Close
Faqja 16 prej 16 FillimFillim ... 6141516
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 156 prej 156
  1. #151
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243

    Pėr: Nje poezi vetetimthi.

    *****

    Dua t'i krijoj dy sy murit, me plumba,
    Tė ma shohi frikėn qė s'e kapėrcej dot.
    Kur tė jem mbi tė,t'i mbetet veē pikėllimi,
    E t'i rrjedhin nga sytė dy grushtė rėre lot.

    Do t'i derdh lot Saharasė sė braktisur,
    Tharė prej harrimit, shkėrmoqur nėn harresė:
    Kur lotėt e mi t'i shfaqen sė largu si oaz
    Nga gėzim' i shpresės le tė qajė me dėnesė.

    Do ja pi dallgėt Oqeanit, ta kthej ne liqen,
    Le t'i lutet Erės e ta shndėrroj nė perėndi.
    Kur mbi krye t'i mblidhet si kujtim re e zezė,
    Do kuptoj se nisi tė qajė veten e tij.

    Do i hidhem Vezuvit nė grykė, tė ndez cigarė,
    Do ul kokėn si i etur qė nuk pi prej vitesh,
    E nė shpėrtheftė nė Qiell si Diell i marrė
    Do ta pi tė tėrin, tė ndriēoj zemrėn ku fshihesh.
    I pafajshmi qe pa Djallin,u mahnit.Fajtori qe pa Zotin,u zhgenjye.

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Ke-ler pėr postimin:

    alnosa (07-01-2016)

  3. #152
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243

    Pėr: Nje poezi vetetimthi.

    Fjala e Dajtit

    Brej thonjtė, s' mė mbyllen sytė,
    Nata pus, sa flenė dhe djajtė.
    I vetėm zgjuar dhe vetė i dytė;
    Seē mė vėshtron vigani Dajt!

    Nė ballkon kam mbetur pezull,
    Ja ngul thellė sytė tė flas me tė,
    Njė duhmė pluhuri posi mjegull
    Ia la konturet dhe asgjė.

    E do t'ma thotė e s' ma thotė dot,
    Bėj tė dėgjoj por heshtje ka...
    Dy drita shndritėn, ē'u pėrlot!...
    Ky babaxhan veē aq mė tha.

    Me heshtje flet, vigan...o Dajt,
    Vetėm unė dhe vetėm ti,
    Se fjetėn njerzit, zotat, djajtė...
    Veē unė tė pashė, veē unė e di.

    Tirane, shtator 2015
    I pafajshmi qe pa Djallin,u mahnit.Fajtori qe pa Zotin,u zhgenjye.

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Ke-ler pėr postimin:

    alnosa (07-01-2016)

  5. #153
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243

    Pėr: Nje poezi vetetimthi.

    Lutje perėndeshės

    Tek ti erdhi dallga e pėrbotshme
    si tek e premtuara tokė:
    lutjet e valėve tė pėshpėrisnin mbi shpinė,
    dhe avullonin, zhdukeshin...
    zhdukeshin
    e riktheheshin nė suferinė.

    Ti,
    e fshehta ime e pėrditshme,
    kthehesh perėndesh' e fshehtėsisė
    kur hedh ēarēafin pėrtokė ;
    valėt pushuan, se valėt ngrinė...
    Unė mbyll sytė prej mosbesimit
    por menjėherė gjej nostalgjinė!

    Lutjet e valėve nuk i dėgjova dot,
    por kam njė lutje: mė ler tė tė dua...
    Me shikim pėrgjigjesh:
    pėrse mė lutesh mua?...

    Se nuk mė mjaftoi njė Zot!
    I pafajshmi qe pa Djallin,u mahnit.Fajtori qe pa Zotin,u zhgenjye.

  6. #154
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243

    Pėr: Nje poezi vetetimthi.

    Vetmi

    Ndjeva vetminė tė hynte nė dhomė,
    ktheva kryet...
    nuk pash gjė.

    Mos hyri nga dritarja?
    Mos hyri nga dera?
    Mos doli nga unė?!

    Doli prej meje e s'iku gjėkund.
    I pafajshmi qe pa Djallin,u mahnit.Fajtori qe pa Zotin,u zhgenjye.

  7. #155
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243

    Pėr: Nje poezi vetetimthi.

    Flijim

    Dhe hėna doli na mali,
    ngadalė,
    si ai qė shkon tė flijohet.

    Ne shohim hijen tonė
    dhe ecim mė shpejt.

    Rend njerėzimi
    kur pėr tė dikush flijohet...
    Dikush qė fali jetėn
    pėr tė na dhuruar kohėn.
    I pafajshmi qe pa Djallin,u mahnit.Fajtori qe pa Zotin,u zhgenjye.

  8. #156
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243

    Pėr: Nje poezi vetetimthi.

    Nata

    Nata ta thotė ty tė fshehtėn...
    atė tė fshehtė qė veē qetėsia e mban.
    Njerėzit nė kohėra mė kot u rrekėn
    ta tregonin, e prapė s'e thanė.

    Kjo kasnece e fshehtėsisė me pelerinė,
    qė zbulon shpirtin me yj nė eter,
    ta jep ėndrrėn me pėshpėrimė
    dhe sapo zgjohesh ta rimerr.

    Tiranė 01tetor2015
    I pafajshmi qe pa Djallin,u mahnit.Fajtori qe pa Zotin,u zhgenjye.

Faqja 16 prej 16 FillimFillim ... 6141516

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •