Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1

    Parkimi nëntokësor: Ja skema e re e qarkullimit




    TIRANE- Bashkia e Tiranës njofton qytetarët se me nisjen e punimeve për parkimin nëntokësor tek sheshi “Italia” do të aplikohet një skemë e re e qarkullimit të automjeteve.
    Gjatë një komunikimi me mediat drejtoresha e Drejtorisë së Transportit dhe Lëvizshmërisë në Bashkinë e Tiranës, Nerejda Hoxha tha sot se sheshi “Italia” do të jetë I bllokuar përgjatë gjithë kohës së punimeve.
    “Mjetet do të kalojnë mbrapa stadiumit “Qemal Stafa”, në rrugën “Dervish Hima”, për tu lidhur pastaj me rrugën e “Elbasanit”. Rruga mbrapa stadiumit “Qemal Stafa” dhe “Dervish Hima” do të jenë me dy sense dhe me ndalim qëndrimi 24 orë. “- tha Hoxha.
    Ajo tha se, për të lehtësuar rrjedhjen e trafikut, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë riparimin e rrugëve në këtë zonë si dhe do të shpërndajmë njoftimet, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake për të gjithë rezidentët e zonës si edhe nëpër subjektet që kryejnë aktivitet në këtë zonë, ku të njoftohen për vënien në zbatim të skemës së re.
    Bashkia ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve të Tiranës për skemën e re të qarkullimit që do të nisë të zbatohet në Tiranë.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Ver
    Anëtarësuar
    23-07-2008
    Postime
    117
    Sa kushton ky parkim, kot per kuriozitet?

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-06-2003
    Postime
    1,550
    Me mire mos ta dish sa kushton. Por me hamendje nqs kostoja reale eshte 1 lek, preventimi eshte bere per 4 lek, se duan ndonje lek edhe kryebashkiaket e qeveritaret , jo per gje por borxhi yne eshte, i popullit, se mos humbasin gje ata!

    Shyqyr qe po e bejne thuaj, e ishalla e bejne te hajrit!

  4. #4
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Sheshi Italia eshte Koncesion i nje kompanie ndertimi shqiptare, kushton mbi 12 milione Euro dhe do te kete afro 1000 vend-parkime. Jo, flijeni mendjen ... nuk ka per t'ju faturuar popullit!
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  5. #5
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    A mund te kete ndonje vendparkimi ne Tirane qe nuk i nxjerre parate e kostos fillestare ???!!!???

    Mbaj mend kur u hapen makinat ne Shqiperi u pa dhe nevoja e madhe per parking nate. Atehere paguheshin 300 leke te vjetra per veturat. Tani vetem nje ore aty tek stadiumi mund te kushtoje 300 leke te reja ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  6. #6
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Nje ore eshte 100 leke, me 300 leke e le gjithe diten
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Ver
    Anëtarësuar
    23-07-2008
    Postime
    117
    Citim Postuar më parë nga Scion Lexo Postimin
    Sheshi Italia eshte Koncesion i nje kompanie ndertimi shqiptare, kushton mbi 12 milione Euro dhe do te kete afro 1000 vend-parkime. Jo, flijeni mendjen ... nuk ka per t'ju faturuar popullit!
    Ku e ke gjet kete informacion, a mund ta dime?

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga Scion Lexo Postimin
    Nje ore eshte 100 leke, me 300 leke e le gjithe diten
    Quhen te lira keto cmime?

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    Citim Postuar më parë nga Scion Lexo Postimin
    Sheshi Italia eshte Koncesion i nje kompanie ndertimi shqiptare, kushton mbi 12 milione Euro dhe do te kete afro 1000 vend-parkime. Jo, flijeni mendjen ... nuk ka per t'ju faturuar popullit!
    jo jo mir e ke ti nuk ka per t'ja faturuar ka per t'ja futur. sa kushton sot ky parkimi mbitokesor dhe sa do kushtoj neser ai nntokesor?
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  10. #10
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Quhen te lira keto cmime?


    Sinqerisht mua me duken te lira. Pothuajse €/h 0,70 ne qender te nje k/qyteti nuk qellon t'a gjesh shpesh. Zakonisht qendrat jane offlimits dhe vetem leja e qarkullimit per qendren ka nje çmim te mire per arken e bashkise.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •