Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 13 prej 13
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Prokuroria e Përgjithshme: Premçi ka të drejtë për kromin

    http://www.shqiptarja.com/home/1/pro...min-91680.html


    TIRANE – Prokuroria e Përgjithshme ka dalë në krah të ish-drejtorit të Policisë së Dibrës, Shemsi Premçi, përsa i përket sekuestrimit të disa kamionëve që dyshoheshin si pjesë e trafikut të kromit nga miniera e Mulqizës, denoncuar publikisht nga kryepolici edhe në media.

    Prokurori Sokol Stojani ka shfuqizuar sot vendimin e Prokurorisë së Dibrës dhe Matit për vlerësimin e masës së sekuestros që e cilësonte sekuestrimin nga policia të kamionëve të kromit në kundërshtim me ligjin. Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, ky sekuestrim nga ana e uniformave blu të drejtuara atëherë nga Premçi ishte në përputhje me nenin 300 të Kodit të Procedurës Penale, pasi Policia Gjyqësore, e vënë përballë faktit të një ngarkese thuajse dyfish i sasisë së raportuar në dokumentacion dhe në kushtet kur kjo ngarkesë kishte destinacion Portin e Durrësit, nuk mund të kryente veprime të mëtejshme hetimore nëse nuk sekuestronte këto mjete.

    Prokuroria e Përgjithshme është shprehur në këtë rast vepra penale ishte e dukshme dhe e prekshme.

    Më 15 prill Premçi bllokoi 14 kamionë që transportonin krom drejt Portit të Durrësit pasi në dokumentacionin përkatës kishte parregullsi të rënda. Më pas Premçi u shkarkua nga detyra për shkelje ndërsa ai vetë e cilësoi këtë si një hakmarrje të asaj që ai e quajti mafia e kromit e që sipas tij i kishte rrënjët në Tiranë.


    PREMÇI: KISHA TE DREJTE, BURGAJ I KAPUR NGA MAFIA
    I kontaktuar nga Shqiptarja.com, zoti Premçi tha se ky vendim vërtetonte akuzat e tij ndërsa shtoi se kreu i Polisë së Shtetit, Hysni Burgaj, është “i kapur nga mafia”. Ai deklaroi se këtë vendim të prokurorit Stojani do ta paraqesë në provë në favor të tij në procesin gjyqësor ndaj Burgajt.

    (im/shqiptarja.com)
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anëtarësuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516
    Do jete ''katunar'' dhe ky Prokurori i Pergjithshem se s'ka mundesi tjeter.......
    MOS I NDY TEMAT no name

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Jep dorëheqjen, Prençi: Mafia e kromit i ka rrënjët në Tiranë

    Bulqiza, kromi dhe mafia

    Bulqiza përfshin një qytet dhe dhjetëra fshatra që dërgojnë burrat për të nxjerrë kromin me të cilin vendi mburrej dikur e mbante dhe mban ende pjesën më të rëndë të barrës së eksportit. Të thjeshtë njerëzit në ato vende të ashpra e me klimë të ftohë. Dhe shumë varfëri. Aq varfëri sa të bëhet të ikësh natën në këmbë dhe kur rrugët janë të mbuluara nga bora e akulli e era e marrë fryn e tërbuar. Burime jete qenë pyjet që thuajse nuk janë më, kromi që po shteret me shpejtësi, një bujqësi e vobektë e një blegtori anemike që duhet të shtegtojë 5 muaj në vit.

    Dikur
    Dikur ëndërroja që banorët e mrekullueshëm të Bulqizës në pak vite ekonomi tregu do të bëheshin me vila në bregdet. Një athinjot më kishte treguar se pasi kishte punuar 6 vjet e tre muaj në minierat e Afrikës së Jugut kishte mbledhur paratë për të blerë tokën dhe kishte ndërtuar aty një hotel e një banesë për familjen. Ishte një mësim tronditës dhe më bëri të vështroj e të gjej shkallën e shfrytëzimit që u bëhej minatorëve atë kohë të varfërisë së përbashkët dhe të veproj disi. Kjo më nxiti dhe të ëndërroj për ditët kur do t’i shihja minatorët të bëheshin me vila. Jam thjeshtësisht i zhgënjyer, por jo më i verbër, për ta parë gjendjen në sy edhe pse nuk është më pjesë e përditshmërisë time.

    Kromi
    Kromi është një gur i rëndë, ngjyrë kafe të errët. Formohet në thellësi si shkëmb dhe lëviz për në sipërfaqe të dheut. Forcon hekurin në shkrirje dhe është kundër ndryshkut. Nxirret në pak vende dhe kërkohet shumë nga tregu. Nga makutëria e shitësve, përfitojnë blerësit në çmime që pësojnë rënie thuajse çdo tre vjet e ringrihen sërish. Vendi ynë është krenuar me kromin, i cili ka qenë shpëtim ekzistencial për zonat, ku nxirrej në luftë për mbijetesë të njerëzisë por dhe burim fitimesh të larta për ata që drejtojnë tregtimin dhe shitjen.
    Nxjerrësit marrin 10-20 USD për ton. Transportuesit dhe shërbimet portuale përfitojnë 30-35 usd/ton, tarifat më të larta në Europe për kromin. Shteti merr rentën më të lartë të mundshme, 8-12USD/ton. Teprica është fitim i mirë për poseduesit e lejeve të shfrytëzimit.
    Kromi i ka lënë në varfëri zonat, ku nxirret. Infrastruktura është në mjerim. Ka mbi 12 vjet që ka filluar rruga e Arbrit dhe është ndërtuar vetëm segmenti nga Ura e Qytetit në Qafën e Buallit. Njerëzit luftojnë për jetën me jetë në zonat e kromit!
    Në krom ka mbi 20 vjet që nuk kryhen punime gjeologjike për të rritur rezervat e tij. Janë shfrytëzuar e po shfrytëzohen ato çka janë zbuluar dikur. Dhe rezervat po shterin!
    Në krom ka mbi 20 vjet që nuk po ndërtohen punimet e mëdha kapitale të programuara dikur dhe po shfrytëzohen rezervat e hapura dikur! Dhe rezervat e hapura po shterin!
    Niveli i prodhimit të kromit ka rënë me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të njerëzve që kanë leje shfrytëzimi për të mbajtur në këmbë këtë degë të rëndësishme të ekonomisë tonë.
    Sheti jep leje, merr rentën dhe konsideron të vetin kromin por nuk bën asnjë punë të zgjerojë zonat dhe të shtojë rezervat e mineralit të kromit!
    Mafia! Jepen lajme për mafien e kromit. Jepen lajme kur ka aksidente, jepen lajme kur ka dorëheqje policësh, jepen lajme kur ndodh ndonjë vrasje në këto zona! Tek dëgjuesit është formuar bindja se mafia është ay ku prodhohet kromi! Edhe këto ditë, ndërsa një shqiptar arriti të blinte aksionet konçesionare të Bulqizës u fol për mafie.

    Çështja serioze!
    Po a është kjo e vërteta. A është mafija aty ku del kromi.
    Ka njerëz që mbledhin krom stoqeve të vjetra për bukën e gojës dhe e shesin për një copë bukë. Natyrisht pa leje! A janë ata mafija. Ka njerëz që bëjnë të fortin e kanë pushtuar pa leje galeri të vjetra apo çfaqje kromi diku në malësinë e largët e nuk pyesin për shtet! A janë ata mafija.
    Shteti në të dy këto raste e ka zgjidhur çështjen e vet. Rentën e merr në Durrës aty ku kromi ngarkohet në anije. Aty bëhet evidenca e prodhimit dhe e shitjes së kromit! Çka ngjet ne Bulqize nuk prek xhepin e shtetit! Eshte pune e atyre qe jane aty e sakifikojne aty me djerse e me jete!
    Kështu ca fitojnë bukën e gojës në rrugë jo ligjore, ca bëjnë pare në rrugë jo ligjore. Shteti merr pjesën e rri karshi! Merr diçka dhe ndonjë nëpunës, ndoshta!

    Nuk më duket mafie kjo!?
    Po shpegohem:
    Në një informacion verbal të një specialisti të huaj që merrej me transparencën në Indusrinë minerare të vëndit tonë për vitin 2010 thuhej se: Shqipëria kishte shitur në Kinë 250 milion usd mineral kromi, ndërkohë që Kina raportonte 500 milion usd. Diferenca kolosale prej 250 milion usd nga dolli e ku u fut. Dolli në oqean e humbi në oqean. Ishte dorë e mafies kineze aty në oqean. Ishte dorë e mafies shqiptare aty në oqean. Apo dorë e një amfie të përbashkët.
    Kjo është një e thënë! Konçesioni i kromit përpara disa vitesh iu dha Darfos me një çmim prej disa milionë dollarësh që i shërbenin shtetit shqiptar për të paguar asistencën dy vjeçare të punonjësve që do shkurtoheshin nga puna. Asetet dhe minerali i kromit nuk përfshiheshin në këtë çmim konçesioni. Nuk u dha as ndonjë grafik i detyrushëm investimesh për zbulime gjeologjike të mëtejshme dhe për punimet kapitale të rëndësishme për të hapur thellësinë e minierës. Darfo punoi disa vjet dhe shiti konçesionin në një subjekt austriak. Çfarë shiti. Rezervat. Asetet. Rezervat dhe asetet qenë pronë publike. Subjekti austriak si dhe pararendësi i vet nuk u vu asnjëherë përpara përgjegjësisë e ti hiqej e drejta e konçesionit për mos-hapje të punimeve në thellësi të Bulqizës, për mbylljen e Uzinës së ferrokromit në Burrel dhe për mbylljen e Impiantit të seleksionimit të kromit në Klos. Këtu dëmi është dhjetra milion dollarë! Këtu kemi fitime me dëmtim të ekonomisë dhe të interesave të shtetit! Këtu kemi bashkëpunim të pushtetit me subjektet që përfitojnë në rrugë joligjore në kurriz të ekonomisë tonë dhe popullit! A nuk është këtu mafija.
    Tani mësojmë se konçesioni kaloi në një dorë shqiptare nëpërmjet blerjes së akasioneve.
    Që një shqiptar mori në dorë kromin, ky është një lajm i mirë për tu përgëzuar e lëvduar! Dollarët e kromit nuk do të ikin më jashtë vendit por do mbesin në dobi të ekonomisë tonë dhe do përmirësojnë bilancin tonë valutor. Rritja e kapitalit në dorë të shqiptarëve është gjithnjë një lajm që duhet përgëzuar. Çështja është: çfarë përfaqësonin aksionet që u blenë. Asetet. Mineralin. Sepse në Bulqizë nuk ka asgjë tjetër të krijuar nga subjekti konçesionar austriak përveç atyre që i përkasin fondit të amortizimit të objekteve pra mirëmbajtjes së tyre. Edhe këtu është pushteti që deformon të drejtën e vet dhe nuk dënon me penalitete subjektin austriak ACR, duke marrë shpagë për moskryerje detyrimesh për hapje punimesh minerare e vënie në punë obejktesh industriale, si dhe me heqjen e të drejtës së shfrytëzimit dhe konçesionit. Eshtë shteti që duhej të merrej me heqjen e të drejtave dhe të rijepte konçesionin tek shqiptari e jo shqiptari të blinte diçka nga dikush që ka dëmtuar rëndë industrinë e kromit. Këtu dëmi është disa milion dollarë! Këtu kemi fitime me dëmtim të ekonomisë dhe të interesave të shtetit! Këtu kemi bashkëpunim të pushtetit me subjektet që përfitojnë në rrugë joligjore në kurriz të ekonomisë tonë dhe popullit! A nuk është këtu mafija. Natyrisht që nuk mund të paragjykohet shqiptari që bleu konçesionin. A do të shfrytëzojë çka ka mbetur e do iki dhe ai duke e varrosur perfundimisht minieren. A do zhvillojë ai programe zbulimi rezervash dhe programe për hapjen e thellësisë. A do vërë ai në punë uzinën e Burrelit. A do shtojë pagat e punonjësve e ti sjellë ato në nivlel të krahasueshëm me vendet që kemi pranë. Po për kushtet e punës që janë aq diskriminuse për mintorët çdo behet.

    Koha
    Koha do flasë për të. Unë nuk mund të flas, vetëm të shpresoj më mbetet. Këtu vetëm mund të them se njerzit e Bulqizës nga kromi nuk po përfitojnë çka duhet të përfitojnë. Mund të them se në Bulqizë njerëzit punojnë me kromin, sakrifikohen për kromin, jetojnë me kromin ditë për ditë në një luftë raskapitëse, e ndershme e ndonjërast jo ligjore, por sidoqoftë e ashpër deri në flijim. Në Bulqizë nuk ka shtëpi mafia! Mafia është e lidhur me kromin sepse kromi është një mall që sjell fitime të mëdha. Dhe mafia nuk është thjesht një kriminel i lidhur me ca kriminelë të tjerë që bën ligjin në mal. Mafia është ajo që gllabëron në mes të detit miliona dollarë, ajo që merr konçesionin edhe, kur nuk bën punimet, nuk paguan gjoba por ikën pa i hyrë gjëmb në këmbë, ajo që nuk paguan asnjë cent qera për miliona dollarë punime mierare, ndërtesa, fabrika, makineri etj. që merr në përdorim, ajo që shet askione konçesioni si ti kish mallin e vet, etj. Krimi i lidhur me pushtetin është mafia. Dhe pushteti nuk është një hije si në filmat italianë që trajtojntë këtë temë. Ai është person që ndryshon e shkel ligjet. Ai ka një numur llogarie diku larg në një bankë të huaj. Ai njeh në detaje skema e rrugë ku lëviz kromi dhe paraja që vjen nga kromi. Ai nuk e le paranë të vejë tek ata që e prodhojnë por e mban në mes të oqeanit apo në sirtarët e pushtetit dhe mafies. Ai nuk flë kurrë në Bulqizë e ndoshta nuk vete atje asnjëherë. Drama e hidhur që po luhet për kromin për vite e vite me radhë, rëndon në shpinë të minatorëve që marrin pension dy herë më pak se asistenca që jep Greqia për minoritarët e saj në Shqipëri. Drama e hidhur që po luhet për kromin për vite e vite me radhë, rëndon në shpinë të minatorëve që marrin pagë për punën e tyre të rëndë dicka më shumë se ajo asistencë.

    Martin Cukalla

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •