Athinë, greku vrau shqiptarin me gjakftohtësi, tërhoqi zvarrë 54-vjeçarin që tentoi ta pengojë


Identifikohen dy shqiptarët protagonistë të ngjarjes së rëndë të ndodhur në Athinë të Greqisë. Nje Shtetas grek, ka qelluar me arme ndaj nje shqiptari ndersa ka terhequr zvarre me makine nje shqiptar te dyte qe u mundua te pengoje vrasjen.
Policia greke ka bërë të ditur se një i ri grek shkaktoi një aksident me makinë në lagjen “Menidhi”.
Burimet e policisë kanë thënë se autori i aksidentit, ka pas konflikt me nje grup emigranteshte cilet i rrezikoi me mjetin e tij. Pas ketij konflikti ku kishte mesuar edhe kombesine e kundershtareve, greku eshte larguar per tu kthyer me pas me nje arme ne dore. Ai ka qëlluar emigrantin shqiptar Dilaver Gjini, 58 vjec dhe në vazhdim ka përplasur me makinën e tij një tjetër shqiptar që tentoi ta ndalonte, 54 vjecarin Flamur Osmenaj. Pasi kishte qelluar nga larg mbi viktimen, i riu grek eshte afruar dhe nga nje meter distance ka qelluar me arme ndajn tij duke i marre jeten.
Sipas njoftimeve nga vendi i ngjarjes, autori i aksidentit e më pas vrasjes e plagosjes, ka qenë një 28-vjeçar grek që ka humbur kontrollin e automjetit.
Ai ka goditur me makinë emigrantët që prisnin për punë në anë të rrugës. Pasi ka prekur me makinë njërin nga shqiptarët, i riu grek është konfrontuar me ta ndërkohë që ka mundur të largohet nga vendngjarja dhe të marrë një armë zjarri për tu kthyer më pas aty.
Greku mesohet se i ka ndjekur shqiptaret me makine një ditancë prej 100 metrash e me pas ka qelluar me arme ndaj tyre.

Lajmi i meparshem – Një shtetas shqiptar është vrarë me armë zjarri sot në Athinë ndërsa një tjetër është plagosur.
Ngjarja ka ndodhur pas një aksidenti automobilistik ne rrugen Akarnes 22, prane nje aksi nacional. Mësohet se një automjet ka goditur njërin nga shqiptarët dhe e ka terhequr ate zvarre per disa media. Drejtuesi i makinës është larguar nga vendi i ngjarjes për tu kthyer më pas aty i armatosur dhe per te hyre ne konflikt me disa shqiptare qe ndodheshin aty prane dhe qe kishin pare aksidentin e rende.
Në konflikt e sipër, autori i krimit ka qëlluar disa herë me armë dhe më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes. Policia tha se vrasësi është shpallur në kërkim ndërsa veç shqiptarit që ka humbur jetën bashkëkombasi tjetër i tij është dërguar në spital.