Një shqiptar, shofer kamioni, tentoi t’i jap ryshfet një polici të kontrollit rrugor në Athinë. E kjo, për të “mbyllur çështjen”.



Siç u bë e njohur, shoferit të kamionit, i ishte vendosur një gjobë prej 5000 eurosh për kundërvajtje administrative, për të cilën ai kishte bërë një ankesë.
Pas shqyrtimit të ankesës të shoferit, ajo u refuzua, kështu kur u njoftua refuzimi i ankesës së tij, shoferi shqiptar ju ofrua oficerit të kontrollit rrugor, duke i ofruar atij shumën prej 500 euro për “mbylljen e çështjes”.

Por kontrollori jo vetëm që nuk pranojë të binte në marrëveshje me shoferin e kamionit, e të pranonte ryshfetin, por e kallëzoi atë te Drejtori i Qarkullimit Rrugor të Athinës, z. Lukas Tourpetas, kështu shoferi shqiptar, u arrestua ditën e premte dhe pritet që së shpejti të dërgohet për në prokurori ku do të përballet me akuzat e dhënies së ryshfetit./albobserver.com/