Nje shkrim tjeter afirmativ per kengen dhe performancen e Rones:
SU-US, PERSONALJA E RONA NISHLIUT
Nga ERIONA RUSHITI
E Martė, 05.29.2012, 07:40am (GMT+1)
Thonė: "heshtja flet mė shumė se fjala"… ose "mė mirė hesht se fjala vret".
Nė fakt po bėhet rreth njė javė qė 50 vitet e kėngės shqiptare sapo i mbyllėn perdet e performancės live, por askush nuk hapi njė dritare debati mediatik, ashtu siē po ndodh gjatė kėtyre ditėve nėpėr tė gjitha blogjet dhe rrjetet virtuale sociale rreth kėngės fituese "Su-us".
I shoh teksa grupohen njė pjesė e mirė e tyre rreth tmerrit qė u ngjallin fjalėt "mė lini tė qaj" e duket qė ėshtė e vetmja arsye qė i bėn ata ta urrejnė kėtė kėngė… sepse nuk shoh tė kenė ndonjė argument tjetėr. Su-us (personalja) e Rona Nishliut nuk merr pėrsipėr tė flasė pėr historitė e tė tjerėve, por tė na prekė tė gjithėve me njė dhimbje tė sajėn, njė revoltė shpirtėrore, me anė tė njė metafore shumė tė ndjerė…
Nuk kish sesi kjo kėngė tė mos diferenconte klasėn e mediokėrve dhe tė krijonte njė hendek tė dukshėm social, sepse mori pėrsipėr (ndoshta nė subkoshiencė tė krijuesve-dhe jo si qėllim final) qė tė revolucionarizojė shijet e deformuara muzikore tė shqiptarėve, tė krijojė njė model tė ri, duke riskuar tė humbasė terrenin e suksesit aq shumė tė dėshiruar nga ēdo krijues apo interpretues nė festivalin e fundvitit. Po, po tashmė jam e bindur qė ky model kėnge fituese, e cila u vlerėsua unanimisht nga juria e festivalit, do tė ndikojė nė krijimtarinė e mėpastajshme. Risi qė i dha dinjitet kėtij evenimenti. Besoj se ata "skeptikėt" qė mendonin se nuk kishin vend nė festivalin e RTSH do tė rikthehen me bindjen se tashmė dera e profesionalizmit dhe e profesionistėve tė vėrtetė u hap.
E mbaj mend Rona Nishliun tė evidentohej nė njė konkurs tė para disa viteve, "Ethet", ku bashkė me koleget e saj nga Kosova sollėn vokale shumė tė veēantė, tė punuar, e tė njė tjetėr stili (jazz&blues). Dua tė theksoj qė gjatė kėtyre viteve Kosova ka luajtur njė rol shumė tė rėndėsishėm nė emancipimin artistik, jo vetėm nė krijimtarinė dhe interpretimin e kėngės, por edhe nė muzikėn serioze krijuesit kanė treguar se janė mendjehapur dhe shijehapur pėr tė rrokur tendencat e fundit muzikore dhe kjo pėr shume arsye… Rona qė nga prezantimi i saj i parė pėr ne, tek "Ethet" dhe deri mė sot ka treguar se kishte njė imunitet tė fortė, njė shije tė sofistikuar muzikore, qė nuk mund tė infektohej nga viruset e komercializmit dhe sėmundjet e rėnda tė "shundit", apo "tallavasė"…
Ajo jo vetėm qė nuk u infektua, po punoi fort vokalisht, vazhdoi me kėmbėngulje tė perfeksionojė rrymėn muzikore (kryesisht jazz) tė tė kėnduarit dhe vjen ne Festivalin e 50-tė tė Kėngės (dhe personalisht mendoj qė pėr kėtė jubile ardhja e Ronės duhet tė konsiderohet fat) me njė kėngė tė padiskutueshme profesionale, aq tė arrirė vokalisht, saqė gati-gati mendoj qė, pėr nga vėshtirėsitė e tė kėnduarit, Su-us nuk do tė gjejė dot interpretim nga njė tjetėr kėngėtar. Me njė shtrirje tė tille vokale sa tė bėn lehtėsisht ta ngatėrrosh me njė tingėllim tė notave tė sipėrme tė njė violine, Rona tė hyn nė deje me dhimbjen e saj, me realitetin e trishtė, e cila qan se nuk di tė revoltohet ndryshe nė 3-minutėshin qė ia lejon kėnga pėr tė na treguar gjendjen e saj emocionale. Interpretim i shkėlqyer, ku ēdo detaj, ēdo gjestikulacion flet bashkė me tingullin e fjalėn, tė cilat nuk kanė sesi tė mos bėhen njėsh me tekstin e krijuar nga vete ajo.
Nuk ka sesi tė mos qajė Rona kur ndien se nė kėtė botė dashuria s’jeton mė…, kur koha mė pėr ne s’ka kohė…, kur aeroplani i saj ulet nė pistėn pa drita tė shpirtit tė atyre qė me bėrryla ngjiten, e atyre qė dje s’jetonin dot, por qė tė djeshmet s’kanė rėndėsi, tė atyre qė nga detėra tė trazuar u pėrpinė… e nuk ka sesi tė mos qajė Rona kur tė nesėrmet s’tė sjellin gjė, veē shpresė pa shpresė e marrėzi…
Nuk di sesi lindi kjo kėngė: ishte Rona me tekstin e saj qė takoi Florent Boshnjakun (kompozitorin & orkestruesin), apo e kundėrta, por di tė them qė ngjizja e komponentėve tė kėsaj kėnge ėshtė tashmė e pandashme… SU-Us vjen me njė strukturė jo tė zakontė tė kėngės: strofė-refren, por strofa e cila prezantohet vetėm njėherė, pasohet nga refreni (2 herė), intermexoja instrumentale, vokaliza kulminante dhe pėrsėri refreni – tė cilat ashtu si nė njė vepėr tė mirėfilltė muzikore do tė njiheshin me termat: hyrje, temė, zhvillim, kulminacion, reprizė. Pra, kėnga me njė orkestracion dhe harmoni tė gjetur mjeshtėrisht nga Florent Boshnjaku e kryen tė gjithė misionin qė ka ēdo vepėr artistike (e ēdo gjinie, e ēdo zhanri), nė fakt kryen ciklin normal tė ēdo fenomeni jetėsor: Lindje, rritje, maturi, shuarje-vdekje.
Profesionalisht e realizuar, emocionalisht e pėrcjellė shumė bukur, teknikisht e arritur mjaft mirė, SU-US meriton vendin e parė nė festivalin e 50-tė tė kėngės nė RTSH, nė kėtė festival i cili vinte pas njė tradite 30-vjeēare (festivale tė realizuar deri nė vitet ‘90), tradite ku kėnga kish krijuar profilin e saj. Ku, megjithėse filtrat partiake diktuan prodhimtarinė letrare, krijimi muzikor (per forza) u profilizua me njė identitet kombėtar, qė edhe pse nuk mund tė sillte risi, gjetje tė reja, apo ndikime e rryma tė ndryshme bashkėkohore botėrore, bėri atė qė kėnga tė buronte nga folklori ynė i rrallė, i pasur (ende i pashfrytėzuar shumė). Pikėrisht pėr kėtė fakt ajo periudhė vlerėsohet pėr frymėn kombėtare qė i dha kėngės-nga fondi i sė cilės, pėr vlerat qė ka, por edhe pėr nostalgji, mbushi nė natėn e tretė tė festivalit karriget e zbrazura tė dy netėve tė para tė festivalit jubilar.
20-vjeēari i fundit (me disa pėrjashtime) prishi traditėn festivalore, duke e keqpėrdorur bum-in e madh tė informacioneve qė vėrshuan me hapjen e portave tė izolimit, duke ngjitur nė skenė tė gjithė ata "kėngėtarė" qė gjendeshin rastėsisht aty rrotull (por pėr fat tė mirė kjo rastėsi solli edhe disa emra qė sot mbetėn tė vlerėsuar), pranoi krijime naive e mediokre nėn emrin "e sė resė e modernes". Jo tė njėjtin fat patėn orkestruesit, tė cilėt me eksplorimin e studiove muzikore dhe produksioneve muzikore gjeten njė tokė tė pashkelur dhe mbollėn njė e nga njė bimė qė sot rriten nė mėnyrė tė natyrshme (por qė sigurisht tė paktė janė ata qė mbollėn farėn e duhur). E pra, pas 50 vjetėve festival, SU-US vjen me njė frymė novatore nė tė gjithė komponentėt dhe si novitet nuk mund tė mirėpritet nga ata qė kanė vėshtirėsi nė pėrtypjen e sė resė. (Nė fakt SU-US mė sjell ndėr mend se njė frymė tė tillė armiqėsore duhet tė kėtė provuar edhe festivali i 11-tė i kėngės, i cili ishte novacion pėr kohėn, e qė "pėrbuzjen" nuk e mori vetėm nga Partia, por edhe nga njė masė e madhe e popullit qė nuk ishin tė pėrgatitur tė pranonin tė renė. Jam e lumtur se Rona Nishliu sot nuk mund tė pėsojė fatin e Sherif Merdanit dje, jam e lumtur sepse Rona sot i thyen tabutė thjesht duke krijuar shtresėzime sociale (tė atyre qė e duan, apo atyre qė e urrejnė, tė amatorėve dhe profesionistėve), jam e lumtur qė Rona sot do tė dijė tė imponohet edhe nė Eurovision, e le tė testojmė veten (nėpėrmjet Ronės), le tė testojmė shijet shekullore europiane, le tė sfidojė kėnga SU-US me emancipimin e saj artistik dhimbjen qė pėrcjell, pėr tė na i kthyer ndryshe nė Tiranė…
*Kompozitore – Pedagoge nė Fakultetin e Muzikės, Universiteti i Arteve
ERIONA RUSHITI
Krijoni Kontakt