Close
Faqja 8 prej 16 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 156
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243
    Dashuri

    Me puth me afsh ne drite te syrit
    T'i jap nje shkendije fjales,
    Pastaj m'i hidh duart,me kap mes fytit
    Cirrme e kafshome qafes.

    Se dhe une do t'i kafshoj gjokset
    Do shetis shpines me thonj perkdheles.
    Gjersa duar e dhembe te me ngopen
    Pastaj t'ia hedh fajin vdekjes.

    Por,nese dikush na e degjon uraten
    E na hedh te dy ne nje grope,
    Ke per te pare,pasi t'na hedhi balten,
    Do kafshohemi gjer ne kocke.

    Kush e di,mund te behesh ere
    Dhe une te kthehem ne rere.
    Qe te me kafshosh si perhere
    Do tundesh qe oqean te tere.

  2. #72
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243
    Shtrati i endrrave

    Askush nuk i di te fshehtat qe mbaj
    Perveē shtratit ku dergjem ēdo nate:
    Ku endrra e makthe symbyllur shperndaj
    Dhe sa hap syte diēka i marre prape.

    Endrra erotike kam lene mbi te
    E vaje makthesh te gjumit te heshtur:
    Por shtrati im besnik s’tregon kurrgje,
    As vajzes qe i eshte shtrire e zhveshur.

    E shoh tek e le ashtu,krejt te ērregullt
    Pas kacafytjeve te pavetedijshme.
    Ne mengjes me rikthen diēka te mjegullt;
    Tere paqartesine ma ben te pranishme.

    Diēka kam perjetuar,po ēfare valle?
    Se djerset e dine,por thahen e vdesin.
    Une ne shtrat s’jam as vdekur,as gjalle…
    Mbulesat pertoke,endrrat e zhveshin.

    Me terheq ky morg i jetes symbyllur
    Qe mbart thirrje,mahnitje e renkime:
    Kujtime e shpresa nen jastek kam kyēur,
    Mbi te shperndare copeza te qenies time.

  3. #73
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243
    Shoh

    Kur zemra ime pa tenden
    Syte i ktheva drejt qiellit,
    Por jo per te ēuar lutjen,
    E bej mos te ēmendem
    Se kur dashuroj se-thelli
    Kam nevoje te humbem.

  4. #74
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243
    Dashuria ne kohe te koherave

    Shoh se me jane nxire syte nga pagjumesia,
    Buzet e varura si nje femije i pakenaqur.
    Mendja rrihet nga realja e puthet nga fantazia,
    As nuk pyet fare per trupin e zgerlaqur.

    Ashtu i keputur jam e prap s’me flihet,
    Mendja ka shkuar shume kohe larg meje:
    Andej nga ku nuk jane kthyer kurre anijet,
    Ku dhe Poseidoni vete trembet prej teje.

    Sa djem kam pare tek te shihnin kur ecje
    Me ate hapin hynor qe ka pamje endrre:
    Ti kaloje vetem e te gjithe mund t’i prekje
    Se ata me sy shkruanin mbi lekuren tende.

    Ne det e ne toke,nuk guxon te te afrohet
    Kurrkush ,as per te te thene nje fjale.
    Te dashuruarit i merren kembet e rrezohet
    E Poseidoni ka frike se mos mbytet nen vale.

    Dhe une ndaj rri shtrire e ze hijen time,
    Qe te mos gjakoset gjunjve kur te vije tek ty.
    E le zemren kyēur trupit,ne gulēime,
    Ne koherat e largeta do vije sa te mbyll syte.

    Dhe kaloj koherat e shoh fate njerezish,
    Shoh dhe Poseidonin tek po mbytet nen vale,
    Zhulietes i jane puthur qerpiket prej helmit,
    Dhe Konstantinin,qe rend shpejte mbi nje kale.

    Koha eshte e pafuqishme kundrejt dashurise
    Edhe pse do me marre e me te do shkosh dhe ti.
    Dashuria vrau me trendafil dhe zemren e tiranise
    Se Saturni nuk e vrau Zeusin veē per dashuri.

    Dhe ty kudo te pashe ne kohe te koherave,
    Me hapin e hyjneshes kaloje ēdo shekull
    Vije tek une duke kaluar mes endrrave
    E kur hapja syte,ti,ishe gjithkund e fshehur.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ke-ler : 08-07-2012 mė 17:13

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Nuk Jane Vetetimthi ,por Qellojne Ashtu.......
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  6. #76
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anėtarėsuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    Citim Postuar mė parė nga Ke-ler Lexo Postimin




    Ēudi si muzika,kjo Muze,
    te hyn thelle ne shpirt
    duke kaluar ne lekure,
    ne gjak per t’u shkrire!
    Ē’magji krijon mbi njerzit,
    i ben te gjithe njelloj:
    lindin,rriten apo vdesin,
    te tere heshtin e degjojne!
    skam cka te shtoj,me ke lene pa fjale tash per here te pare po te lexoj
    cdo te mire te uroj Ke-ler Rrespekt...

  7. #77
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243
    Ju falenderoj perzemersisht Ajzberg dhe USA NR1 dhe ju pershendes me ēka shkruhet poshte.

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243
    Demoni

    Demoni i mbytur ne trishtime,
    Endej vetem neper bote.
    Po s’di ē’e gjet ket’ Dreq-Zot
    Qe m’u shfaq ne dhomen time.
    Rrinte heshtur,si qiparis
    I ngulur prane nje varri:
    Sy- sketerre e hijerende,
    Ardhur nga botet e gjithesise
    Prej nga duket vetem zjarri,
    Ku vetem shpirtrat kane nje vend.
    Por mundim’i tij ish tjetergje,
    Jo i rruges teper te gjate,
    Kishte te bente me dike,
    Me tjeter zjarr,me tjeter flake.
    I thashe tek e sodisja:
    -Kisha kohe qe te prisja!
    Por e di qe Ethiri eshte i paskaj,
    E Ti endeshe pas saj!
    Shpirti saj eshte nga ata
    Qe pa trokitur hyjne tek Zoti
    Se ne jete nuk i mbrojti
    E pas vdekjes shtepine u dha!
    Demoni heshtur si gur rrinte,
    As qe ishte fare i turbullt,
    I zgjata nje gote me raki…
    Mosperfilles nisi te pinte:
    -Njerzit,me tha-jane brumbuj,
    E thjeshte nje brumbull je dhe ti!
    Kam fluturuar gjate ne keto ane,
    Ju kam pare te vrisni njer-tjetrin.
    Ketu vellai vret vellane
    Dhe i riu peshtyn te vjetrin.
    Ku shtypen popuj gjithe me rradhe!
    Ju jeni dele e bota vathe!
    Ju Pernedine tuaj e bete bari
    E Zotin mes jush,Mbinjeri.
    Me habitet kur ju pashe,
    Nga lart me dukeshit njelloj!
    Kurioz,zbrita t’ju shikoj,
    Vesha rrecka e fjeta jashte.
    Ne fillim s’munda te shoh
    Ndonje ndryshim te dukshem…,
    Njelloj me ishte kushdo!
    Por rastesisht me ra te njoh
    Rendesine per te gjetur buken
    Kur njeri afer ra pertoke!
    Natyrisht,nuk m’u be vone
    Por,nje tjeter seē vajti e qau!
    Une kerkoja plagen n’ate kufome
    Se s’po kuptoja kush e vrau!!!
    S’dua te zgjatem ne hollesi
    Se si kuptova ē’qč uri.
    Por,zbulova ē’ish grure e drithe
    E prape vdiseshe kur kish per t’gjithe.
    Ju njerzit jeni budallenj!
    Ju derdhni gjakun me kova,
    Por,ēuditerisht tek ju zbulova
    Ē’ish dashuri e ē’ishte ndjenje.
    Se une Tamaren,po,e vrava,
    Puthj’e pare qč per te dy
    E na kushtoi te dyve aq mund:
    Per here te pare ne jete qava
    Se s’me qene thare krejt keta sy,
    E po i thaj ne ket' jete te pafund.
    Ndaj s’kuptoj!Njeriu ē’kerkon?
    Urren e vret kur ka dashuri
    Qe vete ai aq shume e ēmon
    E vete aq shume e ka zili.
    E di,tek ju njoha dashurin’
    Tek e cila ndjeva te parin gezim,
    Por dhe uri,shkaterrime e mjerime,
    Ku dyshova vertete per natyren time.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ke-ler : 13-07-2012 mė 21:51

  9. #79
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243
    Vetem

    Mund te ftohem
    Tej te shpohem
    Zemres

    Ne dobesohem
    S’i nenshtrohem
    Femres

    Une zemer-zjarrti
    Une kryelarti
    Une

    Une embelmjalti
    Une fjale-tharti
    Shume

    Se ti me deshe
    Kurre s’me qeshe
    Kurre

    Dora t’heshtte
    Me s’me zhveshe
    Kurre

    E mbylla syne
    E fika yllne
    N’qiell

    Lotova gjyme
    E mora fryme
    Thell ‘

    Se neser zgjohem
    E neser ēohem
    Kthjellet

    Se nuk dorezohem
    E mbys dhe kohen
    Vetem

  10. #80
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243
    Mungese

    Diēka me kish munguar qysh pa te njohur
    Dh’e kuptova tash qe ike ti,
    Diēka qe me duhej per t’u ēlodhur
    Me vinte shpejt me arrati.

    Sa pak zgjatka dashuria e pashterrshme!
    Sa pak hiri ngelet hi!
    Per peshkatarin eshte e perjetshme
    Nje ore shtrengate,nje ore stuhi.

    E tash boshlleku trupin ma thumbon,
    Ma mbush plot me zbrazeti.
    Heshtja perbrenda me kumbon
    Sikur brenda s'ka njeri.

Faqja 8 prej 16 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •