Pesha e saj
M'u zhduk si hija pas muzgut
dhe terri gjurmet ja perpiu:
ashtu si loteve neper faqe,
qe s'u ngelet gjurme nga shiu.
Seē kish nje duf te brendshem,
urtesisht te papermbajtshem.
Kryelarte me syte e ulur,
per nje falje te pafalshme.
Nje heshtje-varr me pushtoj,
me erdh nga klithma e vonuar:
Heshtja klithmen ma deboj
se klithma heshtjen pat liruar.
Qé nje gjendje e perhumbur
si e deshirave nga mplakja.
Nje turm' mendimesh per t'i zhdukur
ja i vrisja,ja i flakja!
Perbrenda breja ēfare nuk ishte:
ajo qe s'qé me ishte qasur.
Pra mungesa 'sht' m'e pranishme,
te kujton se ēfare ke pasur.
"Me ndiznin flaket e deshires
per t'marre fryme nga fryma jote."
Ai epsh qé krejt gjakpires:
dy gjokse t'kisha t'mi shkallmonte.
Ne dremitje enderrimesh
humbisja e rigjendesha,
ku mes shpresash e kujtimesh
N'vegim te saj rimekembesha.
Por ja,vegimi mori forme:
hena e pa dhe pastaj
zemra nisi t'me rrahi fort
kur era me solli aromn' e saj.
Me syte njomur nga ves'e majit,
me tha gjithēka me ate kthim.
Dashuria ben qe faji
te zvogelohet ne gabim.
"Nuk flas dot dhe po te dua,
goja fjalet m'i gremis.
Bota 'sht' m'e leht' nen kembt'e tua...
ato mbajne peshn'e dashurise."
Krijoni Kontakt