Close
Faqja 14 prej 16 FillimFillim ... 41213141516 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 156
  1. #131
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243

    Pėr: Nje poezi vetetimthi.

    Nje deshire


    Kam deshire te kendoj per shurdhin,
    Qe te me gjykoi duke m’i pare syte,
    Ose te recitoj per te verberin
    E te jete zeri i puthur nga fjala ta mallengjej.

    Te jete ajo ēka te mungon
    Kuptimi i gjerave,
    Burim i pashterrshem,burim vullkani
    Qe te valon gjoksin
    E ta ben me nje ndjeshmeri te kristalte.

    Oh mos me beni banal!
    Te pakten jo me ato mendjelehtesite
    E topallit qe s’do gje tjeter
    Veē te vrapoj!Te vrapoj
    Sepse nuk mundet…ose
    Si qielli me gjemba i te burgosurit.
    Mos me beni kaq banal!

    Une flas per shurdhin
    I cili me sheh per te me kuptuar
    Dhe te verberin qe i avit koken ne vesh
    Dhe i thote
    Se kam ze burreror.
    I pafajshmi qe pa Djallin,u mahnit.Fajtori qe pa Zotin,u zhgenjye.

  2. #132
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243

    Pėr: Nje poezi vetetimthi.

    Cigares

    Une nuk i tregoj kurre te fshehtat e mia askujt,
    Eshte gabim fatal.
    Per paragjykimet e tjetrit
    Do jene ushqim;
    Ushqim per vrasjen e ndjenjave te mia.
    S’me besoni,e di!

    Kam kohe qe ia besoj brengat dhe deshirat cigares
    …oh deshirat!...dhe ajo po me vret.
    I pafajshmi qe pa Djallin,u mahnit.Fajtori qe pa Zotin,u zhgenjye.

  3. #133
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243

    Pėr: Nje poezi vetetimthi.

    Fati i shkeses

    Eshte e vertete,une jam rremujaxhi.
    Lum ajo qe do me martoj,
    Do t’i lexoj ndonje poezi
    A mbase do t’i mesoj te pikturoj.

    Ajo ndoshta do me dali nje kursimtare,
    Ose me keq,e fiksuar ne rregull e pasterti,
    Dashte Zoti jo aq sa ta ndaj fare
    Se do shtratin e shtruar pasi t’bejme dashuri.
    I pafajshmi qe pa Djallin,u mahnit.Fajtori qe pa Zotin,u zhgenjye.

  4. #134
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243

    Pėr: Nje poezi vetetimthi.

    Rojtari i nates
    (Poemez pershkruese)

    Rojtari i nates i kish hedhur pelerinen
    pejsazhit jashte dritares.Nuk kishte
    maske,qe te me tmerronte apo fytyre
    qe t’ia shihja shprehine me te cilen,ai,
    paqartesine e bente kryeveper.
    Asaj pelerine te erret ia prishte
    njetrajtshmerine vetem nje e ēare
    e ndritshme si sy pergjues kurreshtar.

    Ate nate,pasi kisha folur me heshtjen,
    duke marre mendim nga rakia,
    hapa dritaren dhe u enda kuturu me veshtrim :
    e magjiplota blu e erret nenshtronte mjegullen
    dhe pa kuptuar,nje tis i palendte m’i mjegulloi
    syte.Befas m’u be ē’do gje pamje endrre!
    Tamam enderr : rrethnaja e erret,ku shqisa
    e te parit ish me e dobeta dhe me jetesorja.

    Nje ze brenda meje nis kumboi.
    Me pershkoi perbrenda si dore hyjnore
    (po te kisha te dashur nje hyjneshe) e cila
    me ledhatonte ne heshtje te mos zgjonte
    zotat,per vete,e njerezine,per mua.
    Nata ka nevoje per endrra,ndersa endrrat
    per dy goje te pafjala te cilat humbasin
    shikimin tek njera-tjetra : une te nata e ajo ne mua.

    Diēka ish e pazakonte ne kete erresire.
    Disa gjurme vinin arratisshem per larg
    e me kujtonin endrra te varrosura prej gjumesh,
    si vdekja e endrrave duke fjetur.E di,
    duket e pakuptimte,por endrra eshte
    misherim ndjesie kurse imazhet i perkasin
    vorbulles se syrit te mbyllur ku pamja
    ēel si syri i te ēares se pelerines se rojtarit.

    Ulur ne parvaz te dritares bashke me
    Rojtarin e nates,nje enderr e hershme
    me erdhi ndermend me driten e hirte,e kjo
    ne te rralle fekste si shpate,sikur donte
    te me zgjonte,ose te zgjonte
    thjeshte kurreshtine time prej te paani,
    prej te ēorodituri nga ndjesi e imazhe qe veē une
    i kisha pare,veē une i kisha te paqarta.

    S’e di nga cilat thellesira te qenies time
    me doli ajo enderr nen siperfaqe te kafkes,
    gati duke u mbytur dhe m’u shfaq e vegimte,
    sikur vegimi te ish marrje fryme me zor.
    “I kisha ngulur nje shpate vetes ne kurriz
    e me kish dalur tej per tej ne gjoks e pagjakte
    dhe fekste perseri.Kjo me tmerronte!
    Me ish llahtar gjaku qe nuk kullonte.

    Rraskapitesha te vrapoja e te kerkoja ndihme
    por kembet me ishin ngulur ne toke dhe kisha
    vetedijen qe isha i ngulur aty prej shekujsh.
    Qé nate dhe dikush vershellente nje melodi..,
    nje melodi qe kumbonte si ēelesa burgu
    nen nje tavan te larte.Hapja gojen
    per te bertitur sa kisha ne koke por zeri
    me kthehej brenda dhe ndjeja dhimbje ne kafke.

    Vershellima e ēelesave vazhdonte.Brenda meje
    bertisnin te ēmendurit e ēmendinave.
    Doj te hiqja shpaten per te prere kembet
    e te vrapoja,por duart s’arrinin pas shpines.
    E bertisja,ēmendesha,bertisja,bertisja,
    sikur i kerkoja ndihme me britma per t’u liruar,
    sikur goja lodhej e nxirrte erresire nga shpella
    e i jepte fuqi kembeve.Ato shperthyen,u liruan.

    Dhe nisa te vrapoj si i ēmendur per ndihme
    e ajo qe duhej te beja ish te perqafoja njerez.
    Kerkoja njerez.Vershellima me behej me e larget.
    Kerkoja njerez.Klithmat perbrenda jehonin.
    Kerkoja njerez.Kembet terhiqja si grumbull rrenjesh.
    Kerkoja njerez.Kafka po me krisej.
    Pashe nje vajze me krahet hapur,ia dija emrin,
    tani s’me kujtohet,dhe e perqafova fort.

    Tutje saj m’u shfaq nje trajte burri.
    Me vajzen perqafuar iu sula dhe atij.
    E ndjeja perqfimin e tyre ne shpirt.
    Ata e ndjenin perqafimin tim dhimbshem.
    Floket e vajzes m’i ledhatonin qerpiket.
    Duart e mija pertej saj preknin fytyren e burrit.
    Ajo fytyre kish mjekerr burrerore si te Zeusit.
    Une ndala hapin dhe ra nje heshtje e rende.

    Heshtje,heshtje,heshtje,heshtje,heshtje,
    qetesi,heshtje,as ere,as fryme,asgje,
    as levizje,as perpelitje,as ze,as gulēim,
    as jete,as gjume,as vdekje,as leshim.
    Shpata,dale prej gjoksit tim,i kish vrare,
    i kish shpuar tej per tej…i kisha vrare!
    Preka me buze buzet e saj e ajo buzeqeshte,
    me dore fytyren e tij e s’gjeta pendim.

    Kishin vdekur nen perqafim,vrare prej tij.
    Te prehesh pa pendim,me buzeqeshje…pa dhimbje.
    Me duhej t’i varrosja brenda endrres,
    endrren brenda gjumit,gjumin brenda nates.
    S’kisha fuqi te ecja me dy te vdekur ne gjoks
    per t’i varrosur dhe i sfilitur siē qeshe
    rashe perdhé me ta.Shikoja fytyren e saj,
    prekja fytyren e tij.Kisha vrare vajzerine dhe burrerine.”

