Close
Faqja 13 prej 16 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 156
  1. #121
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-12-2011
    Postime
    269

    Pėr: Nje poezi vetetimthi.

    Poezi brilanti e cila eksploron me zjarr pėrjetimin e vetė.Tė lumtė.

  2. #122
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243

    Pėr: Nje poezi vetetimthi.

    Ju falenderoj zoti Irfan dhe ju pershendes :



    …me oren

    Zbriti Ora nga muri,
    Zbriti ne tavoline.
    -Po une e kam lene qekuri…
    Po une e kam lene rakine!

    -Jo,nuk te bejne syte,
    Me foli me akrepat,
    S’ka rendesi per ty
    Ne ndalen keto te shkreta.
    Dhe akrepat u ndalen.
    -Pa ndalo dhe ti!,
    Me tha me njefare kurreshtje.
    Ish ndalur ne 10 e 10
    E dukej sikur qeshte.

    -Po a s’me thua,
    Ē’do te ishe pa mua,
    Kasnecn’e kohes,
    Rrotulluesn’e tokes?!

    -Une rroj,ja preva,
    Dhe kjo eshte e gjitha,
    Per mua s’ka akrepa
    Q’i sulen njeri-tjetrit
    Si te semure nga zvarritja
    Me tik-takun ēalaman,
    Pa pyetur ē’lene pas.
    E ē’i shtyn te ecin
    Kur une prap do mplakem…
    Sikur dhe ata te ngecin.

    -U bene tete vjet,po…tete…
    Qe s’je kthyer ne Shqiperi!

    -Per mua jane tete shekuj,tete…
    Prandaj,moj ore,ti s’ke rendesi!

    E akrepat nis levizen,
    Si pertacer ēalaman’
    Dhe kohen e braktisen
    Me tik-takun qaraman.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ke-ler : 09-01-2013 mė 15:31
    I pafajshmi qe pa Djallin,u mahnit.Fajtori qe pa Zotin,u zhgenjye.

  3. #123
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243

    Pėr: Nje poezi vetetimthi.

    Parlmenti

    Vetem aty gjen pedagog
    Lypes.
    Lypes per vota,
    Lypes te kollarisur.
    Vetem aty ka gjinekolog
    By…sh.
    By…sh te dobeta
    E breke-grisur.

    Breke-grisurit jane bileta
    Per te hyre
    N’ate salle ligjesh
    Te rrumbullaket.
    I veshin me xhaketa
    Keta te ndyre
    Qe zien e piqen
    E bejne si guhaket.

    Ketyre horrave u duhemi nje here ne kater vjet
    Dhe premtimet per ne
    Jane shpetim per ta.
    Dhe shpresa na ben qorra e te shurdher ne te vertete:
    Votojme barqet kacek’
    E s’degjojme tonin qe s’ha.

    Votojme sepse eshte e moralshme dhe e drejte,
    Por morali ia mbathi nga parlamenti,
    Qekur!
    Te kish vota force ndryshimi,dhe ndryshimi te zbehte,
    Do te na e kishin ndaluar,te jemi
    T’sigurt’.
    I pafajshmi qe pa Djallin,u mahnit.Fajtori qe pa Zotin,u zhgenjye.

  4. #124
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243

    Pėr: Nje poezi vetetimthi.

    Ditet

    Mendova se ēastet e hidhura
    T’i ndajne ditet e jetuara:
    Pa zinxhire e me kembe te zgjidhura
    Ecin gjithkudo si te terbuara.
    Dhe as qe marrin pakez mundimin
    Te te pyesin,ē’te ndodhi,ē’te beme?
    Ne qofte se kembet ia zgjidhim
    Diku kane per te na shpene!
    Dhe ditet me hedhin me tutje,
    Me hedhin pertej hidherimit,
    Ngadale ecin,pa ngutje,
    Sikur ta dine qe me pret fillimi…
    Fillimi i diteve te ēlodhura,
    Kur trupi dhe shpirti rrine qete,
    Me ēaste hidhur te ngopura,
    Por harrimi nuk eshte i lehte.
    Ne ditet e kthjelleta kthjellet,
    Mendon ēfare do te harrosh,
    Se dhe ditet e hidhura kane pjelle
    Shpresen…qe te merr osh.
    I pafajshmi qe pa Djallin,u mahnit.Fajtori qe pa Zotin,u zhgenjye.

  5. #125
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243

    Pėr: Nje poezi vetetimthi.

    Hero i perralles pa ze
    (Djalit)

    Sikur t’ia hiqja djepit qarjet,
    S’do te ish djep me.
    S’do kem perse ta tund.
    E kur qesh,tund dhe boten per te.
    Kur gjumi i del nga syte
    Te me kapiti mua,
    E ai me flet me qarje qe mbyt
    E me shtrin duart,
    E une kerkoj te kthehem i vogel,
    Madje i mitur,
    E me kap floket
    Me pas loz me mjekrren e rritur;
    E fut gishterinjte e veckel,
    Prek dhe hunden time madhoshe
    E thote magjine “Ga-ga”...”Ba-ba”,
    E fjalet e te gjithe librave te botes me behen fjale boshe!

    As per perralla nuk eshte…
    Une jam heroi dhe perralla e tij…
    Ai me shkruajti qe nga barku i nenes se vet.
    Une jam ē’jam per te!
    Dhe e marre hopa,
    Ia jap qiellin ,
    E vete qenia e tij ma dhuron token
    Me nje gulēim qeshjeje…me gulēim qeshjeje
    Qe veē te miturit jane te afte.

    Dhe gjumi e mbeshtolli embel
    E mua s’me zuri me,
    I hap qiellin t’i zere endrren
    Dhe tund token per te.
    I pafajshmi qe pa Djallin,u mahnit.Fajtori qe pa Zotin,u zhgenjye.

  6. #126
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243

    Pėr: Nje poezi vetetimthi.

    Nenes

    Qarjet…qarjet pasi linda
    Ishin vete vuajtjet e nenes
    E une i mora pak dhimbje
    Nga te sajat.
    Kerthizen prene
    Dhe me perqafim u lidhem.
    Bota per mua ish hiē,
    Per te isha une.
    Qumeshti qe me jepte,buk’e uje bashke,
    I kish vjedhur ngjyren shpirtit
    Te saj.

    Dhe tani qe mjekrra m’u rrit
    Une hidhem ne vise foshnjerore:
    Harroj kujtesen
    Dhe e perqafoj,
    Pa vetedije per boten.
    I pafajshmi qe pa Djallin,u mahnit.Fajtori qe pa Zotin,u zhgenjye.

  7. #127
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Pėr: Nje poezi vetetimthi.

    Citim Postuar mė parė nga Ke-ler Lexo Postimin
    Nenes

    Qarjet…qarjet pasi linda
    Ishin vete vuajtjet e nenes
    E une i mora pak dhimbje
    Nga te sajat.
    Kerthizen prene
    Dhe me perqafim u lidhem.
    Bota per mua ish hiē,
    Per te isha une.
    Qumeshti qe me jepte,buk’e uje bashke,
    I kish vjedhur ngjyren shpirtit
    Te saj.

    Dhe tani qe mjekrra m’u rrit
    Une hidhem ne vise foshnjerore:
    Harroj kujtesen
    Dhe e perqafoj,
    Pa vetedije per boten.
    Bukur Ke-ler, s'ka si thuhet mė bukur, vazhdoni me kėtė stil tė lirė, keni hapėsirė mė tė madhe pėr shtrirjen e mendimeve se sa me stilin klasik tė vargnimit...ėshtė mendimi im...

  8. #128
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anėtarėsuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781

    Pėr: Nje poezi vetetimthi.

    Citim Postuar mė parė nga Ke-ler Lexo Postimin
    Nenes

    Qarjet…qarjet pasi linda
    Ishin vete vuajtjet e nenes
    E une i mora pak dhimbje
    Nga te sajat.
    Kerthizen prene
    Dhe me perqafim u lidhem.
    Bota per mua ish hiē,
    Per te isha une.
    Qumeshti qe me jepte,buk’e uje bashke,
    I kish vjedhur ngjyren shpirtit
    Te saj.

    Dhe tani qe mjekrra m’u rrit
    Une hidhem ne vise foshnjerore:
    Harroj kujtesen
    Dhe e perqafoj,
    Pa vetedije per boten.

    Madheshtore!
    - - Shumė shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askė!
    Agim Metbala"

  9. #129
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243

    Pėr: Nje poezi vetetimthi.

    Ne udhetim

    Jam shume i lodhur e s’me ze gjumi,
    Ne tren dhe tete ore udhetim me kane mbetur;
    Ulur po e lexon kete nje anetar forumi…
    Shkruar ne barkun e nje gjarpri te hekurt.

    Ndersa po rilexoja ditarin e Peēorin-it,
    Heroit te kohes sone te Lermontov-it,
    Vajzat me te cilat jam tallur me vinin
    Ndermend qetesisht dhe zhurmshem shkonin.

    Isha zhytur tejmase thelle ne mendime,
    Kur befas seē ia behen dy pleq
    Q’u futen me nje qen ne kabinen time,
    Dhe me nente valixhe,si per dreq.
    I pafajshmi qe pa Djallin,u mahnit.Fajtori qe pa Zotin,u zhgenjye.

  10. #130
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243

    Pėr: Nje poezi vetetimthi.

    Ē’pret?

    E ē’pret nga pleqte fjale te urta…
    Fjale te urta ne nje bote te zhurmshme,

    E ē’pret nga shoqeri e larte me gra te ulta
    Lodhur nga burrat me palla te qullshme.

    E ē’pret nga politikanet e felliqur,
    Qe hartojne te ardhmen qe kurre s’do shohin,

    E ē’pret te dali nga nje rreck’e qendisur,
    Apo nga stof’e mendafsht qe stergjyshja harrnoi.

    Ē’pret nga ish e dashura jote,
    Tani qe edhe kujtimi i saj po te le,

    Ē’pret nga histori e rrenet e kesaj bote,
    Kur asgje s’do perseritet kurre me.

    Po nga Zoti qe eshte shurdh dhe i verbert,
    E ka humbur rrugen kush e di ku ne gjithesi,

    E ē’pret nga njerez me edukate te tepert ,
    Qe s’kane marre vesh kurre si rron nje njeri.

    E ē’pret nga lajkat e ziliqarit
    Te paftuar asnjehere e perhere mysafir:

    Mos prit me kot si ai koketrashe gjahtari,
    Zagari i hengri gjahun se i kish dhene per te pire.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ke-ler : 12-02-2013 mė 10:34
    I pafajshmi qe pa Djallin,u mahnit.Fajtori qe pa Zotin,u zhgenjye.

Faqja 13 prej 16 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •