Sipas meje
"berisha" shkruhet me te vogel,
"Bisha" shkruhet me te madhe,
tjetri si e kish emrin s'me kujtohet!...
Me mire s'po e shkruaj fare.
Sipas meje
"berisha" shkruhet me te vogel,
"Bisha" shkruhet me te madhe,
tjetri si e kish emrin s'me kujtohet!...
Me mire s'po e shkruaj fare.
Rrethi
Zoti eshte mosnjohje,
mosnjohja eshte vdekja,
vdekja eshte frike,
frika eshte shprese,
shpresa eshte besim,...
besimi ne Zot.
Vetes
Mos druaj kurrsesi te gjykosh veten,
Se ti edhe mund te jesh krejt i paanshem:
I kthjellet ne pendim e siper.Dhe ecen...
Mund te ecesh ne gabimin e pastajshem.
Paragjykimin do kesh persiper,si sy
Mosbesues ne kerkim te nje te mete.
S'eshte vetem i tjerve paragjykimi mbi ty:
Drojtja jote e pare ish paragjykim i vetes.
Shfry sa te mundesh,me cmire e me inat,
Se ndoshta edhe fati paragjykon e zgjedh.
Plot te tjere ēaluan ne rrugen e gjate,
E ka gjasa qe ti t'u kesh hedhur monedhe.
Lere kohen ne pune te saj,nuk te perket,
Ajo me perjetesine i ka punet ēorap!
Per mua,gjykon drejt veten ai qe therret:
"Te beja ndryshe!" e jo "Ah,te kthehesha prap".
Te bukura janeendimi,kryelartesia,mburrja,
Lutja,kerkesa e te falurit,dinjiteti:do te thote
Se gjykim mbi veten ke bere.Ngritja a tkurrja,
S'kane rendesi,ke rendesi perderisa ti rron.
Hakerreju vetes me dhembe e me grushta,
Nga bamires i nje kohe kthehu ne dreq,
Por do te jem une i pari qe do te vras,po munda,
Neqofte se guxon per veten te te vije keq.
Heshtja e debores
Dhe shoh qe ēdo gje po hesht,
Sidomos debora.
S'e di kujt i flet por s'resht
Se foluri kambanorja.
Une tallem me dimrin e vrazhde,
Me ka hije tallja.
Sillem neper dhome bythperjashte,
E shoh nga dritarja:
Debora vazhdon te bie pareshtur,
Shtegtaret nuk vijne:
Eshte m'e keqa e natyres,se heshtur,
Pa zhurme ēdo gje ngrin.
Dhe palltoja e varur ne mur
Shplodhet qete-qete,
Dhe thote:s'tregon qe je burre
Qe sillesh pa breke!
Fryu me fort,dritarja u hap,
Era s'beri zhurme:
U drodh flaka e zjarrit n'oxhak,
U fika fare une.
Mbetur ne shtrat me temperature,
Me zerin e meket:
Dhe palltoja e varur ne mur
Qeshte me breket.
Dhe ndjej qe ēdo gje po hesht,
Sidomos debora:
Siē duket na duhet nje termet,
Te heshti kambanorja.
........
Je i madh a je i vogel,
Kjo s'ka fare rendesi!
Pa mua s'ka Zot per boten,
S'ka gjithesi pa syte e mi.
-Diell,te bera Zot!
-Zot,me bere rob!
Takova dreqin ne mes te nates
Pashe dreqin ne mes te nates,
dike terhiqte tokes zvarre
me ate hapin e ngadalte
po e shpjente drejt gropes-varr.
Pashe dreqin ne mes te nates,
kundermonte ajri qiparis.
Nga dor' e te gjorit mori unazen...
u lidh me te perjetesisht.
Pashe dreqin ne mes te nates,
kish kohe qe me kishte vene re:
u mbeshtet ne bisht te lopates
e me tha:-ēfare dreqin ke?
I thashe dreqit ne mes te nates:
-ē'dreqin ben e ē'dreq kujton
se te vdekurit i dhe uraten
dhe tani ēfare...po e marton?!
Me tha dreqi ne mes te nates:
-me shpirt te tije merret Zoti,
mua me duhen,pas lengates,
trup e kocka te me ngopin.
Takova dreqin ne mes te nates
e m'u duk si gjithe te tjeret:
-ē'dreqin do mor barkthate?
Me tha-veē meje askend tjeter.
bravo keler..
qenke vertet poet vetetimthi..
shum te bukura poezite..
.
Ju falemnderit,eshte kenaqsi per mua qe ju pelqejne.Falemnderit.
Krijoni Kontakt