    Zbrita nga parvazi dhe u futa brenda,
    qetesisht i djersitur,me hapa te heshtur.
    Lashe dritaren hapur qe nata te hynte pas meje
    e ajo s’nguroi aspak.Isha i zbrazet.
    E zbrazet dhe nata,pa re,pa zhurme,
    me drite te hirte e te vobeket,si per meshire.
    M’u be sikur tingulluan ēelesa.Ndala hapin.
    Qendroja ne kembe,para pasqyres,kthyer ne rojtar te nates.

    Bolonje , Shkurt 2013
    I pafajshmi qe pa Djallin,u mahnit.Fajtori qe pa Zotin,u zhgenjye.

  5. #135
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243

    Pėr: Nje poezi vetetimthi.

    Ngjyra gri

    Une tejēmendem tek ngjyra gri,
    Me eshte maske qe e ve e panjohura :
    Si druri kur digjet e shkrumbohet ne hi,
    S’e di,pej zjarrit te tepert a prej flakeve te lodhura?!

    Skelete i shoh njerezit te zhytur ne mjegull,
    E befas shnderrohen ne hije.
    Mjegulla i jep ē’do gjeje nje rregull,
    Ti nis dyshon per ē’do gje qe dije.

    Dhe qielli kur do m’i fsheh yjet,
    Une qaj me te i vetem nen shi,
    S’e di pse ndodh,ai as me pyet,
    Ajo qe s’di vishet gjithmone me gri.
    I pafajshmi qe pa Djallin,u mahnit.Fajtori qe pa Zotin,u zhgenjye.

  6. #136
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243

    Pėr: Nje poezi vetetimthi.

    Gjurmet

    Dhe shiu hodhi uje mbi gjurmet qe lashe,
    Me humben te shumte e tjere s’me ndoqen.
    Tani i kuptoj lotet e atyre qe u poqen,
    Qenka me e veshtire te kthehesh mbrapsht!

    E sa te tjereve u kane humbur te tjeret,
    Oborret jane mbushur me balte te pashkelur.
    Shiu s’ben zhurme kur bie…bie i heshtur,
    Ne medyshje nese ka rene vone apo heret.

    Sikur s’ka gjurme per ata qe kane humbur,
    Por une do kthehem tek njerezit qe dua!
    Ne balte u kthefsha,ju shkelni mbi mua…
    Kur shiu te ndal era do me sjelli si pluhur.
    I pafajshmi qe pa Djallin,u mahnit.Fajtori qe pa Zotin,u zhgenjye.

  7. #137
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243

    Pėr: Nje poezi vetetimthi.

    Brenda meje

    Brenda meje jetojne
    nje mori ndjenjash,
    hedhura si trupa njerzish
    orgjive romake.
    Shthurje dhe melankoli
    nga oqeane pa brigje vijne
    ne forma dallgesh,
    e shkuma ngrihet
    perpjete
    dhe ndjej nje dore ne fyt.

    Paqja mbulohet
    nga trishtimi,
    trishtimi perkedhelet
    nga kujtimet,
    kujtimet,thika me dy presa,
    me shtate presa…
    beteje mesjetare.
    Ngre koken lart!
    Rete e pambukta gjyshja
    i tjerr
    per t’m’i bere triko.
    Pastaj ul koken.
    Balte!
    Balte…gjurme sandalesh.
    E tashmja me rendon.
    Nje shprese me lind
    e cila prek
    diku nje ngushellim
    ne nje dite te vranet
    dhe lules se diellit tim
    i merren kembet!
    Zemra nderton stane endrrash
    femijerie qe me prijne
    ende sot,
    dhe ngushellohet.

    Oh ē’kam brenda meje
    turma ndjenjash :
    burgje rrugesh jashte,
    liri te shthurur nen lekure.
    Pasionet pjelle e brengave,
    brengat ledhatuar nga dashurite,
    dashurite poshteruar nga tradhetite,
    tradhetite mbytur nga buzeqeshjet,
    buzeqeshjet me vese syri,
    syte me perndezje shikimesh
    dhe njerezit shohin
    me dashuri e me urrejtje…
    une ndjej ne heshtje.
    I pafajshmi qe pa Djallin,u mahnit.Fajtori qe pa Zotin,u zhgenjye.

  8. #138
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-02-2013
    Vendndodhja
    LIND DHE RRIT:Q,SHKODER
    Postime
    471

    Pėr: Nje poezi vetetimthi.

    U ndiva i kndaqun . Strofat e poezive te juaja jan te rreshtueme si kallep bakllave.besoj se shum lexues , dot ndihen te kndaqur
    nga talenti qe ju eshte dhuru....! Zoti te bekoft .

  9. #139
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-02-2013
    Vendndodhja
    LIND DHE RRIT:Q,SHKODER
    Postime
    471

    Pėr: Nje poezi vetetimthi.

    Z.. Ke-ler
    sa bukur i ke shkrue : " poezit "
    =*=*=*=*=*=*=*=*=*=*=*=*=*=*=*=
    jam kėndaq nga shija e shkrimeve t’ambla
    t’rradhitura aqbukur e t’kthjellt nė kuptim .
    Me qef ilexova ,aq fort mikanda
    sa,zemra mathot : T’sjellt jeta gėzim .
    2
    t’shkrujm n’faqet tona ,sa ma shum vjerrsha .
    T’shpėlodhet lexuesi kur ti lexojn..!
    Si lule-mlule qė udhėton bleta
    kėshtu vargjet tona , letirreshtojm
    3
    n’vend petagogut , kemi lexusat
    vlersimi i tyne ėshtė i sinqertė .
    Pėr letėrsit, “ lexusat , jan : Mėsuesat .
    Kėto i vejn notat : “ ndandė ose dhetė “
    pershndetje vllaznore..!

  10. #140
    i/e regjistruar Maska e Hotlani
    Anėtarėsuar
    22-11-2012
    Postime
    276

    Pėr: Nje poezi vetetimthi.

    Citim Postuar mė parė nga Ke-ler Lexo Postimin
    Pesha e saj

    M'u zhduk si hija pas muzgut
    dhe terri gjurmet ja perpiu:
    ashtu si loteve neper faqe,
    qe s'u ngelet gjurme nga shiu.

    Seē kish nje duf te brendshem,
    urtesisht te papermbajtshem.
    Kryelarte me syte e ulur,
    per nje falje te pafalshme.

    Nje heshtje-varr me pushtoj,
    me erdh nga klithma e vonuar:
    Heshtja klithmen ma deboj
    se klithma heshtjen pat liruar.

    Qé nje gjendje e perhumbur
    si e deshirave nga mplakja.
    Nje turm' mendimesh per t'i zhdukur
    ja i vrisja,ja i flakja!

    Perbrenda breja ēfare nuk ishte:
    ajo qe s'qé me ishte qasur.
    Pra mungesa 'sht' m'e pranishme,
    te kujton se ēfare ke pasur.

    "Me ndiznin flaket e deshires
    per t'marre fryme nga fryma jote."
    Ai epsh qé krejt gjakpires:
    dy gjokse t'kisha t'mi shkallmonte.

    Ne dremitje enderrimesh
    humbisja e rigjendesha,
    ku mes shpresash e kujtimesh
    N'vegim te saj rimekembesha.

    Por ja,vegimi mori forme:
    hena e pa dhe pastaj
    zemra nisi t'me rrahi fort
    kur era me solli aromn' e saj.

    Me syte njomur nga ves'e majit,
    me tha gjithēka me ate kthim.
    Dashuria ben qe faji
    te zvogelohet ne gabim.

    "Nuk flas dot dhe po te dua,
    goja fjalet m'i gremis.
    Bota 'sht' m'e leht' nen kembt'e tua...
    ato mbajne peshn'e dashurise."
    Poezi shume e bukur dhe shume domethenese e thurrur me nje filozofi dhe mjeshteri te rralle
    Kultura,sjellja edukata,arsimi e bėjnė njeriun tė vlefshėm!!!!

Faqja 14 prej 16 FillimFillim ... 41213141516 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •