Gdhihuni ne endrra
Gdhihuni gdhihuni!Me gjume sjeni velur?
O endrra-burgosur behju rojtare te qiellit.
Gdhihuni heret,dergoni yjet per tfjetur:
puthni femijet e ne kembe prisni diellin.
Ju burra,mjaft i zbutet kallot ner duar,
me henen flladitet lekuren e pjekur.
Bota u ngrit ne kembe per tmbijetuar,
dhe malin qe bente hije,tash e mbyt zhegu.
Ah sa te urta jane grate e shtepive,
dhe ne kasolle trrojne e mbajne qehlibar:
me duar nuje shoqerojne rritjen e femijeve
ne skamje,si lene kurre pa-mbathur,pa-lare.
O trupa-kerrusur,ju rri me drejte ajo hunde:
u mbeti i bardhe barku e kurrizn e nxite.
Prashitet ara e rritet kopshte me mund,
siē rritet kallirin ju rritet dhe femijt.
O kthehuni ne shtepi e shplodhuni brenda,
i thoni muzgut ta deboj ate diell:
puthni femijet,me ta lozni ne endrra
dhe nje-nga-nje vendosni yjet ne qiell.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ke-ler : 30-04-2012 mė 22:11
Ke-ler, Ju pėrgėzoj pėr poezitė e postuar...karakterizohen me njė gjuhė tė pasur e tė pastėr...tematika qė pak poetė i kanė thurė vargje...e forumi shqiptar, u begatua me njė poet cilėsor...
Suksese!
Shiu
Sa e huaj me eshte ē’do gje qe m’rrethon:
m’eshte afer a larg s’ja kuptoj dot gjuhen!
Po per ēudi,sapo shiu ja nis e vershon
ē’do gje flet,se ai i merr me te bute.
Gjethet e pemeve diēka duartrokasin,
mantel’ i tokes nxjerr kenaqsi ledhatimi,
dhe perrenjt’ fryhen,derdhen,buēasin.
Ē’do gje duket sikur me lejon pergjimin.
Ēatite ēative po u therrasin,trak-trak,
ferres seē i buzqesh trendafili i kuq,
nje bubullime meku te ores tik-tak,
nje geshtenjz’e eger u hodh ne pellg,bullduq.
Shiu flet!Kur bie diēka do t’na thote:
pot a vini re ai e mbulon krejt qiellin.
Na fton te shohim bukurit’ ne ket’ bote,
ndaj na fsheh yjet,henen dhe diellin.
Sa bukur flet me shiun...me pelqen poezia juaj, e thjeshte , shprehese dhe e bukur...
Suksese te metejshme!
Shqisat e jetes
Kur syri sheh larg,
ajo qe di nuk ben dobi,
Trupi fillon ndjen.
-Me thoni,a jeni ne jete
kur shihni per nga
vershon era?
O duarzgjatur,
shihni pemet,
degjoni gjethemuziken:
keto jane ereza
qe u japin shijen jetes.
Prostitute e virgjer
Per here te pare pas miliarda netesh,
kur deshirat veē enderrime pillnin,
nata s’qé me e njejte,ndryshoj rrjedhen
pabesisht e oret e saj frike ndillnin.
Dhe diku andej,ne breg te detit
valet nuk guxojne te vene me tutje;
duket se dhe ato u tremben tmerrit,
pamjes,s’asaj qe s’di kujt t’i lutet.
Filloj shtegtimi…shtegtimi nga vetja:
poshterimi dhe shberja e njeriut!
Jo trupin por shpirtin e pret tretja
ne ndonje rruge te ndonje vendi te veriut.
“S’sheh dot krahun si te eshte nxire.
s’ferkon dot syrin per t’pare se te dhemb:
ta dish ē’te pret,ne det per ta pire
do t’hidheshe se ajo dallge s’po te tremb!
Do genjesh prinderit,do rresh vellezerit,
Do thuashuropa eshte parajsa e shqiptareve!
Do nderrosh rruget,makinat e shtreterit
se kurva Europe esht’ kurv’e kurvareve.”
-Shporrju nga vetja o nder nuserie,
deshirat mbi te s’do t’i ngjajne te sajes:
iu shporre dhe ti o nur vajzerie
se e qara po i ngjan vajit t’kukuvajkes.
Por tek shpirti yt,e di,mekat s’do hyj’,
do jesh me e paster se e Shenjta Mari:
dhe pse do kenaqen aq burra me ty,
ti prap me ta s’ke per t’bere dashuri.
Gjendje 2
S'kam menduar kurre me kaq kembengulje
per veten time,si mund ta vras!?
"O shpirtkeq ne ē're do te doje t'humbje
meqenese nuk do te shkosh ne parajse?"
-Ne ē're s'mund ta them,vdekjen s'e njoh,
per vdekjen flasin vetem te gjallet:
ne gjithesi do ket' nje Diell qe te ngroh
ku te ngjitem duke therrmuar shkallet!
U lodha ne Toke,ku njerzit merren neper goje
me fjale te ngurta qe era i gdhend:
njeriu ndihet vetem kur askush s'ka nevoje
per te,dhe bota i duket veē nje vend.
Pra,heret do mundem te prek yjet,
qe,si sy kasnecesh do te me shohin.
Nga toka do te kujtoj vetem pyjet,
dhe eren e ēmendur qe do freskoj.
Krijoni Kontakt