Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774

    Esharitë dhe Maturditë

    Esharitë dhe Maturiditë


    salafipublications.com

    Esharitë

    Esharitë janë shkollë doktrinare e mendimit, e emëruar sipas Ebul-Hasan Esh’eri. Disa nga Esharitë e vonshëm iu qasen interpretimit të disa prej Cilësive alegorike [të Allahut], fillimisht në një përpjekje për të frenuar valët e antropomorfizmit që bënin bujë asokohe. Ata i bazuan këto interpretime në gjuhën Arabe dhe në tekstin e ajeteve. Çdo gjë, interpretimi i së cilës nuk u ishte i qartë atyre [siç është pamja e Allahut nga besimtarët në Jetën e Përtejme], ata e shtyenin tek Allahu. Po ashtu, vlen të përmendet se nuk i qaseshin të gjithë Esharitë interpretimit. Është me rëndësi t'i dallojmë Esharitë nga Xhehmitë dhe nga Mu’tezilitë. Ndonëse të dy këto grupe [Esharitë dhe Maturiditë] qenë Hanefi në jurisprudencë [fikh]. Këta të fundit qenë më të ndikuar nga trashëgimia doktrinare e Imam Ebu Hanifes. Dallimet mes Esharive dhe Maturidive janë të vogla dhe mund të përmblidhen në disa pika, duke qenë shumica e tyre thjesht vetëm një dallim në terminologji.

    Për sa i përket Esharive të sotëm, ata përshkojnë shtegun nga cili Ebu Hasan el-Esh’ari e ka shpallë veten të pastër para Allahut, ndërsa dijetarët nuk i konsiderojnë ata si Ehlus-Suneh uel-Xhema’a, por si Ehlul-Bid’ah [ndjekës të bidatit].1

    Kjo shqyrtohet në dritën e dëshmisë se termi Ehlus-Suneh uel-Xhema’a përdoret me dy kuptime të veçanta:

    Kuptimi i përgjithshëm: përdoret për ata që janë në kundërshtim me Shi’itët, kështu që thuhet: ata që pohojnë zbatim të Islamit, ndahen në grupe: Ehlus-Suneh dhe Shi’itë. Kështu, Ibn Tejmije e titulloi librin e tij si përgjigje ndaj Shi’itëve “Minhaxhu us-Suneh,” dhe në të ai sqaroi të dy kuptimet, ku qartë deklaroi se pozitat e sekteve te risuara janë në Ehlus-Suneh vetëm me këtë kuptim të veçantë [të Ehlus-Suneh uel-Xhema’a].

    Ky kuptim përfshin çdonjërin veç Shi’itëve, siç janë Esharitë, posaçërisht pasi në lidhje me çështjen e sahabëve dhe të Halifeve, Esharitë janë në pajtim me metodologjinë.

    Kuptimi i veçantë: përdoret për ata që kundërshtojnë bidatçinjtë dhe njerëzit e sekteve të risuara, dhe ky është përdorimi më i shpeshtë dhe më i njohur. Kështu që, kur flasim rreth një njeriu në librat e kriticizmit të transmetuesve [të hadithit] se ai ka qenë nga Ehlus-Suneh dhe të ngjashme me këtë, ajo që mendohet me këtë është se ai nuk ka qenë nga sektet e risuara, si Hauarixhët, Mu’tezilitë, dhe Shi’itët, dhe ai s’ishte person i retorikës teologjike [kelam] dhe ideve të risuara.

    Me këtë kuptim, Esharitë nuk hyjnë fare në të. Më saktë, ata janë jashtë saj dhe Imam Ahmed Ibn el-Medini është deklaruar tekstualisht se, kushdo që përfshihet në çfarëdo retorike teologjike, ai s’është nga Ehlus-Suneh, edhe nëse me këtë arrin deri tek Suneti, dhe se ai duhet të marrë dhe të përftojë vetëm nga Suneti. Që këtej, ai që merr nga Suneti, është ndër njerëzit e tij, edhe nëse bën ndonjë gabim; ai që përfton nga ndonjë gjë tjetër, është në gabim, edhe nëse në përfundim bie dakord me të [Sunetin]. Por Esharitë, siç do të shihni, marrin dhe përftojnë nga tjetër gjë veç Sunetit dhe ata nuk bien dakord me të në përfundimet e tyre. E, si mund të jenë këta ndër njerëzit e tij [ndjekës të Sunetit]!

    - Përmbledhje thëniesh të dijetarëve në lidhje me Esharitë:

    Hafidhi i Perëndimit [të perandorisë Islame] dhe dijetari i shquar Ibn Abdul-Berr, transmetoi me zingjirin e tij të transmetimit nga dijetari Maliki në Lindje, Ibn Khuzejme, se ai ka thënë në Librin e Dëshmive [Kitab us-Shuhudat], në shpjegimin e thënies së Malikut, se s’është e lejueshme të pranohet dëshmia e njerëzve të bidatit dhe e sekteve të risuara, dhe tha: “Njerëzit e sekteve te risuara, në pikëpamjen e Malikut dhe të shoqëruesve tanë të tjerë, janë njerëzit e retorikës teologjike [kelam]. Kështu, çdo person i retorikës teologjike është ndër njerëzit e sekteve të risuara dhe bidatit, qoftë ai Eshari apo tjetër pos kësaj. Dhe dëshmia e tij nuk pranohet në Islam kurrë. Vërtet, atë duhet bojkotuar dhe dënuar për bidatin e tij, nëse ngulmon në të, dhe duhet kërkuar pendim nga ai.”2
    Po ashtu ,vetë Ibn Abdul-Berr transmeton në el-Ihtika nga tre dijetarët: Malik, Ebu Hanife, dhe Shafi’i, se ata e patën ndaluar retorikën teologjike dhe flisnin ashpërsisht kundër njerëzve të saj, dhe se ata janë bidatçinj që duhet dënuar. E ngjashme me këtë është transmetuar nga Ibn el-Kajjim në Ixhtima ul-Xhujush il-Islamije. E, çfarë janë Esharitë veçse njerëz të retorikës teologjike?

    Imam Ebul-Abas Ibn Sureixh, i njohur si ‘Shafiu i dytë,’ i cili ishte bashkëkohës i el-Esh’arit, ka thënë: “Ne nuk flasim me te’uil [interpretim] të Mu’tezilive, të Esharive, të Xhehmive, të femohuesve, të antropomorfistëve [Muxhasimeh dhe Mushabihe], Keramive dhe atyre që e konsiderojnë Allahun sikurse krijesën e Tij [Mukejifeh: ata që pyesin për modalitetet e cilësive të Tij]. Por, ne i pranojmë ato [tekstin lidhur me Cilësitë e Allahut] pa interpretim [te’uil] dhe besojmë në to pa bërë ngjashmëri [temthil] me krijimin.”3

    Imam Ebul-Hasan el-Kurxhi, një nga dijetarët Shafi të shekullit të pestë, ka thënë: “Imamët Shafi’itë nuk e begenisnin dhe e urrenin që ata t’i atribuoheshin Esharive, dhe ata distancoheshin nga ajo mbi të cilën Esharitë e ndërtuan medhhebin e tyre si dhe i ndalonin shoqëruesit dhe të dashurit e tyre që t’u afroheshin atyre, siç kam dëgjuar nga një numër dijetarësh dhe Imamësh". Ai, më pas, dha si shembull njërin nga dijetarët Shafi’itë të kohës së tij, Imam Ebu Hamid el-Isfarini, i cili njihej si ‘Shafiu i tretë,’ duke thënë:

    “Ashpërsia e shejhut kundër njerëzve të njohurive teorike është e mirënjohur, deri në atë pikë, saqë ai, madje, bëri dallim mes parimeve të fikhut të esh-Shafiut dhe parimeve të el-Eshariut. Shënimet mbi këtë janë shtuar nga Ebu Bekr er-Radhikani, dhe kjo gjindet tek unë. Ai u ndjek në këtë nga shejh Is’hak esh-Sherazi në dy librat e tij el-Luma dhe et-Tebsireh deri aty, saqë, nëse ishte dakord Eshari me një thënie të ndonjë nga shoqëruesit tanë, ai bënte dallim dhe thoshte: “Kjo është thënie e njërit nga Esharitë,” dhe ai nuk i konsideronte ata si shoqërues të esh-Shafiut. Ata i përçmonin dhe u shmangeshin atyre dhe medhhebit të tyre në parimet e fikhut, e lëre më në lidhje me parimet e Fesë.”4
    Siç dihet, autori i et-Tehauije dhe shpjeguesi i saj të dytë kanë qenë Hanefi, dhe et-Tehaui ishte bashkëkohës i el-Esh’arit. Ai shkroi Akiden e tij për të shpjeguar Akiden e Imam Ebu Hanifes dhe të shoqëruesve të tij, dhe është mu ajo që gjindet në Fikh el-Ekber [vepër e Ebu Hanifes] nga ai. Ata transmetojnë nga Imami [Ebu Hanife] se ai haptazi shprehte kufrin [mosbesimin] e atij që thotë se Allahu, i Përsosuri dhe i Lartësuari, s’është mbi Arsh [Fron], apo që hesht në lidhje me këtë.

    Po ashtu, nxënësi i tij Ebu Jusuf e shpall Bishr el-Marisin kafir, dhe është e mirënjohur që Esharitë mohojnë ngritjen e Allahut dhe mohojnë që Ai, më i Larti, është mbi Arsh [Fron], dhe, po ashtu, është e mirënjohur që parimet e tyre janë marrë nga Bishr el-Marisi!!5

    Pozita e Hanbelive në lidhje me Esharitë është tepër e njohur që ta përmendim atë. Kjo, pasi Imam Ahmed e shpalli Ibn Kullabin bidatçi dhe urdhëroi që ai të bojkotohet, dhe ai ishte themeluesi i vërtetë i medhhebit Esharit. Hanbelitë vazhdimisht kanë zhvilluar beteja me ta, madje edhe në kohën e shtetit të Nizam ul-Mulk, gjatë së cilës ata silleshin me mendjemadhësi, dhe pas kësaj Hanbelitë refuzuan çdo folës që përziente çkado nga mehdhebi i Esharive në fjalimet e tija. Ibn ul-Kusheiri ishte një nga ata që e përjetuan këtë. Ngaqë medhhebi i tyre ishte përhapur tepër dhe për shkak të marrëveshjes së dijetarëve të shtetit, posaçërisht Hanbelitë që duhet kundërshtuar, Halifja el-Kadir hodhi el-Itikad el-Kadiri, gjë që sqaroi akiden që është e detyrueshme për Umeti, në vitin 433H.6
    Shejhul-Islam Ibn Tejmije e citon se, kur Abdul-Kadir el-Xhilani u pyet: “A ka pasur ndonjëherë ndonjë që ka qenë Ueli i Allahut, i cili ka qenë në tjetër gjë pos akides së Ahmed bin Hanbel?” “Kjo s’ka ndodh dhe kurrë s’do të ndodhë.” – tha ai.7
    __________________________________________________ _______________
    1. Shejh Ibn Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Pra, për shembull, Esharitë dhe Maturiditë nuk konsiderohen si Ehlu-Suneh uel-Xhema’a në këtë çështje të veçantë [dmth në lidhje me Emrat dhe Cilësitë e Allahut]. Madje, ata e kundërshtojnë atë në çka ishin pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] dhe sahabët në lidhje me pranimin e Cilësive të Allahut, të Përsosurit, në kuptimin e vërtetë të tyre. Për këtë shkak, kushdo që thotë se Ehl-Suneh janë tre grupe: Selefi, Eshari, dhe Maturidi, personi i tillë vërtet ka gabuar. Ne themi: Si mund të konsiderohen të triat Ehlus-Suneh dhe të dallojnë mes veti? Çfarë ka pas të Vërtetës, përveç devijimit. Si mund të jenë të gjithë Ehlus-Suneh ndërsa përgënjeshtrojnë njëri-tjetrin – kjo s’është e mundur –, përveç nëse është e mundur të pajtohen palët kundërshtuese. Mirëpo, nuk ka dyshim që njëra nga këto vërtet është Ehlus-Suneh. Por cila është kjo? A janë këta Esharitë, Maturiditë, apo Selefitë? Selefi janë Ehlus-Suneh uel-Xhema’a, dhe ky përshkrim s’mund të jetë i vërtetë për askë veç tyre. Pra, si mund të quhen Ehlus-Suneh ata që kundërshtojnë Sunetin. Kjo s’është e mundur. Si është e mundur të thuhet Ehlus-Suneh janë tre grupe të ndryshme, ndërsa themi që ata janë në pajtim? Pra, ku është pajtimi dhe konsensusi? Madje, Ehlus-Suneh uel-Xhema’a janë ata që mbahen për atë në çka kanë qenë pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] dhe sahabët e tij, dhe për akiden e Selefit, deri në Ditën e Gjykimit, e këta janë Selefitë.” Sherh Akidetil-Uesitije [1/123].
    2. Xhami Bejan il-Ilm ue Fadlihi [2/117].
    3. Shiko Ixhtima ul-Xhujush il-Islamije [f.62] për besimin e Ibn Sureixhit.
    4. et-Tis’enije [f.238-239] dhe shiko sherhul-Asfanije [5:31] nga vetë Fetaua el-Kubra. Shiko po ashtu Ixhtimaul-Xhujush il-Islamije dhe Mukhtesirul Ulum për besimin e tij dhe, po ashtu, Tebekatush-Shafije për biografinë e tij.
    5. Shiko çfarë është përmendur në Sijer A’lemin-Nubula në Biografinë e Bishrit [10/200-201] dhe el-Hameuije [f.14-15].
    6. Shiko el-Muntezem të Ibnul-Xheuzi, ngjarjet e vitit 433, 469 dhe 475 [vëll. 8 dhe 9].
    7. el-Istikame.
    __________________________________________________ _______________

    Ebu Hasan el-Esh’ari, në pjesën e parë të jetës së tij, ishte Mu’tezili, pasi ai ishte edukuar nga Ebu Ali el-Xhube’i, shejhu i Mu’tezilive të Basras në kohën e tij. Mu’tezilitë luanin një rol të rëndësishëm në shtrembërimin e tekstit të Sheriatit nga Kur’ani dhe Suneti, dhe në komplotimin kundër dijetarëve të Selefit dhe sulmimin e ndereve të tyre. Komploti më i njohur është prova e Imam Ahmedit, i cili qëndroi i paepur në këtë provë dhe në përgënjeshtrimin e dyshimeve të tyre, ai dhe dijetarët tjerë Selefi të këtij umeti, siç është Imam Buhari, ed-Darimi, Ibn Kutejbe, Ibn Mendeh, dhe të tjerë krahas tyre.

    Allahu dëshiroi mirësi për Ebu Hasan el-Esh’ari dhe i dha atij sukses në marrjen nga Libri dhe Suneti, dhe lënien e medhhebit Mu’tezilit. Më pas, ai hodhi poshtë arsyetimin e shtrembër të Mu’tezilitëve, e vuri në pah pavërtetësinë e tyre, i zhvleftësoi argumentat e tyre me dëshmi tekstuale dhe me anë të logjikës. Librat e tij dëshmojnë për këtë. Ai, më pas, për një periudhë të caktuar, në disa çështje të besimit fliste me thëniet e Ibn Kullab. Mirëpo, në etapën e fundit të jetës së tij, ai ishte në akiden e Selefit dhe fliste me atë me çfarë fliste Imam Ahmedi në lidhje me Cilësitë e Allahut. Kështu që ai pohoi për Allahun atë që Allahu pohoi për Veten e Tij dhe me atë që i dërguari i Tij [salallahu alejhi ue selam] pohoi për të në Sunetin e tij.

    - Libri el-Ibaneh – Libri i fundit i Ebu Hasan el-Esh’arit

    Kjo është shënuar në librin e tij el-Ibaneh en Usul id-Dijaneh. Mirëpo, ata që ia atribuuan veten e tyre medhhebit të Ebu Hasan el-Esh’arit vazhduan të merrnin nga medhhebi i Ibn Kullab dhe e përcollën tek ata që identifikoheshin me Ebu Hasan el-Esh’arin, gjeneratë pas gjenerate. Mirëpo, e vërteta është ajo për të cilën dëshmojnë dijetarët - ata, për ndershmërinë, integritetin dhe paanësinë e të cilëve s’ka dyshim - që akideja, të cilën Ebu Hasan el-Esh’ari e pohonte dhe me të cilën e adhuronte Allahun, është akideja e cila është pohuar në librin e tij el-Ibaneh. Dhe ky ishte libri i tij i fundit, në të cilën qe vendosur çështja e akides së tij.

    Në kohën e tashme, shumë njerëz identifikohen me Ebu Hasan el-Esh’arin dhe e quajnë veten Esharinj, duke pohuar se mbahen për akiden në të cilën ishte ai, posaçërisht në çështjet e Cilësive të Allahut. Mirëpo, e vërteta është se ata nuk e kanë marrë akiden që ai zgjodhi nga fundi i jetës së tij, dhe e cila është parashtruar në dy librat e tij: el-Ibaneh en Usul id-Dijane dhe el-Mekalat ul-Islamijin.

    Ajo që është edhe më e çuditshme, ndërkaq, është pohimi i tyre se Ebu Hasan el-Esh’ari shkroi librin e tij el-Ibaneh si tekije [mashtrim] dhe si një orvatje për t’i vënë në maje të gishtit Hanbelitë, duke iu frikësuar atyre për jetën e vet. Është e mirënjohur që tekije s’është veçse nifak [hipokrizi], dhe se kjo cilësi e dënueshme është diçka prej së cilës edhe muslimani i thjeshtë përpiqet të lirohet, e të mos flasim për një dijetar musliman!

    Dhe, pasi ky kërcënim ishte një shkelje kundër tij dhe një falsifikim i qartë, një numër dijetarësh, që njihen si posedues të diturisë dhe të devotshmërisë, u angazhuan në qartësimin e së vërtetës. Kështu, ata vënë në pah pavërtetësinë e atyre rrenave dhe ofendimeve kundër këtij dijetari të nderuar dhe shpjeguan se tekije dhe nifak s’janë cilësi të dijetarit, dhe se Ebu Hasan el-Esh’ari është i pastër nga kjo.

    Çdo gjë që ka ardh në librat e tij el-Ibaneh dhe el-Mekalat, është ajo në çka ai beson dhe me të cilën ai e adhuron Allahun. Ai tha në el-Mekalat: “Dhe me çdo gjë që ata [Ehlul-Hadith] kanë folur, flasim edhe ne dhe anojmë nga ajo.”

    Ai, po ashtu tha në el-Mekalat: “Përmbledhja e asaj në çka janë njerëzit e Hadithit dhe Sunetit…” dhe, më pas, ai fut në listë atë në çka ata ishin, duke përfshirë aty:

    “Allahu i Lartësuar është mbi Fronin e Tij mu ashtu siç tha Vetë Ai:

    “er-Rahman është ngritur [istiua] mbi Fronin.” [Ta-Ha: 5]

    “Ai i ka dy Duar, pa pyetur si, ashtu siç ka thënë Ai:

    “Unë të krijova me [dy] Duart e Mia.” [Ta-Ha: 75]

    dhe siç ka thënë Ai:

    “[Të dy] Duart e Tij janë të shtrira.” [Ma’ideh: 64]

    “Ata i pohojnë Dëgjimin dhe Shikimin për Të, dhe nuk i mohojnë këto siç i kanë mohuar Mu’tezilitë.”

    “Ata i pohojnë hadithet që kanë ardhur nga i dërguari [salallahu alejhi ue selam]:

    “Vërtet, Allahu zbret në qiellin më të ulët dhe thotë: "A ka ndonjë që kërkon falje,” në mënyrën që ka ardhur nga i dërguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam].”

    “Ata e shohin si të domosdoshme ndjekjen e Selefit ndër dijetarët e Fesë, të cilët nuk risojnë në fenë e tyre atë për të cilën Allahu nuk ka dhënë leje.”

    “Ata thonë që Kur’ani është e folme e Allahut, dhe se s’është i krijuar.”

    Ai pohoi tërë këtë që pohuan Selefus-Salih në lidhje me Cilësitë e Allahut dhe çështjet tjera të akides, dhe i dha fund duke thënë: “Kjo është përmbledhje e asaj për çka urdhëruan ata [njerëzit e Hadithit dhe të Sunetit], të cilën e zbatuan dhe e konsideruan të nevojshme [që të besohet në të]. Dhe çdo gjë që është përmendur nga e folmja e tyre, ne flasim njëlloj dhe anojmë nga ajo.”

    Për sa u përket atyre që ia kanë atribuar librin el-Ibaneh Ebu Hasan el-Esh’arit dhe kanë dëshmuar se ai ishte libri i tij i fundit në lidhje me akiden, ata janë të shumtë, dhe ndër ta: el-Hafidh Ibn Asakir në Tebjinul Kedhebul-Mufteri [f.152], i cili është përgënjeshtrim ndaj el-Ehuezi; el-Bejheki në el-Itikad [f.31], Imam edh-Dhehebi në el-Uluw [nr.276] dhe Ibn ul-Imad në Shedhret udh-Dheheb [f.303].
    Për më shumë, Ebu Kasim Abdul-Malik bin Isa bin Derbas8 [v.659H] në librin e tij edh-Dhebb en Ebi Hasan el-Esh’eri, përmend njerëzit e diturisë, të cilët ia kanë atribuar këtë libër Ebu Hasan el-Esh’arit dhe kanë dëshmuar se kjo është akideja të cilën ai e ka zgjedhur nga fundi i jetës së tij. Dhe ndër ta është edhe el-Imam el-Hafidh Ebul-Abas Ahmed bin Thabit et-Turki, Ebu Uthman Ismail es-Sabuni, Imam ul-Kurra Ebu Ali Hasan bin Ali bin Ibrahim el-Farisi, el-Imam el-Fekih Ebu-Feth Nasr el-Makdisi, el-Imam el-Hafidh Ebul-Kasim Ali bin Hasan bin Hibatullah esh-Shafi’i, el-Fekih Ebul-Me’ali, dhe el-Hafidh Ebu Muhamed bin Ali el-Bagdadi.
    Dhe, po mos të ishte për faktin që kjo s’është veçse një përgënjeshtrim i shkurtër, ne do t’i citonim fjalët e secilit nga këta, që dëshmojnë për hollësitë e akides së Ebu Hasan el-Esh’arit, ashtu siç gjendet dhe shtjellohet në el-Ibaneh të tij dhe pajtimin e tij me atë të Selefus-Salih.
    __________________________________________________ ______________
    8. Ibn Derbas el-Kadi Kemal ud-Din Ebu Hamid Muhamed bin Kadi el-Kudat Sedr ud-Din Abdul-Malik bin Isa el-Marani el-Misri esh-Shafi’i ed-Derir, i lindur në vitin 576H.
    __________________________________________________ _______________


    Maturiditë



    Ky është një grup filozofik [kelamij], që është quajtur sipas Ebu Mensur el-Matridit. Këta bazohen në përdorimin e dëshmive racionale dhe filozofike në debatet e tyre me kundërshtarët nga Mu’tezilitë, Xhehmitë dhe të tjerë, për të vendosur të vërtetën e Fesë dhe të akides Islamike. Për sa u përket burimeve, Maturidije i ndajnë bazat e fesë në dy kategori, varësisht nga burimi:

    1. Hyjnore apo racionale: këto janë çështje që vendosen pavarësisht me anë të arsyes ndërsa transmetimet e ndjekin këtë. Kjo përfshin çështjen e Teuhidit dhe të Cilësive Hyjnore.

    2. Çështjet ligjvënëse apo thëniet e transmetuara: këto janë çështje për të cilat arsyeja konstaton se mund apo s’mund të ekzistojnë, por s’ka mënyrë për të dëshmuar racionalisht që ato ekzistojnë, siç është pejgamberllëku, dënimi i varrit, dhe çështjet e Jetës së Përtejme. Vlen të theksohet që disa nga ata e kanë vendosur pejgamberllëkun në kaptinën e çështjeve racionale.

    Është e kuptueshme që kjo është në kundërshtim me metodologjinë e Ehlus-Suneh uel-Xhema’a, ngaqë Kur’ani, Suneti dhe konsensusi i sahabëve janë burime të udhëzimit nga pikëpamja e tyre. Kjo është veç bidatit të tyre të ndarjes së burimeve të Fesë në çështje racionale dhe në thënie të transmetuara, gjë që është e bazuar në idenë e gabuar të filozofëve, të cilët supozuan se teksti fetar e kundërshton arsyen. Kështu, ata u përpoqën të ndërmjetësojnë mes arsyes dhe thënieve të transmetuara. Kjo i çoi ata të ushtronin arsyen në fushat ku ajo se kishte vendin, dhe kështu ata nxorën vendime të gabuara, që kundërshtonin Sheriatin, dhe i shtyri ata të thoshin se nuk e dinë domethënien e tekstit dhe se vetëm Allahu e di domethënien e tyre, apo ta keqinterpretonin atë krejtësisht. Nga pikëpamja e Ehlus-Suneh uel-Xhema’a, në anën tjetër, nuk ka ndonjë kundërshtim mes arsyes së shëndoshë dhe thënieve të vërteta që janë transmetuar. [Shiko el-Meusu’eh el-Mujessereh fi’l-Medhahib el-Mu’asireh 1/99].

    - Qëndrimi i Ehlus-Suneh ndaj Maturidive

    Është transmetuar nga pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] që ky umet do të ndahet në shtatëdhjetë e tre grupe, të cilat të gjitha do të jenë në Zjarr, veç njërës. Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] ka shpjeguar se grupi i shpëtuar është xhemati, që ndjek shtegun e njëjtë si të të dërguarit [salallahu alejhi ue selam] dhe shoqëruesve të tij.

    Pa dyshim që Ehlus-Suneh uel-Xhema’a, të cilët mbahen për Kur’ani dhe për Suneti shprehur në dituri dhe vepra, janë grupi i shpëtuar, dhe ky përshkrim iu adresohet atyre, dmth ata mbahen për atë që mbaheshin i dërguari [salallahu alejhi ue selam] dhe shoqëruesit e tij, shprehur në dituri dhe vepra.

    S’mjafton për një person apo grup që thjesht vetëm të pohojnë përkatësi ndaj Sunetit ndërsa veprojnë në kundërshtim me metodologjinë e Selefit, domethënë, sahabëve dhe tabi’inëve. Por, është shumë me rëndësi të mbahemi për metodologjinë e tyre në dituri, në vepër, në qasje dhe në zhvillim shpirtëror.

    Maturidije janë një nga grupet, mendimi i të cilëve përfshin pikëpamje të vërteta dhe të gabuara, dhe disa gjëra që janë në kundërshtim me Sunetin. Është e mirënjohur që këto grupe dallojnë në lidhje me të vërtetën. Sa më afër që janë ndaj Sunetit, aq më afër do të jenë ndaj së vërtetës dhe rrugës së drejtë. Midis tyre janë disa që kundërshtuan Sunetin në parimet bazë, dhe disa kundërshtuan Sunetin në disa çështje më të lehta. Janë disa që përgënjeshtruan grupe të tjera, të cilët janë edhe më larg nga Suneti, kështu që ata duhet lavdëruar lidhur me këtë përgënjeshtrim të pavërtetësisë dhe atë çfarë thanë nga e vërteta. Por, ata e kanë kaluar kufirin me atë se refuzuan një pjesë të së vërtetës dhe pranuan të gabuarën. Kështu, ata përgënjeshtruan një bidat serioz me anë të një bidati më të vogël, dhe hodhen poshtë pavërtetësinë me një pavërtetësi më të vogël. Ky është rasti me shumicën e filozofëve [elh el-kelam], të cilët pohojnë se i përkasin Ehlus-Suneh uel-Xhema’a…” [Marrë nga fjalët e shejhul-Islam Ibn Tejmije në el-Fetaua, 1/348].
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  2. #2
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    STUDIM I POLEMIKAVE BASHKËKOHORE ESHARITE
    VËLL.1



    ESHARITË NË PESHOREN E PASUESVE TE SUNETIT1
    Nga shejh Ebu Uthman Feisal bin Kezar el-Xhasim Salafimanhaj.com

    POHIMI I CILËSIVE TË ALLAHUT NUK E BËN TË DETYRUESHME NGJASHMËRINË ME KRIJESAT E TIJ - ÇFARËDO QË ËSHTË E DREJTË E KRIJUESIT NUK VLEN DETYRIMISHT PËR TË KRIJUARËN

    Hyrje


    Ajo që shkaktoi shtrembërimin e cilësive të Allahut në emër të interpretimit [te’uil] dhe që i shmangu nga ajo që është e qartë prej tyre, është pohimi se nuk është menduar ajo çka shihet qartë nga cilësitë. Si pasojë, është kuptuar se pohimi i cilësive të Allahut nënkupton cilësi të së krijuarës së dobët, të paaftë e të pazotë, kështu që, për shembull, thonë:”Pohimi i kësaj e kësaj e bën të detyrueshme këtë e këtë”. Kjo është padijeni si rreth Ligjit Hyjnor, ashtu edhe ndaj intelektit e gjuhës arabe. Allahu ka thënë:

    « S’ka gjë si Ai. Dhe Ai dëgjon e sheh gjithçka » [esh-Shura, 11]

    Pra, Allahu pohon për vete dëgjim dhe shikim, me çka përshkruhen edhe krijesat, po ashtu. Ndonëse Allahu mohoi për vete pasjen e çfarëdo gjëje të së krijuarës që përngjan me Të. Allahu ka thënë:

    « A dini për ndonjë të ngjashëm me Të? » [Merjem, 65]

    « E as që ka të barabartë me Të » [el-Ikhlas, 4]

    « Pra, mos parashtroni ndonjë ngjashmëri me Allahun » [en-Nahl, 74]

    « Mos i bëni Allahut ndonjë të barabartë ndërsa e dini [se s’ka gjë të ngjashme me Të] » [el-Bekareh, 22]

    Është e mirënjohur se qenia [Dhat] e Allahut nuk i përngjan të krijuarës, dhe pohimi i qenies së Allahu nuk nënkupton atë të së krijuarës. Kështu, kushdo që nxjerr ngjashmëri [teshbih] nga pohimi i qenies së Allahut, është si ai që bën ngjashmëri me pohimin e të gjitha cilësive të Tij. Pra, kur përfundimisht dihet që ka dallim mes Krijuesit dhe të krijuarës në kuptimin e qenies dhe ekzistencës, atëherë ka dallim edhe në kuptimin e cilësive.

    Kështu, e folmja rreth cilësive është një degë e të folmes rreth qenies, dhe s’ka gjë si Allahu, qoftë në qenien e Tij, qoftë në cilësitë a veprimet e Tij. Nëse Allahu ka një qenie të njëmendtë, ajo nuk i përngjan ndonjë qenie tjetër. Qenia është përshkrim i një cilësie të vërtetë dhe nuk duhet të krahasohet me cilësitë e qenieve të tjera.

    Pra, ajo që bëhet e detyrueshme në rastin e cilësive të Allahut, nuk bëhet e detyrueshme në cilësitë e të krijuarës. Sepse ka çështje që janë të zbatueshme te e krijuara, si mangësia, varfëria, përulësia e dobësia, të cilat nuk janë të zbatueshme te Krijuesi i qiejve dhe tokës, Nismëtari dhe Krijuesi i çdo gjëje, ekzistenca, qenia dhe cilësitë e të cilit nuk mund të kuptohen nga mendjet dhe nuk kuptohen nëpërmjet gabimeve e mendimeve.

    Do të transmetoj disa deklarata të Imamëve lidhur me pohimin e cilësive të Allahut dhe faktin se ajo që detyrimisht është e zbatueshme te e krijuara, nuk vlen në rastin e Tij, dhe atë se ata që thonë se pohimi i cilësive të Allahut e bën të detyrueshëm përshkrimin e të krijuarës, janë mohues [Mu’atileh] të ndryshëm të cilësive të Allahut.

    TRANSMETIME NGA SELEFËT LIDHUR ME ATË SE AJO QË DETYRIMISHT ËSHTË E ZBATUESHME TE CILËSITË E ALLAHUT, NUK ËSHTË E ZBATUESHME TE CILËSITË E SË KRIJUARËS

    AbdulAziz bin Abdullah bin ebi Selemeh el-Mexhishun [vdiq 164H/781ES]

    Ai ka thënë:

    “Sa i përket atij që e mohon atë me çka Zoti e ka përshkruar vetveten, ai është mashtruar nga dreqërit në tokë. Si pasojë, ai [mohuesi] nis të përdorë dëshmi në pohimin e tij për të hedhur poshtë atë me çka Zoti e ka përshkruar dhe emërtuar vetveten, në mënyrën që:”Është e detyrueshme që, nëse Ai ka këtë e këtë, atëherë Ai duhet të jetë kështu e kështu”. Pra, ai injoroi atë që është e qartë duke e marrë të panjohurën, dhe refuzoi atë me çka Zoti e emërtoi vetveten - si përshkrim të Tijin - për atë me çka Ai nuk e emërtoi vetveten”.

    Imam ebu Jusuf el-Kadij Jakub bin Ibrahim el-Kufi [vdiq 182H.798ES]

    Ai ka thënë:

    “Nga ky shkak, s’është e lejueshme të bëhet analogji në teuhid. Allahu nuk mund të njihet, përveç nëpërmjet emrave të Tij dhe Ai s’duhet të përshkruhet, përveç nëpërmjet cilësive të Tij ... Ai na urdhëroi ta njësojmë Atë dhe teuhidi s’është sipas analogjisë. Kjo, sepse analogjia vjen në shprehje në rastet kur gjërat përngjajnë mes vete, kurse asnjë gjë nuk përngjan me Allahun, të bekuarin, më të mirin e Krijuesve. Si mund të kuptohet teuhidi nëpërmjet analogjisë, kur Ai është Krijuesi i së krijuarës, ndryshe nga e krijuara? Kurrgjë s’është si Ai dhe i lartë është Ai”.

    AbduRrahman bin el-Kasim el-Utki ebu Abdullah el-Misri el-Maliki [vdiq 191H/807ES]

    Ibn AbdulBerr ka thënë:

    “Më ka mbërri nga Ibn el-Kasim se ai nuk shihte ndonjë problem të transmetohej hadithi:”Vërtet, Allahu qesh ...”, sepse qeshja e Allahut, si zbritja e çuditja, po ashtu janë të Tijat, ndonëse s’janë si ato të robërve të Tij”.

    Gjithashtu, ka thënë:

    “S’është me vend që dikush ta përshkruajë Allahun, përveç me atë që Ai e përshkroi vetveten në Kuran. Duart e Tij nuk i përngjajnë ndonjë gjëje, megjithëqë thuhet:’Ai ka dy Duar, mu siç e përshkroi vetveten në Kuran; Ai ka Fytyrë, mu siç e përshkroi vetveten në Kuran’. Personi duhet të ndalet te ajo me çka Ai e ka përshkruar vetveten në Libër, se s’ka ngjashmëri me Të, të bekuarin. Ai është Allahu. Kurrkush nuk meriton të adhurohet, përveç Tij. Ai është ashtu siç e përshkroi vetveten, dhe Duart e Tij janë të Shtrira ashtu siç e përshkroi Ai:

    « ... Në Ditën e Kiametit, krejt toka do të jetë në kapjen e Tij dhe qiejt do të mblidhen në Dorën e Tij të Djathtë ... » [ez-Zumer, 67]

    El-Hafidh Nu’ejm bin Hammad bin Mu’awijeh el-Kheza’i [vdiq 228H/843ES]

    Ai ka thënë:

    “Kushdo që e përngjan Allahun me ndonjë gjë nga krijimi i Tij, ka mohuar; kushdo që e refuzon atë me çka Allahu ka përshkruar vetveten, ka mohuar. Dhe me çfarëdo që Allahu dhe i Dërguari i Tij e përshkruajnë Allahun, s’është ngjashmëri [teshbih]”.2

    AbdulAziz bin Jahja bin AbdulAziz el-Kenani [vdiq 230H/845ES]

    Ai ka thënë në diskutimin e tij me një xhehmij:

    “Xhehmiu tha:’Na kallëzo se si bëri Ai istiua [u ngrit] mbi Fronin [Arshin]? A është kjo siç thonë arabët se filani bëri istiua mbi shtrat, në mënyrë që shtrati përfshin personin, kur ai të jetë mbi të? Pra, ju duhet të thoni se Froni përfshin Allahun, nëse Ai është mbi Të, sepse s’mund të imagjinojmë diçka mbi diçka tjetër, përveç në këtë mënyrë’.

    Që kjo të shpjegohet, atij duhet t’i thuhet:

    Sa i përket thënies suaj ’Si bëri Ai istiua?’, ‘Si?’ s’është e zbatueshme në rastin e Allahut, se Ai na ka informuar se ka bërë istiua mbi Fronin dhe nuk na ka informuar si e ka bërë këtë. Kështu, është obligim për besimtarët të besojnë në Zotin e tyre dhe në istiua mbi Fronin, kurse është e ndaluar për ta që ta përshkruajnë si ka bërë Ai istiua. Kjo, sepse Ai nuk na ka informuar si e ka bërë këtë ndërsa sytë në këtë botë s’e kanë parë këtë për ta përshkruar. Ai, po ashtu, ua ka ndaluar besimtarëve të thonë për Të çka s’dinë, kështu që ata duhet të besojnë në istiua të Tij e pastaj t’ia referojnë Allahut dijen rreth asaj se si ka bërë istiua”. 3

    Imam el-Hafidh ibn Raheuejh Is’hak bin Ibrahim el-Hendhelij [vdiq 238H/852ES]

    Ai ka thënë:

    “Bazuar në atë çka ka thënë Allahu, s’është e lejueshme të hyhet në çështjen e Allahut ashtu siç është e lejueshme të hyhet në veprimin e së krijuarës: « Ai nuk pyetet për atë që bën, por ata do të pyeten » [el-Enbija, 23]

    Dhe s’është e lejueshme për askënd ta imagjinojë Allahun dhe cilësitë e veprimet e Tij ashtu siç është e lejueshme të reflektohet mbi e të këqyret në çështjen e së krijuarës. Allahu mund të përshkruhet si një që zbret në pjesën e tretë të çdo nate në qiellin e dunjasë, por nuk duhet pyetur ‘si është kjo zbritje?’, sepse Krijuesi bën çka të dojë dhe si të dojë4

    Imami i pasuesve të Sunetit Ahmed bin Hanbel [vdiq 241H/855ES]

    Ai ka thënë në librin e tij Redd ala’l-Xhehmije uez-Zenadikeh:

    “Dhe ai [dmth Xhehmi] e interpretoi Kuranin në mënyrë tjetër nga ajo që duhej interpretuar dhe i mohoi hadithet e të Dërguarit të Allahut [salallahu alejhi ue selam]. Ai, gjithashtu, pohoi se kushdo që e përshkruan Allahun me diçka që vetë Allahu e përshkroi vetveten në Librin e Tij, apo me atë që i Dërguari përcolli prej Tij, është mosbesimtar dhe bën pjesë në ata që e përngjajnë [Mushebbiheh] Allahun me të krijuarën5...”

    Gjithashtu ka thënë:

    “Atyre u themi: Allahu është Ai, që rregulloi çështjet dhe Ai është që i foli Musës. Ata thonë:’Ai nuk i ka folur atij dhe nuk flet, sepse e folmja bëhet vetëm nëpërmjet gjymtyrëve, kurse gjymtyrët duhet t’i mohohen Allahut’. Kështu, nëse një i paditur do të dëgjonte thëniet e tyre [Xhehmive], do të kujtonte se ata janë më të zjarrtit në lartësimin e Allahut. Por, i padituri s’do të kuptojë se fjalët e tyre devijojnë e çojnë në kufr dhe nuk e ndjejnë se ata nuk e thonë atë që thonë veçse si një pohim të rremë ndaj Allahut6 ...”

    Imam Ahmed ka thënë edhe në Bab ma Enkeret el-Xhehmije min en Jekun Allah Kel-leme Muse [Kaptina: Xhehmitë refuzuan faktin se Allahu i foli Musës]:

    “Themi: Pse e mohuat këtë? Ata thonë:’Allahu nuk ka folur dhe nuk fol, por Ai formoi diçka që ishte një shprehje nga Allahu dhe krijoi një zë që dëgjohej’. Dhe ata pohuan se e folmja bëhet vetëm me gojë, gjuhë e buzë. Themi: A është e lejueshme për atë që u formua [sipas jush] – apo për një gjë tjetër pos Allahut – të thotë:

    « O Musa, vërtet, Unë jam Zoti yt » [Ta-Ha, 11-12]?

    Pastaj Imam Ahmed tha:

    “Sa i përket thënies së tyre:’E folmja nuk bëhet, përveç me gojë, gjuhë e buzë’, atëherë a nuk u ka thënë Allahu qiejve dhe tokës:

    « Ejani të dy, me hir a me pahir. Ato thanë:’Vijmë me hir’ » [Fussilet, 11]

    A mendoni se ato e thanë këtë me gojë, me gjuhë, me buzë e me gjymtyrë?”

    Gjithashtu, Imam Ahmed ka thënë:

    “Dhe Ne i nënshtruam kodrat që, së bashku me Daudin, të lartësonin [Neve]... » [el-Enbija, 79]

    A mendoni se ato e lartësonin Allahun me gojë, më gjuhë e më buzë? Dhe sa u përket gjymtyrëve, atëherë ato do të dëshmojnë kundër mosbesimtarëve:

    « Dhe ata do t’u thonë lëkurave të tyre:’Pse po dëshmoni kundër nesh?’ Ato do të thonë:’Allahu, i cili ka bërë që gjithçka të flasë, edhe neve na bëri të flasim ... » [Fussilet, 21]

    A mendoni se ato do të flasin me gojë, me gjuhë e më buzë?

    Allahu do t’i bëjë ato të flasin si të dojë dhe Ai flet si të dojë, pa thënë se kjo bëhet nëpërmjet gojës, gjuhës e buzëve7

    Imam Ahmed gjithashtu ka thënë në Risalet us-Sunneh, gjë e cila është transmetuar nga Abdus bin Malik el-Etter:

    “S’ka analogji në Sunet dhe s’bën të parashtrohet ndonjë ngjashmëri. Kjo nuk kuptohet as nëpërmjet intelektit, as nëpërmjet dëshirës, por këtë duhet pasuar ndërsa dëshirat duhet lënë anash”.

    Kjo prej tij – Allahu e mëshiroftë – e zhvlerëson bërjen e analogjisë mes Krijuesit dhe të krijuarës sa i përket asaj me çka Allahu e ka përshkruar vetveten, dhe është e obligueshme t’i nënshtrohemi kësaj, pa bërë analogji të cilësive të Tij me ato të së krijuarës”.

    Ebu Zur’eh er-Razi Ubejdullah bin AbdulKerim el-Kureshi el-Mekhzumi [vdiq 264H/878ES]

    Ai ka thënë:

    “Mohuesit [Mu’atileh] janë ata që mohojnë cilësitë e Allahut, të cilat Ai i përshkroi vetë në Librin e Tij dhe nëpërmjet gjuhës së pejgamberit të Tij [salallahu alejhi ue selam]. Ata, gjithashtu, mohojnë transmetimet autentike, të cilat kanë ardhur nga i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam] lidhur me cilësitë e Allahut. Ata në mënyrë të gabuar interpretojnë cilësitë e Allahut, sipas opinioneve të pavlera të tyre, çka është në pajtim me devijimin në të cilin besojnë ata. Ata i veshin transmetuesit të transmetimit [që pohon cilësitë e Allahut] bërjen e përngjasimit [teshbih]. Kështu, kushdo që i vesh bërjen e përngjasimit atij që e përshkruan Zotin, të bekuarin e të lartësuarin, me atë që Ai e ka përshkruar vetveten në Librin e Tij dhe nëpërmjet pejgamberit të Tij [salallahu alejhi ue selam], pa temthil dhe pa teshbih, ai është një mohues [Mu’atil]. Këtë e kanë thënë dijetarët, si Abdullah bin el-Mubarek dhe Uekij bin el-Xherah8"

    Përmendëm më herët se nga shenjat e mohuesve Xhehmij është se ata që i pohojnë cilësitë e Allahut, i quajnë si ‘asi që bëjnë ngjashmëri’ [Mushabbiheh]. Kemi transmetuar deklaratat e Imam Ahmed, Is’hak, Ebu Hatim dhe të tjerëve.

    ”. Imam el-Al-lameh el-Hafidh en-Nekid Uthman bin Se’id ed-Darimij [vdiq 280H/893ES]

    Në përgënjeshtrimin e interpretimeve të gabuara të Xhehmive dhe Mu’tezileve, Ai ka thënë:

    Lidhur me Qeshjen, ata thonë:’Kjo është siç thonë arabët:’Toka qeshi me bimët’, kur toka lulëzon me vegjetacion, dhe ‘Retë qeshën, kur rrufeja shkrepi’. Në këto kuptime Qeshja s’do të thotë tjetër vetëm se ‘të shkaktosh [apo të bësh të ndodhë]’. [Themi]: Nëse të qeshurit nga e cila ata ikën është ngjashmëri [teshbih] me njerëzit, atëherë brenda këtyre kuptimeve, po ashtu, ka ngjashmëri9”.

    Imam ebu Muhamed Abdullah bin Muslim bin Kutjebeh ed-Dinarij [vdiq 276H/889ES]

    Ai ka thënë:

    “Sa i përket thënies suaj se ‘mënyra [kejfije] e këtyre cilësive dhe ngjashmëria [teshbih] e tyre me atë që ekziston është gabim’, nuk themi se është gabim, por, sipas nesh, kjo është kufr [mosbesim]! Lidhur me mënyrën [kejfije] e cilësive të Allahut dhe ngjashmërinë e tyre me atë që gjendet në ekzistencë, ne jemi shumë më të rreptë se ju! Përveçqë nuk bëjmë ngjashmëri të cilësive, ne nuk pyesim si [tekjif] janë ato cilësi, nuk i mohojmë ato cilësi dhe nuk konsiderojmë se cilësitë janë të kota nëpërmjet një interpretimi të gabuar e të rremë”.

    Pastaj, Imam ed-Darimi ka thënë:

    “S’është e lejueshme të bëhet ixhtihad me opinione lidhur me shumë nga veprimet e obligueshme dhe vendimet që i shohim me sytë tanë dhe i dëgjojmë me veshët tanë. E, atëherë, si mund të jetë e lejueshme të bëhet kjo lidhur me cilësitë e Allahut, të cilat nuk i sheh syri e as që i kuptojnë mendjet!?10“

    Po ashtu, Imam ed-Darimi ka thënë:

    "Nëse, sipas jush, ne jemi asi që bëjmë ngjashmëri [Mushebbiheh], ndonëse e njësojmë Allahun si një Zot të vërtetë, që meriton të adhurohet me cilësi që janë marrë nga Libri i Tij, dhe e përshkruajmë me atë që Ai e ka përshkruar vetveten në Librin e Tij, atëherë në pohimin tuaj vetë Allahu do të ishte i pari që e bën këtë ngjashmëri! Prandaj, mos u bëni zullum vetëve tuaja dhe mos pretendoni dijeni kur ju vetë nuk e dini atë, se nuk kemi të bëjmë me etiketën [me të cilin na keni përshkruar] e ngjashmërisë [teshbih]11”

    Gjithashtu, ai ka thënë:

    “Sa i përket dënimit tuaj të rreptë ndaj atyre besimtarëve që pohojnë cilësitë e Allahut se ata janë ‘të mashtruar, që besojnë se cilësitë e Allahut përbëhen nga gjymtyrët dhe pjesët e trupit’, atëherë pohimi juaj rreth tyre është i gabuar. Në fakt, ju jeni të mirënjohur për animin nga kjo [ngjashmëria]! Njerëzit që pohojnë cilësitë e Allahut, pohojnë atë që ju e mohoni e nuk supozojnë rreth tyre, përveç asaj çka kanë synuar Allahu dhe i Dërguari i Tij. Dhe ata nuk pohojnë se Ai ka gjymtyrë apo pjesë trupore siç pohoni se ata thonë. Megjithëkëtë, juve nuk u vjen turp t’i dënoni ata, me qëllim që të propagandoni këtë si devijim të tyre mes të paditurve12”.

    ”. Gjithashtu, ai ka thënë:

    “Sa i përket thënies suaj se ‘Kalimi nga një vend në tjetrin është cilësi e së krijuarës’, atëherë ne nuk pyesim rreth kësaj më shumë sesa që ka përmendur Ai
    vetë në Librin e Tij dhe pastaj çka është përshkruar nga i Dërguari i Tij [salallahu alejhi ue selam]13“

    Dhe ka thënë:

    Atëherë, ju [o Xhehmij] nuk u mjaftuat me këtë interpretim të rremë, derisa pohuat se pasuesit e Sunetit e interpretuan Qeshjen e Allahut sipas asaj çka arsyetonin mendjet e tyre. Kjo është rrenë kundër tyre, sepse nuk kemi dëgjuar për dikë prej tyre të krahasojë veprimin e Allahut me veprimin e së krijuarës. Mirëpo, themi që Ai qeshet si të dojë, ashtu si i ka hije, ndërsa komentimin tuaj duhet hedhur14 ”.

    .

    Imam Ebu Xhafer Muhamed bin Xherir et-Taberij [vdiq 310H/922ES]

    Ai ka thënë:

    “Ne i pohojmë të gjitha këto domethënie që i kemi përmendur të kenë ardhur në transmetime, në Libër dhe në Shpallje, prej të cilave kuptohet realitetit i pohimit [të cilësive]. Ne e mohojmë ngjashmërinë [teshbih] e Allahut me të krijuarën dhe themi: Allahu, i fuqishmi e i madhërishmi, dëgjon zëra jo nëpërmjet llapës së veshit e as nëpërmjet gjymtyrëve, si në rastin e Bijve të Ademit. Ngjashëm, Allahu i sheh njerëzit me shikim që nuk i përngjan shikimit të Bijve të Ademit, të cilët kanë gjymtyrë. Allahu ka dy Duar dhe Gishtërinj, dhe ato nuk janë gjymtyrë. Mirëpo, dy Duart e Tij janë të shtrira me bekime mbi krijesat e Tij. Dhe dy Duart e Tij nuk ndalojnë të mirat. Fytyra e Tij s’është si gjymtyrët që Bijtë e Ademit i kanë dhe nuk themi ‘kjo bëhet duke bërë bashkë dhëmbët’. Dhe Ai çdo natë zbret në qiellin e dunjasë15 ”.

    Ebu Abdullah Ubejdullah bin Muhamed el-Ukberij el-Hanbelij Ibn Battah [vdiq 384H/994ES]

    Në përgënjeshtrimin ndaj atyre që gabimisht e interpretojnë zbritjen e Allahut, ai ka thënë:

    “Mohuesi [Mu’atil] thotë ‘Nëse themi se Ai zbret, atëherë themi që Ai vjen poshtë, kurse Allahu nuk vjen poshtë. Dhe, po të zbriste Ai, do të shkonte poshtë. Sepse gjithçka që zbret, shkon poshtë’”.

    “Themi: A nuk jeni ju ata që thonë se e mohojnë krahasimin e Allahut me të krijuarën? Megjithëkëtë, këtu, me këtë të folme, ju bëni formën më të keqe të krahasimit [teshbih]. Dallimi edhe më i keq është se ju i mohoni transmetimet dhe mohoni hadithin e të Dërguarit [salallahu alejhi ue selam] si dhe atë çka ai ka thënë. Nëse thoni se Ai nuk zbret veçse duke ‘ardhur poshtë’, atëherë ju keni krahasuar Allahun me të krijuarën. Dhe ju pohoni se Ai është i paaftë të zbresë pa ardhur poshtë në përshkrimin e së krijuarës e cila, nëse gjendet në një vend, ka nevojë për atë vend. Ne i besuam pejgamberit [salallahu alejhi ue selam], kur tha:’Zoti ynë zbret’, dhe nuk themi:‘Ai shkon poshtë’. Por, Ai zbret si të dojë dhe ne nuk e përshkruajmë këtë si një ardhje poshtë [siç ndodh të e krijuara], nuk i përshkruajmë kufi Atij si dhe nuk themi ‘Zbritja e Tij është shkuarja poshtë e Tij16".

    Po ashtu, ai ka thënë:

    “Dhe mohuesit [Mu’atileh] thonë:’Ne nuk themi qe Allahu ka dy Duar, sepse duart kanë dhe gishtërinj, pëllëmbë, kyçe, parakrahë, etj.’ Pra, bazuar në pohimin e tyre, ata ikën nga ngjashmëria [teshbih] duke shkuar drejt saj dhe ranë në të. Krejt çka ata pohojnë është se ‘këto janë cilësi të së krijuarës nga e cila Allahu është i lartësuar’. Por, për Dorën e Allahut nuk ka shqyrtim [se si është ajo].Allahu i vlerësoji ata si rrenacakë si edhe i Dërguari17”.

    ”. Imam el-Hafidh ebu Abdullah Muhamed bin Is’hak bin Mendeh [vdiq 395H/1005ES]

    Ai ka thënë:

    Allahu ka thënë:

    « Ai ia ka bërë detyrim vetes mëshirën » [el-En’am, 12]

    Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] ka thënë:

    “Allahu ka thënë:’Ia kam bërë haram zullumin vetvetes’”.

    Dhe pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] ka shpjeguar çka ka thënë Allahu:

    ”Vërtet, Allahu ka caktuar për vetveten se ‘Vërtet, mëshira Ime i paraprin hidhërimit Tim’”.

    Kështu, ai shpjegoi qëllimin e Allahut lidhur me atë çka Allahu njoftoi rreth vetvetes. Allahu shpjegoi se Ai ka qenë i përjetshëm, kurse e krijuara është e fundme. Qenia e Tij s’duhet të përshkruhet veçse me atë me çka Ai e ka përshkruar vetveten dhe me çka e ka përshkruar Atë i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam]18“

    Imam Abdullah Muhamed bin Abdullah bin ebi Zemenejn el-Endelusi [vdiq 399H/1009ES]

    Ai ka përmendur cilësitë e Allahut, si Fytyrë, dy Duar, Dritë, e Folme dhe të tjera si këto dhe pastaj tha:

    "Në asnjë nga këto cilësi të Zotit tonë, të cilat vetë Ai i ka përshkruar në Librin e Tij dhe pejgamberi i Tij e ka përshkruar me to, nuk ka ndonjë kufizim, ngjashmëri [me të krijuarën] apo vlerësim. Lavdi Atij të cilit nuk i përngjan gjë, dhe Ai dëgjon gjithçka, sheh gjithçka19”.

    Imam el-Mukri el-Muhadith ebu Umer Ahmed bin Muhamed et-Telemenki [vdiq 429H/1038ES]

    Pasuesit e Sunetit kanë thënë lidhur me thënien e Allahut:

    « Më i Mëshirshmi u ngrit mbi Fronin » [Ta-Ha, 5]

    “Vendosja e Allahut mbi Fronin e Tij është e njëmendtë, jo metaforike. Mu’tezilet dhe Xhehmijet thonë që s’është e lejueshme ta emërtosh Allahun më këta emra në kuptimin e vërtetë, sepse e krijuara, gjithashtu, i ka këta emra. Pra, ata ia mohuan Allahut realitetet e emrave të Tij dhe i pohuan ato për krijesat e Tij. Nëse ata pyeten se çka i shtyri të devijonin në këtë mënyrë, thonë: ’Pajtimi në emër e bën të detyrueshme ngjashmërinë [teshbih]’.

    Themi: Kjo është shmangie nga gjuha me të cilën na është drejtuar, meqë ajo që është e arsyeshme në gjuhë është se ngjashmëria në gjuhë nuk realizohet nëpërmjet emërtimit. Ngjashmëria mes gjërave është vetëm në raport me gjërat që janë të njëjta apo në format si e bardha me të bardhë, e zeza me të zezë, e gjata me të gjatën, e vogla me të voglën. Kështu, nëse emrat [e Allahut] e bëjnë të detyrueshëm ngjashmërinë [me të krijuarën], atëherë krahasimi do të behej mes të gjitha gjërave, për shkak të përfshirjes së emrit të një gjëje me diçka tjetër dhe për shkak të përgjithësisë së emërtimit të gjërave”.

    Pra, i pyesim ata: ’A thoni që Allahu ekziston?’ Nëse thonë ‘Po’, thuaju: ’Pohimi juaj e bën të detyrueshëm krahasimin e Allahut me gjërat të cilat, gjithashtu, ekzistojnë!’ Nëse thonë: ’Ai ekziston, por ekzistenca e Tij nuk e bën të detyrueshëm krahasimin mes Tij dhe të tjera gjërave ekzistuese’, atëherë themi: ’Po kështu, Ai [Allahu] është i Gjallë, i Dijshëm, i Vullnetshëm, i Aftë, që dëgjon, sheh e flet, çka do të thotë se kjo nuk e bën të detyrueshme krahasimin mes Tij dhe atyre që, po ashtu, janë përshkruar me këto cilësi20“.

    Shejh el-Imam el-Hafidh ebu Nasr Ubejdullah bin Se’id es-Sixhzij [vdiq 444H/1052ES]

    Në librin el-Ibaneh, ai ka thënë:

    "Parimi që duhet të dihet është se: pajtimi në emërtim nuk e bën të detyrueshëm pajtimin e gjërave të emërtuara, kështu që, nëse themi: ’Allahu ekziston, është i Mirë, është një e i vetëm, i Gjallë, i Dijshëm, që dëgjon, sheh e flet’, atëherë kjo s’është ngjashmëri [teshbih] dhe kurrkush nga selefët apo Imamët nuk na kanë kundërshtuar. Bile, Allahu ekziston dhe hala është një, i Gjallë, i Përjetshëm, i Dijshëm, që dëgjon, sheh e flet, kështu që s’është e lejueshme që Ai të përshkruhet me të kundërtën e këtyre cilësive. Pra, çfarëdo qoftë që është e zbatueshme në rastin e të krijuarës, s’është ngjashmëri me Krijuesin, sepse pajtimi është vetëm në emrat e këtyre cilësive21”.



    Imam el-Al-lameh Hafidh ul-Maghrib ebu Umer Jusuf bin Abdullah bin AbdulBerr el-Endelusi el-Kurtubij el-Maliki [vdiq 463H/1071ES]

    Ai, mbasi transmeton hadithin e robëreshës çikë, të cilën pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] e pyeti: ”Ku është Allahu?” Ajo tha: ”Mbi qiejt”. “Liroje, se ajo është besimtare”, ia ktheu pejgamberi:

    “Sa u përket atyre që përdorin si argument:’Nëse Ai gjendet në një vend, kjo do të ishte ngjashmëri [teshbih] me të krijuarën, sepse çfarëdo që përfshihet nga vendet, përfshihet nga e krijuara’, nuk është e detyrueshme t’i përmbahemi kësaj dhe kjo s’ka kurrfarë kuptimi. Se s’ka gjë nga e krijuara që përngjan me Allahun dhe s’duhet të ketë analogji mes Allahut dhe krijesave të Tij. Ai as nuk mund të kuptohet nëpërmjet analogjisë, as nuk krahasohet me njerëzit. S’ka zot që meriton të adhurohet, përveç Tij. Ai ka qenë para çdo gjëje dhe pastaj krijoi vendet, qiejt, tokën e çfarëdo që ka mes tyre. Ai mbetet mbas çdo gjëje dhe Ai krijoi gjithçka. Dhe Ai s’ka ortak.

    Mund të vërtetohet nga arsyeja e shëndoshë dhe të verifikohet me saktësi bazuar në fakte se Ai është në përjetësi, [dmth] as në një vend e as i paqenë. E, si mund të krahasohet Ai me të krijuarën? Dhe si mund të bëhet krahasim [temthil] e teshbih mes Tij dhe së krijuarës? I lartë është Allahu, i pastër dhe i plotfuqishëm nga ajo që thonë zullumqarët. Kurrgjë nuk dihet rreth përshkrimit të Tij, përveç asaj çka Ai ka përshkruar për vetveten apo bazuar në atë që e ka përshkruar pejgamberi e i Dërguari i Tij [salallahu alejhi ue selam], apo në atë mbi çka ka pajtim rreth Tij22".

    Imam el-Hafidh AbdulKasim Isma’il bin Muhamed et-Tejmi et-Tehli el-Esbehani [vdiq 535H/1141ES]

    Ai ka thënë:

    “Kaptina: Përgënjeshtrim i Xhehmive që refuzojnë cilësitë e Allahut dhe i quajnë pasuesit e Sunetit Mushabihe [asi që bëjnë ngjashmëri]. Qëndrimi i pasuesve të Sunetit se Allahu ka Fytyrë, dy Duar dhe krejt ato me çka Allahu na ka informuar rreth vetvetes nuk e bën të detyrueshëm ngjashmërinë me krijesat e Tij. Transmetimi i tyre i hadithit të pejgamberit [salallahu alejhi ue selam] “Allahu e krijoi Ademin sipas imazhit të Tij”, nuk e bën të detyrueshëm ngjashmërinë. Bile, krejt ajo me çka Allahu na informoi rreth vetvetes dhe çka i Dërguari [salallahu alejhi ue selam] na njoftoi, është e vërtetë. Thënia e Allahut është e vërteta dhe thënia e të Dërguarit të Tij është e vërteta. Allahu është më i dijshëm rreth asaj çka Ai ka thënë dhe i Dërguari i Tij është më i dijshëm rreth asaj çka Ai ka thënë. Neve na takon vetëm të besojmë dhe të nënshtrohemi. Na mjafton Allahu dhe Ai është rregulluesi më i mirë i çështjeve23”.

