Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anëtarësuar
    29-06-2011
    Postime
    711

    Po diskutojmë futjen e lëndës për fenë

    Prezantimi i besimeve fetare në shkolla mund të jetë shumë shpejt një lëndë e veçantë mësimore. Këtë mundësi e ka lënë vetë të hapur ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj. Gjatë një prononcimi që bëri dje për mediat ai deklaroi se kjo çështje është në diskutim e sipër. Deklarata e ministrit erdhi pas prezantimit të testit Pisa, ku 4500 nxënës të shkollave 9-vjeçare janë provuar për njohuritë e tyre në shkollë. Në Shqipëri ky provim kryhet për herë të tretë, testi zhvillohet në 60 vende të botës. Përzgjedhja e nxënësve është bërë nga Organizata për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillim, sipas kriterit të ditëlindjes nga 1 janari 1996 deri më 31 dhjetor 1996. Provimi ka zgjatur tri orë e 15 minuta.

    e Shtunë, Prill 28th, 2012

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-03-2012
    Postime
    641
    do i ktheje ne medrese shkollat ky, mir e ben, gjynaf hoxhallaret, te marrin nga nje rrog mesuesi.

    e mer myqerem u myqerofsh ti me gjith tespi e tosun bac.

    hiqe biologjine si lende, c'e do?
    po fiziken c'e do? mjafton surja ku hena ndahet ne dysh dhe ngjitet prape


    tani sipas sekularizmit, feja eshte e ndare nga shteti, dhe meqe arsimi publik eshte pjese e shtetit, c'pune kane mjekercaperit e islamit te helmojne trute e femijve te vegjel.

    minister gamor

    do ta besh albanistan me zor.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Billy Joe : 29-04-2012 më 11:55

  3. #3
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Nuk do te ket as ne Kosove dhe as ne Shqiperi asnjhere lende fetare.

    Eshte tradita Shqiptare qe nuk e pranon nje gje te till, eshte e kaluara e perbashket e tri konfesioneve dhe lidershpit qe per komb anashkaluan fene, mirepo edhe feja (lideret fetare) anashkaulan veten per komb.

    Futja e fese eshte rrezik qe nje gje e madhe te filloj te shkaterrohet.
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anëtarësuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Kto ose e bejne per t'heq vemendjen nga kjo krize ekonomike qe ka kap t'madh e t'vogel ,ose injoranca spaska kufi ktu tek ne. Te fusesh lende fetare ne nje vend ku feja ska pas kurre rol kryesor ne jetet tona me duket komplet pa lidhje. Ne sjemi as turqi ,as greqi ,ku feja ne kto vende eshte shume e theksuar. Ne jemi nje shtet i vogel qe kurre se kemi praktikuar fene ne pjese derrmuse. Gjithmone ka qene ne minorance ,qofte per ortodokset ,katoliket apo myslimanet.

    Tashi qe shkatrrum cdo gje me vlere ne 20 vjecarin e fundit ,kapaku i vihet duke fut lende fetare neper shkolla. Dhe atehere le t'kthehemi ne nje Nigeri t'vogel ku katoliku vret myslimanin vetem per fe, dhe anasjelltas. E kom thon me kohe qe ne jemi albanistan.
    Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286
    Citim Postuar më parë nga Endri_ Lexo Postimin
    Kto ose e bejne per t'heq vemendjen nga kjo krize ekonomike qe ka kap t'madh e t'vogel ,ose injoranca spaska kufi ktu tek ne. Te fusesh lende fetare ne nje vend ku feja ska pas kurre rol kryesor ne jetet tona me duket komplet pa lidhje. Ne sjemi as turqi ,as greqi ,ku feja ne kto vende eshte shume e theksuar. Ne jemi nje shtet i vogel qe kurre se kemi praktikuar fene ne pjese derrmuse. Gjithmone ka qene ne minorance ,qofte per ortodokset ,katoliket apo myslimanet.

    Tashi qe shkatrrum cdo gje me vlere ne 20 vjecarin e fundit ,kapaku i vihet duke fut lende fetare neper shkolla. Dhe atehere le t'kthehemi ne nje Nigeri t'vogel ku katoliku vret myslimanin vetem per fe, dhe anasjelltas. E kom thon me kohe qe ne jemi albanistan.
    +1000
    i the te gjtha me pak rreshta,kjo ehte e verteta.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Ka nji politike te qendrueshme kunder kombit shqiptar ! Pjese e kesaj politike eshte edhe ky sulm i fundit i futjes se fese neper shkolla !

    Mos t'i numeroj tani , nje e nga nje , te gjitha , duke filluar , nga percarja jug-veri , nga shkaterrimi perfundimtar i ekonomise , apo zhveshja dhe zbathja ne potenciali ushtarak , tentativa per ta prezantuar Shqiperine dhe Kosoven si shtete multietnike etj.etj. dhe te perfundoj tek heqja " e karakterit luftarak te Himnit" me pretendimin se eshte i ashper (perfshi ketu edhe propozimin per futjen e grave ne Himn)" etj.etj.

    Per ne kjo nuk eshte ndonje gje e re duke e ditur se kemi rreth 20 vjet qe drejtohemi nga qeveri antishqiptare qe bejne lojen e armiqve te Kombit shqiptar ne keto troje !

  7. #7
    Unica Fede Unica Passione Maska e Boy
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    1,079
    Kush do te beje fe i ka vendet. Kisha, Xhamia. Shkollat publike s'kane pse te indoktrinojne femijet.
    Perchè er coro che famo tutti quanti insieme
    dice LAZIO sei grande te volemo bene!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •