Fatit
Perpiqem te mendoj nganjehere per fatin…
Veē me te fshehta na rron ky derzi!
Eshte nje porte qe te gjithe mundohen ta hapin,
Dhe kur hapet vete nuk hyn njeri…
Megjithese shpeshhere ndal frymen dhe hapin.
Ndonjehere shfletoj faqet e jetes time te shkurter
Dhe me dalin mbushur me nje gjuhe te huaj
Sikur dikush,me cinizem,t’i kish shkruar me thuper
E cila dalengadale behej kamzhik per mua
Dhe me detyroi ta quaja jeten nje bushter.
Malet shkulte ky fat e m’i hidhte me hobé…
Hijet e tyre ma mbulonin diten me nate!
Une nuk dija ku veja e zvarritesha neper dhé,
Ndaj rruga me dukeshe njemije here me gjate
Saqe ndihesha mergimtar kur shkoja aty,atje...
“E di Fat,te gjithve u ēon vdekjen per paje!
Mendon se,meqe linda,patjeter do me japin
Se jeta eshte premtim per vdekjen,prandaj
Te gjithe,perjete,do ndalin frymen dhe hapin
E do flene qetesisht si te gjallet ne maj.”
Une vdekjes kurrsesi nuk mund t’i shmangem,
Por s’i nenshtrohem fatit,sado te me rrezoj!
Pasardhesit e mi,si mua,do luftojne malet
Se ata jane e vetmja arsye per te cilen rroj,
Siē kur linda une,stergjysherve u folen varret.
Krijoni Kontakt