    Pastaj ka thënë, duke transmetuar nga disa prej pasuesve të Sunetit:

    “Për robërit është me rëndësi që vetëm të nënshtrohen, sepse asnjë engjëll e asnjë pejgamber nuk e i njeh cilësitë, përveç nëpërmjet emrave që Zoti ua mësoi atyre. As mendjet, as analogjitë s’mund t’i kuptojnë cilësitë e Allahut, kështu që shtegu [i qëlluar] është pohimi i të kuptuarit të cilësive të Tij duke pasuar dhe nënshtruar. Sa për ofendimin nga pasuesit e tekave kundër pasuesve të Sunetit dhe akuzimit ndaj pasuesve të Sunetit për ngjashmëri kur emrat përputhen, atëherë duhet thënë: Çështja nuk është se si mendojnë ata, sepse nuk thuhet për dy gjëra se përngjajnë me njëra-tjetrën për arsye se emrat në gjuhësi janë të ngjashëm, por dy gjëra janë të ngjashme, nëse janë të ngjashme së brendshmi apo në domethëniet e kuptuara. Kështu, nëse çështja do të ishte se si mendojnë ata, atëherë të gjitha gjërat do të përngjanin mes vete vetëm e vetëm për shkak të një ngjashmërie në emrat e gjërave24".

    Imam Muweffekudin ebu Muhamed Abdullah bin Ahmed bin Kudameh el-Makdisi [vdiq 620H/1223ES]

    Në përgënjeshtrimin e atyre që mohojnë germën [harf] në të folmen e Allahut, gjoja se kjo e bën të detyrueshme pasjen e gjymtyrëve dhe pjesëve trupore, ai ka thënë:

    “Kjo do të behej e detyrueshme vetëm në lidhje me këdo që flet me gjymtyrë dhe pjesë trupore, kurse Allahu i lartësuar nuk përshkruhet si një që ka këso gjëra. Dhe kjo është ngjashmëri mes Allahut dhe robërve të Tij, ku Ai perceptohet vetëm bazuar në atë se si janë krijesat e Tij. Dhe kjo është e kotë në vetvete25”.

    Imam el-Hafidh Shemsudin Muhamed bin Ahmed bin Uthman edh-Dhehebi [vdiq 748H/1347ES]

    Ai ka transmetuar:

    “Abdullah ibn el-Imam Ahmed ka thënë në es-Suneh: ’Abbas el-Enberij na e ka transmetuar se Shedh bin Jahja na e ka transmetuar: E kam dëgjuar Jezid bin Harun dhe i qe thënë atij:’Kush janë Xhehmijet?’ Ai u përgjigj:’Kushdo që pohon se Allahu është i vendosur mbi Fronin në mënyrën që bie në kundërshtim me atë që është pohuar nga zemrat e shumicës, është Xhehmij!’”

    Në komentimin e kësaj që u tha më lart, edh-Dhehebi ka thënë:

    “Me ‘pohuar’ mendohet në përvetësim, kurse me ‘shumicës’ mendohet shumica e umetit dhe dijetarët që kanë pohuar në zemrat e tyre atë çka tregojnë ajetet, krahas bindjes se Ai është i vendosur mbi Fronin dhe s’ka gjë si Ai. Kjo është një fakt i vërtetuar në mendjet dhe natyrën e shëndoshë të tyre. Dhe, nëse do të kishte ndonjë domethënie pas kësaj, atëherë ajo do të shpjegohej dhe s’do të lihej mbas dore.

    Nëse dikush do ta interpretonte istiua, këto transmetime do të ishin në dispozicion, dhe, nëse këto do të transmetoheshin, do të ishin të njohura. Pra, edhe pse ka disa të pamend që e kuptojnë se istiua e bën të detyrueshme një mangësi dhe një analogji mes së krijuarës dhe Krijuesit, kështu nuk qëndron puna. Kushdo që e thotë këtë, duhet të qortohet dhe të mësohet, dhe nuk mendoj që dikush nga shumica [e dijetarëve] e pranon këtë [dmth ngjashmërinë mes Krijuesit dhe së krijuarës]. Dhe Allahu e di më së miri26".

    Gjithashtu, edh-Dhehebi ka thënë:

    “Zbritja, e folmja, dëgjimi, shikimi, dija dhe istiua janë shprehje të qarta për atë që i dëgjon. Kështu, nëse Ai i cili s’ka të ngjashëm [dmth Allahu] përshkruhet me këto, atëherë si janë këto cilësi njerëzit nuk e dinë27”.

    El-Hafidh AbduRrahman bin Ahmed bin Rexheb el-Hanbelij [vdiq 795H/1393ES]

    Mbasi lejon përdorimin e disa emrave të Allahut, si Dëgjuesi e Shikuesi, ai thotë:

    “Sa për ata nga krijesat që emërtohen me emrat e Allahut, si Dëgjuesi, Shikuesi, i Plotfuqishmi, i Dijshmi dhe i Mëshirshmi, atëherë veshja e këtyre Allahut e ndajnë nga çfarëdo ortakërie dhe, po ashtu, përshkrimi.

    Pra, kur themi:’Zejdi dëgjon e sheh’, kjo nuk kuptohet ndryshe veçse si një përshkrim i së krijuarës. Kurse, kur shohim ‘Allahu dëgjon e sheh’, kjo kuptohet si përshkrim i Tij, ashtu siç i ka hije Atij, kështu që çfarëdo ngjashmërie, në çfarëdo aspekti, përfundon. Për këtë shkak, Allahu ka thënë:

    « A dini për ndonjë të ngjashëm me Të? » [Merjem, 65]28".

    Imam ebu Abdullah Muhamed bin el-Murteda el-Jemani – Ibn ul-Uezir [vdiq 840H/1437ES]

    Ai ka thënë:

    “Është vërtetuar se er-Rrahim është e veçantë vetëm për Allahun dhe është e ndaluar që absolutisht të zbatohet në të tjerë veç Tij. Kështu, nëse në rastin e Allahut er-Rahmeh [Mëshira] është metaforë, kurse për të tjerë veç Tij merret në kuptimin e vërtetë, atëherë e kundërta do të ishte më parësore dhe më e detyrueshme. Pra, s’ka gjë që e ndalon muslimanin t’i pohojë këto cilësi të lavdërimit të Allahut, mu siç na ka mësuar Zoti ynë, së bashku me mohimin për Allahun të cilësive të mangësisë, që janë të lidhura me mëshirën e së krijuarës. Në mënyrë të njëjtë, ne pohojmë se Ai ka emrat: i Përjetshmi, i Dijshmi, i Mirinformuari dhe i Vullnetshmi, së bashku me mohimin e mangësive të krijesave në jetët e tyre.

    Njëlloj, çdo cilësi me të cilën Allahu është përshkruar, por që, gjithashtu, përdoret për të pashkruar një rob, për Allahun përdoret në shkallën sipërore, pa ndonjë mangësi. Kurse, ku kjo përdoret për robin, përmban mangësi. Në këtë mënyrë është shpjeguar ngjashmëria [teshbih] nga pasuesit e Sunetit dhe ata nuk e kanë shpjeguar ngjashmërinë duke mohuar e refuzuar [te’til] cilësitë e Allahut29".

    “Imam Jusuf bin AbdulHadi – Ibn ul-Mebred [vdiq 909H/1503ES]

    Ai ka thënë:

    “Sa për pohimin pa keqinterpretim [te’uil] të asaj me çka Allahu e ka përshkruar vetveten apo me çka i Dërguari i Allahut e ka përshkruar Allahun, atëherë kjo s’është ngjashmëri [teshbih]. Imamët e Islamit si Malik, Ahmed, esh-Shafi’i dhe të tjerët e kanë treguar këtë”. Pastaj, ai transmeton disa fjalë nga Ibn Asakir, ku ai bën te’uil të cilësive të Allahut dhe thotë: Kjo e folme çon në te’til [refuzim] në mënyrën që ai ikë nga ajo çka Allahu tashmë e ka pohuar për vetvete nëpërmjet te’wil, bazuar në pohimin se ‘Kjo e kjo e bën të detyrueshëm këtë e këtë’. Dhe kjo nuk lë hapësirë për arsye, meqë çfarëdo që Allahu ka pohuar për vetveten, ne e pohojmë atë dhe kjo s’është ngjashmëri. Ne nuk bëjmë kurrfarë interpretimi figurativ, në mënyrën që do të mohonte atë që është vërtetuar bazuar në ngjashmërinë e supozuar. Sepse kjo është kokëfortësi dhe kundërshtim [ndaj së vërtetës]30".

    __________________________________________________ _______________
    1 Përmbledhur dhe shkurtuar nga el-Esha’ireh fi Mizan ehlus-Suneh: Nakd li-Kitab Ehlus-Suneti el-Esha’iretu: Shehadetu Ulema il-Umeti ue Adiletuhum [Esh’aritë në Peshoren e Pasuesve të Sunetit: Kritikë ndaj Librit: Esharitë janë Ehlus-Suneh: Dëshmia e dijetarëve të umetit dhe dëshmitë e tyre]. Kuwait: el-Mebereh el-Khajrije li Ulum il-Kur’an ues-Suneh, 1428/2007, i shejh Feisal Xhasim.
    2 Transmetuar nga el-Lakika’i, Usulul-Itikad Ehl Suneh uel-Xhema’ah [Rijad, MAS: Dar Tejbijeh, 1411H, botimi i dytë, vëll.3, f.523 dhe Ebu Isma’il el-Haraui në Dhemm ul-Kelam ue Ehluhu [Medine, MSA: Mektebet el-Etherijeh, 1419H, botues Abdullah bin Muhamed el-Ensarij], vëll.4, f.263.
    3 Transmetuar pre tij nga Shejhul-Islam ibn Tejmije në Bejan Telbis el-Xhehmije [Botim i qeverisë së MSA: 1391H, botimi i parë, botues Muhamed bin AbduRrahman bin Kasim], vëll.2, f.343 dhe Nakd ut-Te’sis [Medine, MSA: Mektebet ul-Ulum uel-Hikem, 1424H, botues Musa ed-Duwejsh], f.16.
    4 Transmetuar nga Ebu Isma’il el-Heraui në Dhemm ul-Kelam ue Ehluhu, vëll.4, 325.
    5 Er-Redd ala’l-Xhehmije uez-Zenadikeh, f.104.
    6 Ibid., f.104. ”.
    7 Ibid, f.130-131.
    8 Përmendur nga Ebul-Kasim në el-Huxheh fi Bejan il-Mehexheh [Rijad, MAS: Dar ur-Rajeh, 1411H, botimi i parë, botues Muhamed bin Rebij el-Madkhali], vëll.1, f.178.
    9 Ibn Kutejbeh, el-Ikhtilaf fil-Lefdh uer-Redd ala’l-Xhemhije ue’l-Mushabihe [Bejrut: Dar ul-Kutub el-Ilmijeh, 1405H, botimi i parë], f.39.
    10 Imam Uthman bin Se’id ed-Darimij, er-Redd ala’l-Maresi [Rijad, MAS: Mektebet ur-Rushd, 1418H, botimi i parë, botues Rashid el-Elma’i], vëll.1, f.219-220.
    11 Ibid, vëll.1, f.302-303.
    12 Er-Redd ala’l-Maresi, vëll.1, 374-375.
    13 Ibid, vëll.2, f.280.
    14 Ibid, vëll.2, f.780.
    15 Et-Tebsir, f.141-145.
    16 Ibn Battah, el-Ibaneh en Sheri’et il-Firkat in-Naxhijeh ue Mexhanibet il-Firak el-Medhmumeh [Rijad, MAS: Dar ur-Rajeh, 1418H, botimi i parë, botues el-Uelid Sejf un-Nasr], vëll.3, f.239-240.
    17 Ibid, vëll.3, f.314.
    18 Ibn Mendeh, et-Teuhid [Medine, MAS: Mektebet ul-Ulum ue’l-Hikem, 1423H, botimi i parë, botues Dr. Ali bin Nasir el-Fakihij], vëll.3, f.7-9.
    19 Ibn ebi Zemenejn, Usul us-Suneh [Medine, MAS: Mektebet el-Ghuraba el-Etherijeh, 1415H. botimi i parë, botues Abdullah el-Buhari], f.74.
    20 Kjo është transmetuar nga Imami nëpërmjet Shejhul-Islam ibn Tejmije në Dera et-Te’arud el-Akl ue’n-Nakl [botimi i parë, 1399H, botues Muhamed Reshad Salim], vëll.5, f.251; Bejan Telbis il-Xhehmije, vëll.2, f.38; Nakd ut-Te’sis, f.115 dhe Mexhmu el-Fetaua [Përmbledhur nga AbduRrahman bin Muhamed bin Kasim en-Nexhdi dhe i mbikëqyrur nga Zyra e Përgjithshme e Dy Shenjtëroreve], vëll.5, f.519. Gjithashtu, është transmetuar nga Ibn ul-Kajjim, es-Seua’ik ul-Murseleh [Rijad, Dar ul-Selam, 1418H, botimi i tretë, botues Dr. Ali ed-Dakhilullah], vëll.4, f.1284; edh-Dhehebi, el-Uluw, f.246.
    21 Kjo është transmetuar nga Imami nga Shejhul-Islam ibn Tejmije në Dera et-Te’arud, vëll.5, f.90-92. ”.
    22 Ibn AbdulBerr, et-Tehmid [Marok: Wizaret Umum el-Eukaf, 1387H, botues Mustafa bin Ahmed el-Eleui dhe Muhamed AbdulKebir el-Bekri], vëll.7, f.135.
    23 El-Huxhah fi Bejan il-Mehexhxheh, vëll.1, f.285-287. ”.
    24 Ibid, vëll.2, f.452.
    25 Ibn Kudameh, el-Munadhereh fi’l-Kur’an [Kuwait: Mektebet ibn Tejmije, 1410H, botimi i parë, botues Muhamed el-Hamud en-Nexhdi], f.48. ”.
    26 Edh-Dhehebi, el-Uluw [Rijad, MAS: Mektebet Edua us-Selef, 1416H, botimi i parë, botues Eshref AbdulMeksud], f.157.
    27 Ibid, f.214.
    28 Transmetuar nga libri Menhexh ul-Hafidh ibn Rexheb fi’l-Akideh [Rijad, MAS: Dar us-Semi’i], f.356.
    29 Ibn ul-Uezir el-Jemani, Ithar ul-Hak ala’l-Khalk [Beirut: Dar ul-Kutub el-Ilmijeh, 1403H, botimi i parë, botuar nga një grup dijetarësh nën mbikëqyrjen e botuesve], f.127-128.
    30 Xhem ul-Xhujush ua’d-Desakir ala ibn Asakir, f.299-301. ”.

    Vazhdon...
    Ndryshuar për herë të fundit nga ramazan_it : 06-07-2012 më 18:04
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  3. #3
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    VENDOSJA E PARIMIT“AJO QË VLEN PËR CILËSITË E ALLAHUT, NUK VLEN DETYRIMISHT PËR TË KRIJUARËN”


    Nga fjalët e Ebul-Hasen el-Esh’ari dhe bashkëkohësve të tij


    Ebul-Hasen el-Esha’ri [rahimehullah] ka thënë:

    “Nëse i pohojmë këto cilësi për Allahun, për të cilat tregon intelekti, gjuha, Kurani e konsensusi, kjo nuk e bën të detyrueshme që ato të jenë të krijuara. Nga ky shkak, s’është e lejueshme te cilësitë e Tij ajo që është e lejueshme të cilësitë e së krijuarës”.31

    Gjithashtu, ai ka thënë:

    “Çështje: Atyre duhet t’u thuhet: ’Pse e refuzoni atë që ka thënë Allahu:

    « … me Duart e Mia? » [Sad, 75]

    Dy Duar, jo ‘dy mirësi’?’

    Nëse thonë: ’Sepse një dorë, nëse s’është mirësi, s’mund të jetë tjetër veçse gjymtyrë’.

    Thuaju: ’Pse gjykuat se një dorë , nëse s’është mirësi, s’mund të jetë tjetër veçse një gjymtyrë dhe se i kthehemi asaj çka shohim apo asaj çka gjejmë midis nesh në të krijuarën?’

    Ata thonë: ’Nëse dora s’është mirësi në atë çka shohim përreth nesh, atëherë s’mund të jetë gjë tjetër veçse një gjymtyrë”.

    Thuaju: ”Nëse keni përdorur atë çka shihni [si dëshmi] në gjykimin ndaj Allahut, atëherë ne, gjithashtu, nuk gjejmë gjëra të ‘gjalla’ midis krijesave veçse ato kanë trupa, mish dhe gjak, kështu që ju po gjykoni ndaj Allahut se tek Ai gjenden këto? I lartë është Ai nga gjërat e këtilla! Nëse jo, atëherë ju duhet ta lini atë çka thoni dhe keni zhvlerësuar bazën tuaj të dobët! Nëse pohoni se Allahu ka një ‘jetë’ që s’është si jetët e të tjerëve nga krijesat, atëherë pse i mohoni dy Duart [e Allahut], për të cilat vetë Allahu ka informuar se janë dy Duar, të cilat s’janë as dy mirësi, as dy gjymtyrë si duart e mia?”.

    Po ashtu, atyre u thuhet: ”Nuk gjen [mes jush] një kontrollues të urtë, përveçse ai është një person, dhe pastaj ju pohoni se bota ka një Kontrollues të Urtë [Allahun], i cili s’është si njerëzit. Pra, këtu ju prapë po bini në kundërshtim me atë çka shihet [mes jush] dhe zhvlerësuat bazën tuaj të dobët!” Pra, mos ndaloni nga pohimi i dy Duarve – jo dy mirësive e as dy gjymtyrëve -, për shkakun se është në kundërshtim me atë që shihet”.32

    El-Kadij ebu Bekr Muhamed bin et-Tejib el-Bakilanij ka thënë në librin e tij Temhid ul-Eua’il:

    “Nëse dikush thotë: ’Çka është dëshmi se Allahu ka Fytyrë e Dorë?’

    Atij i thuhet:

    « Do të mbetet Fytyra e Zoti tënd, Pronarit të madhështisë e nderit » [er-Rrahman, 27]

    « O Iblis, çka të pengoi t’i bësh sexhde atij që krijova me Duart e Mia? » [Sad, 75]

    Pra, Allahu pohon për vetveten Fytyrë dhe Dorë.

    Nëse personi thotë: ’Pse mohoni se Fytyra dhe Dora e Tij janë gjymtyrë, nëse nuk e mendoni fytyrën e dorën ndryshe veçse si një gjymtyrë?’

    I themi: ’Kjo s’është e domosdoshme. Mu siç, nëse nuk e mendojmë një gjë të gjallë, të dijshme dhe të aftë veçse me trup, ne dhe ju pohojmë që Allahu i lartësuar i ka këto cilësi. Në këtë mënyrë, s’është e domosdoshme që gjithçka që ekziston me qenien e vet të jetë një atom ashtu siç nuk gjejmë diçka të ekzistojë vetvetiu nga ajo që shohim përreth veçse është e këtillë’.

    Kjo, gjithashtu, është përgjigje ndaj tyre, nëse thonë: ’Dija e Tij, jeta, e folmja, dëgjimi, shikimi e krejt cilësitë e qenies së Tij duhet t’i nënshtrohen ndryshimit dhe ndodhisë, dhe të dobësohen nga ekzistenca’”. 33

    SHPJEGIM I KUNDËRSHTIMIT ESHARIT NDAJ SELEFIT LIDHUR ME KËTË ÇËSHTJE DHE PËRGËNJESHTRIM I DYSHIMEVE TË TYRE



    Po e përfundojmë atë që parapriu me ngritjen e çështjeve në vijim:

    Së pari: Nga bazat e besimit të selefit është se cilësitë e Allahut, të cilat përmenden në Libër dhe në Sunet, nuk e bëjnë të domosdoshme ngjashmërinë [teshbih] mes Allahut dhe krijesave të Tij, edhe nëse e krijuara përshkruhet me të tilla cilësi. Kjo, qofshin cilësitë të transmetuara në Libër dhe në Sunet [khaberije], si Fytyra, Dora e Sytë, qofshin ato cilësi të lidhura më veprimet e Tij [fi’lijeh], si Zbritja, Ardhja, Qeshja, apo cilësitë që lidhen me qenien e Allahut, si Dëgjimi, Shikimi e Dija. Se Allahu ka thënë:

    « Kurrgjë nuk i përngjan Atij. Ai dëgjon gjithçka, sheh gjithçka » [esh-Shura, 11]

    Pra, s’ka gjë që i përngjan Atij, qoftë në qenie, qoftë në cilësitë a në veprimet e Tij. Mbiemri e pason atë që e përshkruan, kështu që qenia e Allahut nuk përngjan me qeniet tjera dhe po kështu cilësitë e qenies së Tij nuk përngjajnë me cilësitë tjera.

    Së dyti: Ata që e bëjnë të domosdoshme për cilësitë e Allahut atë që është e domosdoshme për cilësitë e së krijuarës dhe e përdorin këtë si mënyrë për t’i mënjanuar cilësitë e Allahut nga realiteti dhe domethënia e qartë, janë mohues [mu’attileh] nga Xhehmijet dhe Mu’tezilet. Këtu përfshihen edhe ata që përshkojnë shtegun e tyre në këtë çështje, qoftë edhe vetëm në disa nga cilësitë e Allahut.

    Së treti: Kundërshtimi i dy autorëve ndaj medhhebit të selefëve lidhur me këtë dhe përshkrimi i shtegut të mohuesve të cilët qenë qortuar ashpërsisht. Dy autorët deklarojnë [f.192] rreth atyre që i pohojnë cilësitë e Allahut sipas domethënies së qartë të tyre, pa e bërë të domosdoshme atë që është e domosdoshme te cilësitë e së krijuarës:

    “Fakti që ata nuk e pohojnë atë që është e domosdoshme nuk befason. Sepse pohimi i asaj që është e domosdoshme, çka është domethënia e qartë këtu [sipas tyre], dhe pastaj mohimi i asaj që, në fakt, është e domosdoshme, siç janë karakteristikat trupore [xhismije] dhe të ngjashmet, nuk kanë kuptim, sepse xhismije është detyruese dhe diçka që duhet të mbahet”.

    Kjo e folme qartësisht është e gabuar dhe e prishur, si në kuptimin ligjor, ashtu dhe në atë të intelektit e gjuhës, dhe këtë për disa arsye:

    Së pari: Qëndrimet e selefëve lidhur me pavërtetësinë [që është përmendur nga dy autorët] janë vërtetuar më herët. Sepse, çfarëdo qoftë që është e domosdoshme te cilësitë e Allahut, nuk është e domosdoshme te cilësitë e krijesave, kështu që veshja e këtyre Allahut ndërpret ngjashmërinë dhe shoqërimin [mes Allahut dhe krijesave të Tij]. Kjo mjafton për të treguar kotësinë e pohimit të autorëve.

    Së dyti: Ajo çka pohojnë dy autorët, shpërfill gjuhën, sepse mbiemri e pason atë që po përshkruhet, kështu që, nëse themi “fytyra e Zejdit” dhe “fytyra e Amrit”, këto dyja gjuhësisht nuk janë të njëjta. Ngjashmëria dhe afërsia njihet vetëm nëpërmjet domethënies dhe asaj çka mund të dëshmohet, sepse një cilësi e pason atë që po përshkruhet dhe nuk do të thotë se ka shoqërim në atë cilësi. Shoqërimi zë vend vetëm në bazë të cilësisë dhe kjo është më se e qartë për veshët e jo për sytë. Për këtë shkak, nuk kuptohet se ka ndonjë ngjashmëri apo krahasim nga ai që thotë “fytyra e Zejdit dhe fytyra e ujit”, sepse mu atribuimi ndërpret çfarëdo shoqërimi mes këtyre dyjave. Pra, nëse kështu qëndron puna mes fytyrës së Zejdit dhe fytyrës së ujit, atëherë dallimi mes Fytyrës së Krijuesit dhe fytyrës së të krijuarës është edhe më i madh!

    El-Alame el-Alusi ka thënë:

    “Thuhet që qëllimi i Malikut dhe të tjerëve, kur thanë ‘Istiua është e njohur [ma’lum] ndërsa mënyra se si [kejfije] është e panjohur [mexhhul]’ ishte: istiua është e njohur shprehur në domethënie dhe kur i atribuohet Allahut, kurse ngritja e Allahut është të thuhet se kjo është e panjohur [mexhhul]. Kjo, sepse cilësitë i vishen të gjitha qenieve sipas asaj çka i përshtatet asaj qenieje, dhe qenies së vërtetë [të Allahut] nuk i përngjan kurrgjë. Kështu, kur Allahut i vishen cilësitë, kjo s’është si kur ato i vishen të tjerëve, sepse qenia e Allahut s’mund të kuptohet nga mendja ...”34

    Së treti: Cilësitë për të cilat dy autorët pohojnë se i bëjnë të domosdoshme karakteristikat trupore [xhismije] dhe kufirin, si Zbritja, Ardhja, Fytyra, Dora e të tjera, janë fjalë që përdoren për të përshkruar gjërat që s’kanë trupa njerëzorë. Thuhet: “Fytyra e kësaj çështjeje” dhe “Fytyra e ujit” ndërsa uji s’ka fytyrë në gjuhë. Më poshtë, do të diskutojmë termat “trup” [xhism] dhe “karakteristikë trupore” [xhismije].

    Po ashtu, në gjuhën arabë thuhet: ”Blerësi e zbriti çmimin”, “Dimri po vjen” dhe “Dora e natës” dhe të ngjashme me këtë, dhe këto gjëra s’kanë trupa, qoftë në gjuhë, qoftë në terminologjinë e ithtarëve të kelamit [diskutimit retorik-spekulativ] dhe Esharive. Megjithëkëtë, hala është në rregull të përshkruhen këto gjëra me zbritje, me ardhje, me fytyrë dhe të ngjashme, dhe krejt kjo e bën të kotë pohimin se, çfarëdo që përshkruhet me këto cilësi, e bën të domosdoshme pasjen e formës dhe karakteristikave trupore [xhismije].

    Së katërti: Pohimi se xhismije bëhet e domosdoshme – dhe Allahu është i lartë nga kjo – është diçka që kërkon studimin e domethënies së trupit [xhism] dhe nëse ky term duhet të vërtetohet apo të mohohet në rastin e Allahut. Kështu, themi: termi “trup” ka një domethënie shumë më të gjerë e të përgjithshme në terminologjitë e filozofëve dhe ithtarëve të kelamit sesa që ka në gjuhën arabe, sepse gjuhëtarët thonë se një “trup” është “xhesed” dhe “beden”.35

    Ibn ul-Mendhur ka thënë në el-Lisan:

    “Trupi [el-xhism] i referohet krejt trupit apo gjymtyrëve të njerëzve, të deveve, të kafshëve dhe gjëra tjera nga llojet e ndryshme të krijesave. Ebu Zejd ka thënë: ’Xhism është “xhesed”. Po kështu, thuhet: ’trupi i personit’ [xhusman] apo ‘mishi i personit’ [xhuthman]. ‘Xhesuma esh-shej’ [sendi u bë i madh] dmth: ai u bë i madh, është xhesim dhe xhusam”.36

    Pra, gjuhëtarët nuk e përdorin termin el-xhism [trup], përveç në lidhje me atë që është e trashë dhe e madhe. Kështu, ata nuk e emëruan erën me trup, por, megjithëkëtë, i emëruan trupat e njerëzve si të qenë me forma, siç ka thënë Allahu:

    « Kur i sheh ata, trupat e tyre të kënaqin ... » [el-Munafikun, 4]

    « ... dhe i ka shtuar atij dijeni dhe shtat [trup] » [Bekareh, 247]

    Sa u përket filozofëve dhe ithtarëve të kelamit, ata dalluan rreth emrit “trup”. Disa prej tyre thonë se trupi është ekzistencë. Disa prej tyre thonë se trup do të thotë ajo që vetvetiu ekziston. Disa prej tyre thonë që trup është “përbërje e atomeve të veçanta”. Disa prej tyre thonë se trupi është “një përbërje materialesh e imazhesh”. Disa prej tyre thonë që trupi s’është “as përbërje, as këtë e as atë, por është ajo për çka tregon”.37

    Në Mekelat, el-Esh’ari përmend këto pikëpamje të ndryshme nga ithtarët e kelamit në lidhje me emrin “trup” dhe përmend 12 kuptime të ndryshme të tij.38 Kështu, ajo çka mendojnë teologët spekulativ-retorik dhe filozofët, nuk është e njëjtë me atë çka mendojnë gjuhëtarët arabë, qoftë në poezinë e tyre, qoftë ne librat e tyre. Pra, erës, e cila tregohet me ngritje e zbritje dhe është e vendosur vetvetiu, nuk i referohet si diçka me trup nga gjuhëtarët arabë. Për këtë shkak, ata dallohen mes këtyre dyjave dhe thonë: ”trupi dhe era”, dhe kjo do të thotë se trupi në gjuhë është më specifik sesa që i referohet. Ajri dhe retë janë mbi tokë, ngrihen e zbresin, por, megjithëkëtë, atyre nuk u referohet si diçka që kanë trupa nga gjuhëtarët. Bazuar në këtë, pohimi i tyre se përshkrimi i Allahut me zbritje, me ardhje dhe me cilësi të tjera të cilat janë vepruese apo informuese e bën të domosdoshme pasjen e karakteristikave trupore, është i gabuar, sepse ka gjëra që përshkruhen me fjalët e njëjta, disa prej të cilave kanë trupa e disa jo.

    Esharitë pohojnë se Allahu ka një qenie të njëmendtë, me cilësi të vendosura vetvetiu, por, sipas tyre, kjo nuk ë bën të detyrueshme pasjen e trupit [xhism]. Sa për pohimin e Dorës, Fytyrës, Këmbës, Zbritjes dhe të tjerave cilësi të qenies së Allahut, atëherë kjo, sipas tyre, e bën të domosdoshme antropomorfizmin [texhsim]!? Kjo është kontradiktë e brendshme! Ibn Ebi Ja’la ka thënë, kur ka diskutuar akiden e babait të vet:

    “Ajo që tregon se nënshtrimi i Hanbelive ndaj transmetimeve lidhur me cilësitë e Allahut, pa bërë te’uil [keqinterpretim] dhe duke mos i bazuar ato në atë çka shihet – dhe kjo nuk e bën të domosdoshme ngjashmërinë -, është konsensusi [ixhma] i grupeve të ndryshme, të cilat pajtohen me Sunetin si edhe e kundërshtojnë atë, se Allahu, Krijuesi, ekziston. Kjo s’e bën të domosdoshme as për ne e as për ata pohimin e trupit [xhism], substancës [xheuher] apo ndodhjes [aredh]. Kjo, edhe nëse qenia [dhaat] e cila mund të dëshmohet, ka këto karakteristika. Kështu, çfarëdo që bëhet e domosdoshme nëpërmjet asaj çka shihet, sipas Hanbelive, nuk vlen për transmetimet rreth cilësive [të Allahut]. Ajo që e qartëson saktësinë e kësaj, është se Krijuesi, i plotfuqishmi e i madhërishmi, është përshkruar si i Gjallë, i Dijshëm, i Aftë, si një që ka vullnet/do [që gjërat të ndodhin], dhe e krijuara gjithashtu përshkruhen me këto cilësi. Megjithëkëtë, pajtimi në emërtim nuk çon në pajtimin rreth realiteteve dhe domethënieve të tyre. Ky është qëndrim i saktë lidhur me cilësitë, dhe pranimi i tyre pa bërë te’uil, nuk e bën të domosdoshme pohimin e kufizimeve dhe domethënieve të bazuara në atë çka shihet”.39

    Përmendëm më herët përgënjeshtrimin e vetë Ebul-Hasen el-Eshari të këtyre pohimeve. Sa i përket Pasuesve të Sunetit dhe selefit, ata nuk flasin rreth kësaj, nuk e mohojnë një trup nga Allahu e as nuk e pohojnë atë. Ata, gjithashtu, nuk përdorin terma të tjerë që s’janë përcjell brenda Librit dhe Sunetit, si drejtim [xhiheh], kufizim hapësinor [tehejjuz] dhe të ngjashme me këto. Ata vetëm e përshkruajnë Allahun me atë çka Ai e ka përshkruar vetveten në Librin e Tij dhe me atë çka i Dërguari i Tij [salallahu alejhi ue selam] e ka përshkruar Atë. Ata nuk e tejkalojnë Kuranin dhe Sunetin.

    Imam Ahmed ka thënë:

    “Ata që e përshkruajnë Atë, nuk mbërrijnë shtrirjen e plotë të cilësive të Tij. Dhe ne nuk tejkalojmë Kuranin dhe Hadithin. Themi ashtu siç ka thënë Ai dhe e përshkruajmë Atë me atë që Ai e përshkroi vetveten, dhe nuk shkojmë përtej kësaj”.40

    Ebu Jusuf ka transmetuar nga Ebu Hanife se ka thënë:

    “S’është me vend që personi të flasë rreth qenies së Allahut. Ai duhet të përshkruhet ashtu siç e ka përshkruar vetveten dhe rreth Tij s’duhet të ketë opinione. I bekuar qoftë Allahu, Zoti i botëve”. 41

    El-Berbehari ka thënë:

    “Rreth Zotit s’bën të flitet, përveç me atë që Ai e përshkroi vetveten me Kuran dhe me atë që i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam] ua shpjegoi shoqëruesve të tij [sahabëve]”. 42

    Po ashtu, ai shpjegoi se këta terma të shpikur janë bazë për shfaqjen e bidatit. Ai ka thënë:

    “Duhet të dish, Allahu të mëshiroftë, se njerëzit [selefi] u ndalën te çështjet e shpikura dhe nuk i tejkaluan ato. Ata, po ashtu, nuk shpërndanë të folmen e cila s’kishte mbërritur në transmetimet nga i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam] apo nga sahabët e tij”. 43

    El-Hafidh AbdulGhanij el-Makdisi ka thënë në pranimin nga an e tij të këtij parimi:

    “Nga aspektet e domosdoshme të Sunen janë: heshtja rreth asaj që është transmetuar pa tekst nga i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam] dhe mbi çka muslimanët nuk janë pajtuar krejtësisht. Gjithashtu, lënia e çështjes kundërshtuese, duke mos e mohuar e as pohuar atë. Mu ashtu siç një çështje vërtetohet vetëm me sheriat, ashtu një çështje mohohet me dëshmi të qartë”.44

    Vërtet, selefi i shpallnin bidatçinj ithtarët e kelamit [retorikës spekulative-teologjike], për shkak të këtyre termave dhe i bojkotin ata me bojkot të shkallës së lartë për shkak të shtrembërimit të së vërtetës nëpërmjet tyre. Siç ka thënë Imam Ahmed:

    “Ata flasin me dykuptimësi dhe i mashtrojnë injorantët duke i ngatërruar ata”.45

    Nuh bin el-Xhamij ka thënë:

    “I thashë Ebu Hanifes: ’Çka thua rreth retorikës që njerëzit e kanë shpikur lidhur me ndodhitë dhe trupat? Ai u përgjigj: ’Thënie filozofësh! Mbahu me transmetimet dhe me rrugën e selefit, dhe ruaju nga çështjet e shpikura, sepse kjo është bidat”. 46

    Muhamed bin Hamid es-Sixhzij ka thënë:

    “I thashë Ebul-Abbas bin Surejxhit: ’Çka është teuhid?” U përgjigj: ’Teuhid, sipas dijetarëve dhe Xhematit musliman, është: të dëshmosh se s’ka të denjë për adhurim, përveç Allahut dhe Muhamedi është i Dërguar i Allahut. Teuhid i ithtarëve të së kotës është të hyhet në [çështjet që kanë të bëjnë me] ndodhitë dhe trupat. Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] u dërgua për ta refuzuar këtë”. 47

    Kërrkush nga selefi nuk iu kundërvu dikujt tjetër nga selefët për antropomorfizëm dhe për këtë nuk gjendet asnjë kritikë. Ata i kritikuan Xhehmijet mohues, të cilët i refuzonin realitetet e cilësive të Allahut dhe, po ashtu, u kundërviheshin atyre që bënin ngjashmëri e që thoshin: ’Cilësitë e Allahut janë sikurse cilësitë e së krijuarës’”.

    __________________________________________________ _______________
    31 Ebul-Hasen el-Esha’ari, Risaleh ila Ehl ith-Thegher [Medine, MAS: Mektebet ul-Ulum uel-Hikem, 1422H, botimi i dytë, botues Abdullah el-Xhunejdi], f.218.
    32 El-Esh’arij, el-Ibaneh, f.110.
    33 El-Bakilanij, Temhid ul-Eua’il ue Tekhlis ud-Dela’il [Beirut: Mu’asiset ul-Kuktub eth-Thekafijeh, 1407H, botues Imamudin Hajdar], f.295-298. Kjo është transmetuar nga Shejhul-Islam Ibn Tejmije në Mexhmu el-Fetaua, vëll.5, f.98, dhe në Bejaan Telbis ul-Xhehmijeh, vëll.2, f.64. Gjithashtu, është transmetuar nga edh-Dhehebi në el-Uluww, f.237.
    34 El-Alusi, Ghgera’ib ul-Ightirab ue Nuz’het il-Elbab fi’dh-Dhihab il-Ikameh uel-Ijab [Bagdad, Irak: Metbe’eh esh-Shabender, 1327H], f.387.
    35 Shënim i përkthyesit: Të gjitha këto fjalë e kanë domethënien “trup”, por gjuha shqipe nuk ka variacione të tilla, meqë për të gjitha këto terma mund të përdoret vetëm fjala “trup”.
    36 Ibn Mendhur, Lisan ul-Arab [Beirut: Dar Saadir, 1414H, botimi i tretë], nën “xhism”.
    37 Referoju Mexhmu ul-Fetaua, vëll.3, f.32-33, të Shejhul-Islam Ibn Tejmije.
    38 El-Esh’arij, Mekelat ul-Islamijjin [Beirut: el-Mektebet el-Asrijeh, 1419H, botues Muhamed Muhujdin AbdulHamid], f.2, f.4.
    39 Ibn Ebi Ja’la, Tebekat ul-Hanabileh [Beirut: Dar ul-Ma’rifeh], vëll.2, f.211.
    40 Abdullah el-Ahmedij, el-Mesa’il uer-Resa’il el-Meruijjetu an el-Imam Ahmed bin Hanbel fil-Akideh [Rijad, MAS: Dar Tejjibeh, 1412H, botimi i parë], vëll.1, f.277; Ibn ul-Kajjim, Ixhtima ul-Xhujush il-Islamije [Rijad, MAS: Mektebet er-Rushd, 1426H, botimi i katërt, botues Dr. Abdullah Euad el-Mu’tek], f.83; Ibn Tejmije, el-Fetaua, vëll.5, f.26.
    41 Ebul-Alaa Sa’idbin Muhamed, Kitab ul-I’tikad: Akideh Meruijet an el-Imam Ebi Hanifeh [Beirut: Dar ul-Kutub el-Ilmijeh, 1426H, botimi i parë, botues Dr. Sejjid Beghxheuaan], f.123-124.
    42 El-Berbehari, Sherh us-Sunneh [Rijad, MAS: Dar us-Selef, 1418H, botimi i dytë, botues Khalid er-Redadij], f.69.
    43 Ibid, vëll.5, f.26.
    44 Feuaaz Zumerlij [botues], Aka’id A’immet us-Selef [Beirut: Dar ul-Kitab el-Arabij, 1415H, botimi i parë], f.132.
    45 Er-Redd ala Zenadikeh uel-Xhehmijeh, f.85.
    46 Transmetuar nga Ebu Isma’il el-Hereui në Dhemm il-Kelaam ue Ehlihi, vëll.4, f.213.
    47 Ibid, vëll.4, f.386.
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  4. #4
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    SHPJEGIM I REALITETIT TË AKIDES QË I VISHET IMAM AHMEDIT NGA EBUL-FADL ET-TEMIMI


    Dy autorët transmetuan [f.194] nga Imam Ahmed se kinse ai ka thënë:

    “Allahu ka dy Duar, të cilat janë cilësi të Tija në qenien e Tij. Ato s’janë as gjymtyrë, as dy pjesë përbërëse; pa trup apo çfarëdo lloji të trupave”.

    Ka disa çështje me rëndësi lidhur me këtë:

    Së pari: Kjo s’është nga e folmja e Imam Ahmed, por është përmendur nga Ebu’l-Fadl AbdulVahid bin Ebi’l-Hasen et-Timimi në Musannef lidhur me akiden e Imam Ahmed, sipas asaj çka ai kuptoi nga akideja e tij në fjalët e tij [Ebu’l-Fadl]. Pra, Ebu’l-Fadl thotë: “Ebu Abdullah bënte ...” apo “Ebu Abdullah ishte ...” dhe mbas kësaj përmend akiden e Imam Ahmed sipas asaj siç ai [Ebu’l-Fadl] e kupton dhe e sheh të jetë, jo sipas asaj çka Imam Ahmed përmend dhe është e dokumentuar.

    Prandaj, ky punim është i standardit të atyre që shkruajnë libra fikhu sipas pikëpamjes së disa Imamëve dhe pastaj përmend medhhebin sipas asaj siç e kupton dhe e sheh atë të jetë. Kjo megjithëse një tjetër autor nga medhhebi i Imamit është më i dijshëm lidhur me termat e Imamit dhe kupton më mirë qëllimin e Imamit.

    Kështu, dihet mirë që njëri prej tyre mund të thotë: ”Allahu e sjell këtë vendim ...” apo “Sheriati e ka këtë vendim ...” sipas asaj çka ai e beson të jetë në përputhje me dijetarit të sheriatit, sipas asaj që i ka mbërri atij dhe sipas të kuptuarit e tij. Kjo, edhe pse mund të jetë dikush tjetër më i dijshëm se ai rreth pikëpamjeve të atij dijetari të caktuar të sheriatit dhe veprimeve të tij, dhe i di qëllimet e tij më mirë.

    Temimët, Ebu’l-Hasen et-Temimi, i biri tij dhe nipi i tij si dhe të tjerët anonin kah Esharitë dhe ka pasur një shkallë goxha të lartë të mirëkuptimit dhe shoqërisë mes Ebu’l-Hasen et-Temimi dhe el-Kadij Ebi Bekr el-Bakilanij, çka është e mirënjohur. Për këtë arsye, el-Hafidh Ebu Bekr el-Bejheki në librin e tij rreth Menakib të Imam Ahmed, kur e përmend akiden e Imamit, për atë çka thotë bazohet në fjalët e Ebu’l-Fadl AbdulVahid bin Ebi’l-Hasen et-Temimi lidhur me akiden e Imam Ahmed. Kjo qe përmendur nga Shejhul-Islam Ibn Tejmije.

    Shumë nga ajo që Ebu’l-Fadl et-Timimi përmend, është në kundërshtim me atë që është vërtetuar nga akida e Imam Ahmed, si në rastin e mohimit të termave si xhism [trup], “gjymtyrë”, “përbërje” dhe të ngjashme me këto terma [që s’janë përmendur nga Imam Ahmed]. Mënyra e Imam Ahmed dhe atyre si ky, është se ata nuk i shqiptonin këta terma as me mohim, as me pohim. Por, ata e thoshin se të pohosh apo të mohosh këta terma është një bidat dhe ata i përmbaheshin rreptësishtë përshkrimit të Allahut të përmendur në Libër dhe në Sunet. Imam Ahmed ka thënë:

    “Dhe ata që e përshkruajnë Atë, nuk e mbërrijnë shtrirjen e plotë të cilësisë së Tij dhe ne nuk e tejkalojmë Kuranin dhe Hadithin. Themi ashtu siç ka thënë Ai dhe e përshkruajmë Atë me atë që Ai e përshkroi vetveten dhe nuk shkojmë përtej kësaj”.48

    Është e mirënjohur se akida e Imam Ahmed është nxjerrë vetëm nga ato punime që ai vetë ka përmendur, jo nga “ajo çka kuptohet nga fjalët e tij”. Këto burime [që mbajnë akiden e Imam Ahmed ashtu siç e përmend ai vetë] janë të ndryshme, si:

    Burimi i parë:

    - Ajo çka vetë Imam Ahmed shkroi dhe theksoi në librin er-Redd ala’l-Xhehmije ue’z-Zenadikeh
    - Letrat e tij dërguar bashkëkohësve të tij, si letra e tij dërguar Museddedit
    - Letra e tij dërguar Abdus bin Malik el-Ettar
    - Letra e tij dërguar el-Hasen bin Isma’il er-Reb’i
    - Letra e tij dërguar Muhamed bin Junus es-Serkhesit dhe të tjera letra që janë transmetuar me zinxhirë të verifikuar të transmetimit

    Burimi i dytë:

    - Fjalët dhe termat e tij, të cilët janë transmetuar dhe janë vërtetuar prej tij, siç gjendet te el-Khallal në es-Sunneh dhe në el-Amr bi’l-Ma’ruf ue’n-Nehi an il-Munker, dhe në të tjera libra

    - Ajo çka ka përmendur i biri i tij nga ai në librin es-Suneh dhe në lidhje me çështjet që ai ka përmendur nga i ati i tij

    - Ajo që kallëzohet në transmetimet e Mesa’il ul-Imam Ahmed, si transmetimi i Ebu Daud

    - Transmetimi i Ibn Hanij,

    - Transmetimi i Salih ibn ul-Imam Ahmed

    - Po ashtu, në Mesa’il ul-Imam Ahmed ue Is’hak bin Raheuejh, sipas transmetimit të Keusexh

    - Në librin el-Uera nga el-Meruedhij;

    - Ajo që është transmetuar nga Imam Ahmed në librat e Sunetit, si Khalk Ef’al ul-Ibad nga el-Buhari

    - Sherh Usul I’tikad Ehl us-Suneh nga el-Lalika’i

    - librat e Ibn Mendeh,

    - Librat e Ibn Battah

    - esh-Sheri’ah nga el-Axhurrij

    - Ibtal ut-Te’uilat nga el-Kadij ebu Ja’la dhe librat e tij të tjerë

    Së dyti: Brenda këtyre librave që sapo u përmenden, nuk gjendet as pohimi e as mohimi i këtyre termave [dmth trup (xhism), gjymtyrë e përbërje]. Ajo që pohohet nga Imam Ahmed, është se ka një refuzim të Xhehmive dhe një mohim të termit xhism, si dhe përmbajtje nga pranimi i këtij termi qoftë me mohim, qoftë me pohim. Kjo ishte ajo që ndodhi gjatë inkuizicionit të njohur ndaj të tij në debatin mes tij dhe Ebu Isa Barghut si dhe të tjerëve që mohuan cilësitë e Allahut në lidhje me çështjen e Kuranit. Ebu Isa u përpoq ta detyronte të thoshte se, nëpërmjet thënies se Kurani s’është i krijuar, ta bëjë të domosdoshme pasjen e trupit të Allahut. Imam Ahmed iu përgjigj duke thënë se nuk e dinte çka ishte qëllimi i kësaj thënieje [dmth trup], kështu që ai nuk e pohoi përdorimin e kësaj dhe tha: “Allahu është i përjetshëm. Ai nuk është lindur e as nuk lind dhe s’ka gjë si Ai”. Hanbel ibn Is’hak ka thënë në librin e tij Dhikr Mihnet il-Imam Ahmed bin Hanbel:

    “Ebu Abdullah ka thënë: ’Ata e bëjnë të domosdoshme diçka në të cilën nuk me flinte zemra dhe të cilën zemra ime nuk e ka thënë. Ata refuzojnë transmetimet dhe unë nuk mendoja se kështu qëndron puna e tyre, derisa dëgjova qëndrimet e tyre. Barghut nisi duke më thënë: ’Xhism është si kjo e kjo ...’ dhe ‘E Folmja është mohim/kufr i rëndë në Allahun’. Unë nisa duke thënë: ’Nuk di për këtë. Krejt çka di është se Allahu është i përjetshëm dhe Atij nuk i përngjan kurrkush. Ai është ashtu siç e ka përshkruar vetveten’. Mbas kësaj, ai [Barghut] mbeti i heshtur’”.49

    Së treti: Në këtë akide, e cila i atribuohet Imam Ahmedit dhe në të cilën mbështeten dy autorët në shpjegimin e akides së Imam Ahmed, ka shumë çështje që bien në kundërshtim me akiden e Esharive, për të cilën dy autorët pohojnë të jetë akida e Pasuesve të Sunetit!! Do të përmend disa shembuj:

    Shembulli 1: Ebul-Fadl et-Temimi thotë që akida e Imam Ahmed është të besosh se Allahu ka Fytyrë:

    “Ai ka Fytyrë e cila s’është alegorike. Fytyra e Allahut është e përjetshme dhe nuk shkatërrohet. Cilësitë e Tij nuk shkatërrohen. Kushdo që pohon se fytyra e Tij është veta e Tij, ka devijuar; kushdo që e ndryshon domethënies e kësaj, ka mohuar”.

    Megjithkëtë, sipas Esharive, Allahu nuk ka Fytyrë në kuptimin e vërtetë. Disa prej tyre thonë që fytyra e Tij është qenia e Tij ndërsa disa të tjerë bëjnë tefuidh50të domethënies. AbdulKahaar el-Bagdadi, kur përshkroi fytyrën e Allahu, tha në Usul ud-Din:

    “Ajo që është autentike, sipas nesh [dmth Esharive], është se fytyra e Tij është qenia e tij, kurse syri i Tij është të parit e Tij të gjërave”. 51

    Ebul-Me’ali el-Xhuvejni ka thënë në el-Irshad, në kaptinën ‘Dy duart, dy Sytë dhe Fytyra:

    “Ajo që është e saktë te ne [Esharitë] është se dy Duart konsiderohen si fuqi, dy Sytë konsiderohen si të parë, dhe fytyra konsiderohet si ekzistencë”. 52

    Vërtet, dy autorët përmendën në librin e tyre se pohimi i fytyrës së Allahut e bën të domosdoshme texhsim [antropomorfizmin]. Ata thonë [f.193]:

    “Dallimi mes termave që tregojnë trupa dhe termave që tregojnë domethënie është i madh e i gjerë. Gjëja e parë që i vjen ndër mend atij që dëgjon termat janë gjymtyrët dhe trupi, kështu që e folmja është në kontekstin metaforik dhe alegorik, si në rastin e Dorës, Gishtit dhe Fytyrës”.

    Pra, a shihni këtu sesi dy autorët pajtohen me atë që vetë pohojnë të jetë akida e Imam Ahmed?!!

    Shembulli 2: et-Temimi thotë në lidhje me akiden e Imam Ahmed:

    “Allahu ka dy Duar të cilat janë cilësi e qenies së Tij. Është gabim të thuhet se Dora është fuqi, bekim apo mëshirë, sepse shumësi i Dorës [jed] është ejdi, kurse shumësi i tjetrës është ejaad”.53

    Megjithëkëtë, sipas dy autorëve, Dora e Allahut e bën të domosdoshme texhsim [antropomorfizmin] dhe s’është cilësi në qenien e Tij. Kështu, ose duhet të bëhet teufidh, krahas refuzimit se në fakt kjo është cilësi e Tij, ose të bëhet te’uil se kjo është bekim apo fuqi. Dy autorët, gjithashtu, thonë [f.153]:

    “Shembull i këtij tefuidh është në lidhje me atë kur Allahu thotë:

    « Por, të dy Duart e Tij janë të shtrira ... » [el-Ma’ideh, 64]

    Kjo përgjithësisht kuptohet si bujari. Sa për shprehjen “dy Duar” që i atribuohet Allahut në ajetin, atëherë domethënia më e largët e saj është se kjo merret absolutisht sipas domethënies së drejtpërdrejt. Termi ka mundësi të mbartë një numër domethëniesh alegorike dhe, për shkak të këtyre domethënieve, shumica nga selefi u përmbajtën nga specifikimi, dhe kjo është çka mendohet me mungesën e dijenisë së tyre domethënieve të menduara”.

    Pra, a shihni këtu sesi dy autorët pajtohen me atë që vetë pohojnë të jetë akida e Imam Ahmed?!!

    Shembulli 3: et-Temimi ka thënë në lidhje me akiden e Imam Ahmed:

    “Ai thoshte se Kurani në atë se si është, s’është i krijuar dhe Allahu flet me zë e me germa”.54

    Megjithëkëtë, sipas vetë dy autorëve, Allahu nuk flet sipas vullnetit të tij dhe e Folmja e Tij s’është me germa dhe me zë. Kështu, kushdo që thotë se Allahu flet me germa dhe me zë, ka bërë ngjashmëri mes Allahut dhe krijesave të Tij dhe ka bërë bidat. Dy autorët thonë [f.76]:

    “Kushdo që e studion Nidhamijje 55, e di që ajo pajtohet me akiden e pasuesve të Sunetit, Esharive. Shembull i kësaj është lartësimi që Imam el-Xhuvejni i bën Allahut nga drejtimi, vendi, kufizimi hapësinor, germat, zëri dhe të tjera aspekte që mbartin dykuptimësi. Po kështu, Imam el-Ghazali [rahimehullah], në librin e tij Iljaam ul-E’ua - e cila, në fakt, është metoda bazë e shumicës se Esharive në lidhje me lartësimin e Allahut nga cilësitë e krijuara, si xhiheh [drejtim], mekkan [vend], huruuf [germë], esuat [zë] dhe aspektet e dukshme që mbartin dykuptimësi”.

    Së shpejti, do të pasojë një shpjegim i mëtejshëm i këtyre cilësive.

    Pra, a shihni këtu sesi dy autorët pajtohen me atë që vetë pohojnë të jetë akida e Imam Ahmed?!!

    Shembulli 4: et-Temimi thotë në lidhje me akiden e Imam Ahmed:

    “Ai [Imam Ahmed] e konsideronte të rrejshme el-hikaje [rrëfenjën], domethënë, thënien se Kurani është një rrëfenjë nga e folmja e Allahut e jo e folme e Allahut. Atë që e thoshte këtë [se Kurani është rrëfenjë], Imam Ahmed e konsideronte të devijuar. Po ashtu, sipas medhhebit të Imam Ahmed, kushdo që thotë: ’Kurani është një shprehje [ibareh] nga e Folmja e Allahut, është injorant dhe i gabuar. Sepse s’është transmetuar nga dikush prej Imamëve të muslimanëve nga shoqëruesit e parë të të Dërguarit të Allahut [salallahu alejhi ue selam] dhe nga tabi’inët të kenë përdorur fjalën hikajeh [rrëfenjë] dhe ibareh [shprehje]. Kështu, përdorimi i këtyre termave tregon risim dhe çështje të shpikura”.56

    Është e mirënjohur se ata që thonë se Kurani është një rrëfenjë apo një shprehje nga e Folmja e Allahut, janë Abdullah bin Kullaab dhe Ebul-Hasen el-Esh’arij. Ebul-Hasen el-Esh’arij thotë në Mekelet-in e tij:

    “Abdullah bin Kullaab ka thënë: ’Allahu i lavdishëm nuk mbaron së qeni një Folës dhe e Folmja s’është as me germë, as me zë. Ajo s’është e ndashme prej tij apo e ndryshueshme. Ajo ka një domethënie te Allahu’.

    Abdullah bin Kullab pohoi se, ajo që ne dëgjojmë nga recitimi, është një shprehje e të Folmes së Allahut, dhe Musa [alejhi selam] dëgjoi një folës të së Folmes së Tij dhe domethënia e thënies së Tij:

    « ... pastaj ofroj mbrojtje, në mënyrë që t’i dëgjojë Fjalët e Allahut » [et-Teubeh, 6]

    Kjo është: ... që t’i kuptojë Fjalët e Allahut”.57

    Pra, a shihni këtu sesi dy autorët pajtohen me atë që vetë pohojnë të jetë akida e Imam Ahmed?!!

    Shembulli 5: et-Temimi ka thënë në lidhje me akiden e Imam Ahmed:

    “Ai thoshte se domethënia e istiua është të ngrihesh dhe të lartësohesh; Ai është mbi gjithçka”. 58

    Megjithëkëtë, sipas Esharive:

    “Istiua pohohet, por nuk e dimë domethënien e saj apo e interpretojmë me domethënien e istilaa [pushtimit], meqë është e pamundur të besohet në uluww [ngritjen] e Allahut dhe feukijjeh [të qenët] lart mbi krijesat Tij, meqë kjo e bën të domosdoshme tehejjuz [kufizimi hapësinor], xhiheh [drejtimi] dhe mekaan [vend]. Pra, feukijjeh e Allahu është në atë se Ai është mbi në kuptimin e fuqisë dhe autoritetit, jo feukijjeh në kuptimin e të qenët lart dhe i ngritur”.

    Gjithashtu, sipas Esharive:

    “Allahu s’është as brenda në botën, as jashtë saj, as mbi të, as nën të, as i dallueshëm e as i padallueshëm”.

    El-Bejxhurij ka thënë në Sherh-in e tij të Xheuheret ut-Teuhid:

    “Kur transmetohet në Kuran dhe në Sunet ajo që duket të vërtetojë një drejtim [xhiheh], karakteristikë trupore [xhismije], imazh [sureh] apo gjymtyrë [xheuarih], ithtarët e së vërtetës dhe të tjerët veç Muxhasimeh [antropomorfistëve] dhe Mushabiheh [ata që bëjnë ngjashmëri], pajtohen se ajetet e tilla duhet të interpretohen në mënyrë figurative [te’uil]”.

    Pastaj përmendi:

    “ « Më i Mëshirshmi mbi Fronin » [Ta-Ha, 5]

    Selefët thonë [rreth këtij ajeti]: “Nuk dimë çka është istiua”, kurse ata pas tyre [khalef] thonë:

    ”Me këtë ajet është menduar istilaa [pushtimi] dhe dominimi”.59

    Dy autorët thonë [f.139]:

    “Nga qëndrimi i ithtarëve të së vërtetës kuptohet se ‘Allahu nuk përshkruhet si i qenë brenda në botën apo jashtë saj’, dmth se ata e përshkruajnë Atë me mosqenie. Qëllimi i tyre është se zbatimi i këtyre termave s’është i lejueshëm, meqë Ai është i lartë nga këto, dmth Ai është i lartësuar nga uluww [ngritja] mbi krijesat e Tij në kuptimin se Ai është mbi. Sa për atë që ka mbërritur në Libër dhe në Sunet në lidhje me këta terma, të cilat qartë vërtetojnë drejtim dhe vend për Allahun, këto ajete, sipas pajtimit të selefëve dhe khalefëve, duhet kategorikisht të shmangen nga domethënia e qartë dhe e drejtpërdrejtë e tyre”.

    Pra, a shihni këtu sesi dy autorët pajtohen me atë që vetë pohojnë të jetë akida e Imam Ahmed?!!

    Këto janë vetëm disa shembuj të cilët demonstrojnë kundërshtimin e Esharive ndaj asaj çka përmendi et-Temimi si akide e Imam Ahmed. Sa për mospajtimet Esharite rreth asaj që është përmendur si akide e Imam Ahmed, ato, vërtet, janë të shumta.

    __________________________________________________ _____________
    48 El-Imam Ahmed, el-Mesa’il uer-Resa’il fil-Akide, vëll.1, f.277; Ixhtima ul-Xhujush il-Islamijeh, f.83; el-Fetaua, vëll.5, f.26.
    49 Tebekat ul-Habanileh, vëll.2, f.294.
    50 Tefuidh: të pohosh shprehjen dhe domethënien e cilësisë ndërsa mënyra se si t’i lihet Allahut [Sh.p.]
    51 AbdulKahaar el-Bagdadi, Usul ud-Din [Beirut: Dar ul-Kutub el-Ilmijeh – kopjuar nga botimi i parë nga një shtëpi botuese qeveritare në Stamboll më 1364H], f.110.
    52 Ebul-Me’ali el-Xhuvejni, el-Irshad [Kairo: Mektebet el-Khanexhij, 1422H, botimi i dytë, botues Muhamed Jusuf], f.155.
    53 Tebekat ul-Hanabileh, vëll.2, f.294.
    54 Ibid., vëll.2, f.296.
    55 El-Akide en-Nidhamijeh, shkruar nga Imam el-Xhuvejni dhe botuar nga Zahid el-Keutherij.
    56 Tebekat ul-Hanabileh, vëll.2, f.296.
    57 Mekelat ul-Islamijjin, vëll.2, f.257-258.
    58 Tebekat ul-Hanabileh, vëll.2, f.296.
    59 El-Bejxhurij, Sherh Xheuheret it-Teuhid [Kairo: Dar us-Selam, 1427H, botimi i tretë, botues Ali Xhum’ah], f.157.
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  5. #5
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    KONSENSUSI [IXHMA’] SE ALLAHU ËSHTË MBI KRIJESAT E TIJ DHE MBI FRONIN E TIJ E QENIEN E TIJ


    Hyrje

    Nga cilësitë më të qarta të Allahut në Libër, në Sunet dhe në thëniet e selefit, për të cilën ka dëshmi të mjaftueshme dhe të cilën Allahu e ka rrënjosur në animin natyror dhe që pranohet nga intelekti, është ajo se Allahu është lart dhe mbi krijesat e Tij, që përfshin gjithçka me qenien e vet. Kurrgjë nga çështjet e së krijuarës s’është e fshehur prej Tij. Në Atë tregojmë duke u drejtuar nga qiejt, dhe duart ngrihen lart, kur Atij i bëhet du’a.

    Dëshmi të ndryshme nga Libri dhe Suneti që vërtetojnë lartësinë [Uluww] e Allahut mbi krijesat e Tij me qenien e Tij

    Ka shumë dëshmi në Librin e Allahut dhe në Sunetin e të Dërguarit të Tij [salallahu alejhi ue selam] e cila dëshmon lartësinë e Allahut, dhe kjo shkon deri në njëzet dëshmi, disa nga të cilat do t’i përmendi:

    1. Referenca e qartë ndaj feukijjeh [të qenët e Allahut mbi krijesat e Tij], e njohur me përdorimin e pjesëzës min [nga], që ka të bëjë veçanërisht me epërsinë e qenies:

    « Ata i tuten Zotit të tyre që është mbi ta ... » [en-Nahl, 50]

    2. Referenca e qartë ndaj të qenët lart, pa pjesëzën min [nga]:

    « Dhe Ai është sundimtari mbi robërit e Tij » [el-En’am, 18]

    3. Referenca e qartë ndaj ngritjes te Ai:

    « Engjëjt dhe Shpirti do të ngrihen te Ai ... » [el-Me’arixh, 4]

    4. Referenca e qartë ndaj ngritjes te Ai:

    « Te Ai ngrihet e folmja e mirë ... » [Fatir, 10]

    5. Referencë e qartë ndaj ngritjes së dikujt nga krijesat lart te Ai:

    « Por, Allahu e ngriti te vetja e Tij » [en-Nisa, 158]

    6. Referencë e qartë ndaj epërsisë absolute në krejt domethëniet e epërsisë,
    përfshirë aftësinë dhe bujarinë:

    « Dhe Ai është më i larti, më madhështori » [Bekareh, 255] « Dhe Ai është më i larti, i madhi » [Sebe, 23]

    « Vërtet, Ai është më i larti, më i urti » [esh-Shura, 51]

    7. Referenca e qartë ndaj zbritjes së Librit nga Ai:

    « Shpallja e Kuranit është nga Allahu, i plotfuqishmi, i urti » [ez-Zumer, 1]

    Allahu nuk kufizon kurrgjë si zbritje të shpalljes nga Ai, përveç Kuranit, dhe zbritja mund të jetë vetëm nga dikush që ka epërsi.

    8. Referencë e qartë ndaj veçimit të disa nga krijesat si të afërta me Të dhe se disa janë më të afërta se të tjerat:

    « Vërtet, ata që janë afër Zotit tënd ... » [el-A’raf, 206]

    9. Referencë e qartë ndaj Tij si i qenë në [mbi] qiejt:

    « A ndiheni të sigurt se Ai që është në qiejt ... » [el-Mulk, 16]

    Sipas pasuesve të Sunetit, kjo mund të ketë dy domethënie: ose në kuptimin e të qenët alaa [lart dhe mbi], ose qëllimi mund të jetë në qiellin e lartë. Ata nuk dallojnë në këtë.

    10. Referenca e qartë ndaj istiua e njohur me pjesëzën alaa [mbi], veçanërisht të lidhur me Arsh [Fron], që është krijesa më e lartë:

    « ... dhe pastaj u vendos mbi Fronin » [el-A’raf, 54]

    11. Referencë e qartë ndaj duarve të njerëzve të ngritura kah Allahu, si në hadithin kur pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] thotë:

    “Allahu turpërohet ta kthejë robin e vet duarzbrazët, kur ai i ngre duart nga Ai [në du’a]”.60

    12. Referenca e qartë ndaj zbritjes [nuzuul] së Tij për çdo natë në qiejt e dunjasë. Dihet te krejt popujt se zbritja [nuzuul] vjen nga epërsia.

    13. Referencë e qartë ndaj pejgamberit [salallahu alejhi ue selam] kur tregon nga lart, duke treguar me gisht në shenjë të epërsisë. Nga kjo përmbahen krejt Mohuesit [Mu’atileh]. Megjithëkëtë, pejgamberi tregonte nga lart dhe u dëshmonte të gjithëve se Allahu ishte Ai, që e kishte dërguar atë dhe të dëshmonte se Allahu është mbi qiejt, mbi Arshin e Tij.

    14. Referencë e qartë ndaj fjalës “Ku?”, si në rastin kur pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] e pyeti robëreshën: ”Ku është Allahu?” Ajo u përgjigj: ”Mbi qiejt [fi semaa]”.61 Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] tha: ”Liroje, se vërtet ajo është besimtare”.62

    Ka edhe të tjera lloje të dëshmive të qarta, të cilat tregojnë epërsinë e Allahut mbi krijesat e Tij me qenien e Tij, me dominimin e Tij, me pushtetin e Tij dhe me aftësinë e Tij, të cilat nuk bën të interpretohen rrejshëm në asnjë mënyrë. Cilësia e epërsisë së Allahut është më e qarta, deri në atë masë, saqë disa dijetarë kanë thënë: ”Ka më shumë se treqind ajete në Kuran që tregojnë për epërsinë e Allahut me veten e Tij mbi krijesat”. Dhe disa dijetarë kanë thënë se, në fakt, ka më mijëra dëshmi!

    Po ashtu, kam zbuluar disa punime të e cilat vërtetojnë këtë cilësi për Allahun dhe kam gjetur broshura e kaptina të cilat e theksojnë këtë, si nga: edh-Dhehebi el-Uluww li Alil-Ghafar; Ibn Kudameh, Ithbet Sifat ul-Uluww; Ibn ul-Kajjim, Ixhtimaa Xhujush il-Islamijin; AbdulaHadij Uehbij, el-Kelimat ul-Hassaan fi Uluww ir-Rahmaan, dhe shumë punime të tjera.

    __________________________________________________ _______________
    60 Transmetuar në hadithin e Selmanit [radi Allahu anhu], të transmetuar nga Ahmed [Egjipt: Mu’esiset Kurtube], vëll.5, f.437; Ebu Daud [Beirut: Dar ul-Kutub el-Ilmijeh, 1416H, botimi i parë, botues Muhamed el-Khalidij], vëll.2, f.78; et-Tirmidhi [Beirut: Dar Ihja ut-Turath, 1415H, botues Ahmed Shakir], vëll.5. f.556, i cili e vlerësoi hadithin si hasen; Ibn Maxheh [Beirut: Dar Ihja ut-Turath, 1395H, botues Muhamed Fu’ad AbdulBakij], vëll.2, f.1271; Henad bin es-Sirij në ez-Zuhd [Kuwait: Darul-Khulefa li-Kitab il-Islam, 1406H, botimi i parë, botues AbduRrahman el-Ferejua’i], vëll.2, f.629; el-Hakim në el-Mustedrek [Beirut: Dar ul-Kutub el-Ilmijeh, 1411H, botimi i parë, botues Mustafa AbdulKadir Ataa], vëll.1, f.675, dhe ai e vërtetoi hadithin; et-Teberanij, el-Kebir, vëll.6, f.256; et-Teberanij, ed-Du’a [Beirut: Dar ul-Kutub el-Ilmijeh, 1413H, botimi i parë, botues Mustafa AbdulKadir Ataa], f.84; el-Bezzar, vëll.6, f.478; Shihab, Musned [Mu’esiset ur-Risaleh, 1407H, botimi i dytë, botues Hamdi es-Selefi], vëll.2, f.165; Ebu Shejh, el-Kerem uel-Xheud [Beirut: Dar Ibn Hazm, 1412H, botimi i dytë, botues Dr. Amir Hasen], f.44; el-Bejhekij, el-Kubra [Beirut: Dar ul-Kutub el-Ilmije, 1414H, botimi i parë, botues Muhamed AbdulKadir Ataa], vëll.2, f.211; AbdulGhanij el-Makdisij, et-Terghib fid-Du’a [Beirut: Dar Ibn Hazm, 1416H, botimi i parë, botues Fewwaz Zumerlij], f.50 dhe e vërtetuar nga el-Albani, siç gjendet në Sahih et-Terghib uet-Terhib [Rijad, MAS: Mektebet el-Me’arif, 1412H, botimi i parë], nr.1635 në kaptinën nga Xhabir dhe nga Enes [radi Allahu anhuma].
    61 Shënim: Shprehja arabe e hadithit është “fi semaa”, e cila nuk përkthehet fjalë për fjalë si “në qiejt” në kuptimin e të qenët i përfshirë brenda në të, por ka domethënien: mbi qiejt. Esharitë e refuzojnë këtë hadith të vërtetë duke u bazuar në këtë. Pra, ata e morën hadithin fjalë për fjalë dhe e krahasuan Allahun me gjërat e krijuara, meqë s’ka kurrfarë mënyrë që hadithi të aludojë në përfshirje brenda qiejve të cilët vetë Allahu i krijoi. 62 Transmetuar nga Muslim [Beirut: Dar ibn Hazm dhe Mektebet ul-Me’arif, 1416H, botimi i parë], 537.
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  6. #6
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    TEKSTE NGA SELEFI QË TREGOJNË PËR NJË KONSENSUS TË PADYSHIMTË, I CILI VËRTETON EPËRSINË [ULUWW] E ALLAHUT MBI KRIJESAT E TIJ ME QENIEN E TIJ


    Për shkak të shumësisë së tekstit të selefit nga sahabët, nga tabi’inët dhe nga ata mbas tyre, disa nga të cilat janë përmendur më herët, desha të transmetoj disa tekste të cilat bartin konsensusin e besueshëm, që vërteton epërsinë e Allahut në kuptimin e vërtetë, çka domethënë se Allahu është mbi krijesat e tij me qenien e Tij dhe me uluww e Tij. Kurrgjë nga çështjet e pasardhësve të Ademit s’është e fshehur nga Ai dhe ky është animi natyror [fitra] që Allahu e ka bërë të natyrshme për krijesat.

    Imami i Shamit, AbduRrahman bin Amr ebu Amru el-Auza’i [v.157H/774 e.s.]

    Ai ka thënë:

    “Tabi’inët dhe vetë ne gjithmonë thoshim: Allahu është mbi Arshin e Tij dhe besojmë në çka është transmetuar në Sunet lidhur me cilësitë e Tij”63

    Se’id bin Amr ed-Deb’i ebu Muhamed el-Basri [v.208H/823 e.s.]

    Xhehmitë i qenë përmendur atij dhe ai tha:

    “Ata kanë thënie më të këqija sesa ato të çifutëve dhe të krishterëve! Se çifutët, të krishterët dhe pjesëtarët e feve tjera pajtohen me muslimanët se Allahu është mbi Arshin e Tij ndërsa Xhehmitë thonë: ’Ai s’është mbi ndonjë gjë’”.64

    Imam el-Hafidh ibn Raheuejh Is’hak bin Ibrahim el-Hendhelij [v.238H/852 e.s.]

    Edh-Dhehebi ka thënë:

    “Ebu Bekr el-Khellal ka thënë: el-Meruedhij na ka informuar: Muhamed bin es-Sebah en-Nejseburij na ka treguar: Ebu Daud el-Kheffef Sulejman bin Daud na ka treguar duke thënë: Is’hak bin Raheuejeh ka thënë:

    Allahu ka thënë:

    « Më i mëshirshmi i vendosur mbi Fronin » [Ta-Ha, 5]

    Dijetarët janë pajtuar [ixhma] se Allahu është i vendosur mbi Arshin e Tij dhe di gjithçka për më të ulëtën nga shtatë tokët”.

    Edh-Dhehebi ka thënë:

    “Dëgjoni këtë Imam sesi transmeton për ixhma në këtë çështje, siç ka bërë Kutejbeh gjatë kohës së Tij”65

    Kutejbeh bin Se’id bin Xhemil bin Terif eth-Thekefi [v.240H/854 e.s.]

    Edh-Dhehebi ka thënë:

    “Ebu Ahmed el-Hakim dhe Ebu Bekr en-Nekash el-Mufessir ka thënë: Ebul-Abbas es-Serraxh na ka treguar duke thënë: Kam dëgjuar Kutejbeh bin Se’id të thotë: Thënia e Imamëve të Islamit, Sunetit dhe xhematit është: ‘E dimë që Zoti ynë është mbi shtatë qiejt, mbi Arshin e Tij, siç ka thënë Ai:

    « Më i mëshirshmi i vendosur mbi Fronin » [Ta-Ha, 5]

    Edh-Dhehebi ka thënë:

    “Dhe njëlloj ka transmetuar Musa ibn Harun nga Kutejbeh:’E dimë që Zoti ynë është mbi shtatë qiejt, mbi Arshin e Tij’. Pra, Kutejbeh, si udhëheqës dhe i besueshëm që ishte, ka transmetuar se ka ixhma në këtë çështje, dhe ai kishte takuar Malik, el-Lejth, Hammad bin Zejd dhe të tjerët nga të mëdhenjtë. Ai, po ashtu, kishte jetuar një jetë të gjatë dhe hafidhët mblidheshin te dyert e tij. Njëherë e një kohë, a i kishte thënë një njeriut: ’Rri te ne këtij dimri, derisa t’jua çoj pesë njerëz me njëqind mijë hadithe’”.66

    Ebu Zur’eh er-Razij Ubejdullah bin AbdulKerim el-Kureshi el-Mekhzumij [v.264H] dhe el-Hafidh ebu Hatim er-Razij Muhamed bin Idris bin el-Mundhir el-Hendhelij [v.277H/890 e.s.]

    Ebu Muhamed AbduRrahman bin Ebu Hatim ka thënë:

    “E pyeta babën tim dhe Ebu Zur’eh rreth medhhebit/qëndrimit të pasuesve të Sunetit në Usul ud-Din/bazat e fesë si dhe cilët nga dijetarët nga të gjitha vendet kishin takuar dhe çka besonin ata. Të dy ata më thanë: ’Kemi njohur dijetarë nga të gjitha vendet: nga Hixhazi, nga Iraku, nga Shami, nga Jemeni, dhe qëndrimi i tyre ishte ...’ pastaj ata përmendën disa çështje, derisa thanë: ’Allahu është mbi Arshin e Tij, i veçuar nga krijesat e Tij, siç e ka përshkruar Ai vetveten në Librin e Tij dhe në gjuhën e të Dërguarit të Tij [salallahu alejhi ue selam], pa pyetur ‘si është kjo?’ Dija e Tij përfshin gjithçka:

    « Kurrgjë s’është si Ai. Dhe Ai dëgjon gjithçka, sheh gjithçka » [esh-Shura, 11]67

    Abdullah bin Muslim bin Kutejbeh ebu Muhamed ed-Dineuerij [v.276H/889 e.s.]

    Ai ka thënë:

    “Krejt popujt, arabë a joarabë, thonë: ’Allahu është mbi qiejt ...’ Në hadith: ’Një burrë shkoi te i Dërguari i Allahut me një robëreshë joarabe, më qëllim që ta lironte. I Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam] e pyeti: ’Ku është Allahu?’ Ajo u përgjigj: ’Mbi qiejt’. I Dërguari [salallahu alejhi ue selam] tha: ’Kush jam unë?’ Ajo u përgjigj: ’Ti je i Dërguari i Allahut’. I Dërguari i Allahut tha: ’Ajo është besimtare’. Pastaj urdhëroi që ajo të lirohej. Ky është hadithi apo ngjashëm me të”.68

    Imam el-Al-lameh el-Hafidh en-Nakid Uthman bin Se’id ed-Darimij [v.280H/893 e.s.]

    Ai ka thënë:

    “Muslimanët janë pajtuar rreth asaj se Allahu është mbi Arshin e Tij dhe mbi qiejt”. 69

    Ai, po ashtu, ka thënë:

    “Muslimanët si edhe mosbesimtarët janë pajtuar se vetëm Allahu është mbi qiejt, përveç të devijuarit el-Marisij dhe shoqëruesve të tij”.70

    Imami i Imamëve, Muhamed bin Is’hak bin Khuzejmeh [v.311H/923 e.s.]

    Ai ka thënë:

    “Kaptina: Përmendja e shpjegimit se Allahu është mbi qiejt, siç na ka informuar Ai në Shpalljen e qartë dhe në gjuhën e pejgamberit të Tij [salallahu alejhi ue selam] dhe siç është kuptuar në animin natyror të muslimanëve, qofshin ata dijetarët e tyre, të paditurit e tyre, të lirët e tyre, burrat e tyre, femrat e tyre, të moçmit a fëmijët e tyre. Krejt ata që i luten Allahut, i ngrijnë kokët e tyre drejt qiejve dhe i shtrijnë duart Allahut”71

    Imam ebu Bekr Muhamed bin el-Husejn el-Axhurrij esh-Shafi’i [v.360H/971 e.s.]

    Ai ka thënë:

    “Ajo drejt së cilës dijetarët shkojnë është: Allahu – lavdi i qoftë Atij – është mbi Arsh, mbi qiejt, dhe dija e Tij përfshin gjithçka ...

    Deri ku thotë:

    “Pra, nëse dikush thotë:Çfarë kuptimi kanë fjalët e Tij:

    « S’ka bisedë private mes tre vetëve veçse Ai është i katërti prej tyre. Dhe s’bëhen pesë vetë veçse ai është i gjati prej tyre ... » [el-Muxhadileh, 7]

    Atij duhet t’i thuhet: Dija e Tij i përfshin ata dhe dija e Tij përfshin gjithçka nga krijesat e Tij. Dhe Ai është mbi Arshin e Tij. Në këtë mënyrë dijetarët e kanë shpjeguar këtë; ajeti, nga fillimi e deri në fund, tregon për dijen”.

    Pastaj Imami tha:

    “Kaptina: Përmendja e Sunetit ku atij që kupton i tregohet se Allahu është mbi Arshin e Tij dhe mbi shtatë qiejt e Tij, dhe se dija e Tij përfshin gjithçka dhe kurrgjë në qiej e në tokë s’është e fshehur prej Tij”.72

    Ebu Abdullah Ubejdullah bin Muhamed el-Ukberij en-Hanbelij Ibn Battah [d.384H/994 e.s.]

    Ai ka thënë:

    Muslimanët – nga sahabët, tabi’inët dhe të gjithë dijetarët besimtarë – janë pajtuar se Allahu – i bekuar qoftë – është mbi Arshin e Tij dhe mbi qiejt, i veçuar nga krijesat e Tij dhe dija e Tij përfshin krejt krijesat. Kjo as nuk mohohet e as nuk refuzohet, përveç nga ithtari i inkarnimit [Hululijeh]”.

    Imam el-Mukri el-Muhaddith Ebu Umer Ahmed bin Muhamed et-Telemenkij [v.429H/1038 e.s.]

    Ai ka thënë:

    “Muslimanët nga pasuesit e Sunetit janë pajtuar se kuptimi i thënies së Allahut:

    « Dhe Ai është me ju, kudo që të jeni » [el-Hadid, 4]

    dhe e thënieve të ngjashme në Kuran, është: dija e Tij [është me ju] dhe se Allahu është mbi qiejt me qenien e Tij, i vendosur mbi Fronin e Tij, ashtu siç do Ai”.

    Po ashtu, ai ka thënë:

    “Pasuesit e Sunetit thonë lidhur me thënien e Allahut:

    « Më i mëshirshmi i vendosur mbi Fronin » [Ta-Ha, 5]


    se istiua e Allahut mbi Arshin e Tij është e vërtetë dhe jo metaforë apo alegori [alel-mexhaz]”73

    El-Hafidh ebu Nu’ejm Ahmed bin Abdillah el-Esbahanij [v.430H/1039 e.s.]

    El-Hafidh ebu Nu’ejm ka thënë në librin e tij Mehexhxhet ul-Uathikijn ue Medrexhet ul-Uamikijn:

    “Muslimanët janë pajtuar se Allahu është mbi Fronin e Tij, i vendosur mbi të e jo që “e ka pushtuar atë” siç thonë Xhehmitë”. 74

    Edh-Dhehebi ka thënë

    “El-Hafidh el-Kebir ebu Nu’ejm Ahmed bin Abdullah bin Ahmed el-Asbahanij, verifikues i Hiljet ul-Eulija, ka thënë në librin e tij mbi akiden se: ’Mënyra jonë është mënyra e selefit që pasojnë Librin, Sunetin dhe ixhmanë e umetit. Dhe nga ajo çka ata besonin është se Allahu gjithmonë ka qenë i përsosur, me të gjitha cilësitë e Tij të përjetshme”.

    Deri ku thotë:

    “Ai [Ebu Nu’ejm] ka thënë: ’ Hadithet që vërtetojnë Arshin dhe vendosjen e Allahut mbi të janë thënë nga ata [selefi] dhe janë vërtetuar nga ata jo nëpërmjet teklif [të pyeturit si] e as nëpërmjet temthil [krahasimit të Allahut me krijesat]. Allahu është i veçuar nga krijesat dhe krijesat janë të veçuara prej Tij. Allahu s’është as i inkarnuar brenda krijesave e as i përzier në krijesat. Ai është i vendosur mbi Fronin e Tij, mbi qiejt, dhe jo në tokë”.

    Edh-Dhehebi ka thënë:

    “Këta Imamë kanë transmetuar ixhma mbi këtë çështje dhe krejt lavdia i takon Allahut. Ebu Nu’ejm ishte hafidh i padiskutueshëm i joarabëve gjatë kohës së tij, i cili kombinonte mes transmetimeve fisnike dhe dijes”75

    Shejh el-Imam el-Hafidh ebu Nasr Ubejdullah bin Se’id es-Sixhzij [v.444H/1052 e.s.]

    Ai ka thënë në librin el-Ibaneh:

    “Imamët tonë, si Sufjan eth-Theuri, Malik bin Enes, Sufjan ibn Ujejneh, Hammad bin Selemeh, Abdullah bin el-Mubarek, Fudejl bin Ijjad, Ahmed bin Hanbel dhe Is’hak bin Ibrahim el-Hendhelij janë pajtuar se Allahu është mbi Fronin e Tij me qenien e Tij dhe dija e Tij është në çdo vend”.76

    Shejh ul-Islam el-Imam ebu Uthman Ismail bin AbduRrahman es-Sabunij [v.449H]

    Ai ka thënë:

    “Pasuesit e Hadithit besojnë dhe dëshmojnë se Allahu është mbi shtatë qiejt, mbi fronin e Tij, siç ka thënë në Librin e Tij”.

    Deri ku thotë:

    “Dijetarët e umetit dhe Imamët e shquar të selefit - Allahu i mëshiroftë – nuk dallojnë rreth faktit se Allahu është mbi Fronin e Tij dhe Froni i Tij është mbi shtatë qiejt”77

    El-Imam el-Al-lameh Hafidh ul-Magrib ebu Umer Jusuf bin Abdullah bin AbdulBerr el-Endelusij el-Kurtubij el-Maliki [v.463H/1071 e.s.]

    Ai ka thënë:

    “Brenda kësaj është dëshmia se Allahu është mbi qiejt, mbi Fronin, mbi shtatë qiejt, siç kanë thënë xhemati. Kjo është dëshmia e tyre kundër Mu’tezileve dhe Xhehmive, të cilët thonë se Allahu është gjithkund dhe jo mbi Fronin e Tij ...”.
    78, pastaj përmendi dëshmitë.

    Ai ka thënë:

    “Po ashtu, nga dëshmitë që tregojnë se Ai është mbi Arsh, mbi shtatë qiejt, është ajo se të gjithë monoteistët, qofshin ata arabë, qofshin joarabë, kur i godet ndonjë fatkeqësi, ata i drejtojnë fytyrat nga qielli dhe lypin ndihmën e Zotit të tyre”.79

    Ai ka thënë:

    “Domethënia e këtij hadithi [dmth hadithit të robëreshës] është i qartë dhe i mjafton [si dëshmi] cilësdo të folme, meqë, kur ai tha: ’Ku është Allahu?’, ajo u përgjigj: ’Mbi qiejt [fi sema]’. Në këtë qëndrojnë ithtarët e së vërtetës lidhur me interpretimin e thënies së Allahut:

    « Më i mëshirshmi i vendosur mbi Fronin » [Ta-Ha, 5]

    Se, kur i godet ndonjë fatkeqësi muslimanët, çdo herë ata i ngritin duart dhe fytyrat drejt qiellit, duke shpresuar që Allahu t’u ndihmojë atyre”.80

    Imam el-Hafidh ebu Xhafer Muhamed bin ebi Ali el-Hasen el-Hemedhanij [v.531H/1137 e.s.]

    Edh-Dhehebi ka thënë:

    “Muhamed bin Tahir ka thënë: Muhadithi ebu Xhafer el-Hemedhanij mori pjesë në një tubim ku Ebu Me’ali këshilloi e tha: ’Allahu ishte atje edhe kur nuk kishte Arsh dhe tash është mbi atë që s’ishte aty?’ Ebu Xhafer tha: ’Na informo, o profesor, lidhur me këtë domosdoshmëri qe gjetëm [që ti po e përmend], sepse personi nuk thërret ‘o Allah’ veçse ndjen në zemrën e vet që kjo e bën të domosdoshme el-uluww [epërsinë] dhe ai nuk kthehet djathtas apo majtas. E, si atëherë mund ta mënjanojmë këtë domosdoshmëri [prirjen] nga vetët tona?’ apo tha: ’A ka ilaç për shmangien e kësaj nevoje [prirjeje] që e ndjejmë?’ Ebu Me’ali tha: ’O i dashuri im, s’ka gjë tjetër në këtë veçse hutim’. Atëherë, ai e goditi në kokë dhe ai ra poshtë e qau për një kohë, dhe pastaj tha:’el-Hemedhanij më hutoi’”81

    Imam el-Hafidh ebu’l-Kasim Isma’il bin Muhamed et-Tejmi et-Telhi el-Asbahanij [v.535H/1141 e.s.]

    Ai ka thënë:

    “Ata që e mohojnë epërsinë e Allahut mbi krijesat e Tij, pohojnë që s’është e lejueshme t’i drejtohemi Allahut duke ngritur kokën apo gishtin, meqë, sipas tyre, kjo e bën të domosdoshëm pasjen e ‘kufirit’ dhe ‘mbylljes hapësinore’. Megjithëkëtë, muslimanët janë pajtuar se Allahu është më i larti i të lartëve dhe Kurani e thotë këtë:

    « Lartëso emrin e Zotit tënd, më të lartit ... » [el-A’la, 1]

    Ata pohojnë se kjo i referohet epërsisë së mposhtjes, jo epërsisë së qenies së Allahut. Megjithëkëtë, sipas muslimanëve, Allahu ka epërsinë e mposhtjes krahas krejt manifestimeve tjera të epërsisë, sepse epërsia [uluww] është përshkrim i lavdit. Allahu ka vërtetuar epërsinë e qenies së Tij si dhe të cilësive, dominimit dhe mposhtjes”.

    Ebul-Uelid Muhamed bin Ebil-Kasim ibn Rushd el-Kurtubij [nipi] [v.605H/1209 e.s.]

    Ai ka thënë në librin Menahixh ul-Adileh fi-redd alel-Usulijin:

    “Thënia mbi drejtimin [xhiheh]: sa i përket këtij përshkrimi, atëherë njerëzit e Sheriatit nga gjeneratat e para e vërtetojnë këtë për Allahun, të fuqishmin e të madhërishmin. Mu’tezilet e mohojnë këtë dhe janë pasuar në këtë nga Esharitë e mëvonshëm si Ebul-Me’ali dhe kushdo që pasonte atë çka ai thoshte. Ajo që duket qartë në ligj, është se vërtetimi i drejtimit është i nevojshëm dhe i domosdoshëm ...”

    Deri ku thotë:

    “Krejt njerëzit e mençur janë pajtuar se Allahu dhe engjëjt janë në qiej, mu siç mbi këtë janë pajtuar të gjitha ligjet”82

    Imam Muweffekuddin ebu Muhamed Abdullah bin Ahmed bin Kudameh el-Makdisij [v.620H/1223 e.s.]

    Ai ka thënë [në një stil të veçantë poetik]:

    “Allahu e ka përshkruar veten me el-uluww fi-semaa dhe qe përshkruar me këtë nga vula e enbijaa dhe me këtë qenë pajtuar dijetarë nga sahabë e fukahaa. Transmetime lidhur me këtë qenë përcjellë me jekiin dhe këto u pranuar në zemrat e muslimiin. Ky është besimi i natyrshëm për krijesa kështu që, kur fatkeqësia i godet, ata shikojnë qiejt e ngritin duart duke bërë kërkesa. Dhe ata presin ndihmën nga Krijuesi duke e shprehur këtë me gjuhët e tyre. Kjo nuk refuzohet nga dikush tjetër veçse nga ai që është zhytur në humbje apo nga ai që është sprovuar nga pasimi i padiskutueshëm ndaj tij në shmangie”.83

    “Ebu Abdullah Muhamed bin Ahmed el-Kurtubij [v.671H]

    Ai ka thënë në Sherh Esma ilahil-Husna [Shpjegim i emrave të bukur të Allahut]:

    Ajo që është e qartë nga thëniet që janë transmetuar nga ajetet, nga tregimet, nga të ndriturit e nga njerëzit e drejtë është se Allahu është mbi Fronin e Tij ashtu siç ka informuar në Librin e Tij dhe në gjuhën e pejgamberit të Tij, pa pyetur si. Allahu është i veçuar nga krijesat e Tij. Ky është medhhebi/qëndrimi i selefus-salih siç e kanë përcjell transmetuesit e besueshëm prej tyre”.84

    Ai, gjithashtu, ka thënë:

    “Selefi – Allahu qoftë i kënaqur me ta – nuk thoshin gjë rreth ‘mohimit të drejtimit’. Ata s’kanë thënë gjë të kësaj natyre. Ata kanë pohuar çfarëdo që Allahu ka përmendur në Librin e Tij dhe çfarëdo që i Dërguari i Allahut informonte. Kurrkush nga selef us-salih nuk e refuzonte istiua e Allahut mbi Fronin e Tij në kuptimin e vërtetë, çka Allahu ka përmendur në veçanti, meqë ai [Arshi] është nga krijesat më madhështore te Tij. Bile, ata mohonin dijeni rreth mënyrës [kejfije] të istiua, sepse realiteti i kësaj është i panjohur. Malik [rahimehullah] ka thënë: ’Istiua është e njohur. Mënyra se si është kjo, është e panjohur. Hetimi rreth kësaj është bidat’. Kjo është çka Umm Selemeh [radi Allahu anha] gjithashtu ka thënë. Kjo mjafton dhe, kushdo që dëshiron të dijë më shumë rreth kësaj, le t’i referohet kësaj teme në librat e dijetarëve”85

    Imam el-Hafidh Shemsudin Muhamed bin Ahmed bin Uthman edh-Dhehebij [v.748H/1347 e.s.]

    Ai ka thënë:

    “AbduRrahman bin ebi Hatim er-Razij el-Hafidh ka thënë në librin e tij er-Redd alel-Xhehmije: ’Babai im na ka informuar: Sulejman bin Harb na ka informuar: Kam dëgjuar Hammad bin Zejd të thotë: ’Ata [Xhehmitë] gjithmonë shtyjnë opinionin se Allahu s’është mbi qiejt’.

    Them86: Thëniet e selefit dhe të Imamëve të Sunetit, bile të Allahu e të Dërguarit të Tij si dhe të sahabëve e të besimtarëve janë se Allahu është mbi Arsh, mbi qiejt, dhe Ai zbret në qiejt e dunjasë. Dëshmitë e tyre për këtë janë tekstet dhe transmetimet. Sa i përket thënies së Xhehmive se Allahu është gjithkund, atëherë Allahu është i lartësuar nga kjo. Allahu është me ne me dijen e Tij. Sa i përket thënies së retorëve teologë që spekulojnë [Mutekelimun] se ‘Allahu s’është as në qiej, as mbi Arsh, as mbi qiej, as në tokë, as brenda botës, as jashtë botës, as i veçuar nga krijesat, as i lidhur me krijesat’ dhe thonë ‘Krejt këto nocione përdoren për të përshkruar trupa ndërsa Allahu është i lartë nga pasja e trupit’, pasuesit e Sunetit u kanë thënë atyre: ’Ne nuk zhytemi në këtë. Ne themi atë që përmendëm në pasimin e teksteve. Ne nuk themi çka thoni ju, sepse kjo është mënyra për të përshkruar diçka që s’ekziston dhe Allahu është i lartë nga mosqenia. Ai ekziston i veçuar nga krijesat e Tij dhe Atë duhet përshkruar ashtu siç Ai e ka përshkruar vetveten – se Ai është mbi Fron -, pa u zhytur në mënyrën se si është kjo’”87

    Pastaj, duke transmetuar fjalët e el-Kurtubi, edh-Dhehebi tha:

    “Gjithashtu, el-Kurtubi ka thënë në el-Esnaa: ’Shumica e retorëve teologë të kohëve të hershme dhe atyre të mëvonshmëve thonë që është obligim të lartësohet Krijuesi [el-Barij] nga drejtimi dhe kufizimi hapësinor, kurse pasojë e domosdoshme e kësaj [sipas dijetarëve të tyre] është lartësimi i Allahut nga të qenët në një drejtim. Pra, sipas tyre, drejtimi s’është ‘lart’, sepse kjo do të kërkonte specifikimin e një drejtimi për Të, ku Ai do të ishte në një vend dhe në hapësirë të kufizuar. Prandaj, një vend dhe një kufizim do ta bënte të nevojshme lëvizjen, palëvizshmërinë, kufizimin hapësinor, transformimin [teghejjur] dhe ndodhitë e reja [huduuth]. [Pas kësaj, edh-Dhehebi thotë]: Kjo është thënie e Mutekelimun [retorëve teologë që spekulojnë].”

    Edh-Dhehebi ka thënë:

    “Po, kjo është në çka varen mohuesit e epërsisë së Allahut. Meqë ata shmangen nga ajo mbi çka bazohen Libri, Suneti, thëniet e selefit si dhe prirja natyrore [fitra] dhe pohojnë se ajo çka ata përmendën, e bën të domosdoshme atë që u përshtatet trupave të njerëzve. Megjithëkëtë, kurrgjë s’është e krahasueshme me Allahun. Qartësia e tekstit nënkupton të vërtetën, dhe ne nuk zbatojmë ndonjë shprehje veçse me një transmetim [që e vërteton atë]”.

    Pastaj, edh-Dhehebi thotë:

    “Ne nuk pajtohemi që të qenët e Krijuesit mbi Fronin e Tij, mbi qiejt, e bën të domosdoshme që Ai të jetë i kufizuar në kuptimin hapësinor dhe që Ai të ketë një drejtim, meqë çfarëdo që është nën Fronin, mund të thuhet se është i kufizuar në kuptim hapësinor dhe ka drejtim, por ajo që është mbi të, s’është e këtillë. Allahu është mbi Fronin e Tij mu siç janë pajtuar gjeneratat e para dhe Imamët kanë transmetuar prej tyre. Në përgënjeshtrimin e Xhehmive, të cilët kanë thënë se Allahu është gjithkund dhe përdorën ajetin vijues si dëshmi të tyren:

    « Ai është me ju, kudo që të jeni » [el-Hadid, 4]

    ata kanë thënë se këto dy thënie qenë sajuar gjatë kohës së tabi’inëve dhe atyre që i pasuan ata. Dhe ka dy thënie në fjali që kanë kuptim.

    Sa i përket thënies së tretë, të cilës i erdhi rendi më në fund, është ajo që thuhet se ‘Allahu s’është në një vend e as jashtë tij, as mbi Fronin e Tij, as i lidhur me krijesat e as i ndarë prej tyre. Qenia e Tij e shenjtë s’është as e kufizuar në kuptimin hapësinor e as e veçuar nga krijimi i Tij, e as që Ai është në ndonjë drejtim apo jashtë drejtimeve, as këtë e as atë ...’

    Kjo është diçka që as nuk ka domethënie e as nuk mund të kuptohet! E të mos
    përmendim kundërshtimet ndaj ajeteve dhe transmetimeve që gjenden në këtë thënie. Pra, ikni me fenë tuaj dhe ruhuni nga pikëpamjet e retorëve teologë që spekulojnë.

    Besoni në Allahun dhe në atë që ka ardhur nga Allahu në pajtim me qëllimin e Tij. Dorëzojani çështjet tuaja Allahut. La haule ue la kuwwete ila bilah!

    __________________________________________________ _______________
    63 Transmetuar nga el-Bejheki në el-Esma ue-Sifat [Beirut: Dar ul-Kutub el-Ilmijeh], f.515.
    64 Shejhul-Islam ibn Tejmije ka transmetuar në Mexhmu el-Fetaua, vëll.5, f.52. Po ashtu, në Dar et-Te’arud, vëll.2, f.261. I është atribuuar Ibn Ebi Hatim në er-Redd alel-Xhehmije dhe, gjithashtu, është transmetuar nga edh-Dhehebi në el-Uluww, f.158.
    65 Transmetuar nga edh-Dhehebi në el-Uluww, f.179 dhe i është atribuuar el-Khellal.
    66 El-Uluww, f.174.
    67 Transmetuar nga el-Lalika’i, vëll.1, f.176-177.
    68 Ibn Kutejbeh, Te’uil Mukhtelif il-Hadith [Beirut: Dar ul-Kutub el-Ilmijeh, 1405H, botimi i parë], f.252-253.
    69 Er-Redd alel-Marisij, vëll.1, f.340.
    70 Ibid., vëll.1, f.228.
    71 Ibn Khuzejmeh, et-Teuhid [Beirut: Dar ul-Kutub el-Ilmijeh, 1412H, botues Muhamed Khalil Herras], f.110.
    72 Es-Shari’ah [Botimi i parë, botues Mu’essiset er-Rejan], f.300.
    73 Referenca është përmendur më herët.
    74 Transmetuar nga Shejh ul-Islam ibn Tejmije në Mexhmu el-Fetaua, vëll.5, f.60.
    75 El-Uluww, f.243.
    76 Ibid., f.266.
    77 Akidet us-Selef ue As’hab ul-Hadith [Kairo: Dar ul-Menhexh, 1423H, botimi i parë, botues Ebil-Jemin el-Mensurij], f.44.
    78 Et-Temhid, vëll.7, f.129-131.
    79 Ibid., vëll.7, f.134.
    80 Ibid., vëll.8, f.80.
    81 Shejh ul-Islam Ibn Tejmije e ka treguar këtë më zinxhirët e tij të transmetimit në Nakd ut-Te’sis, f.30. Po ashtu, i transmetuar nga edh-Dhehebi në el-Uluww [f.259] dhe es-Sijer, vëll.18, f.474.
    82 Shejh ul-Islam ibn Tejmije e ka transmetuar këtë në Dar et-Te’arud, vëll.6, f.123 dhe në Nakd ut-Te’sis, f.97.
    83 Ibn Kudameh, Ithbat Sifat ul-Uluww [Kuwait: Dar ibn ul-Ethir, 1416H, botimi i dytë, botues Bedr el-Bedr], f.43.
    84 El-Kurtubi, el-Esma fi Sherh Esma ilahil-Husna [Tantaa, Egjipt: Dar us-Sahabah, 1416H, botimi i parë, botuar nga një panel hulumtuesish], vëll.2, f.132. Po ashtu, Shejh ul-Islam ibn Tejmije e ka transmetuar në Dar et-Te’arud, vëll.6, f.258; brenda Bejaan Telbis ul-Xhehmije, vëll.2, f.33; Mexhmu el-Fetaua, vëll.3, f.224; Nakd ut-Te’sis, f.106. Po ashtu, është transmetuar nga Ibn ul-Kajjim në Ixhtima ul-Xhujush el-Islamijeh, f.263.
    85 El-Kurtubij, el-Xhami li-Ahkam il-Kuran [Beirut: Dar ul-Kutub el-Ilmijeh, 1417H, botimi i pestë], vëll.7, f.140.
    86 Dmth. Edh-Dhehebi.
    87 El-Uluww, f.143.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ramazan_it : 12-07-2012 më 18:32
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •