Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 22
  1. #11
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Berisha në Uashington takon Hillari Klinton
    Bota Sot

    Kryeministri shqiptar dhe sekretarja amerikane prononcim për mediat
    Kryeministri Berisha u takua sot me Sekretaren e Shtetit Hilary Clinton në Departamentin e Shtetit në Ëashington.

    Përpara nisjes së takimit midis tyre Sekretarja e Shtetit Clinton dhe Kryeministri Berisha dhanë këtë prononcim për shtyp.

    Klinton ka vlerësuar rolin e Shqipërisë si një partnere e ngushtë dhe pjesë e misionit në Afganistan, ndërsa ka diskutuar më kryemisnitrin Berisha për shumë çështje.

    “Është një nder të mirëpres kryeministrin e Shqipërisë këtu në Departamentin e Shtetit. Kryeministri dhe vendi i tij kanë qenë partnerë të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në NATO si pjesë e misionit tonë në Afganistan dhe ne kemi një marrëdhënie të gjerë e të thelle që ne e vlerësojmë maksimalisht. Mezi pres të diskutoj me kryeministrin Berisha për shumë çështje për të cilat ne po punojmë si në aspektin bilareteral, rajonal dhe atë global. Zoti kryeministër mirëserdhët”-u shpreh Klinton.

    Nga ana e tij kryeministri Berisha vlerësoi rolin e SHBA-së në të gjitha momentet e vështira të historisë së Shqipërisë.

    “Jam shumë i lumtur dhe shumë mirënjohës që ndodhem këtu të takoj sekretaren Clinton. Ajo është një mike e madhe e vendit dhe e kombit tim. Unë po ju rrëfehem këtu. Një prej qëllimeve të këtij takimi është t’i kërkojë asaj të vijë në Shqipëri në 100 vjetorin e pavarësisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë luajtur një rol të rëndësishëm në të gjitha momentet më të vështira të historisë tonë. Kështuqë cdo shqiptar do të jetë krenar dhe i lumtur për këtë vizitë të saj”-tha Berisha.

    Ndërkaq Berisha tha se me sekretaren amerikane do të diskutojë për shumë çështje të interesit dypalësh, ndërsa e quajti mbështetjen amerikane si një privilegj të madh.

    “Gjithashtu tha ai ne do të diskutojmë për shumë çështje të interesit tonë dypalësh. Shqipëria ka patur privilegjin e jashtëzakonshëm të mbështetet nga ky vend i madh, nga administrata e presidentit Obama, nga Sekretarja Clinton, në të gjitha përpjekjet e saj për të ndërtuar një demokraci të bazuar në lirinë e tregut”- përfundoi kryeministri shqiptar.


    Clinton-Berisha

    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  2. #12
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Klinton pret Berishen: Shqipëri dhe SHBA, partnere te ngushta
    Koha Jone



    Qamil Xhani


    Kryeministri Sali Berisha ka taktuar dje gjate vizites se tij ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes Sekretaren e Shtetit, Hilary Clinton. Para nisjes se takimit ne Departamentin e Shtetit ne Uashington, kryeministri Berisha dhe Sekretarja Clinton komentuan per mediat pikat e axhendes ku do te fokusohej takimi. Sekretarja Clinton u shpreh se Shqiperia dhe SHBA kane nje partneritet te forte. Ajo eshte ndalur ne bashkepunimin mes dy vendeve ne Afganistan dhe ne misionet e Aleances se Atlantikut Verior, duke theksuar se bashkepunimi mes dy vendeve vleresohet maksimalisht. "Eshte nje nder te mirepres kryeministrin e Shqiperise ketu ne Departamentin e Shtetit. Kryeministri dhe vendi i tij kane qene partnere te ngushte me Shtetet e Bashkuara te Amerikes ne NATO, si pjese e misionit tone ne Afganistan dhe ne kemi nje marredhenie te gjere e te thelle qe ne e vleresojme maksimalisht", - tha Clinton. Ajo ka theksuar se ne takimin me kreun e qeverise do te diskutohet per ceshtje qe lidhen mes dy vendeve, si dhe bashkepunimi ne rajon. "Mezi pres te diskutoj me kryeministrin Berisha per shume ceshtje, per te cilat ne po punojme si ne aspektin bilateral, rajonal dhe global. Zoti kryeminister mireserdhet", - tha Sekretarja Clinton per mediat para takimit. Ndersa kryeministri Sali Berisha ne fjalen e tij para takimit ka theksuar se Sekretarja Clinton eshte nje mike e Shqiperise. Ai ka theksuar se gjate takimit do te kerkoje qe Sekretarja te vizitoje Shqiperine ne kuader te 100-vjetorit te Pavaresise. "Jam shume i lumtur dhe shume mirenjohes qe ndodhem ketu te takoj Sekretaren Clinton. Ajo eshte nje mike e madhe e vendit dhe e kombit tim. Une po ju rrefehem ketu. Nje prej qellimeve te ketij takimi eshte t'i kerkoj asaj te vije ne Shqiperi ne 100-vjetorin e Pavaresise", - tha Berisha. Kryeministri ka theksuar se SHBA-ja ka nje rol te rendesishem ne historine e Shqiperise. "Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane luajtur nje rol kryesor ne te gjitha momentet me te veshtira te historise sone. Keshtu qe cdo shqiptar do te jete krenar dhe i lumtur per kete vizite te saj", - tha dje Berisha para takimit me Sekretaren Clinton. Lidhur me bisedimet qe do te zhvillonte me Sekretaren Clinton, Berisha u shpreh se takimi do te fokusohet ne ceshtje me interes mes dy vendeve. Ndersa ka shtuar se administrata e Presidentit Obama ka dhene nje mbeshtetje te madhe per Shqiperine. "Ne do te diskutojme per shume ceshtje te interesit tone dypalesh. Shqiperia ka pasur privilegjin e jashtezakonshem te mbeshtetet nga ky vend i madh, nga administrata e Presidentit Obama, nga Sekretarja Clinton, ne te gjitha perpjekjet e saj per te ndertuar nje demokraci te bazuar ne lirine e tregut", - u shpreh dje Berisha, para nisjes se takimit me Sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton.

    Vizita e Clinton, per 100-vjetorin e Pavaresise

    Sekretarja e Shtetit, Hilary Clinon, pritet te jete ne Tirane gjate vitit 2012. Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje gjate konferences se perbashket me Sekretaren e Shtetit se nje prej qellimeve te takimit ishte dhe kerkesa zyrtare per viziten e Clinton me rastin e 100-vjetorit te pavaresise se Shqiperise. Vizita e mundshme e Clinton ne Shqiperi eshte anoncuar dhe nga zevendeskryeministri dhe ministri i Jashtem, Edmond Haxhinasto. Nderkohe qe ende nuk ka nje date zyrtare ne lidhje me kete vizite, te nje prej politikaneve me te rendesishme boterore dhe nje nga figurat kryesore te administrates se Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

    Vizita, Berisha takime me personalitete te Senatit

    Vec takimit me Sekretaren e Shtetit, gjate qendrimit ne SHBA, kryeministri Sali Berisha do te zhvilloje takime te nivelit te larte ne Kongres ne Washington DC. Kryeministri do te takohet me Kryetarin e Dhomes se Perfaqesuesve, i cili eshte dhe njekohesisht kreu i Kongresit te SHBA, John Boehner. Gjithashtu, Berisha do te kete ne Washington DC, takime me personalitete te tjera si, senatorja Jeanne Shaheen, Kryetare e Nenkomitetit per Ceshtjet Europiane, Richard Morningstar, te derguarin e Posacem te Sekretares se Shtetit per Energjine ne Euroazi. Po ashtu, kryeministri Berisha eshte i ftuar ne ceremonine e prezantimit te filmit dokumentar "Besa", me producente Johanna Neumann, ne Holocaust Memorial Museum, ne Washington DC.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  3. #13
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    A di gje kush te sqaroje perse prononcimi per media eshte bere para takimit, dhe jo pas tij?

    Zakonisht konferencat dhe/ose prononcimet per shtyp behen pas mbarimit te takimeve/bisedimeve - ka ndonje arsye ne kete rast qe prononcimi te behet para zhvillimit te takimit?

  4. #14
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Kryeministri Berisha Nderohet me çmimin e Mirënjohjes: “Pluralizmi Kulturor”

    KESHILLI I MINISTRAVE



    Kryeministri Berisha viziton muzeun Willson. Nderohet me çmimin e Mirënjohjes: “Pluralizmi Kulturor”



    Shtëpia Muze e Presidentit Woodrow Wilson, i vetmi muze presidencial në Uashington, në bashkëpunim me Komisionin Federal për Trashëgiminë Kulturore dhe me Ambasadën shqiptare në SHBA, dhanë mbrëmë një pritje për Kryeministrin Sali Berisha, i cili ishte i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij zonja Liri Berisha.

    Ky aktivitet ishte një takim kulturor për të ritheksuar lidhjet historike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Te pranishëm ishin zyrtarë amerikanë, përfaqësues të të Komunitetit shqiptar në SHBA, përfaqësues institucionesh, fondacionesh, organizatash jo qeveritare e diplomatë, studentë shqiptarë, miq e dashamirës të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Midis të pranishmëve ishin edhe Ndihmës Sekretari i Shtetit për Sigurinë Ndërkombëtare Thomas Countryman, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet e Evropës Jugore dhe Qendrore në zyrën për Europën dhe Euroazisë në Departamentin e Shtetit Philip Reeker, ambasadori amerikan në Shqipëri Aleksandër Arvizu.

    Me rastin e kësaj vizite te Kryeministrit, Komisioni për Ruajtjen e Trashëgimisë Amerikane Jashtë i akordoi Kryeministrit Berisha medaljen e Mirënjohjes “The Cultural Pluralism Award”, i cili iu dorëzua Kryeministrit nga Kryetari i tij Warren Miller, me motivacionin: Akorduar Shkëlqesisë së tij, z.Sali Berisha, për kontributet e jashtëzakonshme në çuarjen përpara të kauzës për përkujtimin e Holokaustit, duke vendosur të vërtetën historike dhe promovuar ruajtjen e trashëgimisë kulturore të shtetasve amerikanë në Shqipëri.”

    Në përshëndetjen e tij, Kryeministri Berisha u shpreh: “Për mua, ky është një rast i jashtëzakonshëm, që të kem mundësinë të shpreh në emër të vendit tim, të shqiptarëve, qeverisë time, mirënjohjen më të thellë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kombit dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për mbështetjen dhe ndihmën e jashtëzakonshme që kanë treguar ndaj shqiptarëve gjatë një shekulli.

    Këtë vit, ne do të festojmë shekullin e pavarësisë sonë. Kushdo që sheh pas në historinë e vendit tim, gjen një nga historitë më të dhimbshme, me momenteve të vështira. Por nuk ka asnjë komb tjetër aq krenar sa populli shqiptar, sepse e feston këtë përvjetor kaq të madhërishëm, si një vend i lirë.

    100 vjet më parë, njerëzit më të fuqishëm të asaj kohe menduan të mos lejonin që shqiptarët të kishin shtetin e tyre, edhe pse ne jemi me shumë gjasa një nga vendet më të vjetra në kontinent. Pak kohë më parë, një arkeolog, duke bërë disa kërkime në vendin tim, gjeti një nga fermat më të vjetra në Evropë. Kështu, për arsye të ndryshme, ata menduan se shqiptarët nuk duhet të shpallnin pavarësinë e vendit të tyre, madje edhe kur Ismail Qemali shpalli pavarësinë më 28 nëntor 1912, pati projekte të ndryshme për ndarjen përfundimtare të territorit të shqiptarëve, të cilat vijuan në mënyrën më këmbëngulëse. Por ishte Presidenti i Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Presidenti Wilson, i cili, duke ruajtur parimet e tij mbi të drejtën e vendeve për vetëvendosje, u shokua nga mizoritë që fqinjët e mi ishin angazhuar të bënin ndaj vendit tim, falë misionarëve Amerikanë, të cilët raportonin çdo ditë dhe çdo javë në median amerikane se çfarë ndodhte me këtë vend, por edhe falë shqiptarëve, të cilët, edhe pse në atë kohë ishin një nga komunitetet më vogla në këtë vend të madh, ia dolën më në fund të takohen me Presidentin Wilson. Themeluesi i Kishës Autoqefale të këtij vendi dhe ish Kryeministri më vonë, Fan Noli u takua më të, në Shtëpinë e Bardhë, në 14 Korrik të vitit 1918. Kështu, në një moment kyç të ekzistencës së shtetit tonë, Presidenti Wilson nuk pranoi një pjesë të madhe të çështjeve, në të cilat parashikohej që Shqipëria të mos ekzistonte si shtet. Që prej asaj kohe, Presidenti Wilson, në zemrën dhe mendjet e shqiptarëve kujtohet si të ketë qenë president i 10-të vite më parë. Kjo është e vërteta dhe ndodh, sepse vendet që kanë vuajtur, i ruajnë këto, të gjalla në memorien e tyre. Kjo është edhe arsyeja se përse jemi kaq mirënjohës ndaj këtij burri të madh.

    Dua të them edhe disa fjalë të tjera. Edhe më pas, në çdo moment kyç të kombit tonë, ne arritëm të ishim të suksesshëm, falë mbështetjes së SHBA-së dhe vendosmërisë. Ne u mbështetëm, pasi kauza jonë ishte e drejtë dhe ishte një kauzë, një princip, në zemër të themelimit të këtij vendi.

    Sot pata një takim të shkëlqyer me Sekretaren amerikane të Shtetit Hillari Clinton, e cila është pa diskutim një nga miket më të mëdha të vendit tim dhe bashkëshorti i saj është një “hero kombëtar” i shqiptarëve.

    Edhe njëherë falënderimet e mia më të përzemërta për praninë tuaj sot, këtu. Ju faleminderit shumë.”

    Kryetar i Komisionit për Ruajtjen e Trashëgimisë Amerikane Jashtë, Warren Miller, duke i uruar mirëseardhjen Kryeministrit, u shpreh: “Është kënaqësia ime e madhe dhe privilegj që këtë mbrëmje të kem mundësi t’i akordoj çmimin e nderit, të shumë merituar, Kryeministrit Sali Berisha. Ai është njëri i vizionit dhe një lider i madh i këtij vendi. Disa vite më parë jam takuar me Kryeministrin dhe i propozova që Shqipëria të ketë një Ditë Kombëtare të Kujtimit të Holokaustit dhe siç ndoshta shumë nga ju nuk e dinë, Shqipëria është një vend me shumicë myslimane. Kryeministri menjëherë pati mençurinë për ta bërë këtë. Ai më tha se kjo është gjëja e duhur për të bërë dhe në janarin pasues Shqipëria festoi Ditën e Parë të Kujtimit të Holokaustit, e cila u celebrua në nivelet më të larta qeveritare, me fjalime në parlament të mbajtura nga Kryeministri Berisha, një ceremoni me Presidentin e Republikës, duke nderuar viktimat e Holokaustit dhe mirënjohjen për qytetarët shqiptarë, të cilët gjatë Holokaustit shpëtuan të gjithë hebrenjtë që ndodheshin në këtë vend. Shqipëria është i vetmi vend, në të cilin në fund të Luftës së Dytë Botërore kishte më shumë hebrenj, sesa para fillimit të saj. Gjatë vizitës time në Shqipëri, unë gjithashtu propozova ndërtimin e një Memoriali Kombëtar të Holokaustit, i cili mund të shërbejë si vend për t’u mbledhur për përkujtimet në të ardhmen. Kryeministri e mbështeti me entuziazëm këtë ide dhe jam i lumtur të them që tashmë kemi një arkitekt të mirënjohur në nivel ndërkombëtar, i cili ka dizenjuar një memorial impresionues. Ne shpresojmë që ta inaugurojmë këtë, më vonë gjatë këtij viti, në kuadrin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

    Për të gjitha këto përpjekje, unë jam i lumtur t’i akordoj në emër të qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe të Komisionit që unë drejtoj, çmimin e pluralizmit kulturor me këtë motivacion: Akorduar Shkëlqesisë së tij, Sali Berisha, për kontributet e jashtëzakonshme në promovimin e çështjes së kujtimit të Holokaustit, duke vendosur të vërtetën historike dhe promovuar ruajtjen e trashëgimisë kulturore të shtetasve amerikanë në Shqipëri”

    Pas marrjes së çmimit, Kryeministri Berisha shprehu mirënjohjen për nderimin me këtë çmim. “Ky çmim - u shpreh Kryeministri - i përket më shumë shqiptarëve, të cilët në një moment kyç dhe të vështirë të historisë së civilizimit tonë, patën mençurinë dhe moralin të qëndrojnë në anën e duhur, të qëndronin në anën e viktimave, të sakrifikonin gjithçka për të shpëtuar ata që ishin viktima, për shkakun e vetëm, atë të etnisë së tyre. Kështu që jam shumë mirënjohës për çmimin që më dhatë dhe ju siguroj se ndihem, sikundër çdo shqiptar ndihet shumë i lumtur dhe krenar me marrëdhëniet me njerëzit tuaj dhe vendin tuaj, por çdo gjë që shqiptarët kanë bërë për të shpëtuar hebrenjtë gjatë Luftës, komuniteti hebre i këtij vendi ka bërë më shumë për ta.”


    26/04/2012


    Kryeministri
    Prof. Dr. Sali Berisha
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  5. #15
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Foto te takimeve te Kryeministrit Sali Berisha



    http://www.km.gov.al/galeri_thumbs/A...4-53cmimi2.jpg


    Komisioni për Ruajtjen e Trashëgimisë Amerikane Jashtë i akordoi Kryeministrit Berisha “The Cultural Pluralism Award”, i cili iu dorëzua Kryeministrit nga Kryetari i tij Warren Miller. 04/262012



    http://www.km.gov.al/galeri_thumbs/A...-54-6foto1.jpg


    Kryeministri Berisha me asistent sekretarin e shtetit zotin Thomas Countryman,gjatë ceremonisë së dhënies së “The Cultural Pluralism Award” nga Komisioni për Ruajtjen e Trashëgimisë Amerikane Jashtë. 26/04/2012



    http://www.km.gov.al/galeri_thumbs/A...51-23foto2.jpg

    Kryeministri Berisha gjatë ceremonisë së dhënies së “The Cultural Pluralism Award” nga Komisioni për Ruajtjen e Trashëgimisë Amerikane Jashtë. 26/04/2012


    ***

    Kryeministri Berisha gjatë përshëndetjes së tij në ceremoninë e dhënies së “The Cultural Pluralism Award” nga Komisioni për Ruajtjen e Trashëgimisë Amerikane Jashtë. 26/04/2012
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  6. #16
    Klinton në Shqipëri për 100-vjetorin e Pavarësisë


    Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit Sali Berisha për të qenë e pranishme në festimet e 100- vjetorit te shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
    Kryeministria ka zbardhur takimin e kryeministrit Berisha me sekretaren Klinton, ku ndër të tjera thuhet se “Kryeministri Berisha shfrytëzoi rastin për t’i rishprehur Sekretares Clinton dëshirën e tij, të qeverisë shqiptare dhe të të gjithë shqiptarëve për të pritur znj. Clinton së shpejti në Shqipëri, si mike e madhe dhe e shquar e Shqipërisë dhe e kombit shqiptar. Sekretarja Clinton ju përgjigj kësaj ftese të Kryeministrit me premtimin se do të vijë në Tiranë, për të festuar se bashku 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.”
    Gjatë takimit Klinton është shprehur se “Është një nder të mirëpres Kryeministrin e Shqipërisë, këtu, në Departamentin e Shtetit. Kryeministri dhe vendi i tij kanë qenë partnerë të fortë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në NATO, si pjesë e misionit tonë në Afganistan dhe ne kemi një marrëdhënie të gjerë e të thelle që e vlerësojmë lart. Mezi pres të diskutoj me Kryeministrin Berisha për shumë çështje, për të cilat ne po punojmë si në aspektin dypalësh, rajonal dhe atë global”
    Nga ana e tij kryeministri Berisha duke shprehur mirënjohej për prezencën e tij në takim me Klinton, e ka cilësuar atë një mike të madhe të shqiptarëve.
    “Po ju rrëfej se një prej qëllimeve të këtij takimi është që t’i kërkoj të vijë në Shqipëri në 100 vjetorin e pavarësisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë luajtur një rol themelor në të gjitha momentet më të vështira të historisë tonë. Kështu që çdo shqiptar do të jetë krenar dhe i lumtur për këtë vizitë.”- është shprehur kryeministri.
    Takimi mes dy delegacioneve ka zgjatur rreth 40 minuta
    Gjatë qëndrimit në SHBA Berisha do të takohet me kry- etarin e Dhomës së Përfaqë- suesve, i cili është njëkohë- sisht dhe kreu i Kongresit të SHBA, John Boehner. Kryem- inistri do të ketë në Uashing- ton takime me personalitete të tjera, si senatorja Jeanne Shaheen, kryetare e nenkomitetit pr Ceshtjet Europiane, Richard Morningstar i derguari i posaçem i Sekretares se Shtetit per Euroazine etj.


    Panorama
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  7. #17
    Hillary Clinton në Shqipëri

    26/04/2012


    Tre vjet pas kthimit në Departamentin e Shtetit në një takim zyrtar me Sekretaren Amerikane të Shtetit Hillary Clinton, kryeministri Sali Berisha ia ka dalë të realizojë një prej qëllimeve të këtij takimi. Qëllim, që ai e deklaroi përpara nisjes së bisedimeve me zonjën Clinton.

    "Po ju rrëfej se një prej qëllimeve të këtij takimi është që t’i kërkoj të vijë në Shqipëri në 100-vjetorin e Pavarësisë", tha Berisha.

    Pas takimit, zyra e Kryeministrit konfirmoi se fteses se riperseritur gjate bisedes, Hillary Clinton i eshte pergjigjur pozitivisht dhe i ka premtuar kryeministrit Berisha se do te jete ne Shqiperi për festimet e 100-vjetorit te themelimit te shtetit shqiptar. Njoftimi zyrtar nuk jep shume detaje per biseden e zhvilluar mes dy politikaneve dhe qe ka zgjatur pertej parashikimeve te axhendes. Por ne njoftim thuhet se “Sekretarja Clinton i rikonfirmoi Kryeministrit Berisha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shumë të interesuara ta shikojnë Shqipërinë sa më parë vend anëtar të Bashkimit Europian”.

    Gjithashtu, zonja Clinton ka siguruar kryeministrin Berisha se “Shtetet e Bashkuara do te vijojnë të mbështesin fuqishëm Shqiperine ne rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian, si edhe në të gjitha fushat e tjera të bashkëpunimit dypalësh”. Nje qendrim ky qe zonja Clinton e kishte theksuar edhe para nisjes se takimit me kryeministrin Berisha. "Kryeministri dhe vendi i tij kanë qenë partnerë të fortë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në NATO, si pjesë e misionit tonë në Afganistan dhe ne kemi një marrëdhënie të gjerë e të thelle që e vlerësojmë lart", tha Clinton.

    Njoftimi zyrtar thote se gjate takimit te kryeministrit Berisha me Sekretaren Amerikane te Shtetit, Hillary Clinton, ku mesohet se ka qene i pranishem edhe ambasadori Aleksander Arvizu, te dy politikanet, duke rikonfirmuar si “te shkelqyera” marredheniet mes dy vendeve kane diskutuar per zgjerimin dhe thellimin e e bashkepunimit ne te gjitha fushat.

    top-channel

  8. #18
    Berisha: Me Klinton nuk kam diskutuar për presidentin e ri


    Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, në purfundim të vizitës në Uashington, ka deklaruar se ndryshimi apo modifikimi i sistemit zgjedhor është në dorë të opozitës. Nga ana tjetër, në intervistën dhënë “Zërit të Amerikës”, Berisha u shpreh se sistemi aktual zgjedhor ka përmirësuar përfaqësimin e zgjedhësve në parlament.

    Sa i takon zgjedhjes së Presidentit të ri, Berisha ka theksuar se mbetet i hapur të diskutojë me opozitën dhe nga ana tjetër bëri me dije se kjo çështje nuk është diskutuar gjatë takimit me Hillari Klinton. Nga ajo që tha gjatë intervistës u kuptua qartë se ai nuk ka hequr dorë nga ideja që në atë post të zgjidhet një përfaqësues i PD-së.

    Intervista:

    Zoti Kryeministër, ku u përqendrua takimi me Sekretaren e Shtetit Hillary Clinton, cilat çështje u diskutuan në të?



    Takimi me Sekretaren e Shtetit ishte një takim i shkëlqyer dhe mund të them se janë shumë të pakta çështjet për të cilat nuk u diskutua në frymën më të hapur dhe më miqësore për to. Ajo ç’ka spikati dhe njëherë në këtë takim, ishte se Shqipëria dhe shqiptarët kanë fat që kanë një mikeshë të shquar si Sekretarja Clinton dhe qeveria e SHBA të cilët kanë vullnet dhe dëshirë të ndihmojnë Shqipërinë në të gjitha aspektet dhe padyshim kanë vlerësimin më pozitiv për shqiptarët në tërësi, respektin për përpjekjet e tyre, vlerësimin për bashkëpunimin në ato fusha ku ne bashkëpunojmë. Por ajo që unë dua të informoj publikun nëpërmjet valëve të Zërit të Amerikës ishte gadishmëria, dëshira për të na ndihmuar në të gjitha fushat në mënyrë që zhvillimi i vendit të shpejtohet, integrimi i vendit në BE të shpejtohet; dëshira dhe vendosmëria për të bashkëpunuar me ne në rajon për konsolidimin e mëtejshëm të paqes dhe stabilitetit; vlerësimi për bashkëpunimin që kemi në Afganistan. Sekretarja Clinton më shprehu mua ngushëllimet për humbjen e jetës së kapiten Fehti Voglit dhe foli me fjalët më vlerësuese , vlerësimet më të larta, për rolin e ushtarakëve tanë në zona të ndryshme të Afganistanit.



    Zoti Kryeministër, kjo mbështetje që merrni ju nga SHBA, siç është treguar edhe në të kaluarën, kam parasysh anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, e bën edhe më të rëndësishme përgjegjësinë që duhet të ketë qeveria shqiptare dhe forcat politike në Shqipëri për të ecur përpara me reformat, pasi mbështetja prej këtej nuk i ka munguar Shqipërisë. Në këtë kuadër, një prej shqetësimeve që ka ngritur qeveria amerikane është çështja e sistemit të drejtësisë. Siç është shprehur një zyrtar i lartë amerikan, ambasadori amerikan në Shqipëri: sistemi i drejtësisë në Shqipëri nuk funksionon dhe i mungon integriteti. Si ju përgjigjeni ju këtyre shqetësimeve të palës amerikane për sistemin e drejtesisë në Shqipëri?



    Së pari jam plotësisht dakord me ju, që qeveria e Shteteve të Bashkuara dëshiron të ndihmojë Shqipërinë, por kjo është një përgjegjësi në radhë të parë për qeverinë shqiptare, por edhe për të gjitha forcat politike, që të intensifikojnë përpjekjet për konsolidimin e mëtejshëm të shtetit ligjor, konsolidimin e mëtejshëm të pavarësisë së gjyqësorit, konsolidimin e mëtejshëm të luftës kundër korrupsionit; një punë shumë serioze për të plotësuar kriteret që kërkohen nga Bashkimi Europian për statusin. SHBA janë të interesuara që t’i shohin shqiptarët sa më shpejtë në BE, por SHBA nuk mund të kenë asnjë lloj lëkundjeje në kërkesat që partnerët e tyre europianë paraqesin ndaj Shqipërisë për reformat, kriteret, praktikat që duhet ndjekur. Në të gjitha çështjet e diskutuara Sekretarja e Shtetit shprehej e gatshme, e vendosur për të ndihmuar Shqipërinë, për luftën kundër korrupsionit, pasi u diskutua për korrupsionin, e informova për çfarë është arritur. Ajo shprehej shumë e gatshme që të ndërmarrim hapa të tjerë të rëndësishëm. Po kështu për reformën në drejtësi, sekretarja e Shtetit, dua ta theksoj, kërkoi heqjen e imuniteteve, sepse ky është interesi më i mirë i qytetarëve shqiptarë, nuk është interesi më i mirë i politikanëve shqiptarë, por është i qytetarëve shqiptarë.



    Të ndalemi pak më tej tek çështja e korrupsionit. Kur erdhët në pushtet në vitin 2005, ishte mendimi i përgjithshëm se Partia Demokratike erdhi në pushtet në emër të luftës kundër korrupsionit, por sot pas kaq vitesh, duket se Shqipëria ka bërë hapa pas, të paktën treguesit e organizatave ndërkombëtare tregojnë një lloj rrëshqitjeje… A mendoni se Shqipëria është duke e humbur betejën me luftën kundër korrupsionit?



    Sali Berisha: Unë mendoj se absolutisht jo! Duhet të theksoj se ne kemi marrëdhënie shumë të mira me Transparency International, dhe në vlerësimin e saj të fundit Transparency thotë se, “kjo nuk do të thotë se domosdoshmërish Shqipëria ka bërë hapa mbrapa”, por ne jemi të përqendruar, në të gjithë përpjekjet tona në luftën kundër tij. Unë mund t’ju jap si shembull dy reformat e fundit që bëmë ne në këtë drejtim; sot në kuadrin e nismës që mori presidenti Obama një vit më parë për partneritetin për qeveri të hapur, ne jemi nga të paktat qeveri që publikojmë ditën e nesërme “on line” të gjitha shpenzimet e thesarit të shtetit, dy javë më parë ne u bëmë vendi i parë me “e-konçesione”. Tani, unë nuk them se s’ka korrupsion, por ka një vullnet të hekurt për t’a luftuar korrupsionin dhe ajo që unë nga kjo vizitë i jam shumë mirënjohës, sepse sekretarja e shtetit më siguroi mua dhe shqiptarët se qeveria e ShBA është e gatshme të na asistojë në luftën e mëtejshme kundër korrupsionit. Dua të them këtu se qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe USAID-i kanë dhenë një ndihmë thelbësore në Shqipëri në luftën kundër korrupsionit. Ne vërtetë morëm nga “Millenium Challenge Account Cooperation” dy herë nga 14-15 milion dollarë, por e vërteta është që ato projekte që u instaluan me këto shuma, qëndrojnë në themel të faktit që ne si qeveri shqiptare në 6 vjet kemi mbledhur 7.2 miliardë dollarë më shumë sesa qeveria e mëparshme në po të njëjtën periudhë, dhe që bëri Shqipërinë të kalojë linjën mediane, të dalë mbi linjën mediane për sa i përket korrupsionit, por rritja e të ardhurave [për frymë] e bëri [Shqipërinë] të pazgjidhshme për [programin tjetër të Millenium Challenge Corporation] “kompakun”, pra çfarë dua të them: lufta kundër korrupsionit është një betejë e vazhdueshme, kurrë nuk mund të thuash se e çrrënjos dot, por ajo që është më e rëndësishme është që në mënyrën më të fuqishme të vazhdosh betejën kundër tij.



    A priten të shihen rezultate në këtë luftë, pasi është krijuar imazhi tjetër, ai i pandëshkueshmërisë në Shqipëri?



    Kjo ka një relativitet. Në Shqipëri mendoj, në dijeninë time, janë ndëshkuar më shumë se në çdo vend tjetër zyrtarë për korrupsion, janë ndëshkuar me qindra çdo vit, dhe unë mund të them se kjo është një praktikë e mirë e organeve të drejtësisë shqiptare. A ka patur ndëshkime të zyrtarëve më të lartë..? Nuk ka patur ndëshkime të zyrtarëve më të lartë, por duhet të them një gjë, barazia para ligjit duhet të jetë qëllim themelor dhe parim themelor, kurse targetimi për shkak të postit nuk justifikohet. Çfarë duhet të bëjmë ne sot? Duhet të synojmë barazinë para ligjit. Dje unë takova kryetaren e Komisionit të Jashtëm për Europën në Senatin amerikan dhe po diskutonim për këto probleme. Në SHBA nuk ka imunitet për korrupsionin dhe ne këtë model duam ta instalojmë sa më parë në Shqipëri, pra unë e quaj një betejë që vazhdon dhe një betejë e cila do të fitohet në mënyrë absolute. Natyrisht nuk mund të çrrënjoset ndonjëherë korrupsioni, duhet gjithnjë luftuar.



    Në komentet që bëri dje zonja Clinton përpara fillimit të takimit, ju bëri thirrje politikanëve shqiptarë të bashkëpunojnë me njëri- tjetrin për të mirën e vendit të tyre. Janë dy probleme të momentit me të cilat po ndeshet Shqipëria sot, që mund të tregojnë bashkëpunimin ose mungesën e bashkëpunimit; e kam fjalën për reformën zgjedhore dhe për zgjedhjen e Presidentit. Ndalemi fillimisht tek reforma zgjedhore. PD iu bashkua partive të vogla, ashtu siç u është bashkuar edhe PS, për korrektimin e sistemit zgjedhor. Cila do të jetë forma më e mirë për reformën zgjedhore ne Shqipëri, sipas mendimit tuaj?



    Tani, që të jem i hapur, edhe në reformën e parë edhe në të dytën, iniciativën e ka opozita, sepse e gjykoj, që ky është rregulli në tërësi. Nuk mund të them në gjithçka, por në tërësi. Është bërë një punë shumë e madhe d.m.th janë formuluar shumica e kapitujve, ka mbetur një ose dy kapituj të Kodit Zgjedhor për rishqyrtimin tërësor sipas rekomandimeve të ODHIR-it dhe OSBE-së. Ka disa probleme që duhet të pranohen d.m.th ka një zhvendosje të madhe drejt teknologjisë, e cila nga ODIHR-i nuk shihet me kaq simpati, por ne kemi besim se ajo funksionon dhe ne e kemi pranuar edhe e pranojmë. Unë gjykoj se ky është sistemi më i mirë, sepse ky sistem i jep fund një lloj rajonizimi gjeografik të papërshtatshëm të forcave politike dhe kjo është meritë e madhe e këtij sistemi. Unë them se vendosja e këtij sistemi e ka përmirësuar në mënyrë thelbësore përfaqësinë e zgjedhësve në parlamentin shqiptar, e kam fjalën për sistemin rajonal. Lidhur me formulën, ajo është çështje e matematicienëve dhe le te merren me të, unë nuk kam ndonjë kundërshtim, por unë nuk besoj të ketë kërkuar kush ndryshimin e sistemit rajonal. Sistemi rajonal është një sistem shumë i mirë për mendimin tim, shumë më i mirë se i pari, sepse përpara p.sh., ta zëmë se zgjedhësit e PD të Vlorës për shkak të përqindjes mbeteshin të papërfaqësuar në parlament, po kështu mbeteshin ata të PS në Shkodër e kështu me radhë; tani janë të përfaqësuar kudo dhe kjo është një meritë e këtij sistemi.



    Çështja e dytë është ajo e Presidentit. Në Kushtetutë fryma qe mbizotëron është ajo e konsensusit, megjithëse Presidenti me ligj mund të zgjidhet edhe me votat e shumicës, me 71 vota. Ju keni deklaruar nga njëra anë, se do të propozoni si kandidaturë një figurë të Partisë Demokratike dhe keni thënë po ashtu, se do të konsultoheni me opozitën. Çfarë nënkuptoni me konsultim, që të merrni pëlqimin e tyre për kandidatin tuaj, apo jeni i hapur për kandidatë të tjerë, jashtë figurave të PD-së.





    Natyrisht ky është një proces i cili gjykoj unë duhet të kalojë nëpërmjet konsultimeve dhe ne jemi të përgatitur të konsultohemi me opozitën dhe të gjitha forcat politike. Nuk ishte problem i diskutuar në takim me Sekretaren e Shtetit, por ky është problem që vjen shumë shpejt në rendin e ditës, muajin tjetër, ndaj dhe uroj e dëshiroj, që të mbizotërojë vullneti nga të gjitha palët.



    Jeni ju të hapur për një kandidat jashtë PD-së?



    Në tërësi unë i kam formular qëndrimet e mia. Ajo që unë jam i hapur, jam për konsultime dhe mbetem i vendosur për zbatimin e Kushtetutës. Pse… Po të kthehemi bashkë me z. Rama në vitin 2008 ne ndryshuam Kushtetutën për të shmangur një krizë në zgjedhjen e Presidentit dhe vepruam shumë drejt. Pse vepruam shumë drejt? Normalisht një proces i cili nuk ka lidhje me programin që iu paraqet zgjedhësve në fushatë, nuk duhet të bëhet shkak për ndërprerje mandati dhe zgjedhjesh të lira. Mund të bëhet, nuk është ndonjë paudhësi kaq e madhe, por normalisht nuk duhet të jetë, ndaj ne e ndryshuam ligjin dhe e bëmë që dy votimet e fundit të jenë me 70+1. A ka hapësirë për mirëkuptim dhe konsultime..?! Të plotë…!





    Zoti Berisha, kohët e fundit ka pasur komente qoftë në Shqipëri, qoftë në Kosovë për marrëveshjen e linjës energjetike midis Shqipërisë dhe Kosovës. Ministri juaj i financave tha para pak ditësh në një intervistë për Zërin e Amerikës se i ka kërkuar firmës gjermane që ka organizuar tenderin që të konsiderojë ofertën më të ulët. Shqetësimi që është ngritur në Shqipëri, kritikat që janë ngritur atje nga shtypi kanë të bëjnë me faktin që për disa objekte, siç është fjala për parlamentin, nuk është gjetur oferta më e ulët, cili është dallimi në këtë mes?



    Dallimi është shumë i madh. Për objektin nuk ka patur një juri për çmimin. Po të marrësh të 12 projektet e paraqitura për parlamentin, ato variojnë nga 48 milionë në 100 milionë euro. Juria ndërkombëtare, e cila ka patur edhe profesorë të shquar të Harvardit dhe nga gjithë bota, përzgjodhi projektin e zotit Prix për projektin më të mirë, i cili në mos gaboj, është 69 ose 79 milionë euro, nuk e mbaj mend mirë, pra juria kur përcakton se cili është projekti më i mirë, nuk merr parasysh në asnjë rrethanë çmimin, pastaj e pranon ekzekutuesi apo jo, është punë e tij, por kur thërret një juri, nuk mund të bëhesh vetë juri pastaj. Së dyti, patëm një problem me Prix. Problemi me Prix ishte se solli një shumë, në mos gaboj prej 10% për zbatimin e projektit; tani unë do të bëj transparencën e plotë, isha shumë zemërthyer nga kjo shumë që pruri, mirëpo çfarë ndodhi, është e vërtetë që një firmë tjetër e solli me 5%, por është e vërtetë që një firmë tjetër e solli me 14%, projektin e zbatimit. Kështu që në këto kushte ne respektuam mendimin e jurisë ndërkombëtare për projektin më të mirë. Rasti konkret i linjës është pak më ndryshe. KFV-ja është një bankë e mrekullueshme e cila ka financuar me dhjetra e dhjetra projekte të shkëlqyera në Shqipëri. Ne, por edhe qeveria e mëparshme, them se kemi patur marrëdhënie dhe kemi marrëdhënie shumë të mira. Në rastin konkret çështja qëndron me kredinë e kësaj banke; janë zhvilluar dy tendera, është zhvilluar tenderi Tiranë- Prishtinë, është zhvilluar edhe tenderi i Unazës së Jugut. Në tenderin Tiranë – Prishtinë një nga kompanitë, e cila i plotëson kushtet teknike, ka dhënë një ofertë prej 8.6 milionë euro më lirë, vetëm për segmentin shqiptarë, po të shtohet edhe segmenti i Kosovës del 20 milionë euro më lirë. Në Unazën e Jugut, po kjo kompani, që ka bërë këtë ofertë më të lirë, ka bërë një ofertë në mos gaboj 12 apo 20 milion euro më të shtrenjtë dhe tani pretendohet që kjo të fitojë Unazën e Jugut. Unë e kuptoj, se jo gjithmonë çmimi më i ulët duhet të përzgjidhet, por qeveria, që në momentin, që jashtë kritereve teknike heq dorë nga çmimi më i ulët, thyen një rregull të cilin do t’a ketë shumë vështirë t’a rivendosë. Plus që në total këto përbëjnë një shumë, vetëm për pjesën e Shqipërisë, mbi 20 milion euro. Është garanci sovrane e qeverisë shqiptare, dhe ne nuk mund të gjejmë një justifikim në këtë rast që ne të pranojmë, sepse janë bërë kontrolle, ka gjykata tek të cilat të gjithë mund të drejtohen, u janë drejtuar kontrolleve dhe kanë vendosur ndryshe. Nuk është fuqia ekzekutive që mund të thyejë kontrollet, fuqia ezekutive është të zbatojë e të respektojë kontrollet dhe këto janë dy gjëra shumë evidente.



    Për gjendjen ekonomike të Shqipërisë në përgjithësi, a jeni i shqetësuar? Kriza globale ka ndikuar në zhvillimin ekonomik në shumë vende, Shqipëria nuk ka mbetur pa u prekur. Organizatat ndërkombëtare parashikojnë një rritje prej 0.5 deri 1% për Shqipërinë këtë vit. Si do të ndikojë kjo për planet dhe projektet për investime që ka Shqipëria?



    Shqipëria natyrisht përjeton në mënyrë të padiskutueshme pasojat e krizës së fqinjëve të vet dhe përveç kësaj pasojat e krizës së monedhës euro, që edhe ajo ka ndikimet e veta. Ne parashikojmë një rritje këtë vit rreth 3-4% dhe patëm një tremujor shumë të vështirë, tre mujorin e parë në të cilin vendi për një periudhë jo të shkurtër, zonat verilindore dhe juglindore ishin nën rreshjet e mëdha të dëborës dhe në një mënyrë ose një tjetër ka ndikuar në prodhimet industriale të këtyre zonave. Së dyti, kemi patur periudhën më të thatë në histori ndofta, në të cilën digat shkuan drejt pothuajse inekzistencës së tyre dhe ne kemi financuar mbi 70 milion euro blerje energjie në mënyrë që ajo mos të mungojë. Por kjo situatë tani është kapërcyer krejtësisht. Mendoj se Shqipëria do t’i arrijë objektivat! Ne kemi një borxh prej 58,6% apo 58.7% . Në të vërtetë nga 2005 deri sot, nuk kemi marrë qoftë edhe një qindarkë të vetme borxh për shpenzime përveçse për investime…

    Rregulli i artë është ky: Mos merr borxh për shpenzime, përveçse për investime…ne i jemi përmbajtur atij. Së dyti i jemi përmbajtur mosrritjes së borxhit, kemi tre vjet që borxhin e mbajmë nga 58-60% dhe nuk do t’a rrisim. Së treti nuk jam dakord me politika që bazohen kryekëput në ashpërsitë dhe po të vesh re politikën e presidentit Obama është e ndryshme nga ajo që ndiqet nga disa vende në Europë, ose në tërësi në Europë. Është një kombinim i ashpërsisë me nxitjen e rritjes, dhe unë e gjykoj jashtëzakonisht të domosdoshme përpjekjen e qeverisë për të nxitur dhe mbajtur rritjen. Po t’a marrësh në aspektin burokratik, gjëja më e thjeshtë është me gërshër të thuash: këtë vit do pranojë vetëm 2% defiçitin, do të ulë borxhin e të gjitha këto. Por problemi është se kush paguan faturën? Faturën imediate e paguajnë qytetarët të cilët ç’punësohen. Ka 4 vjet Greqia me masa ashpërsie dhe recesioni shkon gjithmonë në thellim. Sigurisht këto masa do të japin efektin e tyre, por problemi është se një mesatare midis efektit aktual dhe atij të pritshëm duhet gjetur. Ndaj dhe unë personalisht nuk jam për osteritete të rënda, të cilat ju krijojnë dhimbje të mëdha qytetarëve. A mund t’i kërkohet Shqipërisë mos rrit më pensionet p.sh..? T’i kërkosh Shqipërisë të mos rris pensionet do të thotë t’i mjerosh ata 500 mijë pensionistë shqiptarë të cilët edhe aq sa marrin, mezi e sosin ditën. Ose t’i kërkosh Shqipërisë tani që të bëj një ulje të madhe të borxhit, në një kohë kur ka zona që janë më të izoluarat në Europë. Si mund t’i lëmë ne ato p.sh., marr unë zonën që është midis Gramshit, Skraparit, Përmetit, Korçës, një zonë mahnitëse me bukuritë e saj, por një zonë me infrastrukturë të shekujve më parë. Po kjo është në zonën midis Peshkopisë, Mirditës dhe Kukësit, po kjo është në zonën midis Peshkopisë, Tiranës dhe Librazhdit. Pra tani është koha e një shpejtësie tjetër dhe qytetarët nuk mund të rrijnë në pritje sa të ndërtojë qeveria… ndaj ne përpiqemi t’i kombinojmë…! Zoti Bode ka patur takime shumë të mira këtu me përfaqësues edhe të Bankës Botërore edhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Për ne ata janë partnerë shumë të mirë dhe kemi një partneritet të gjatë, por ndonjëherë edhe mund të kemi mendime të ndryshme për zhvillimin.


    Shekulli
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  9. #19
    Kreu i Kongresit të SHBA me Berishën: I kënaqur me raportet nga Shqipëria


    Kryeministri flet nga SHBA: Duhet vullnet nga palët.
    “I vendosur për zbatimin e Kushtetutës, sistemi rajonal, më i mirë se ai i mëparshmi”



    ryeministri Sali Berisha shprehet i gatshëm të konsultohet me opozitën për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit.
    Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, kreu i qeverisë tha se kjo çështje nuk u diskutua në takimin me sekretaren amerikane të Shtetit, por shtoi se duhet të mbizotërojë vullneti nga të gjitha forcat politike në Tiranë. I pyetur nëse është i hapur për të pranuar një kandidat që nuk është nga radhët e PD-së, Berisha tha se “në tërësi unë i kam formuar qëndrimet e mia. Ajo që unë jam i hapur, jam për konsultime dhe mbetem i vendosur për zbatimin e Kushtetutës. Pse…? Po të kthehemi, bashkë me zotin Rama, në vitin 2008 ndryshuam Kushtetutën për të shmangur një krizë në zgjedhjen e Presidentit dhe vepruam shumë drejt”.
    Zoti Kryeministër, ku u përqendrua takimi me sekretaren e Shtetit, Hilari Klinton, cilat çështje u diskutuan në të?
    Takimi me sekretaren e Shtetit ishte një takim i shkëlqyer dhe mund të them se janë shumë të pakta çështjet për të cilat nuk u diskutua në frymën më të hapur dhe më miqësore për to. Ajo çka spikati dhe njëherë në këtë takim, ishte se Shqipëria dhe shqiptarët kanë fat që kanë një mikeshë të shquar si sekretarja Klinton dhe qeveria e SHBA, të cilët kanë vullnet dhe dëshirë të ndihmojnë Shqipërinë në të gjitha aspektet dhe pa dyshim, kanë vlerësimin më pozitiv për shqiptarët në tërësi, respektin për përpjekjet e tyre, vlerësimin për bashkëpunimin në ato fusha ku ne bashkëpunojmë. Por ajo për të cilën unë dua të informoj publikun nëpërmjet valëve të “Zërit të Amerikës” ishte gatishmëria, dëshira për të na ndihmuar në të gjitha fushat në mënyrë që zhvillimi i vendit të shpejtohet, integrimi i vendit në BE të shpejtohet; dëshira dhe vendosmëria për të bashkëpunuar me ne në rajon për konsolidimin e mëtejshëm të paqes dhe stabilitetit; vlerësimi për bashkëpunimin që kemi në Afganistan. Sekretarja Klinton më shprehu ngushëllimet për humbjen e jetës së kapiten Feti Voglit dhe foli me fjalët më vlerësuese, vlerësimet më të larta për rolin e ushtarakëve tanë në zona të ndryshme të Afganistanit.
    A priten të shihen rezultate në luftën kundër korrupsionit, pasi është krijuar imazhi tjetër, ai i pandëshkueshmërisë në Shqipëri?
    Kjo ka një relativitet. Në Shqipëri mendoj, në dijeninë time, janë ndëshkuar më shumë se në çdo vend tjetër zyrtarë për korrupsion, janë ndëshkuar me qindra çdo vit, dhe unë mund të them se kjo është një praktikë e mirë e organeve të Drejtësisë shqiptare. A ka pasur ndëshkime të zyrtarëve më të lartë? Nuk ka pasur ndëshkime të zyrtarëve më të lartë, por duhet të them një gjë: barazia para ligjit duhet të jetë qëllim themelor dhe parim themelor, kurse targetimi për shkak të postit nuk justifikohet. Çfarë duhet të bëjmë ne sot? Duhet të synojmë barazinë para ligjit. Dje unë takova kryetaren e Komisionit të Jashtëm për Europën në Senatin amerikan dhe po diskutonim për këto probleme. Në SHBA nuk ka imunitet për korrupsionin dhe ne këtë model duam ta instalojmë sa më parë në Shqipëri, pra unë e quaj një betejë që vazhdon dhe një betejë, e cila do të fitohet në mënyrë absolute. Natyrisht, nuk mund të çrrënjoset ndonjëherë korrupsioni, duhet luftuar gjithnjë.
    Në komentet që bëri dje zonja Klinton përpara fillimit të takimit, iu bëri thirrje politikanëve shqiptarë të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për të mirën e vendit të tyre. Janë dy probleme të momentit me të cilat po ndeshet Shqipëria sot, që mund të tregojnë bashkëpunimin ose mungesën e bashkëpunimit; e kam fjalën për reformën zgjedhore dhe për zgjedhjen e Presidentit. Ndalemi fillimisht te reforma zgjedhore. PD iu bashkua partive të vogla, ashtu siç u është bashkuar edhe PS, për korrektimin e sistemit zgjedhor. Cila do të jetë forma më e mirë për reformën zgjedhore ne Shqipëri, sipas mendimit tuaj?
    Tani, që të jem i hapur, edhe në reformën e parë, edhe në të dytën, iniciativën e ka opozita, sepse e gjykoj që ky është rregulli në tërësi. Nuk mund të them në gjithçka, por në tërësi. Është bërë një punë shumë e madhe, d.m.th. janë formuluar shumica e kapitujve, ka mbetur një ose dy kapituj të Kodit Zgjedhor për rishqyrtimin tërësor sipas rekomandimeve të ODHIR-it dhe OSBE-së. Ka disa probleme që duhet të pranohen, d.m.th. ka një zhvendosje të madhe drejt teknologjisë, e cila nga ODIHR-i nuk shihet me kaq simpati, por ne kemi besim se ajo funksionon dhe ne e kemi pranuar dhe e pranojmë. Unë gjykoj se ky është sistemi më i mirë, sepse ky sistem i jep fund një lloj rajonizimi gjeografik të papërshtatshëm të forcave politike, dhe kjo është meritë e madhe e këtij sistemi. Unë them se vendosja e këtij sistemi e ka përmirësuar në mënyrë thelbësore përfaqësinë e zgjedhësve në Parlamentin shqiptar, e kam fjalën për sistemin rajonal. Lidhur me formulën, ajo është çështje e matematicienëve dhe le të merren me të, unë nuk kam ndonjë kundërshtim, por nuk besoj të ketë kërkuar kush ndryshimin e sistemit rajonal. Sistemi rajonal është një sistem shumë i mirë për mendimin tim, shumë më i mirë se i pari, sepse përpara, p.sh. ta zëmë se zgjedhësit e PD të Vlorës, për shkak të përqindjes, mbeteshin të papërfaqësuar në Parlament, po kështu mbeteshin ata të PS në Shkodër e kështu me radhë; tani janë të përfaqësuar kudo, dhe kjo është një meritë e këtij sistemi.
    Çështja e dytë është ajo e Presidentit. Në Kushtetutë fryma që mbizotëron është ajo e konsensusit, megjithëse Presidenti me ligj mund të zgjidhet edhe me votat e shumicës, me 71 vota. Ju keni deklaruar nga njëra anë se do të propozoni si kandidaturë një figurë të Partisë Demokratike dhe keni thënë po ashtu se do të konsultoheni me opozitën. Çfarë nënkuptoni me konsultim, që të merrni pëlqimin e tyre për kandidatin tuaj, apo jeni i hapur për kandidatë të tjerë, jashtë figurave të PD-së.
    Natyrisht ky është një proces, i cili gjykoj unë, duhet të kalojë nëpërmjet konsultimeve dhe ne jemi të përgatitur të konsultohemi me opozitën dhe të gjitha forcat politike. Nuk ishte problem i diskutuar në takim me sekretaren e Shtetit, por ky është problem që vjen shumë shpejt në rendin e ditës muajin tjetër, ndaj dhe uroj e dëshiroj që të mbizotërojë vullneti nga të gjitha palët.
    Jeni ju të hapur për një kandidat jashtë PD-së?
    Në tërësi unë i kam formuar qëndrimet e mia. Ajo që unë jam i hapur, jam për konsultime dhe mbetem i vendosur për zbatimin e Kushtetutës. Pse…? Po të kthehemi, bashkë me zotin Rama, në vitin 2008 ne ndryshuam Kushtetutën për të shmangur një krizë në zgjedhjen e Presidentit dhe vepruam shumë drejt. Pse vepruam shumë drejt? Normalisht, një proces që nuk ka lidhje me programin që iu paraqit zgjedhësve në fushatë, nuk duhet të bëhet shkak për ndërprerje mandati dhe zgjedhjesh të lira. Mund të bëhet, nuk është ndonjë paudhësi kaq e madhe, por normalisht nuk duhet të jetë, ndaj ne e ndryshuam ligjin dhe e bëmë që dy votimet e fundit të jenë me 70+1. A ka hapësirë për mirëkuptim dhe konsultime?! Të plotë…!


    Panorama
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    Kjo vizit eshte lajme per median se keto dite kane se cfare shkruajne neper gazetat e tyre apo mbushin edicionete e lajmeve

    tani nje jave do mbushen mediat me perrallat qe do ju tregoje SALA grupi parlamentar te PD ,konference shtypi me gazetaret ,mbledhje me qeverin per takimet qe ka bere ne US


    dhe lajmi i vetem qe do thote eshte I BERA FTESE ZNJ KLINTON PER TE VIZITUAR VENDIN PER 100 VJETORIN E PAVARSISE ,DHE E PRANOVI
    Ndryshuar për herë të fundit nga OPARI : 28-04-2012 më 08:35

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •