremonisë, të do farë aktorëve a ku ta di se çfarë, që s’pranonin të dilnin jashtë programit, kam mundur ta lëshoj në foninë qendrore kasetën ku kam të regjistruar këtë intervistë me Sali Çeken, dhjetë minuta para se të fillonte ceremonia zyrtare për Sali Çekajn, ku të gjallët s’do t’i shmangeshin dot tundimit të mos flisnin për të gjallët duke spërkatur me do fjalë të rënët.

    Mijëra njerëz u ngritën në këmbë. U bë heshtje. Në atë shesh kumbonte zëri i Sali Çekajt. Por vetëm 4 minuta. Vetëm 4 minuta. Dikush nxitoi dhe e ndaloi. Renda me vrull dhe e mora kasetën time dhe ika larg, larg. Pati shumë interesim, shumë pështjellim. Mjaft gazetarë tentuan të regjistronin zërin e Sali Çekajt. Por s’patën kohë. Sepse Sali Çekajn e lejuan të fliste në tubimin e organizuar për të, vetëm 4 minuta. Se duhej të flisnin të tjerët për të e për veten e tyre.

    Gjithë biseda, kjo intervistë e dytë e imja, me Sali Çekajn ishte e gjatë 11 minuta. Sikur të transmetohej e plotë, nuk do të kishte nevojë askush, asnjë lider, asnjë bashkëluftëtar, asnjë kohanik, asnjë, asnjë, asnjë që të fliste më. Sepse po ju fliste vetë Sali Çekaj, për të cilin ishte organizuar tubimi. Por, nuk ndodhi kështu. Sepse të gjallët kanë zakonet e tyre dhe të vdekurit duhet të rrinë në punën e tyre dhe vetëm të dëgjojnë të gjallët kur rrëfejnë për bëmat e tyre heroike, trimërishte...

    PS. Askush, asnjëherë nuk e kërkoi zërin e Sali Çekajt përveç gazetës “Bota sot” në ato vite të pas luftës. Ajo e ka emetuar e para intervistën e parë të Sali Çekajt, intervistë e gjatë e realizuar nga Izet Duraku dhe unë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  5. #5
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar më parë nga PLAKU Lexo Postimin
    Përkujtohet 13 vjetori i rënies së heroit Sali Çekaj

    Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi: Idealet për të cilët ra komandanti Sali Çeku dhe bashkëluftëtarët tjerë, janë bërë realitet.

    Lavdi jetës dhe veprës së komandantit Sali Çeku!

    Lavdi të gjithë dëshmorëve kombit!



    si zevendeskryeminister zoti kuqi do te kishte bere mire te zbulonte rrethanat se si u vrane ty martiret e kosoves trime Agim Ramadani dhe Sali Ceku..sigurisht qe duke qene se e kan pase ne dore zbulimin edhe gjate luftes edhe pas luftes do ti dine arsyet pse keta dy trima u vrane jo ne beteje por ne rrethana krejt te dyshimta..megjithese kreret nuk flasin populli e din mire te vertete..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-09-2009
    Postime
    95
    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    [/B]


    si zevendeskryeminister zoti kuqi do te kishte bere mire te zbulonte rrethanat se si u vrane ty martiret e kosoves trime Agim Ramadani dhe Sali Ceku..sigurisht qe duke qene se e kan pase ne dore zbulimin edhe gjate luftes edhe pas luftes do ti dine arsyet pse keta dy trima u vrane jo ne beteje por ne rrethana krejt te dyshimta..megjithese kreret nuk flasin populli e din mire te vertete..
    O malsor i paske shkruar do pyetje shume te veshtira . Populli e dine qe te dy DESHMORETE jane ra ne fushen e betejes e ne qoftse e din ti ndonji varianre tjeter thuaje se sa e dime ne ata jane vrare gjate luftes e jo pase luftes keto pyetje po ti shtroj jo me mbrojte kuqin pore te dale e verteta ne sheshe .FEJA E SHQIPTARITE ESHET SHQIPTARIA.

  7. #7
    albania is the best Maska e ismani
    Anëtarësuar
    14-06-2009
    Vendndodhja
    tetova
    Postime
    583
    Kur Nuk Vdes
    100 vite shtet 100 VJET KRENARI 100 VITE SAKRIFIC TERE JETEN TE BASHKUM KOSOV ILIRD CAMERI MALSI

  8. #8
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar më parë nga qeli3 Lexo Postimin
    O malsor i paske shkruar do pyetje shume te veshtira . Populli e dine qe te dy
    DESHMORETE jane ra ne fushen e betejes
    e ne qoftse e din ti ndonji varianre tjeter thuaje se sa e dime ne a
    ta jane vrare gjate luftes e jo pase luftes
    keto pyetje po ti shtroj jo me mbrojte kuqin pore te dale e verteta ne sheshe .FEJA E SHQIPTARITE ESHET SHQIPTARIA.
    shume e thjeshte qeli..mjafton te pyesesh pjestare te brigades se agim ramadanit e sali cekut e te tregojne te verteten..te tregojne se diten qe u vrane keto dy trima nuk kishte fare luftime ne ate zone..te tregojne se edhe ku i kishin marre plumbat ne trup..nese vertete kerkon te dish te verteten te jesh i bindur se do e gjesh..nese ben sikur po e kerkon kete te vertete asnjehere nuk ke per ta gjetur..

    duhet te dish dicka i dashur qeli..vrasjet e dyshimta nuk kan ndodhe vetem pas lufte ..ka pase plot vrasje te dyshimta edhe gjate luftes...lufta ne kosove eshte zhvilluar ne ditet tona i dashur e jo para nje shekulli..eshte zhvilluar ne kulmin e informimit keshtu qe shume te palara nuk u fshehen dot..a po e sheh qe kan filluar te flasin ata qe bebe te palara gjate dhe pas luftes dhe dita dites po i hiqet korja pites e po dalin lakrat sheshit..cka kemi degjuar nuk jane asgje para asaj cka do degjojme..te jesh i bindur
    Ndryshuar për herë të fundit nga _MALSORI_ : 26-04-2012 më 18:00
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  9. #9
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Sa populle tradhetare qe jemi ne ,nuk e shkruane edhe historia .

    Nuk merritojme me shume .

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-09-2009
    Postime
    95
    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    shume e thjeshte qeli..mjafton te pyesesh pjestare te brigades se agim ramadanit e sali cekut e te tregojne te verteten..te tregojne se diten qe u vrane keto dy trima nuk kishte fare luftime ne ate zone..te tregojne se edhe ku i kishin marre plumbat ne trup..nese vertete kerkon te dish te verteten te jesh i bindur se do e gjesh..nese ben sikur po e kerkon kete te vertete asnjehere nuk ke per ta gjetur..

    duhet te dish dicka i dashur qeli..vrasjet e dyshimta nuk kan ndodhe vetem pas lufte ..ka pase plot vrasje te dyshimta edhe gjate luftes...lufta ne kosove eshte zhvilluar ne ditet tona i dashur e jo para nje shekulli..eshte zhvilluar ne kulmin e informimit keshtu qe shume te palara nuk u fshehen dot..a po e sheh qe kan filluar te flasin ata qe bebe te palara gjate dhe pas luftes dhe dita dites po i hiqet korja pites e po dalin lakrat sheshit..cka kemi degjuar nuk jane asgje para asaj cka do degjojme..te jesh i bindur
    O malsore paske tentuar te pergjegjeshe do pyetjeve te mia po sje ne toke te zotit se une nuk e di se ate dite akapas luftime apo jo ne ate teren po masi ti po e dine se ska pasure luftime ather kushe i vrajti ata dy trima une armepushime se per do persona te gjitha vrasjet jane te dyshimta . Po athere kushe e vrajti FEMI LLADROFCIN BEDRI SHALENE MUJ KRASNIQIN e shume te tjer . Nuk e di ae ke percjell emisjonine PA RROTLLA deshmin e GJENERALITE KODI SELAMI ai ti jepe shume pergjegje dhe shikoje pjesen e dyte te marten se tradhtaret kurre nuke do te munden te shpallen deshmor.FEJA E SHQIPTARITE ESHET SHQIPTARIA.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •