Inteligjenca e NATO-s: Mbështesim shërbimin informativ shqiptar
Kryeministri Berisha priti delegacionin e Inteligjencës së NATO-s
Kryeministri Berisha priti dje pasdite në një takim, një delegacion të drejtuesve të shërbimeve ushtarake të Inteligjencës së NATO-s, përkatësisht zotërinjtë Fhlip L. Ritcheson, Drejtor i Divizionit të Inteligjencës në NATO HQ, Bruksel dhe njëkohësisht Kryetar i Komitetit Ushtarak të Inteligjencës së NATO-s, Admiralin Norman. R Hyes, Drejtor i Zbulimit Ushtarak të Komandës Amerikane për Evropën, si dhe Admiralin në pension David Ellison, President i Universitetit Kombëtar të Inteligjencës, SHBA, të cilët ndodhen për një vizitë të shkurtër në Shqipëri. Në takim merrte pjesë edhe drejtori i SHIU-t, zoti kolonel Ylli Zyla.
Berisha e falënderoi delegacionin për bashkëpunimin dhe për mbështetjen që institucionet që ata përfaqësojnë i kanë dhënë Shqipërisë dhe shërbimeve informative të saj, në veçanti për sa i përket bashkëpunimit të shërbimeve të inteligjencës në kuadër të pjesëmarrjes së trupave shqiptare në misionet e NATO-s dhe ISAF në Afganistan.
Nga ana e tyre përfaqësuesit e NATO-s e falënderuan kryeministrin Berisha për pritjen e ngrohtë dhe miqësore dhe e siguruan atë se institucionet që ata përfaqësojnë, do të vijojë të bashkëpunojnë ngushtësisht dhe do të mbështesin Shqipërinë dhe shërbimet e saj informative, në veçanti SHIU-n në të gjitha aspektet e marrëdhënieve të shkëlqyera të bashkëpunimit që ka ndërtuar me këto agjenci gjatë kësaj periudhe, si për sa i përket shërbimit të informacionit, ashtu edhe në fusha të tjera që kanë të bëjnë me trajnimin.
Delegacioni i NaATO-s vlerësoi kontributin real dhe të rëndësishëm të Shqipërisë, në luftën kundër terrorizmit si dhe për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Afganistan dhe i shprehën mirënjohjen më të thellë të agjencive që ata përfaqësojnë dhe të SHBA-ve për këtë kontribut, por njëkohësisht edhe vlerësimin më të lartë për sakrificën e një prej efektivave të shkëlqyer të forcave speciale shqiptare, kapiten Feti Voglit.
Ata vlerësuan punën e shkëlqyer që njësitë e FA-ve shqiptare po bëjnë në Afganistan dhe e siguruan Kryeministrin se agjencitë që ata përfaqësojnë janë plotësisht të angazhuara dhe do të vijojnë bashkëpunimin frytdhënës me SHIU-n shqiptar për tu ofruar udhëheqësve politike dhe vendimmarrësve ushtarakë, informacionin më të saktë dhe në kohën më të përshtatshme të mundshme për ti ndihmuar ata në detyrën dhe vendimmarrjet e tyre të rëndësishme, në mënyrë që misioni në ndihmë të Afganistanit dhe popullit mik të shumëvuajtur të këtij vendi të kurorëzohet me sukses. BS
Krijoni Kontakt