Ju falenderoj perzemersisht Z.Bahri dhe Z.Hotian!Eshte kenaqesi e madhe per mua qe me lexoni dhe me beni te ndjehem mire.Falemnderit dhe kalofshi sa me mire.Pershendetje!
Ju falenderoj perzemersisht Z.Bahri dhe Z.Hotian!Eshte kenaqesi e madhe per mua qe me lexoni dhe me beni te ndjehem mire.Falemnderit dhe kalofshi sa me mire.Pershendetje!
I pafajshmi qe pa Djallin,u mahnit.Fajtori qe pa Zotin,u zhgenjye.
Muret na pane
Ti me lepije
e me kafshoje gishterinjte,
une te kafshoja gjoksin.
Ti doje t’i vidhje
fjale letres,
une doja
te haja zemren tende.
Kerkoja ndonje te fshehte,
e ti renkoje.
Ma thoshje,
s’ma thoshje,
ish gjuha e dashurise!
Djerset ishin gjak
i tejdukshem
prej ferkimit te trupave…
trupave Qiellor.
E ne te gjitha keto
muret na pane
e nuk u shemben!
Si s’u shemben?!
03:14
I pafajshmi qe pa Djallin,u mahnit.Fajtori qe pa Zotin,u zhgenjye.
alnosa (07-01-2016)
Pershendetje...
MUret do te shemben........gjate rruges....
fuqia e paplotesuar ngre pyetjen......
pyetje qe ndikon ne shtimin e fuqise.....
dhe pergjigjja qe vjen ngre nje pyetje tjeter.....
si u shemben..........?
me respekt mjergull......
ps.
zeri Yt degjohet.....
Pershendetje dhe ty Mjergull
MUret do te shemben therrmueshem gjate rruges se ajert:
fuqia e paplotesuar ngre pyetjen,po pluhuri?
pyetje qe ndikon ne shtimin e fuqise se prekjes
dhe pergjigjja qe vjen ngre nje pyetje tjeter :
si u shemben pa na prishur qetesine ?
I pafajshmi qe pa Djallin,u mahnit.Fajtori qe pa Zotin,u zhgenjye.
Buzeve
Kujtim i dhashe brenges
dhe me doli rrudhe,
vere i dhashe zemres
se kerkoi buze.
Buze i dhashe fjales,
doli veē renkim,
fryme i dhashe vales
vales se zerit tim.
Hov i dhashe puthjes,
buza flake thengji,
emer i dhashe humbjes
e quajta dashuri!
I pafajshmi qe pa Djallin,u mahnit.Fajtori qe pa Zotin,u zhgenjye.
pershendetje
muret qe une pashe i shoh akoma......
themeli qe une preka......shkulet vetem nese eshte ushqyer..........vetem me qetesi......
rruga e ajrit nderton........e tokes shemb....
dhe pyetja qe lind eshte;
c'pane muret?
dhe si u shemben muret pa na prishur qetesine......?
kjo pyetje vetem sa ushqen kafshen qe kemi brenda vetes.......kjo kafshe maskohet si njeriu qe duam te jemi.......por le te kthehemi aty ku u nisem.....
muret pane......pse treguan.......si e treguan......kujt ja treguan......dhe pse qendrojne akoma?
ps
zeri Yt degjohet.........
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mjergull : 08-03-2013 mė 18:34
Rozafati
Ėshtė njė legjendė e pa saktėsuar
nuk ka njė datė tė regjistruar
ėshtė Roza nė njė murė e fiksuar
bukėn punetorėve ju ka dėrguar.
Ėshtė njė gojėdhanė
qė qarkullon ndėr vite
pėr Rozėn viktimė,
jan thurrur shumė mite.
Shumė emra kėsaj kėshtjelle i vuan
sipas qejfit emrin i ndrruan
herė i vun emra turk e herė sllav,
here kala e here Rozafė.
Tre vėllezėr kishin lidhė njė besė
fjalėn e dhanun asnjėri mos ta shes
ajo grua nesėr, bukėn qė e sjellė
do ta vendosim nė kėtė kėshtjellė.
Dy vėllezėrit e mėdhenj
grave tyre ju kishin lajmėruar
pa menduar se kane dhene nje bese,
se tradhtija ėshtė tradhti
dhe ėshtė gjėja, mė i keqi ves.
Natėn gratė e tyre kishin thurrur plane
kush nė drekė nesėr,do tė jetė kurbane
kurbane mu bėrė ishte shumė vėshtirė
kunata e vogėl,duhet tė shkoj me pahir.
Kur vėllau i vogėl pa Rozėn pa rendė
ROZĖ FATI, yt kėshtu paska qenė.!
Vėllau i vogėl e nuhati tradhėtinė
mallkoi vėllezėrit e vet dhe pabesinė.
Sot shumė kėngė kėndohen
pėr nusen e murosur,
por tradhėtia mes vėllezėrve ,
asnjėherė s’ėshtė varrosur.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hotlani : 08-03-2013 mė 20:30
Kultura,sjellja edukata,arsimi e bėjnė njeriun tė vlefshėm!!!!
Dhjet vjet pa rene shi
Uliks,Erosi e mori Penelopen
dhe e vendosi ne pikturen time.
Ti s’ishe.Ti luftoje ēikllope e bisha deti
ne nje bote pa kufi.
Ajo luftonte epshet e saj dhe iu lut
Erosit qe ta shpiente ne vendin
ku kenaqsia mund te zgjase fare pak e te kthehet ne perejtesi:
keshtu mos te vuante rikthimin ne pritje.
Ka me shume ngjyra ne tradheti se ne ate pikture,
ku ajo ndjen kenaqesi duke u pare dhe
imituar portretin e saj.
U bene vjet
qe kjo bukuri krenare prej gruaje,
me floke te pa-shprishur prej kohesh,
mos t’i tregoj njeriu ē’i thote heshtja
dhe si ja merr kembet pritja.
Une u mahnita kur e pashe!Dhe dielli…
Ka dhjete vjet pa rene shi!
Burrat ndjehen me burra prane saj
dhe ecja,kjo valle e natyrshme,
kthehet ne ere dhe perkedhel
grate rrugeve.Dhe zotat
nuk u pergjigjen me lutjeve,kane marr krejt
nga ne njerzit!
A mos valle
pritja ia ka prekur shpirtin
dhe vullneti eshte rob i trupit?
Fundja ajo s’eshte aq e vjeter sa te mendoj vetem per te shkuaren.
Nuk ndodh shpesh
qe breza te tere te dashurohen njelloj.
Dhe nuk ndhodh shpesh
qe pas luftes te dashurohesh!
Mbyll nje sy “Askush”.Kur te kthehesh
mbeshtete harkun ne nje ulli
dhe nisja nga e para.Fundja nuk je dhe
aq i vjeter sa te mendosh vetem per te shkuaren.
Ke mundesine te dashurohesh perseri,
ndryshe nga mua,
nga ne…
vetem kete here…
Dashuria eshte e madhe,
qeteson edhe dallget e Posejdonit,
ia ben shkembin shtrat Prometeut,
udhetimit i ve endrra,
dhe jeten e ben me pak mizore:
te jep shpresa ne rini dhe te mplak duke qeshur.
Do mprehesh shigjeten mbase,
do e mprehin dhe dy qind burra te tjere,me sy te stervitur
dhjetevjeēar vetem e vetem
per ta bere jeten me te shkurter.
Por une nuk do jem aty,do jem
me Penelopen nen krahet e mi,ne ate poze,
ku nyja e kembes mbi kembe prej pritjes eshte zgjidhur,
dhe une i kam pikturuar ngjyren e erret me te bukur ne bote.
I pafajshmi qe pa Djallin,u mahnit.Fajtori qe pa Zotin,u zhgenjye.
symphony (28-10-2013)
Dėshirat
Tė kesh paqe nė tė shkruar
E luftra tė hedhėsh nė letėr;
Tė mbash njė kafkė nėpėr duar
Dhe aty tė mos shohėsh veten.
Tė kesh sy pėr tė parė,
E tė t'i ndaj njė tel me gjėmba;
Tė jesh i vetėm udhėtar
Dhe nata tė tė ftoj brenda.
Tė kesh erėn nė krahun tėnd
Dhe tė jesh me not nė det;
Dėshirė tė ndjesh njė fjalė me vėnd
E gjyshit varri nuk i flet.
Kėrkon fėmijė tė kthehesh prap,
Por ja qė koha kalėron:
Pėrpara ty tė ēon me vrap,
Pėr mbrapa as ēalon.
E dallgė deti, dallgė jete,
Fryhen, vėrtiten, hepoen...
Nga dallgė e madhe gjė nuk mbetet
Se nė breg shkumohet.
Disa dėshira veē t'i kesh,
Mjafton pėr tė qėnė i lumtur,
Gjithmonė tė ndez njė tjetėr shpresė
Njė dėshirė e pamundur.
Bolonjė, mars 2013
I pafajshmi qe pa Djallin,u mahnit.Fajtori qe pa Zotin,u zhgenjye.
Agim Metbala (20-06-2015)
Brezit tim
Dal nėpėr rrugė e shoh brezin tim
Tek ecėn shpejt e gjithmonė me vonesė.
Pėr ēdo gjė njerzore fsheh brenda njė pėrēmim,
Ndaj dhe pėr ku ėshtė nisur, s' del njeri ta presė.
S' kuptuam asgjė nga gabimet e etėrve
Qė boshatisėn veten pėr tė shtėn' diēka nė dorė,
Ku lajthitėn pėr leckamanin nė pallatin e mbretėrve,
Por ish njė kasolle, me njė mbret pa kurorė!
Bėn ēmos tė nxirrnin nė pah paditurinė;
Mbushėn sheshet, u rrahėn, si skllevėr pėrtej gardhit.
Se skllevėrit s'dinė ēfarė tė bėjnė me lirinė,
Dhe pollėn dhjetė mbretėr tė tjerė, nė vend qė t'i varnin.
Na premtuan njė ėndėrr qė as vetė s' e kishin parė,
Ku do ecnin mbi dheun tonė tre milionė mbretėr,
U joshėm nga ėndrra, si njė kalama qė pat qarė,
U bėmė zotėr tė vdekjes, me njė armė pėr skeptėr.
Si robėr lufte tė vetėdorėzuar, ikėm nėpėr botė,
Nė kėtė qeli tė qytetėruar, me statuja mbi der',
Ē'tmerr kur ikėn natėn nga njė tytė e ftohtė
Dhe gjendesh ku helmin ta japin me sheqer!
Nė lule tė rinisė jemi e po na shterron fuqia,
Prej njė vetėmohimi qė na lanė si trashėgimi.
Si njerkė e vjetėruar na duket dashuria,
Dhe me urrejtjen pimė kafe si pėr mblesėri.
Ē'ka kėrkon pėr vete, do ja lėsh tėt biri,
Se jeta ėshtė njė betejė qė vdekja e mposht,
Por nė qofsh pėr tėt bir dhe fjalėt, dhe qiriri,
Atėherė do dish ēdo tė lėsh dhe vdekja do tė josh'.
O brezi im! ti jep ēka s'tė dhanė prindėrit,
Se, dalė burgut, ata aq ditėn, aq patėn.
Pasardhėsit jepi vetėdijen, se pėr tė qemė tė uriturit,
Se pėr ushqim, nėnat na dhanė qumshtin, etėrit palcėn.
Tiranė
skender76 (06-09-2015)
*****
Dua t'i krijoj dy sy murit, me plumba,
Tė ma shohi frikėn qė s'e kapėrcej dot.
Kur tė jem mbi tė,t'i mbetet veē pikėllimi,
E t'i rrjedhin nga sytė dy grushtė rėre lot.
Do t'i derdh lot Saharasė sė braktisur,
Tharė prej harrimit, shkėrmoqur nėn harresė:
Kur lotėt e mi t'i shfaqen sė largu si oaz
Nga gėzim' i shpresės le tė qajė me dėnesė.
Do ja pi dallgėt Oqeanit, ta kthej ne liqen,
Le t'i lutet Erės e ta shndėrroj nė perėndi.
Kur mbi krye t'i mblidhet si kujtim re e zezė,
Do kuptoj se nisi tė qajė veten e tij.
Do i hidhem Vezuvit nė grykė, tė ndez cigarė,
Do ul kokėn si i etur qė nuk pi prej vitesh,
E nė shpėrtheftė nė Qiell si Diell i marrė
Do ta pi tė tėrin, tė ndriēoj zemrėn ku fshihesh.
I pafajshmi qe pa Djallin,u mahnit.Fajtori qe pa Zotin,u zhgenjye.
alnosa (07-01-2016)
Fjala e Dajtit
Brej thonjtė, s' mė mbyllen sytė,
Nata pus, sa flenė dhe djajtė.
I vetėm zgjuar dhe vetė i dytė;
Seē mė vėshtron vigani Dajt!
Nė ballkon kam mbetur pezull,
Ja ngul thellė sytė tė flas me tė,
Njė duhmė pluhuri posi mjegull
Ia la konturet dhe asgjė.
E do t'ma thotė e s' ma thotė dot,
Bėj tė dėgjoj por heshtje ka...
Dy drita shndritėn, ē'u pėrlot!...
Ky babaxhan veē aq mė tha.
Me heshtje flet, vigan...o Dajt,
Vetėm unė dhe vetėm ti,
Se fjetėn njerzit, zotat, djajtė...
Veē unė tė pashė, veē unė e di.
Tirane, shtator 2015
I pafajshmi qe pa Djallin,u mahnit.Fajtori qe pa Zotin,u zhgenjye.
alnosa (07-01-2016)
Lutje perėndeshės
Tek ti erdhi dallga e pėrbotshme
si tek e premtuara tokė:
lutjet e valėve tė pėshpėrisnin mbi shpinė,
dhe avullonin, zhdukeshin...
zhdukeshin
e riktheheshin nė suferinė.
Ti,
e fshehta ime e pėrditshme,
kthehesh perėndesh' e fshehtėsisė
kur hedh ēarēafin pėrtokė ;
valėt pushuan, se valėt ngrinė...
Unė mbyll sytė prej mosbesimit
por menjėherė gjej nostalgjinė!
Lutjet e valėve nuk i dėgjova dot,
por kam njė lutje: mė ler tė tė dua...
Me shikim pėrgjigjesh:
pėrse mė lutesh mua?...
Se nuk mė mjaftoi njė Zot!
I pafajshmi qe pa Djallin,u mahnit.Fajtori qe pa Zotin,u zhgenjye.
Vetmi
Ndjeva vetminė tė hynte nė dhomė,
ktheva kryet...
nuk pash gjė.
Mos hyri nga dritarja?
Mos hyri nga dera?
Mos doli nga unė?!
Doli prej meje e s'iku gjėkund.
I pafajshmi qe pa Djallin,u mahnit.Fajtori qe pa Zotin,u zhgenjye.
Flijim
Dhe hėna doli na mali,
ngadalė,
si ai qė shkon tė flijohet.
Ne shohim hijen tonė
dhe ecim mė shpejt.
Rend njerėzimi
kur pėr tė dikush flijohet...
Dikush qė fali jetėn
pėr tė na dhuruar kohėn.
I pafajshmi qe pa Djallin,u mahnit.Fajtori qe pa Zotin,u zhgenjye.
Nata
Nata ta thotė ty tė fshehtėn...
atė tė fshehtė qė veē qetėsia e mban.
Njerėzit nė kohėra mė kot u rrekėn
ta tregonin, e prapė s'e thanė.
Kjo kasnece e fshehtėsisė me pelerinė,
qė zbulon shpirtin me yj nė eter,
ta jep ėndrrėn me pėshpėrimė
dhe sapo zgjohesh ta rimerr.
Tiranė 01tetor2015
I pafajshmi qe pa Djallin,u mahnit.Fajtori qe pa Zotin,u zhgenjye.
Krijoni Kontakt