Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 22 prej 22
  1. #21
    Berisha: Klinton në Tiranë, po ia lejoi axhenda


    Kryeministri Sali Berisha tha sot se Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillari Klinton pranoi me shumë kënaqësi ftesën e tij për të vizituar Shqipërinë.
    Gjithsesi kryeministri la të kuptohet se Klinton mund të mos jetë për vizitë në Shqipëri me rastin e 100 vjetorit të shpallje së pavarësisë, duke theksuar se, në çdo kohë ajo është e mirëpritur.
    “Përveç të papriturave, duke qenë se është një vend i madh e ka axhendën shumë intensive, por dëshira e saj është që të vizitojë Shqipërinë.”- tha kryeministri.
    Berisha tha se i ka komunikuar Sekretares së Shtetit, Klinton se është dëshirë e të gjithë shqiptarëve që ajo të vizitojë vendin.
    Deklarimet, kryeministri Sali Berisha i beri ne mbledhjen e Grupit Parlamentar te PD-se, ku ka informuar grupin lidhur me vizitën e tij në Shtete te Bashkuara të Amerikës, ku është ndalur gjatë në takimin që ka patur me sekretaren Amerikane të Shtetit, Hillari Klinton.
    Berisha tha se takimi zgjati, thuajse dyfish nga koha e parashikuar, ndërsa tha se u diskutua gjerësisht për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin midis dy vendeve në të gjitha fushat.
    Ajo ç’ka SHBA-të presin nga ne, tha Berisha është konsolidimi i vlerave, që dy vendet dhe kombet ndajnë së bashku.
    Në takim tha Berisha, u diskutua për luftën kundër korrupsionit, heqjen e imuniteteve, klimën politike në vend, integrimin e vendit në BE, dhe shumë fusha të tjera.
    Ndër te tjera, kryeministri tha se Klinton i ka shprehur ngushellimet per renien ne krye te detyres se Kapiten Feti Voglit.


    Panorama
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    shyqyr o zot
    zonja klinton eshte mikja me e mire e familjes berisha
    mendoj do bije dhe billi njekohesisht me te
    JO SEKS PARA MARTESE

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •