
Postuar më parë nga
MaDaBeR
Domosdo, Brazili eshte mbreti i sportit me te bukur e me te ndjekur ne bote dhe nuk ka si ti mungoje flamuri ne nje eveniment te tille.
Une siç e shkruajta, nuk jam tifoz fare as me Chelsea dhe me asnje lloj ekipi tjeter Anglez, pasi nuk eshte lloji i futbollit qe me pelqen. Megjithate kisha deshire qe te fitonte Chelsea dhe u gezova shume qe me ne fund arriti dhe Chelsea te shkruaje emrin ne librin e arte te Champions League.
Sa per lojen. Normalisht qe Chelsea, duke u ndikuar edhe nga mungesat e Ramirez (lojtari me i rendesishem i Chelsea se bashku me Drogba ne kete kompeticion), kapitenit Terry, Meireles ndikoi ne lojen dhe taktitat e Chelsea. E pame te gjithe qe ne fushe debutoi nje 17 vjeçar per Chelsea, sepse nuk kishte alternativa te tjera. Po ashtu, e pame te gjithe se si ne fushe qendronte nje Manuel Mata, pa piken e fantazise, me më shume se gjysmen e pasimeve te gabuara, dhe ky per mungese alterantive. Chelsea me lojtaret qe kishte ne dispozicion beri çfare mundi dhe ja arriti.
Ndersa Bayern, nje dominim kaotik. Asnje aksion i rrjedhshem dhe i qarte. Ca gjuajte bjeri ti biem , gjuajtje amatoreske nga lojtare si Myler, Gomez, Roben apo Ribery, te cilet aftesine kane aftesi te gjuajne ne menyra spektakolare. Pame nje Roben pa fantazi, nje Ribery qe nuk mundi te bente ndonje gje kushedi perballe nje mbrojtesi rezerve si Bosingwa. Me zhgenjeu shume edhe Bastian, ai duhet te provonte me shume nga distanca se bashku me Toni Kros.
Si perfundim, ky brez lojtaresh i Chelsea e meritonin nje trofe te tille. Lojtare si Drogba, Terry, Lampard, A. Cole, Cech, Essien meritonin te fitonin nje trofe te tille. Edhe keta lojtare kane qene pjese e atyre kampioneve qe i kane dhene tonin futbollit ne 10 vjeçarin e fundit. Kur shikoja Drogba me trofeun ne dore qe gezonte si femije, se ç'kisha nje ndjenje gezimi.
Si perfundim, njeriu i ndeshjes patjeter qe ishte Drogba, por une kam mbetur i impresionuar nga Gary Cahill. I jashtezakonshem, shume pozicional, i sigurte ne nderhyrje dhe ka shmangur gola te sigurte sonte me nderhyrjet e tij. Per mua do te jete nje nga mbrojtesit e qendres me te mire ne bote dhe e shoh si pasardhesin ideal te John Terry.
Edhe njehere urime Chelsea!
Krijoni Kontakt