Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18
  1. #11
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    e ti shkove prej ekstremit ne ekstrem lol
    aahaha u be tani nuk kthehet me :P Por te pakten me jep credit emrin qe kam zgjedhur shqiptohet njelloj si shkruhet se ka edhe Jason, Michael lol
    I LOVE GOD

    j&g

  2. #12
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Citim Postuar më parë nga Njoni-ch Lexo Postimin
    Buna-kete emer e ndegjova para nje jave,cfar emri eshte ky Buna?
    Anes lumenjeve (F. Noli)
    Seç e shempne derbederet
    mercenaret dhe bejleret
    se çe shtypen jabanxhinjte
    se çe shtrydhen fajdexhinjt
    se çe prene e se çe vran
    çe shkretuan anemban
    nene moj thunder e perdhunes
    anes vjoses anes bunes.
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-12-2010
    Vendndodhja
    ne boten e çudirave
    Postime
    3,776
    Citim Postuar më parë nga Izadora Lexo Postimin
    Anes lumenjeve (F. Noli)
    Seç e shempne derbederet
    mercenaret dhe bejleret
    se çe shtypen jabanxhinjte
    se çe shtrydhen fajdexhinjt
    se çe prene e se çe vran
    çe shkretuan anemban
    nene moj thunder e perdhunes
    anes vjoses anes bunes.

    Iza sqaroje deri ne fund djalin.

    Njoni eshte lume ne Shqiperi qe buron ne Liqenin e Shkodres dhe qe derdhet ne Adriatik. E kam pare daljen e tij nga liqeni (sdi ne u shpreha mire nga ana gjeografike se mos ka ndonje term te vecante per kete fenomen) dhe eshte pamje fantastike.......Me poshte bashkohet me lumin Drin dhe edhe ky vend eshte mrekulli ne vete. Ose me eshte dukur ashtu ngaqe e kam pare ne driten e henes e te dritave te qytetit.
    Shkodranet e forumit e dine me mire.

    Ne lidhje me temen; me vjen mire qe sjam e vetmja qe mendoje se emrat shqip jane me te mire per shqiptaret.
    AUTOCHTHONOUS

  4. #14
    Sensual
    Anëtarësuar
    17-02-2009
    Postime
    4,304
    Dea me pelqen , se dija qe ishte emer Shqiptar.

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745
    Citim Postuar më parë nga Njoni-ch Lexo Postimin
    Buna-kete emer e ndegjova para nje jave,cfar emri eshte ky Buna?
    Nga lumi Buna!

    Lumi Buna ndodhet në segmentin fundor jugperëndimor të kufirit shqiptaro-malazez. Ky lum buron nga Liqeni i Shkodrës, fare pranë qytetit të Shkodrës, ndërmjet kodrës së Kalasë Rozafa dhe Malit të Taraboshit. Buna është i vetmi emisar i Liqenit të Shkodrës

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    Nje i njohur sapo lindi djale dhe epriste prej kohesh dhe nga gezimi ja vuri emrin Engjell.
    I bukur eshte por jo i zakonshem, nuk mendojne se ky femije do rritet , mire mami dhe babi te therasin Engjell se ashtu je per ata , por shoqeria, o Engjell , zoti Engjelli.
    Hajde mo , ta gezoje e ta kene me jete

  7. #17
    Emrat e shqiptarëve

    juhëtari Gjovalin Shkurtaj ka ngjallur një interes të madh nëpërmjet shpjegimeve të tij interesante se si kanë ndryshuar emrat e shqiptarëve ndër vite dhe arsyet që e kanë sjellë këtë ndryshim.
    Për t’iu përgjigjur njëkohësisht pyetjeve nëse emrat shqiptarë janë të rrezikuar dhe se çfarë duhet të bëjmë në vazhdim, gjuhëtarja Linda Mëniku, pedagoge në Universitetin e Tiranës, bëri një ekspoze të gjerë, duke nisur nga emrat e gjyshërve tanë dhe prejardhja e tyre.
    “Emrat apo vënia e tyre është një proces që lidhet me kulturën, traditën dhe identitetin personal të secilit prej nesh. Ai tregon lidhje kulturore, familjare, përkatësi në grup, etj. Domethënë, emri tregon përkatësi, por edhe një risi dhe qëllim për të qenë i veçantë. Emrat tanë janë tregues i kësaj marrëdhënie me veten, me kulturën e tyre moderne, por edhe ato që kemi qenë në kontakt, histori luftërash, fqinjësi dhe histori globalizimi”, parashtroi temën gjuhëtarja.
    “Tek gjyshërit tanë është krejtësisht i qartë raporti i ndarjes fetare, me emra turq, arabë apo katolikët, me emra të krishtera në variante shqip si Gjin, Gjon, Mrik. Ortodoksët dallohen lehtë për shkak të njëtrajtësisë së tyre, si Antoneta, Dhimitër, Andon, etj”.
    Pasi këtij grupi, zonja Mëniku identifikon ata persona të viteve të kohës përpara dhe pas Luftës së Dytë Botërore, “kur ka një lloj përpjekje për t’u identifikuar si shqiptar apo dëshira të së ardhmes. E shprehur në emra, ka rritje emrash si Fatbardh, Lumturi, Liri, Shpëtim, çka lidhet me dëshirat e shqiptarëve për të ardhmen dhe për veten e tyre. Në këtë brez, janë dominues pikërisht emrat Shpëtim dhe Liri. Për sa i përket Kosovës, ka një karakteristikë tjetër, ndonëse identitet të njëjtë. Lidhur me historinë e saj, në brezin që sot janë 20-30 vjeç, mbizotërojnë emra si Liridon, Liridona”.
    Në kohën e komunizmit, ka patur ndikime të qarta kulturore, por edhe tentativa për t’u rikthyer në emra thellësisht shqiptar. Pedagogia Mëniku shpjegon: “Fundi i viteve 1960-70, për shkak të rritjes së ndërgjegjësimit të raporteve shqiptaro-ilire, e ndikuar edhe nga studimet e gjuhëtarëve gjermanë, nisën të përdoreshin në masë emra si Anila, Entela, Bledi, Arben, Artan, Genci, Ilir, Genti, Teuta. Janë të gjithë emra që i referohen fiseve ilire”.
    Megjithatë, kjo periudhë e identifikimit me emrat ilirë dallon për dy faza të saj. “Etapa e parë ishte ajo e preferimit të emrave të mbretërve ilirë, si Agron, Teuta, Bardhyl dhe më pas, në një etapë të dytë, në një përpjekje për të krijuar një lloj identiteti si Brikena, Bledar, Bledion, por edhe emra fisesh, si Ardian, Enkelejd, Dasaret, etj. Në këtë periudhë pati edhe një ndikim nga miqësia me Bashkimin Sovjetik, duke u vendosur shumë emra si Sonja, Vladimir, Liliana, etj. Ndërsa marrëdhënia e viteve 60-70 me Kinën, nuk solli shumë ndikim në fushën e emrave, çka tregon se marrëdhënia ishte mbase sipërfaqësore dhe se kulturat ishin shumë të ndryshme për t’u përshtatur në pak kohë”.
    Dekada e fundit e komunizmit dhe tranzicioni ka shënuar një tjetër etapë në historinë e vendosjes së emrave të shqiptarëve. “Fundi i viteve 1980 solli një ndryshim të situatës. Në komunizëm ishte e ndaluar vënia e emrave fetarë dhe të huaj, kështu që liberalizimi i pjesshëm i jetës solli krijimin e një brezi Liviash, ndikuar nga personazhi Livia Konte e Oktapodit, apo emra të tjerë serialesh, si Megi. Rikthimi i fesë në jetën e shqiptarëve u shoqërua me rikthimin e këtyre emrave fetarë, si Kristi, Sara, Françeska, etj, por tendenca e fundit është rikthimi përsëri tek emra shqiptarë, kryesisht ilirë, të shkurtër dhe të paeksploruar, si Bojken apo Daor. Gjithashtu, vërehet një dëshirë për të vendosur emra të tjerë shqiptarë, si Art, Drin, Bora, Arbi, Dea, etj”.
    Sipas gjuhëtares, e cila nuk sheh një rrezik evident për zhdukjen e emrave shqiptarë dhe që pranon si një tendencë të pashmangshme të globalizimit dhe lëvizjes së lirë bashkekzistencën e emrave të huaja, një rol të mirë në ruajtjen e identitetit është edhe një vendim i gjendjes civile në vitin 2008, që shmang emrat e çuditshëm dhe qesharakë. “Janë pikërisht emra si Pikëllime, Ballokume, Çbane, Sose, Pseerdhe, Mbarime, Van Dam, Çak Norris, Zidan, Ingis apo Bon Xhovi, ata që nuk lejohen më”
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anëtarësuar
    29-06-2011
    Postime
    711
    Ka ne liste komplete?

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •