Close
Faqja 9 prej 16 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 156
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243
    Fatit

    Perpiqem te mendoj nganjehere per fatin…
    Veē me te fshehta na rron ky derzi!
    Eshte nje porte qe te gjithe mundohen ta hapin,
    Dhe kur hapet vete nuk hyn njeri…
    Megjithese shpeshhere ndal frymen dhe hapin.

    Ndonjehere shfletoj faqet e jetes time te shkurter
    Dhe me dalin mbushur me nje gjuhe te huaj
    Sikur dikush,me cinizem,t’i kish shkruar me thuper
    E cila dalengadale behej kamzhik per mua
    Dhe me detyroi ta quaja jeten nje bushter.

    Malet shkulte ky fat e m’i hidhte me hobé…
    Hijet e tyre ma mbulonin diten me nate!
    Une nuk dija ku veja e zvarritesha neper dhé,
    Ndaj rruga me dukeshe njemije here me gjate
    Saqe ndihesha mergimtar kur shkoja aty,atje...

    “E di Fat,te gjithve u ēon vdekjen per paje!
    Mendon se,meqe linda,patjeter do me japin
    Se jeta eshte premtim per vdekjen,prandaj
    Te gjithe,perjete,do ndalin frymen dhe hapin
    E do flene qetesisht si te gjallet ne maj.”

    Une vdekjes kurrsesi nuk mund t’i shmangem,
    Por s’i nenshtrohem fatit,sado te me rrezoj!
    Pasardhesit e mi,si mua,do luftojne malet
    Se ata jane e vetmja arsye per te cilen rroj,
    Siē kur linda une,stergjysherve u folen varret.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ke-ler : 21-07-2012 mė 20:27

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243
    Duke qeshur

    Te gjithe u gezuan kur linda,
    Ndersa une ia plasa te qarit:
    Te gjithe qane kur vdiqa,
    Une kisha kohe qe i qeshja varrit.

    Askush s'me ndihmoi kur u rrita,
    Se u rrita ne mes te zjarrit:
    Askush s'me ndezi kur u fika,
    As me hodhi ne kazan te Djallit!

    Por,dhe une askend nuk prita
    Te zbriste prej altarit.
    Mbi kurriz i mbajta te gjitha,
    Duke qeshur i zbrita varrit.
    I pafajshmi qe pa Djallin,u mahnit.Fajtori qe pa Zotin,u zhgenjye.

  3. #83
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Citim Postuar mė parė nga Ke-ler Lexo Postimin
    Duke qeshur

    Te gjithe u gezuan kur linda,
    Ndersa une ia plasa te qarit:
    Te gjithe qane kur vdiqa,
    Une kisha kohe qe i qeshja varrit.

    Askush s'me ndihmoi kur u rrita,
    Se u rrita ne mes te zjarrit:
    Askush s'me ndezi kur u fika,
    As me hodhi ne kazan te Djallit!

    Por,dhe une askend nuk prita
    Te zbriste prej altarit.
    Mbi kurriz i mbajta te gjitha,
    Duke qeshur i zbrita varrit.
    Me pelqeu shume..........
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Citim Postuar mė parė nga Ke-ler Lexo Postimin
    Vetem

    Mund te ftohem
    Tej te shpohem
    Zemres

    Ne dobesohem
    S’i nenshtrohem
    Femres

    Une zemer-zjarrti
    Une kryelarti
    Une

    Une embelmjalti
    Une fjale-tharti
    Shume

    Se ti me deshe
    Kurre s’me qeshe
    Kurre

    Dora t’heshtte
    Me s’me zhveshe
    Kurre

    E mbylla syne
    E fika yllne
    N’qiell

    Lotova gjyme
    E mora fryme
    Thell ‘

    Se neser zgjohem
    E neser ēohem
    Kthjellet

    Se nuk dorezohem
    E mbys dhe kohen
    Vetem
    Hem..........
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243
    Te falenderoj ajzberg,shume!
    I pafajshmi qe pa Djallin,u mahnit.Fajtori qe pa Zotin,u zhgenjye.

  6. #86
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anėtarėsuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    Citim Postuar mė parė nga Ke-ler Lexo Postimin
    Duke qeshur

    Te gjithe u gezuan kur linda,
    Ndersa une ia plasa te qarit:
    Te gjithe qane kur vdiqa,
    Une kisha kohe qe i qeshja varrit.

    Askush s'me ndihmoi kur u rrita,
    Se u rrita ne mes te zjarrit:
    Askush s'me ndezi kur u fika,
    As me hodhi ne kazan te Djallit!

    Por,dhe une askend nuk prita
    Te zbriste prej altarit.
    Mbi kurriz i mbajta te gjitha,
    Duke qeshur i zbrita varrit.

    Magnifique!
    - - Shumė shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askė!
    Agim Metbala"

  7. #87
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243
    Dashuri e ndrojtur

    Beja shetitjen e perditshme
    Per t’u shplodhur diku pyllit
    Mes cicerimave te magjishme
    Te bilbil sqep-fyellit.
    Kishte paqe rretherrotull,
    Kisha paqe brenda trupit:
    Larg qytetit te pluhurosur
    Qe qetesine fshihte gjekundi.

    Ne shetitjen e perditshme
    Zbulova ballkonin tend
    Me lloj-lloj lulesh,si lulishte
    Pezull,dukej nen hen’!
    Njeri-tjetrin shihnim perhere,
    Ti zgjatje koken per t’u dukur,
    Ty,doja te te merrja ere
    Se ishe lulja me e bukur.

    Ndonjehere me shihje ngultas,
    E ata sy mua me dehnin:
    Fantazoja per kembt’ e tua
    Dhe nuk ta dija as emrin.
    Mendoja:ē’endrra ke valle?!
    Ē’shije mund te kesh ne puthje?!
    A ben si une,paksa me rralle,
    Qe te te puth dergoj lutje?!

    Sa here kemi zgjatur gishterinjte
    Njeri-tjetrit per t’u prekur:
    Une te kam kerkuar gjinjte
    Dhe ti ne qafe me je hedhur.
    Jemi gjendur neper deshira,
    Se s’behej ndryshe per te folur:
    Kjo u dukerka me e veshtira
    Kur komshinjte sillen rrotull.

    Oh sa llafe mbajne muret
    E ballkoneve dhe dritareve;
    Pergojime nga goje-shthurjet
    Qe qellojne me fjale parvazeve.
    Se sorra-grate e kane per pune
    Te te damkosin me llafe,
    Flasin per ty dhe naten ne gjume,
    Shohin filxhanin dhe pa kafe.

    Si do veje kjo puna jone?
    Ti me dukesh zog ne qiell!
    Folene ke ngritur ne ballkon,
    Une dot nuk vij se tokes shkel.
    Ah,sikur ne pyll te me vije!
    Ne qiell ku je,kthehu ne yll!
    Dashte Zoti nje yll qe bie,
    Te bie tek une atje ne pyll.
    I pafajshmi qe pa Djallin,u mahnit.Fajtori qe pa Zotin,u zhgenjye.

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243
    Sipas udheheqesve

    Zbrita me shapka te bar’ i lagjes,
    M’u ul Skenderbeu ne tavoline.
    Me tha:shqiptaret per lufte shume dine
    Por jane me budallenjte gjate paqes.

    Shkoj Skenderbeu u ul Ali Pasha:
    Per kusare e trima jemi te paret,
    E nesermja te vije si te vije per shqiptaret
    Ndaj shprehja “ku rafsha mos u vrafsha”.

    Qemali erdhi shume i mendueshem:
    Dhe pse shqiptari eshte trim i vertete
    Fatkeqsisht perēahet shume lehte…
    Keshtu ka qene,nga mot i dikurshem!

    Pashe se karrigia ia nisi vete te levize,
    Papritur Zogu u ul siper saj:
    Shqiptarin veshtir’ e blen por e shet kollaj
    Siē bera une me gjysmen e Shqiperise.

    Enveri erdhi karizmatik me dy fatosa;
    Njeri me duket se vertete ashtu kish emrin!
    Por Ai kish pike te dobet ate tjetrin:
    Shqiptarit,duhet mbyllur gjer ne gryke kopsa!

    Erdh Sala duke thene:Pa dyshim!
    U shfaq me dy gishta ngritur perpjete
    Qe po na i fut mbrapa,ka njezet vjet…
    Me shtyu mua e u ul ne vendin tim.
    I pafajshmi qe pa Djallin,u mahnit.Fajtori qe pa Zotin,u zhgenjye.

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243
    Diejt

    Te pash nje diell ne gjoks,
    Tek vije per tek une.
    Qiellin le krejt bosh,
    E vure thelle ne gjume.

    Sa me shume aviteshe,
    Gjoksi me shume ndizej.
    Siper nise te zhvisheshe
    Gjinjte t’u ben diej.

    Dy gjinj per syte e mi…
    Te dy,o m’i verbofsh!
    Dy buze kam per te dy,
    Te t’i kafshoj,te josh.

    Kur larg te shkosh nga une
    Ne ndonje mal te larte,
    Do dergosh yjet ne gjume
    T’u vjedhesh dritn’e zjarrte.

    Dhe mali do fsheh’ hijen,
    Do ta gropos’ nen vete,
    Do thahet,do t’i pihet
    Do vej te pij ne dete.

    Dhe ti ne det do shkosh
    Te lahesh,per inat:
    Diten ta perendosh,
    Yjte te marrin flake.

    N’u vonofsh e s’del,
    Ku te kerkoj me sy?
    O je e zhytur thell’
    Ose lundron me yjt’!

    Une koken do ngre lart
    Ne gjithesit’ gjumashe,
    Ne detn’e Ethirit,valle,
    Si perendesh do lahesh?!

    S’e di nese do flesh
    Me qiell’ ne hapesira.
    Cili yll do jesh?
    Oh,do jesh te gjitha.
    I pafajshmi qe pa Djallin,u mahnit.Fajtori qe pa Zotin,u zhgenjye.

  10. #90
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243
    Cmendine e zgjuar

    Vajta ne pyll,preva nje ah,
    Doja te ēmendesha patjeter,
    Ndaj dhe ndertova nje shah
    E nisa te luaja vetem.
    I pafajshmi qe pa Djallin,u mahnit.Fajtori qe pa Zotin,u zhgenjye.

Faqja 9 prej 16 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •