Paska kohe qe debatojne keta te tre por nuk i kam ndjekur..
kush do le te na i sjelle krejt cka keta kan thene.. qe te kuptojme thelbin e muhabeteve..
Tema
--
Njė sqarim pėr zotin Mėrgim Korēa dhe pėr shokėt e tij
Nga Kristo Frashėri
Ndonėse me vonesė, zoti Mėrgim Korēa ndėrhyn nė pamfletin qė unė i drejtohesha zonjės Ledi Shamku, alias Enkelejda Shkreli, nė lidhje me njė shkrim tė saj mbi Formulėn e Pagėzimit. Nė atė pamflet, unė e pėrmenda Mėrgim Korēėn, vetėm se zonja Ledi Shamku sillte si argument njė pohim tė tij. Madje, siē po kuptohet, zonja Ledi Shamku kishte sjellė njė citat tė shkėputur nga njė artikull i Mėrgim Korēės, sikur unė, Kristo Frashėri, paskam rėnduar nė dėnimin me vdekje qė gjykata i ka dhėnė Lef Nosit nė vitin 1945. Unė e pėrgėnjeshtroja kėtė pohim. Tani po del se Ledi Shamku e paska lexuar gabim Mėrgim Korēėn. Megjithatė, ai vazhdon ta besojė njoftimin qė jep zonja Ledi Shamku, se unė e paskam rėnduar nė gjyq fajin e Lef Nosit. Ėshtė pėr t’u habitur. Nė vend qė tė sulmojė kėtė falsifikatore, M. Korēa mė sulmon mua me njė arrogancė tė jashtėzakonshme nė njė shkrim tė botuar nė dy numra tė gazetės “TemA”. Ėshtė gjithashtu pėr t’u habitur se zonja Shamku, e cila arrin tė mė fyejė si njė “pėrbindėsh”, pėr Mėrgim Korēėn ėshtė njė zonjė me kulturė qytetare, kurse unė, Kristo Frashėri, meqenėse i vė nė dukje se nuk e lexon drejt Formulėn e Pagėzimit, qenkam njeri pa kulturė, arrogant, historian komunist e me radhė. Jemi mėsuar tė dėgjojmė ēudira tė tilla. Por njė nga ēuditė mė tė mėdha ėshtė kėmbėngulja e M. Korēės se unė kam ndikuar nė dėnimin e rėndė tė Lef Nosit mė 1945. Lexuesi pret tė shohė se ku ai mbėshtetet pėr kėtė akuzė. Ju lutem, lexojeni me kujdes argumentin e M. Korēės. Ja ē’shkruan:
“Nė njė letėr drejtuar Nermin (Vlorės), si dhe Renzo Falaschi-t, kur vij te Kristo Frashėri shprehem: Lidhur me tė, njė kujtim personal i imi. (Fatkeqėsisht kėtė kujtim timin nuk kam mundur akoma ta bėj botėrisht tė njohur, sepse nuk kam ndeshur nė ndonjė person qė tė ma vėrtetojė… kur kanė kaluar jo pak, por 60 vite nga ngjarja)”. Pastaj vazhdon: “Dhjetėra vite tė shkuara, koh e ngjarje thuajse tė mbuluara nga tisi i harresės, ke parė qė thuajse pėr ironi tė fatit u zhvillua gjyqi, pėrgjatė tė cilit u dėnua me vdekje me pushkatim si kolaboracionist e tradhtar i atdheut, njė farė (sic!) Lef Nosi. Ndėrmjet dėshmitarėve tė akuzės ishte dhe njė djalosh i zjarrtė, i cili vetėm vrer i shtoi kupės tashmė plot e pėrplot me akuza tė pavėrteta kundėr tė shkretit tė hamendėsuarit fajtor. Dhe a mundeni ju tė kuturisni e ta gjeni se kush kishte qenė ky bukėshkalė (sic!)? Asnjeri tjetėr veēse ky dijetar i sotėm i shkencave historike, Kristo Frashėri! Megjithatė, mos u shtendosni, miqt e mi tė dashur. Ka edhe mė. Mbajuni tani fort mbas mbėshtetėseve tė kolltukėve tuaj, nėse tė vėrtetėn ta dėgjoni do tė dėshironi: ndėrsa profesori i ardhshėm po dėshmonte, u dėgjua njė zė femre nga radhėt e publikut qė bėrtiti: ‘Shokė tė trupit gjykues, mos i kushtoni vėmendje gėnjeshtrave tė thėna nga im bir. Ai ėshtė njė shpėrbetar (dėshmues i rremė - shėnim i M. K.)…” M. Korēa e mbyll kėtė ēėshtje me kėto fjalė: “Ndonėse ky fakt asokohe diskutohej nė familjet tona tė pėrndjekura nga regjimi, unė e kam shtruar dyshimin tim se koha shumė e gjatė e kaluar, si edhe mosgjetja e ndonjė personi qė ta mbante mend tė njėjtin fakt, mė ndrydh dhe mė bėn tė stepem ta quaj fakt historik e nė vazhdim ta trajtoja siē i takon. Shtoj se, nėse zoti Kristo Frashėri ėshtė i bindur se pohimi im nuk i pėrgjigjet sė vėrtetės historike dhe sjell fakte duke zbardhur protokollin gjyqėsor tė Lef Nosit tė ndjerė, sinqerisht do t’i kėrkoja ndjesė”. (“TemA”, po aty, f. 12).
Sikurse shihet, zoti Mėrgim Korēa ka gjashtėdhjetė e ca vjet qė pėrpiqet tė gjejė dėshmi tė sigurta qė ta vėrtetojnė kėtė fakt dhe qė ende nuk ka gjetur. Unė i them jo gjashtėdhjetė, por gjashtėqind e ca vjet tė vazhdojė tė kėrkojė nuk ka pėr tė gjetur as shenjėn mė tė vogėl se Kristo Frashėri paska bėrė njė deponim tė tillė, madje as dėshminė se ka qenė i pranishėm nė atė proces gjyqėsor. Si rrjedhim, as nuk kam pse tė lodhem pėr tė kėrkuar argumente qė tė hedh poshtė shpifje kaq banale qė vetėm nga goja e njė rrugaēi mund tė dalin. Unė, Kristo Frashėri, nuk kam dalė as si dėshmitar i akuzės, as si dėshmitar i mbrojtjes nė procesin gjyqėsor tė Lef Nosit. Nuk kam pranuar tė dal dėshmitar i akuzės as nė procesin gjyqėsor qė u zhvillua mė 1945 kundėr Seit Mates, pėrgjegjės pėr pushkatimin e vėllait tim mė 28 shkurt 1944, as pėr arrestimin prej tij tė prindėrve tė mi tė moshuar, nė kohėn kur pushkatohej biri i tyre. Tė njėjtin qėndrim ka mbajtur edhe nėna ime, e zhuritur nga pushkatimi i birit tė saj nė njė nga rrugėt e Tiranės. Madje, mund tė them se ajo ka marrė pjesė vetėm nė dy procese gjyqėsore, jo pėr tė rėnduar fajin, por pėr tė lehtėsuar akuzat qė u bėheshin dy qytetarėve, sipas saj tė tepruara. Si rrjedhim, nuk kam nevojė qė Mėrgim Korēa tė kėrkojė ndjesė. Si mė i moshuar, kam tė drejtė t’i jap njė kėshillė: tė mos ngutet, jo vetėm kur akuzon, por edhe kur shkruan, sepse nė artikullin qė ka botuar ai provon se nuk di as tė shkruajė.
Qė nuk di tė shkruajė, po e dėshmoj me logjikėn e mbrapshtė qė ai ka pėrdorur nė rreshtat e shkrimit tė tij. Tashmė dihet se midis parimeve juridike tė pėrdorura nga regjimi komunist dhe atyre tė pėrdorura nga regjimi demokratik ka, nė lidhje me proceset gjyqėsore, njė ndryshim jashtėzakonisht tė madh. Prokurorėt e shteteve demokratike, pėr ēdo padi qė i bėjnė qytetarit, numėrojnė faktet dhe parashtrojnė dėshmitė qė vėrtetojnė fajin. Trupi gjykues ėshtė i detyruar qė para se tė japė dėnimin tė dėgjojė tė pandehurin dhe tė administrojė faktet e parashtruara nga prokurori. Pėrkundrazi, prokurorėt e regjimeve komuniste formulojnė padinė ndaj tė pandehurit, kurse gjykata, nė vend qė tė administrojė provat e paraqitura nga prokurori, kėrkon nga i pandehuri qė ai tė sjellė prova pėr tė rrėzuar akuzat dhe tė provojė pafajėsinė e tij. Mėrgim Korēa pėr fatin e keq tė tij, ėshtė i ngėrthyer ende nga mentaliteti i procedurės juridike komuniste, pse jo dhe fashiste. Nė vend qė tė sjellė dėshmi se Kristo Frashėri paska folur nė gjyq kėshtu apo ashtu dhe dėshmi se e ėma paska pėrgėnjeshtruar tė birin pėrpara trupit gjykues - veē kėsaj meqenėse ai vetė pohon se nuk ka gjetur deri sot, pas 60 vjetė kėrkimesh, fakte qė tė vėrtetojnė fantazinė e tij, kėrkon qė fantazinė e tij ta vėrtetojė Kristo Frashėri. O Perėndi! Mos rri fshehur, por dil sheshit dhe mėshiroje kėtė mjeran, qė nuk di se ēfarė shkruan dhe lundron ende nė mentalitetin e sė drejtės procedurale komuniste apo fashiste.
Besoj se ēdo lexues ėshtė nė gjendje tė shohė se nė shkrimin e tij tė gjatė nuk sheh asnjė dokument tė shkruar, qė tė vėrtetojė pohimet e kėtij mjerani. Pėrsėris, asnjė dokument, por vetėm pohime se filani qė ka vdekur i paska thėnė kėshtu, se filania, e cila nuk jeton mė, i paska thėnė ashtu, se fistėku tė cilin nuk kemi mundėsi tė pyesim, paska thėnė kėshtu ose ashtu. Ai mjerani kujton se lexuesi mund tė bindet me broēkulla qė ai thotė pėr Mustafa Krujėn, pale pastaj pėr Xhevat Korēėn. Kulmi i pjellave tė imagjinatės arrin, kur trajton ballafaqimin midis Kadri Hazbiut dhe Xhevat Korēės nė burgun e Burrelit. Nė kėtė ballafaqim nuk del tė ketė qenė i pranishėm ndonjė dėshmitar. Nuk del qė tė jetė regjistruar ndonjė akt apo procesverbal. As nuk na njofton se kush ia ka thėnė atij bisedėn midis Kadri Hazbiut dhe Xhevat Korēės. Shikoni se ē’shkruan: “Dėgjomė me vėmendje o Kadri Hazbi, - i paska thėnė Xhevat Korēa Kadriut nė prill tė vitit 1945. - Qė nga ēasti qė unė vendosa tė vdes nė grevė urie, unė nuk jam mė mes jush, mes tokėsorėve. Enver Hoxha, e di si mė duket qė nga lart, i vogėl sa njė mizė. Po ti dije se Enveri yt do tė ta hajė kokėn ty!” (“TemA”, 9 korrik 2009, f. 15). Kėto i paska thėnė Xhevat Korēa nė mars apo nė prill tė vitit 1945, kur Enver Hoxha ende nuk ishte bėrė diktator (!)
Nuk do tė zgjatem me pėrrallat e shumta qė ai u tregon lexuesve pėr tė provuar se ėshtė historian i mirėfilltė dhe jo si ne, historianėt fatkėqij, qė pėrpiqemi tė sjellim dėshmi dokumentare dhe referenca burimore pėr ēdo fakt historik qė pėrmendim. Shikoni se mbi ē’baza dokumentare jep gjykime mbi Kristo Frashėrin.
***
Le t’i lėmė mėnjanė sulmet personale dhe le tė pėrqendrohemi rreth thelbit tė ēėshtjes, pėr tė cilėn ia vlen tė diskutohet. Ėshtė fjala pėr qėndrimin qė duhet tė mbajnė historianėt ndaj “kolaboracionistėve” shqiptarė, tė cilėt gjatė Luftės sė Dytė Botėrore bashkėpunuan me okupatorėt fashistė italianė e gjermanė.
Synimi i M. Korēės nė apologjinė qė i bėn Mustafa Krujės dhe babait tė tij, Xhevat Korēės, ėshtė i qartė: tė vėrtetojė se kolaboracionistėt e okupatorėve fashistė italianė dhe tė nazistėve gjermanė, nuk kanė qenė “kolaboracionistė” nė kuptimin e keq tė fjalės, pra nuk kanė qenė, siē janė cilėsuar nė vitet e regjimit komunist, tradhtarė, por patriotė e shkuar patriotėve, patriotė nė mos me shtatė, tė paktėn me pesė yje. Natyrisht, pasi tė ēimentojnė kėtė platformė ogurzezė, pėrpiqen tė hedhin hapin e mėtejshėm, - hapin madhor pėr tė vėrtetuar se tradhtarė nuk ishin “kolaboracionistėt” e kallėpit tė Mustafa Krujės apo Xhevat Korēės, por ata qė rrėmbyen armėt pėr tė ēliruar vendin nga mortaja fashiste. Pra, tradhtarė ishin partizanėt, sidomos ata mijėra dėshmorė, tė cilėt deri tani kanė kujtuar se dhanė jetėn pėr lirinė dhe pėr pavarėsinė e atdheut, kurse tani, sipas logjikės perverse tė M. Korēės dhe tė shokėve tė tij, duhen dėnuar, sepse kanė luftuar kundėr patriotėve tė vyer tė asaj toke.
Nė kėtė llogore ideologjike, Mėrgim Korēa nuk ėshtė vetėm. Janė disa, natyrisht jo tė gjithė, nga bijtė e atyre qė u dėnuan me vdekje si kolaboracionistė nga gjyqet e ngritura pas Luftės sė Dytė Botėrore. Unė e kuptoj dhimbjen qė ata kanė pėr dėnimin dhe ca mė keq, pushkatimin e prindėrve tė tyre. Sinqerisht pohoj se, shpirtėrisht e kam kuptuar dhimbjen e tyre. Gjithashtu pohoj sinqerisht se, pėr shumė prej tyre kam menduar se dėnimet qė u kanė dhėnė gjyqet kanė qenė tepėr tė rėnda. Por, nė asnjė mėnyrė nuk pajtohem me pikėpamjen e atyre qė mendojnė se me pėrmbysjen e regjimeve komuniste triumfuan regjimet fashiste. Me pėrmbysjen e regjimeve komuniste triumfuan, jo regjimet fashiste, por parimet e lirive demokratike, e ligjeve humane, e shtetit tė sė drejtės, e mendimit tė lirė, e pronės private, e lėvizjes pa pengesa, e zgjedhjeve tė lira e kėshtu me radhė. Mėrgim Korēa dhe shokėt e tij kujtuan se tani qė u pėrmbys regjimi komunist nė Shqipėri, o burra tė rehabilitojmė fashistėt, tradhtarėt, gjakatarėt, spiunėt e fashizmit. Pikėrisht mbi kėtė bazė ideologjike ėshtė frymėzuar M. Korēa, i cili kėrkon tė na mbushė mendjen se i ati i tij, i cili i shėrbeu okupatorit fashist si pjesėtar i qeverisė kolaboracioniste, nuk ka kryer turp, por njė vepėr patriotike tė shkallės mė tė lartė. Meqenėse nuk ka fakte apo argumente qė tė na bindė, rreshton broēkulla kafenesh, se nė njė mbledhje Xhevat Korēa paska thėnė kėshtu, nė njė mbledhje tjetėr paska thėnė ashtu, kėshilltarit fashist i paska vėnė kufirin te thana, Loruso Atomės i paska dhėnė pėrgjigje dinjitoze, e kėshtu broēkulla e broēkulla pa mbarim. Nuk harron pastaj tė rreshtojė veprat e mėdha patriotike qė ka kryer gjatė jetės sė tij - se kur ka qenė i ri, ka marrė pjesė nė ēetat patriotike tė Themistokli Germenjit, se kur ka qenė nė mėrgim, ka jetuar si njė fukara pėr t’u mishėruar, se mė 7 prill i paska ofruar Zogut gatishmėrinė e tij pėr tė dhėnė jetėn pėr mbrojtjen e atdheut, e tė tjera e tė tjera vepra tė lavdėrueshme, pėr tė cilat nuk sjell as edhe njė dėshmi dhe tė cilat ne, historianėt, i dėgjojmė pėr tė parėn herė. Megjithatė, ne po i pranojmė si tė vėrteta kėto broēkulla qė ai sjell pėr tė kaluarėn e largėt tė Xhevat Korēės. I ati i tij, Xhevat Korēa, ėshtė dėnuar jo pėr tė kaluarėn e tij tė largėt, por si kolaboracionist, si anėtar i qeverisė kolaboracioniste tė kryesuar nga Mustafa Kruja, nė shėrbim tė okupatorit fashist italian. Kaq! Natyrisht, bashkėpunimi i Xhevat Korēės me Italinė fashiste nuk ka krahasim me bashkėpunimin e Ahmet Zogut me Italinė fashiste, as me bashkėpunimin e Enver Hoxhės me Jugosllavinė titiste, siē kėrkon tė na mbushė mendjen M. Korēa, mbasi as Italia, as Jugosllavia nuk e kishin pushtuar Shqipėrinė as nė kohėn e Zogut, as nė kohėn e Enver Hoxhės. Pėrkundrazi, nė kohėn e Mustafa Krujės dhe tė Xhevat Korēės, tė Hasan Dostit dhe tė Mark Gjonmarkaj, Shqipėria ishte e pushtuar ushtarakisht nga Italia fashiste, e kishte humbur statusin e saj si njė shtet sovran i pavarur, ishte fshirė pra nga harta e shteteve tė lira tė Evropės. Pėr mė tepėr, qeveria kolaboracioniste e Mustafa Krujės dhe e Xhevat Korēės ishte rreshtuar nė bllokun e agresorėve gjermano-italo-japonezė dhe, pėr tė freskuar memorien e Mėrgim Korēės, qeveria kolaboracioniste e Mustafa Krujės dhe e Xhevat Korēės ishte nė gjendje lufte me kampin e madh antifashist anglo-sovjeto-amerikan. Bota ishte pra e ndarė nė dy kampe, nga tė cilat, njėri - kampi fashist, pėrfaqėsonte agresionin, robėrinė, errėsirėn, krimin, mohimin e lirisė sė popujve - tjetri, kampi antifashist, pavarėsisht se nė tė bėnte pjesė edhe Bashkimi Sovjetik, pėrfaqėsonte pėr atė kohė ēlirimin, demokracinė, shtetin e sė drejtės, lirinė e mendimit, tė lėvizjes etj. Historiani nė punėn e vet duhet tė mbėshtetet nė parimin e njohur e tė pranuar universalisht se aktorėt dhe faktorėt politikė duhen gjykuar sipas situatės ku ato kanė ndodhur dhe jo sipas ligjeve apo koncepteve tė kohėve tė mėvonshme. Nė momentin historik tė Luftės sė Dytė Botėrore, ku luhej fati i njerėzimit, vendimtar ishte pozicioni politik i qeverive dhe jo fjalėt episodike qė mund tė ketė thėnė njė ministėr nė ambiente tė mbyllura, si ato qė na pėrmend Mėrgim Korēa pėr tė atin e tij, tė cilat, pėr mė tepėr nuk dimė, nėse janė ose jo tė vėrteta. Zoti M. Korēa nuk duhet tė harrojė se gjatė kohės qė ishte nė pushtet qeveria e Mustafa Krujės, djem tė rinj qė kanė mbajtur anėn e kampit tė madh antifashist, janė varur dhe pushkatuar, janė burgosur dhe internuar, janė plaēkitur dhe djegur fshatra, etj.. etj., krime qė nuk mund tė fshihen. Mėrgim Korēa le t’i lėrė mėnjanė fjalėt me tinguj patriotikė qė gjoja i ati i tij paska thėnė poshtė e pėrpjetė dhe le tė na thotė nėpėrmjet procesverbaleve ē’qėndrim mbajti Xhevat Korēa, kur u parashtrua pėr ekzekutim dėnimi me vdekje i Hamit Shijakut, Hamdi Mėzezit, Nikolla Tupes etj., etj. Nėse nuk ishte dakord me dėnimin e tyre me varje, pėrse nuk kundėrshtoi, madje pėrse nuk dha dorėheqjen? Si shpjegohet fakti qė edhe sot e kėsaj dite shqiptarėt nė pėrgjithėsi pėrulen me respekt para Qemal Stafės, Jordan Misjes, Perlat Rexhepit, tė cilėt dhanė jetėn nė luftė me milicėt fashistė tė Mustafa Krujės dhe tė Xhevat Korēės, tė Hasan Dostit dhe tė Mark Gjonmarkajt? Apo mos vallė ai kėrkon qė nė vend tė kėtyre heronjve tė pėrjetshėm, t’u ngremė monument agjentėve tė fashizmit, pra edhe Xhevat Korēės dhe Mustafa Krujės?
Pėr tė na sqaruar se ē’ėshtė historia dhe se si shkruhet historia, M. Korēa na sjell ca citate tė shkėputura, tė cilat besoj se as ai vetė nuk i kupton. Me anėn e tyre kėrkon t’u prishė mendjen lexuesve, pėr tė treguar se kemi para nesh njė njeri me kulturė. Na sjell njė citat edhe nga W. Churchill. Do tė bėnte mirė qė nga W. Churchill tė na sillte paralajmėrimin qė ai u bėnte kolaboracionistėve, tė cilėt i quante “ēakej” tė okupatorėve nazifashistė, se do tė jepnin llogari nė fund tė luftės pėr bashkėpunimin e tyre me ta. Ja, kėto janė materiale qė vė nė peshore historiani dhe jo ato qė ndodhėn pas Luftės sė Dytė Botėrore. Se ēfarė ndodhi pas Luftės sė Dytė Botėrore ėshtė njė kapitull tjetėr.
Veē kėsaj, nuk duhet harruar se kolaboracionistėt e okupatorėve nazifashistė nuk u dėnuan vetėm nė Shqipėri. Ata u dėnuan diku me mė tepėr dhe diku me mė pak ashpėrsi nė tė gjithė Evropėn e pushtuar nga ushtritė nazifashiste gjermane dhe italiane. Do tė sjell si shembull vetėm Francėn, tė ashtuquajturėn Francė tė Vichy-sė. Udhėheqėsit e saj u dėnuan nga Franca jokomuniste, por demokratike, sepse nėnshkruan armėpushim me Gjermaninė hitleriane, ndonėse shpėtuan njė pjesė tė Francės (Franca e Vichy-sė) nga pushtimi ushtarak hitlerian. Megjithatė, ata u akuzuan si kolaboracionistė tė Gjermanisė hitleriane. Mos harrojmė se nė krye tė Francės tė Vichy-sė ishte njė hero i Francės dhe jo njė agjent fashist si Mustafa Kruja. Nė krye tė Francės sė Vichy-sė ishte mareshali Petain, i cili ishte shpallur Hero pėr rezistencėn madhėshtore qė ai u kishte bėrė ushtrive gjermane gjatė Luftės sė Parė Botėrore. Megjithatė, argumentin qė ai solli para gjyqit se kishte shpėtuar njė pjesė tė Francės nga dhuna e pėrditshme hitleriane, Gjykata e Lartė frėnge e ngritur pas luftės, e dėnoi me vdekje Heroin e dikurshėm 92-vjeēar pėr tradhti tė lartė ndaj atdheut. Natyrisht, duke marrė parasysh moshėn tepėr tė thyer tė mareshalit, presidenti i Francės, Ch. De Gaulle, e ktheu dėnimin me vdekje nė burgim tė pėrjetshėm. Pėr kryeministrin kolaboracionist tė Francės, Pierr Laval, nuk pati asnjė lehtėsim. Ai u dėnua me vdekje dhe u pushkatua. Me sa dimė ne, askush deri sot nė Francė nuk kėrkon tė rehabilitojė kolaboracionistėt e Francės, tė dėnuar nga gjyqet e Pasluftės. Vetėm te ne, Mėrgim Korēa dhe shokėt e tij, nė vend qė tė turpėrohen pėr veprat e prindėrve tė tyre, kėrkojnė t’i ngrenė nė piedestalin e heronjve dhe tė patriotėve, kurse heronjtė dhe patriotėt e vėrtetė duan t’u vėnė njollėn e kolaboracionistėve dhe tė tradhtarėve.
Megjithatė, nė shumė raste personalitetet historike kanė njė veprimtari komplekse. Kanė nė politikė momente me bilanc pune pozitive, por edhe momente me bilanc pune negative. Veē kėsaj, ka personalitete politike, qė kanė njė veprimtari edhe nė fusha tė ndryshme tė shkencave, si p.sh., nė fushėn e gjuhėsisė, historisė, letėrsisė, etnografisė etj. Ka gjithashtu raste, kur njė personalitet ka njolla nė fushėn politike, por kapital tė vyer nė fushat e shkencave. Tė japėsh vlerėsime pėr ta, nuk ėshtė punė e lehtė. Nė kėto raste nuk ka receta tė prera. Nė ēdo rast bėhet analizė objektive historike.
Njė nga personalitetet historike tė Shqipėrisė tė shekullit XX me veprimtari tepėr komplekse dhe tepėr tė ndėrlikuar ėshtė padyshim Mustafa Kruja. Pėr tė do tė flasim hollėsisht nė njė shkrim tjetėr.
--
--
Engjėlli “Kristo” dhe Satanįi i vonuar
Nga Mėrgim Korēa
Dėgjomė o profesor Kristo, kam lexuar shumė shkrime prej teje, po si ky i fundit, ku e ke sqaruar Mėrgim Korēėn, si edhe shokėt e tij, nuk kisha par’e as dėgjuar! Mė tė lumtė penda, ose mė saktė ... ajo mendje e ndritur q’e drejtoi pendėn tėnde! Po, po, ai truri yt i veēant’e i betontė pa ashtu, si i thoni ju, cir-con-volu-cio-ne mbase, por beton i sheshtė safķ!
Tek e lexoja shkrimin tėnd, tė pėrfytyroja ashtu siē je, babaxhan, me atė fytyrė prej engjėlli edhe atė buzėqeshjen tėnde tė sinqertė thuajse prej tė mituri, tek e gozhdoje Mėrgim Korēėn qė pas gjashtėdhjetė vitesh akoma nuk e ka gjetur njė dėshmitar rreth mallkimit qė tė paska bėrė jot’ėmė! E di, e di se ē’do tė mė thuash ... se u lėkunde shumė, derisa e vure kėtė pohim, se mbase i vete mendja njeriu e thotė ... “po ē’ne qė 60 vite tė shkuara z. Mėrgim Korēa tė jetė interesuar tė gjejė bashkėdėshmitarė tė asaj ndodhķje ... ai tani, vitet e fundit, qėkur ta shikon fytyrėn tėnde tė sinqertė e bindėse nė intervista televizive qė shikohen edhe nė ShBA, ka filluar edhe interesohet pėr atė ngjarje!” Besomė mua, o profesor, asnjėrit nuk i vete mėndja kėsisoj, kushdo ty tė beson. Ti i imponohesh cilitdo!
Mjaft tė shikosh se si ti, me njė mjeshtėrķ tė veēantė, duke i thėnė botės se z. Mėrgim Korēa nuk sjell asnjė fakt lidhur me Gjyqin Special, jo qė e bind lexuesin, por duke i bėrė edhe njė paraqitje elegante e mbushur me sofizma lidhur me krahasimin mes procedurave juridike komuniste dhe atyre demokratike, jo qė e nxjerr M. Korēėn tė mbarsur me mentalitetin e procedurės komuniste akoma sot, nė njė kohė qė lexuesi ty automatikisht tė radhit me pararojėn demokrate! Ja, kjo ėshtė mjeshtėria jote e pashembullt! Tė lumtė! Ku ke tė drejtė, e ke. Unė nė fakt u entuziazmova edhe tek lexoja kur e vije me shpatulla pas muri atė kėlysh kolaboracionisti e tradhtari, tek ia pėrplas dyshimin rreth broēkullave qė i paska pas thėnė i ati Kadri Hazbiut: “Kėto i paska thėnė Xhevat Korēa nė mars apo nė prill tė vitit 1945 Kadriut, kur Enver Hoxha ende nuk ishte bėrė diktator (!)... As nuk na njofton se kush ia ka thėnė atij bisedėn midis Kadri Hazbiut dhe Xhevat Korēės.” Mirėpo, kur e lexova sė dyti, tamam qė u tėrbova, e ti e di se ē’do tė thotė inat Satanįi! Po si e bėre kėtė gafė more profesor i nderuar? Takimi me Kadri Hazbinė qé ditėt e para tė grevės sė urisė sė Xhevat Korēės, (e ajo nuk ish si grevat qė bėjnė tani nė Shqipėri), qė pėrfundoi me vdekjen e tij. E ajo daton nė vitin 1959 more i uruar Kristo! Le qė ai i kishte cilėsuar edhe ata q’e dėshmuan bisedėn. Ktheju e lexoje shkrimin e M. Korēės! Nuk tė lejohet ty tė gabosh kėsisoj, pikėrisht ti qė di tė shfytyrosh faktet thuajse si unė vetė! Lėre, nuk duhej kurrsesi ta kishe bėrė atė gafė. E kupton ti qė edhe vetė procesverbali i gjyqit, ata dėshmitarėt, (qė ti i quan tė vdekur, i sjell tė gjallė), sot! Pa le ai dokumenti i gjeneral Dalmazzo-s qė M. Korēa ta tregon edhe pozicionin nė arkiv. Kėtu ke shkarė ti edhe unė bashkė me ty.
Qė ta mėsosh se unė nuk rrėmbehem, po tė tregoj nga ana tjetėr se sa jam entuziazmuar tek e thua troē, kur i drejtohesh M. Korēės “... ē’qėndrim mbajti Xhevat Korēa, kur u parashtrua pėr ekzekutim dėnimi me vdekje i Hamit Shijakut, Hamdi Mėzezit, Nikolla Tupes etj., etj. ... Nėse nuk ishte dakord me dėnimin e tyre me varje, pėrse nuk kundėrshtoi, madje pėrse nuk dha dorėheqjen? ... Q. Stafa, J. Misja, P. Rexhepi dhanė jetėn nė luftė me milicėt fashistė tė Mustafa Krujės dhe tė Xhevat Korēės, tė Hasan Dostit dhe tė Mark Gjonmarkajt”. Ta them sinqerisht, je madhėshtor! Im bir tė kishe qenė, nuk do tė manovroje mė djallėzisht! Doemos, mua nuk ma hedh dot, por unė tė vlerėsoj nė djallėzinė tėnde, tė cilėn e kuptoj dhe e njoh si xhepat e mi! Shiko pse tė vlerėsoj, o mendje e ndritur djallėzore. Mustafa Kruja, Xhevat Korēa, si edhe Mark Gjonmarkaj nuk e dhanė dorėheqjen, (ndonėse, tė thuash tė vėrtetėn, vendimet gjyqėsore nuk kalojnė nė qeveri, po kjo as i vete njeriu nė mendje, kur ka tė bėjė me pohim tėndin qė imponohesh me autoritetin tėnd shkencor). E me qė u konformuan me atė vendim, ti automatikisht u vendos vulėn si kolaboracionistė tradhtarė! Bukur fort. Ngelet problemi i Hasan Dostit edhe Jup Kazazit. Jupin ti e kalon pa e zėnė nė gojė. Tamam mjeshtrķ nga ana e jote. Mirėpo Hasan Dosti me gjithė Jup Kazazin, qė tė dy ministra nė qeverinė Kruja, e dhanė dorėheqjen. E kėtu rritet nė kulm sėrishmi mjeshtėria e jote, se kėtė fakt kush e di? E di ti me shokėt historianė, po ju, jo qė e kini lėnė nė harresė e nuk e kini zėnė nė gojė nė asnjėrin prej teksteve historike tė hartuara nga ju, por Hasan Dostit edhe Jup Kazazit qė atėherė ia kini vėnė vulėn e tradhtisė e doemos edhe sot e kėsaj dite ti njė vulė edhe Hasanin dėng nė thes me M. Krujėn, Xh. Korēėn edhe Mark Gjonmarkajn! Po pėr Jup Kazazin i vete njeriu mendja tė pyesė se ē’u bė? Asnjeriu, ndonėse ti e di se partia ku militoje edhe ti, plumbin ballit ia dha Jupit, ndonėse e dha dorėheqjen me Hasan Dostin nė shenjė proteste! Je i madh Kristo! Shkurt fjala, je historian djallėzor i madh!
Sa i takon gjyqeve ku ka dėshmuar jot’ėmė, prapė ke shkarė. Zbardhi. M. Korēės i thua se nuk ka sjellė fakte, (kur ai ka sjellė), pėr gjyqin Special, kurse ti vetėm njė pohim tė pėrgjithshėm ... e hidhesh matanė.
Ta mbyllim edhe kėtė vlerėsim timin tė sotėm, o profesor, duke tė tė treguar njė sekret timin, sekret tė thellė. E di se cila qe pika q’e mbushi kupėn qė tė tė vija gishtin ty si tė pėrzgjedhurin tim? Ja ai, ai Mėrgim Korēa. Po, po, se qe ai rrugaē*, siē e quan ti me plot edukatė familjare, intelektuale, si edhe formacion etike shoqėrore qė, pavarėsisht se ti ia veshe dyshimin lexuesve, se ai nuk ka sjellė, jo fakte, por asnjė fakt ndaj atyre qė thotė pėr tė tė kundėrshtuar ty, por un’e lexova me vėmendje se ē’ka pohuar e ndritura mendja jote nė faqen 240 tė librit “Historia e Shqipėrisė” (botim i vitit 1984): “Lėvizja kundra fesė ishte njė lėvizje qė pėr nga karakteri, pėrpjesėtimet dhe rezultatet konkrete nuk e ka njohur historia botėrore ... Fetė nė vendin tonė e kanė pas lidhur fatin e tyre me atė tė pushtuesve tė huaj ... Feja dhe shėrbėtorėt e saj dolėn para gjyqit tė historisė e tė popullit”. Ja, ai rrugaēi e bir tradhtari qé qė e solli punėn ta pėrqendroja mendjen te ti si tė pėrzgjedhurin (beniamin) timin! Pa le kur lexova atė tjetrėn se ē’ke shkruar ti, e zezė mbi tė bardhė, nė faqen 174: “Me formimin e PKSh populli ynė kishte, pėr herė tė parė nė historinė e tij, njė udhėheqje besnike e tė sigurt tė luftonte deri nė fund pėr mbrojtjen e interesave tė tij”. Ose nė faqe 197: “PKSh i siguroi popullit aleatė tė shumtė e tė fuqishėm. Ajo e edukoi popullin shqiptar me frymėn e internacionalizmit proletar, tė miqėsisė e tė vėllazėrimit me tė gjithė popujt e nė radhė tė parė me popullin sovjetik”. ... “Gjatė vitit 1946 u zbuluan komplotet e grupeve tė fshehta politike tė organizuara nga misionet angleze dhe amerikane. Qėllimi i tyre ishte pėrmbysja e pushtetit popullor me ndihmėn e ndėrhyrjes ushtarake anglo-amerikane ... Siē vėrtetoi gjyqi i deputetėve fijet e komplotit tė tyre ēonin gjithashtu te misionet anglo-amerikane”.
Tashti doemos tė lind e drejta ty, o profesor shum’i nderuar, tė mė pyesėsh se si me kaq pak informacion e informacion tė marrė nga njė rrugaē, qė ti gjithė etiket’e mirėsjellje e ke cilėsuar M. Korēėn, unė nxjerr pėrfundime tė themelta sa pėr tė marr’edhe njė vendim me kaq rėndėsi pėr mua, si edhe sektorin qė drejtoj. Po, miku im i dashur, por duhet tė dish se unė e kam edhe njė vetķ qė pakkush e ka, atė tė nxjerrjes sė pėrfundimeve me bashkėshoqėrim informacionesh, (ndonėse edhe ti, mos kujto se je mė pak djallėzor se unė, kur kapesh pas maja degėsh e veē kur bėn pėrgjithėsime tė gėnjeshtėrta e bombastike). Shiko si e kam nxjerrė unė pėrfundimin se ti, me karakterin tėnd, je tipi aktualisht mė i pėrshtatshėm ta kesh nderin tė jesh i pėrzgjedhuri im. Gjatė gjithė periudhės sė diktaturės, me njė 250 lekėsh, e shpėtove veten nga terrori komunist i Enver Hoxhės. Mos ma moho, sė paku mua, se e kam intervistėn, kur e ke pohuar se me tė, (250 lekėshin), bleve njė “tutius”, me tė cilin e kyēe gojėn. Dakord. Mund ta dinė edhe tė tjerė kėtė gjė po ... nuk u bėn pėrshtypje, se edhe ata e patėn kyēur gojėn. Po ēfarė tjetėr shoh unė te qėndrimi yt, i cili ta jep tė drejtėn me plot gojėn qė tė shkėlqesh e tė shquhesh nė syt’e mi prej Satanįi e qė tė tjerėt nuk e shquajnė dot? Ti nga njėra anė ia vure kyēin gojės, por nga ana tjetėr shkrove e shkrove, (ato qė ai rrugaēi e bir tradhtari, Mėrgim Korēa, i quan fakte, kurse ti me plot tė drejtė thua se ai nuk paraqit asnjė fakt), e kėsisoj unė te ti vlerėsoj tri cilėsi tuajat themelore:
1- E mbylle gojėn me kyē “tutius” e nuk fole. Kjo tė dallon nga ata, tė cilėt flisnin e shanin e pastaj akuzoheshin pėr agjitacion e propagandė, apo jo? Cili ėsht’i fituari ?
2- Ti vėrtet je me njė karakter tė fortė, si p.sh., profesori i shquar Eqrem Ēabej me shokė, tė cilin e denonconte publikisht nė sesionin e parė tė Institutit tė Shkencave nė 26-29 janar 1952 Dhimitėr Shuteriqi “pėr mėnyrė apatriotike” nė studimet e tij edhe e thellonte Stefanaq Pollo “... ne duhet t’i luftojmė ata qė pa asnjė thėrrime patriotizmi pėrulen verbėrisht pėrpara t’ashtuquajturve autoritete tė gjuhėsisė borgjeze tė Perėndimit, edhe pas daljes nė dritė tė veprave tė Stalinit”. E mbas gjithė kėsaj furtune e tufani, prof. E. Ēabej, nė sesionin e shtatorit tė Institutit tė Shkencave del edhe ngul kėmbė: “Si do tė vėmė ne pėr bazė njėrin nga tė dy dialektet, kur nuk janė studiuar mirė as njėri, as tjetri?” Ti ē’bėre nė fushėn tėnde? Tutiusin gojės, pse i ēmendur ishe ti? Po rezultati praktik? Pavarėsisht lidhjeve familjare, ama u bėre edhe i pėrzgjedhur i udhėheqjes sė Institutit Historisė!
3- Kurse sot, me ato metoda tė mėsuara atėherė, teksa ai rrugaēi Mėrgim Korēa sjell fakte se si dėshmitarėt nė gjyqin e Xhevat Korēės hidhnin poshtė akuzat e kapterit akuzues dhe teneqexhiut marrės vendimesh e vetė Xhevat Korēa thosh se t’i gjenin njė frazė tė shkruar pro fashizmit ai pranonte dėnimin maksimal e pra me vdekje, ti nga njėra anė kėto fakte qė janė nė protokollin e gjykatės nė arkiva i hedh poshtė me njė bombė tymėse, se nuk ka mė dėshmitarė tė gjallė, e pra Mėrgim Korēa nuk ka fakte, edhe nga ana tjetėr, e kjo ėsht’edhe mė e rėndėsishmja, ia jep vetes tė drejtėn edhe sot ta ndikosh historinė qė ata tė mos i rehabilitojė, e gjithashtu edhe klerik’e priftėrinj tė pushkatuar, si edhe deputetėt e 1947-ės pas tyre!
Mė tė lumtė o profesor Kristo qė kolaboracionistėt me pushtuesit vazhdon dhe i dėnon! Ata tradhtarėt e Partisė, duke filluar qė nga Riza Dani, Shefqet Beja e Islam Radovicka, qė i luftuan kolaboracionistėt e u bėnė me partinė, prapė ke fuqi edhe i dėnon (siē e ke shkruar nė librin e historisė, qė ai rrugaēi i quan gjoja fakte). Vazhdon pastaj edhe me mė tė vonshmit “kolaboracionistė”, Koēi Xoxin, Bedri Spahiun e kė tė zė nė gojė mė parė. E nė fund? Edhe sot gjykatės! Ja, prandaj unė Satanįi, sinqerisht befasohem nga kėto vlera e virtyte qė ke e vazhdon t’i zhvillosh duke patur nė qendrėn e qendrės vėmendjes metodat e mia djallėzore!
E po ta them copė, profesor i dashur. Qė nė kėtė ēast Karonti e ka urdhrin qė me tė tė parė, tė tė kalojė n’anėn tjetėr tė Akerontit me rrugėn e hapur drejt qendrės sė Selisė Zjarrit tim! Edhe Cerberusi trikokėsh, kur tė tė shohė, do tė tė ledhatohet e tė t’i lėpijė kėmbėt, (nėn shembullin tėnd ndaj ish-eprorėve tuaj).
Vetėm njė gjė kije parasysh: sakėn se nė vijim, siē ia the nė mllef e sipėr atij rrugaēit, do tė merresh me Mustafa Krujėn si personazh me veprimtarķ tepėr komplekse dhe tepėr tė ndėrlikuar! (Ndonėse unė e kuptoj se edhe ai pohim i yti ėshtė pėrgjatė hullķsė djallėzisė qe ke mėsuar nga unė). Shiko profesor Kristo, nuk e ka keq ndonjėherė ai Mėrgim Korēa qė sjell veē fakteve edhe kujtime nė shkrimet e tij. Kujtimet e pasurojnė historinė. Ky ėshtė nga rregullat themelore tė historisė. Un’e mbaj mend mirėfilli se si Koēo, (jo Tashko e as Theodhosi qė i pushkatuat), po ai q’e kalbėt nė burg ti edhe shokėt tuaj se qe nga nismėtarėt e prurjes komunizmit nė Shqipėri, ai Kosta Boshnjaku, kur ti e kishe edhe Drejtor tė Pėrgjithshėm tė Bankės Kombėtare, me shaka ta kujtonte si tė ledhatonte Miladini, dritė pastė, kur e ndanit shtėpizėn me tė dhe i vlerėsonte virtytet tuaja tė karakterit e tė thėrriste: djalli im!
Tė shkuara e tė harruara kėto more profesor, po ti shiko e tymi tė tė ecė drejt, derisa tė strehohesh, mendoj se jo edhe me vonesė, nė Mbretėrinė Time tė Zjarrit!
* Ti, profesor i nderuar, shkrimin tėnd replikues e fillon me “Ndonėse me vonesė, zoti Mėrgim Korēa ndėrhyn nė pamfletin qė unė i drejtohesha zonjės Ledi Shamku ... dhe nė vazhdim, mirė se e quan rrugaē, po sė paku cilėsorin mjeran mos t’ia vije. Nuk ta merr mendja nė botė pėrse e kam fjalėn. Un’e hetova ēėshtjen, sepse ti ēdo fjal’e peshon me kandar farmacie. Por ai fshikullim qė i bėre ti pse u pėrgjigj z. M. Korēa me vonesė, (bota mbase nuk e vlerėsojnė, po un’e kuptova “kamxhikun” tėnd), bije nė kundėrshtim me cilėsorin “mjeran”, qė i ngjite ti. Ta kishe lėnė me “rrugaē”. E di pse? Kur ti e publikove “pamfletin” tėnd, z. M. Korēa sapo kishte filluar njė udhėtim me anije 100.000 tonėshe nėpėr detin Baltik dhe e kish nisur nga Kopenhaga, edhe e kishte vazhduar nė Keel, Talin, Shėn Peterburg, (ku kishte admiruar edhe shtatoren gjigante tė idhullit tėnd edhe timin, shokut LENIN), Helsinki, Stokholm etj., e kėsisoj nuk kish se si ta lexonte shkrimin tėnd para se tė kthehej nė ShBA. Kjo sa i takon hershmėrisė replikės. Sa i takon tashti cilėsorit “mjeran”, nuk do tė doja, unė si Satanį, qė ti ta kishe pėrdorur. E di pse? Mjeran ke qen’edhe ti gjatė gjithė periudhės sė diktaturės, se i vure “tutius” gojės e jetoje si miu prapa poēes, ndonėse nga ana tjetėr, shkruaje historinė e politizuar, provė kjo e njė karakteri vėrtet stoik. Por edhe sot, po t’i bėsh krahasimet, ti rri i strukur e veē merresh duke shkruar, a folur, (vėrtet jo mė i prirė nga ideologjit’e partisė), por nga ideologjia e ime, e Satanįit, nė njė kohė qė z. Mėrgim Korēa e gėzon jetėn.
Krijoni Kontakt