Pronari i linjës së autobusëve të Kamzës e Bathores, kishte organizuar një bandë të armatosur me të cilën kërcënonte shoferët e furgonëve që të mos merrnin pasagjerët që lëviznin në linjat Kamëz-Tiranë, Bathore-Tiranë dhe anasjellas.
Policia e kryeqytetit deklaroi se ka vënë në pranga 15 persona sot në mëngjes ndërsa gjatë arrestimeve u sekuestruan edhe dhjetë armë zjarri. Bandës së armatosur i janë kapur edhe shkopa bejzbolli dhe sende të tjera të forta.
Grupi i personave të armatosur lëvizte me automjete luksoze nga Bathorja deri në Kamëz dhe kërcënonte shoferët e furgonëve që të mos merrnin pasagjerët që duhej të lëviznin drejt Tiranës.
Pas kësaj historie mësohet se ka qenë pronari i linjës së autobusave Tiranë-Kamëz, Lush Osmani, i cili është mes 15 të ndaluarve nga policia.
http://www.lajmifundit.com/lajme/201...-15-ne-pranga/
Krijoni Kontakt