Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1

    Zidane i dhuron Shqipërisë një milion franga




    Futbollisti i njohur, Zinedin Zidane, ka vendosur t’i dhurojë Shqipërisë një milion franga, pasi ai e konsideron vendin tonë një nga vendet më të varfra në Europë.
    Zinedin Zidane prej disa vitesh është emëruar si ambasador i parë i OKB-së në fushatën kundër varfërisë.

    “Shqipëria di që është vendi më i varfër në Europë dhe po vazhdon të vuajë nga varfëria. Kjo ishte arsyeja jonë në misionin për të ndihmuar arsimin shqiptar dhe të fëmijëve të të gjithë rajonit, si pjesë e Europës”, tha Zidane.

    Gjatë një interviste për gazetën “Shqip”, ai është pyetur nëse e njeh Kosovën dhe ja si është përgjigjur ambasadori i parë i OKB-së:

    “Sigurisht që po, kush është ai që nuk e njeh sot Kosovën, e cila këto vitet e fundit ishte në epiqendër të mediave botërore, pasi regjimi serb ushtronte një terror të paparë kundër popullatës civile të pambrojtur në rajon.

    Sot, falë komunitetit ndërkombëtar, shqiptarët e Kosovës jetojnë të çliruar, të pa diskriminuar, pa dhunë, pa spastrime etnike, pa brenga. Pra në liri, demokraci dhe në pavarësinë e tyre” është shprehur futbollisti francez.

    Zidane ka treguar se futbollistët shqiptarë janë teknikë dhe të shkathët, por në Shqipëri nuk ka kushte për zhvillimin e sportit.
    “Mendoj se perspektiva e një sporti, sado që të jesh i aftë e i shkathët, varet edhe nga kushtet dhe zhvillimi ekonomik e shoqëror i atij vendi. Fatkeqësisht në Shqipëri, këto kushte ende mungojnë. Kjo bën që të mos kemi një sport apo futboll të mirëfilltë, përkundër talenteve dhe shkathtësive të të rinjve shqiptarë si në Shqipëri, po ashtu edhe në Kosovë”, thotë Zidanr.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    hallall zidan se i ke bere nder DUKES me keto ndihma se eshte bere keq puna ne shqiperi per leke(pse nuk ja jep euro )
    tani nuk e di ta lavderojme se po na ndihmon apo ta shajme qe na thote vend i varfer

  3. #3
    Lol..Kto lek nuk kan shkuar ne federaten Shqiptare.


    “Shqipëria di që është vendi më i varfër në Europë dhe po vazhdon të vuajë nga varfëria. Kjo ishte arsyeja jonë në misionin për të ndihmuar arsimin shqiptar dhe të fëmijëve të të gjithë rajonit, si pjesë e Europës”, tha Zidane.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    Frangat nuk jane me ne qarkullim me sa di
    Ndryshuar për herë të fundit nga Marya : 28-04-2012 më 10:19

  5. #5
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Franga zvicerriane jan ende ne perdorim. Sa buke permbyse qe jemi.

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-08-2009
    Postime
    389
    I siguruan hajdute prape ca miliona , sepse ne favor te popullit eshte mese e sigurte qe nuk do te shkojne keto leket

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e mardo
    Anëtarësuar
    06-04-2011
    Postime
    325
    nuk pranon leket e zidanit berisha ....pasi per te shqiperia eshte shtet i pasur me 9000 $ te ardhura per fryme .....

    cfare ironie "shqiperia vend i varfer"

    zidani shpallet person non grata ,sepse ka fyer rende vendin tone te pasur

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    KU E KAM BRARIN
    ceshtja duhet dergu ne strasburg
    kush eshte zidane qe na kundershtoje fjalet e kryeministrit tone
    me siguri zidane do jete i futur nga edvin ruco envero rama qe te na perlyej per keq neper bote pikerisht tani kur bumi ekonomik i ka tej kaluar cdo parashikim
    jemi zvicra e ballkanit
    kjo ishte per brarin

    merci zizou e ishalla ato lek do perdoren per ndonje gje te hajrit e jo te vidhen nga njerez te papergjegjshem
    JO SEKS PARA MARTESE

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-06-2009
    Postime
    352
    Faleminderit Zizou! Ti ke ndikim edhe te Platini, thuaji ta pranoje Kosoven ne UEFA!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •