Close
Faqja 2 prej 16 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 156
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243
    Jam dy

    Me nje te lehur te larget
    e ndjen naten kembeve.
    Me klithmen me te afert
    lufton luften tende.

    Shpirti flet per ty:
    -eshte ne brigje te matanshme!
    Ti flet me shpirtni:
    -te jen’ te mijat t’ardhshmet?!

    Tjetri ,ate buzeqeshje
    Po ta kthen ty:
    ti brenda je n’perleshje,
    Trup-Shpirt,je dy.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243
    Nuk kemi kohe-Vegim

    Dhe pyesnise shkelen trupa?
    Fantazi,shpresa,deshira
    Tek ajo qe s’mund te arrihet.
    Kur trupi i rrenqethet…
    Gati sa nuk e arrite.
    Dora mes kembeve.
    Klithme shurdhe,
    Gati renkim.
    Renkimi eshte deshira ne piken e fundit.

    “Gati renkim.”
    Njeriu lind.
    E di qe do dashuroj
    Dhe femije kercen,
    Hidhet perpjete
    Gjithmone me lart.
    Me vone ajo te le shenja ne trup.
    Epsh.
    Zemra qe bredhin.
    Te dehura.
    “Ti siper,
    Pushtoma trupin…
    Beje dashurine tenden,
    Nuk kemi kohe.
    Une te mberdhej nga beli,
    Ta kap gjoksin,
    Ta puth spinen.
    Je pejsazh ne erresire.
    Ti e ndjen frymen.
    T’i kap floket.
    Nuk kemi kohe!
    Floket mi ndane gishtrinjt.
    Dora tjeter rreshqet lekures…
    Ti ngre koken lart
    Per te pare asgje.
    Nuk kemi kohe!

    Te tjerat vijne pas.
    Me tej
    Do hajme dhé.
    Atje do shkojme,
    Drejt dheut.
    Pa shprese.
    Do hajme dhé.
    Cdo gje mbaron duke rene:
    Si gjoksi yt,
    Si penisi im,
    Si klitori yt,
    Si trupat qe kerrusen:
    Shih pleqt me kocka te rrudhura.
    Cdo gje kerruset,
    Bie,
    Shkon drejt dheut.
    Une e di!
    Kur te vije rradha ime,
    Kur i Padukshmi te me misherohet
    Do t’i buzqesh,sepse…
    Ti do te behesh i Padukshmi im…
    Sepse ti do te behesh Zot per mua
    Dhe trupi yt tempull.
    Do ta zboj friken sepse…
    E di sec kam patur.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243
    Per ERIONA FRASHERI-n

    E ra udheton me emrin tend,
    R ete e shkujdesura gjurmojne pas.
    I lodhur Dielli,prej tyre i zene,
    O rvatet i lodhr te te qas’.
    N ese ato nuk dine as vete nga vijne,
    A i ka kohe te mendoj per ku.
    F ryu pak,ato moren arratine
    R evan per ne harrese,hedhur kuturu.
    A h,ky Diell i dashuruar qe ēmendet,
    S ‘esht’ e vertete qe te do te zeshket:
    H enes i dha ngjyre-lekuren tende,
    E nderr dashurie pa ku hedhin heshten.
    R ete, ne dashuri me te,rikthehen pas nje zenke:
    I nat nuk mban veē sheh ne heshtje.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243
    Kulla e dashurise

    Kulle harrimi eshte dashuria:
    E larte,hijerende e pakohe qendron.
    Ti para saj kokengritur mendon:
    -Cfare tmerri do t'ishte pavdeksia!

  5. #15
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    shume te bukura, thanks for sharing
    I LOVE GOD

    j&g

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243
    Mbreti Bark

    Ne kete bote seē na rrojti nje mbret
    dhe qé i tille qe pa lindur akoma.
    Barku s'emes sa vinte behej kacek,
    njerzia ia shihte e thoshrdherona!

    Na vinin ambasodore e diplomate
    per te folur me te per ēeshtje zyrtare
    dhe merrnin keshilla nga mbreti Bark
    qe fliste nga nje e ēare poshte,si dritare.

    Kur mbremjeve me feste muzika buēiste,
    secili nga te ftuarit me defrime u velte,
    ai,nga dritarja poshte,ēirrej therriste;
    asgje s'degjohej e ia fillonte me shkelme.

    Nje dite na kerkoj qe t'i vinin kurore,
    se pa te nje mbreti s'i kish hije aspak:
    keshilltare e oratore u mblodhen n'oborr
    e ne fund i vun' kurore s'emes ne bark.

    T'emen e shkrete nisi ta bezdise
    ēdo gje,e madhe a e vogel te ishte,
    per shembull:i kruheshe ne kerthize,
    ai shkelmonte ndersa ajo pelliste.

    Asaj i dukej vetja e mbyllur ne burg
    se,mire qe s'pati hiē nga ēkish dashur,
    por,sa here mbreti fliste,per te ish turp
    t'i rrinte degjuesve me kembet hapur.

    Keshtu nena filloj te luse ēdo Zot
    s'e degjonte dot ate ze prej te mituri:
    -Qysh u prish fare keshtu kjo bote...!
    Nga i pa-linduri na merrka urdhra i rrituri?!

    Por ja,mberriti dita e mrekullise:
    -Do dal,tha-trumpeta veshet le t'ēaje!
    Zeri i s'emes shkoj n'vesh te Perendise
    dhe ky sapo doli ja nisi te qaje.

    Njerzit perreth shtangen,nuk flisnin!
    Te hapte goje nuk guxonte askush!
    Pra ky na qé mbreti qe t'gjithe prisnin...
    mbret,qe mes kembeve s'kish bibilush.

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243
    Gjendje

    Nuk kam provuar kurre
    nje mjerim shpirteror si ky.
    Nena me thae burre!
    Une kalama...mezi marr' fryme.
    Ne lufte me vetveten
    dhe me jane shpifur deshirat.
    Sa here enderroj per jeten
    poshte zezojne rrepirat.
    Friksohem dhe zgjohem,
    por syte nuk me hapen.
    Bota po me largohet
    pa nje vend ku te kapem.
    -Une syte s'i pata mbyllur?!
    Frika e nje ndjesie faji
    e zymte si toka e qullur,
    andej nga fundi i majit.

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243
    Dite pa kripe

    Gelbaze e dale vete
    e cila lavamanin e felliqur
    e ben te paster.
    Fundja gjerat nuk jane,
    veē duken.
    Tre ore nga mesnata.
    Njezetekater vjet nga lindja.
    Dhe kater shishe.
    Kudo qe kam qene sot,
    ne rruge,ne kafene,ecur,ndenjur,
    nuk pashe dot larg.
    Nuk m'u lejua.
    Ku qente rrine me njerzit.
    Sot pashe buzeqeshje...
    ishin te teperta.
    Ua kishin mesuar.
    Fatkeqsi e diteve tona!

    Ngre nje dolli per shishen:
    qe fantazia me perfytyrimin
    te mos shkerdhehen.
    Kjo qé nje dite si pa kripe.
    Tre ore nga mesnata.Edhe
    kur duheshin dy per ne mesdite
    e dija
    si do te shkonte.
    Neser
    do tregoj te pardjeshmen.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243
    Refimi

    -Po iki grua,do vish?
    Ne s’do,shpejt kthehem.
    Shkoj gjysme ore ne kishe
    te prifti,te rrefehem!

    Ajo me pa me habi,
    Dhe pse shtrire mbi bark!
    -Po shkoj te pakten ta di
    si falet nje mekat!

    Dola ne rruge,dhe moti
    Me tha:”dil me ēader”.
    Shyqyr qe shtepine,Zoti,
    me tonen e ka afer.

    Port’ e kishes qé e larte,
    hyra,u gjegj prifti:
    -Erdhet t’rrefeni mekat’
    a t’i luteni Krishtit?

    -Te paren,zoti prift,
    se fjala mund te na piqet:
    se une nga zoti Krisht
    nuk di si t’marr’ pergjigje!

    -Mire pra,urdheroni,
    virtytin do ta rigjej
    se ēfaredo qe t’me thoni
    Perendise do t’ja rreffej.

    -Per virtytin as dyshoj
    qe do te rigjehet,
    por une nuk po kuptoj
    cili nga ne rrefehet?!

    Nejse po filloj,por…
    nuk di se nga t’ia nis.
    Per shthurje t’flas m’vjen zor
    ne shtepi te Perendise.

    Une gruan kam trdhetuar
    me gra e prostituta.
    E di,feja s’e ka lejuar,
    pa dyshim as kushtetuta!

    Pastaj kam shvirgjeruar
    vajza tetembedhjet’ vjeēare
    qe ju mund t’keni pagezuar
    e uruar “Fat te mbare”.

    Gra qe kishin bere llafe
    me burrat…e sy-nxire,
    une i ftoja per nje kafe
    e u jepja vere per t’pire.

    Sa here gruaja shkonte
    te prinderit per vizite,
    ky burre e tradhetonte
    dhe me nga tre ne dite.

    Shpesh kur merrja rrogen
    s’fusja lek ne shtepi.
    Ne hotel merrja nje dhome
    per te shuar fantazite.

    Ka shume mundesi te kem
    femije gjithandej,
    qe s’kane vend ku t’flene
    dhe enden si hebrenj.

    Jam kenqur shpesh-here
    nga keto peripeci.
    T’kisha lindur dhe nj’here
    do t’i ribeja perseri.

    Pendohem per nje gje
    dhe jo pse jam naiv,
    por mund te kasha vene
    me shpesh preservative.

    -Une s’i imagjinoj dot
    e jo t’bej ēkeni bere ju!
    -E di,se do t’ishte e kote
    qe ju te ishit ketu!

    -Zoti i fal mekataret
    Te cilet pendohen pastaj.
    -Por a s’ju thash pak me pare
    qe do rikryeja ēdo faj!

    Po shkoj,gruaja me pret
    e ajo pa mua s’ha
    dhe une jam tip korrekt.
    A mund t’ju them diēka?

    Ka njerez ne kete bote
    qe e jetojne keq jeten,
    se nje fé a ide u thote
    do ta kene mire me vdekjen!

    Ndaj une nuk di asgje
    ēdo ndodhi kur te vdes,
    veē di nje tjeter gje:
    njeri s’rron dot pa ves.

    Mbase,do vete ne shtepi,
    do rikryej mekat t’vjeter,
    n’ju thente gje zoti Krisht
    ma rrefeni t’djelen tjeter.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ke-ler : 29-04-2012 mė 13:41

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Urime per poezite interesante qe deshmojne talentin tuaj.
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

Faqja 2 prej 16 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •